Lajmet

Operacioni “Brezovica”, bastisje në tri qytete

Ky operacion është vazhdim i atij të filluar me 21 dhjetor.

Published

on

Është duke vazhduar operacioni “Brezovica”, i cili lidhet me ndërtimet në Brezovicë.

Ky operacion është vazhdim i atij të filluar me 21 dhjetor.

Bastisjet po zhvillohen në nëntë lokacione, të tri qytete të Kosovës, Prishtinë, Ferizaj, Shtërpcë.

Lajmin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.

Në aksionin e zhvilluar dy javë më parë, Prokuroria Themelore në Ferizaj pati njoftuar se lidhur me këtë aksion me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë u arrestuan 10 persona, në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq.

Continue Reading

Lajmet

Zgjedhjet e 11 Majit, në Shqipëri regjistrohen 100 mijë persona nga diaspora

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri i ka përditësuar shifrat e fundit nga procesi i regjistrimit të diasporës, ku numri i atyre që iu është pranuar kërkesa e kanë kaluar 100 mijë.

Top Channel shkruan se më shumë se 129 mijë persona kanë aplikuar në platformën “PER” për të votuar, ndërkohë që 28 mijë prej tyre iu është refuzuar kërkesa për shkak të mos plotësimit të dokumenteve të kërkuara.

Emigrantët me banim në Itali renditen të parët për nga numri i kërkesave të ardhura në KQZ. mbi 60 mijë prej tyre kanë aplikuar në PER, ndërkohë që në vend të dytë janë emigrantët e Greqisë, të pasuar nga ata që banojnë në Gjermani”.

Sa i përket qarqeve, Tirana do të ketë një shtesë prej 20 mijë votash nga emigrantët, ndërkohë që pas saj renditen Fieri, Durrësi dhe Korça”.

Continue Reading

Lajmet

Ministria për Komunitete dhe Kthim s’arrin ta rikthejë faqen e saj të hakuar në Facebook

Published

on

By

Ministria për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, e udhëhequr nga Nenad Rashiq, nuk ka arritur ende ta rikthejë faqen e saj në Facebook, tri ditë pasi iu hakua.

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike (KOS-CERT) nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë (REL) nëse është njoftuar se faqja në Facebook e institucionit të Qeverisë së Kosovës është hakuar më 4 shkurt, pse nuk është rikthyer as tri ditë më vonë dhe nëse ky incident online mund të ketë pasoja për informacionet apo dokumentet e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Kjo faqe ndiqet nga mbi 2.000 njerëz, dhe kryesisht publikon aktivitetet e Ministrisë së lartpërmendur.

REL-i e ka kontaktuar edhe ministrin Rashiq për ta pyetur se si institucionet kompetente nuk kanë mundur ta rikthejnë faqen në Facebook të institucionit të Qeverisë së Kosovës për tri ditë dhe nëse ai ka ndonjë informacion se kush e ka kryer sulmin kibernetik dhe për çfarë motivi, por nuk mori përgjigje.

Ndërkaq, ministri Rashiq në llogarinë e tij personale në Facebook tha se nuk është i befasuar, sepse “e di se me kë kemi të bëjmë”.

Nga ana tjetër, në tri ditët e fundit, faqja në Facebook e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim ka bërë një sërë postimesh nga persona që e kanë hakuar profilin më 4 shkurt, kur u njoftua se “nga ky moment do të fillojë raportimi objektiv për abuzime, makinacione dhe forma të tjera të veprimtarisë së paligjshme brenda së njëjtës Ministri në dy vjetët e fundit”.

Në të njëjtën ditë, ministri Rashiq njoftoi se faqja në Facebook e Ministrisë që ai drejton ishte hakuar dhe u bëri thirrje të gjithëve që “t’i vlerësojnë postimet e mëtejshme nga ai profil si plotësisht të rrejshme”.

Ndërkohë, më 7 shkurt u publikua një video, ku gjoja shihet ministri Rashiq “duke bërë listat e atyre që nuk lejohen të kalojnë”, gjegjësisht marrin ndihmë nga Ministria për Komunitete dhe Kthim.

Një ditë më parë, më 6 shkurt, u publikua një “letër” e një person i quajtur Jovica Çukaloviq, drejtuar Nenad Rashiqit, ku thuhej se ai refuzon ofertën për t’u përfshirë politikisht në partinë e tij Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dhe se “ndërpret bashkëpunimin për shkak të manipulimeve politike”.

Rashiq garon në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit me partinë e tij Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Përveç tij, partitë tjera politike serbe që marrin pjesë në këto zgjedhje janë, Lista Serbe, Demokracia Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës, Lëvizja Popullore Serbe dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.

Lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, e ka akuzuar partinë e Nenad Rashiqit për “blerje të votave me fondet e Qeverisë së Kosovës”, pra për shpërndarjen e teknikës së bardhë dhe subvencione bujqësore gjatë fushatës zgjedhore.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Rashiq i ka mohuar këto akuza, duke shtuar se këto janë “programe të rregullta” të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Kur u pyet nëse Ministria që ai drejton aktualisht shpërndan teknikë të bardhë, Rashiq u përgjigj: “Me sa di unë, jo”.

Megjithatë, ai nuk ka mundur të shpjegojë se si dhe kur është bërë video-incizimi, në të cilën mund të shihet dhe dëgjohet përpilimi i listave nëpër zyrat e partisë për këtë lloj ndihme për qytetarët.

Edhe Lista Serbe u përball me akuza për “blerje votash”. Kundërshtarët e tyre politikë pohuan se në vend që të shkojnë në Shërbimin Kombëtar të Punësimit të Republikës së Serbisë, pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë dërgohen në zyrat e partisë së Listës Serbe për të “bërë lista” për të marrë 20.000 dinarët e ndihmës që shteti serb kishte premtuar për 5.000 të papunë.

Kjo ndihmë është dhënë në bazë të një vendimi të Qeverisë së Serbisë, i cili pasoi pasi u prezantua në opinion në shtator të vitit të kaluar nga vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, për shkak të mbylljes së institucioneve që veprojnë në Kosovë në kuadër të sistemit serb./REL/

Continue Reading

Bota

Qeveria suedeze shtrëngon ligjet për armët

Published

on

Qeveria suedeze ka njoftuar masa të reja për shtrëngimin e ligjeve për armët, pas një sulmi masiv në një qendër arsimore për të rritur në Örebro, ku një 35-vjeçar i armatosur vrau dhjetë persona përpara se të vetëvritej. Sulmuesi, i identifikuar si Rickard Andersson, kishte në posedim armë të licencuara, por autoritetet nuk kanë gjetur ende prova që sulmi kishte një motiv ideologjik.

Qeveria ka rënë dakord me parlamentarët e ekstremit të djathtë për të forcuar verifikimet mbi personat që kërkojnë licencë për armë gjysmë automatike. Po ashtu, planifikohet kufizimi i aksesit në armën AR-15, e cila është përdorur shpesh në sulme masive në Shtetet e Bashkuara. Një tjetër masë e propozuar është përmirësimi i shkëmbimit të informacionit mes policisë dhe institucioneve shëndetësore për të parandaluar që personat me probleme mjekësore të kenë qasje në armë.

Kryeministri Ulf Kristersson deklaroi se duhet të sigurohet që vetëm personat e përshtatshëm të kenë armë në Suedi. Ndërkohë, opozita socialdemokrate e ka mbështetur masën, por ka kërkuar kontrolle më të rrepta dhe masa më gjithëpërfshirëse për parandalimin e dhunës me armë./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Rusi, Ministria e Mbrojtjes: Kemi marrë në kontroll qytetin Toretsk

Published

on

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se forcat e saj kanë marrë kontrollin e qytetit Toretsk në Ukrainën lindore, një zonë që Rusia e njeh me emrin sovjetik Dzerzhynsk dhe e konsideron pjesë të rajonit të saj të aneksuar Donetsk. Ukraina ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar për këtë pretendim.

Përveç Toretsk, forcat ruse po shtyjnë gjithashtu drejt Pokrovsk, një nyje kryesore logjistike, dhe drejt Chasiv Yar në veri, duke rritur më tej presionin mbi mbrojtjen ukrainase.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar një plan për t’i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë. Sipas burimeve, ky propozim përfshin njohjen e sovranitetit rus mbi tokat e aneksuara – një kërkesë që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar deri më tani. Ukraina mbetet e vendosur të mos pranojë humbjen e territorit, ndërsa Moska tashmë kontrollon rreth një të pestën e vendit.

Premtimi i Trump për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit mbetet një çështje e debatueshme, me shqetësime mbi çmimin që mund të paguajë Kievi për një marrëveshje të tillë./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara