Lajmet
Nga Arkimedi tek Pitagora, fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave
Kontributet e tyre kanë ende rëndësinë e tyre sot.
Published
4 years agoon
By
UBT newsJu ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të mos e dini se ata kanë edhe kontribute të tjera, të cilat kanë ende sot rëndësinë e tyre.
Arkimedi
Emri i tij lidhet kryesisht me zbulimin e zhvendosjes së ujit, i njohur si Parimi i Arkimedit: Kur një objekt futet në ujë, ai shtyn (zhvendos) ujin për t’i bërë vend vetes. Kjo zhvendosje ndodh në një vëllim të barabartë me objektin që zhytet.
Por njeriu që konsiderohet si nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ka zbuluar edhe gjëra të tjera.
Ai shpiku “Kthetrën e Arkimedit” ose “dorën e hekurt” për të mbrojtur qytetin sicilian të Sirakuzës nga sulmi armik përmes detit. Ai ishte një lloj sistemi i pompimit të ujit që mund të përdoret ende sot. Ndonëse nuk e shpiku ai levën e parë, Arkimedi e avancoi sistemin dhe shkroi për të në të famshmen “Ligji i levës”. Ai llogariti vlerën e saktë më të afërt të numrit Pi, si dhe kuptoi mënyrën për të llogaritur sipërfaqen e një rrethi. Puna e tij çoi në avancimin e fushës së hidrostatikës dhe llogaritjes.
Galileo
Galileo Galilei konsiderohet nga shumë njerëz si babai i shkencës moderne, falë kontributit të tij në astronomi, fizikë, kozmologji etj. Edhe pse ishte ai që nuk e shpiku teleskopin, Galilei krijoi një version të përmirësuar, që e rriti shumë zmadhimin. Versioni i tij i krijuar në vitin 1609 ishte aq efektiv saqë çoi në zbulimet e tij më të mëdha.
Galileo ishte personi i parë në histori që regjistroi vëzhgimet e qiellit duke përdorur teleskopin e tij. Ai zbuloi se Jupiteri kishte disa Hëna; se Rruga e Qumështit nuk ishte thjesht një brez drite, por që përbëhet nga yje të veçantë; fazat e Venusit; apo faktin që sipërfaqja e Hënës nuk ishte e lëmuar por kishte kratere dhe male.
Zbulimet e tij ndihmuan për ta vërtetuar se është Dielli dhe jo Toka qendra e Sistemit Diellor, ndaj ai mbështeti modelin Heliocentrik. Po ashtu Galileos i atribuohet projektimi i orës së parë me lavjerrës.
Da Vinçi
Shumëkush e di se Leonardo da Vinci është autori i tablove të famshme “Darka e Fundit” dhe “Mona Liza”. Piktura tjetër e famshme e tij ”Salvatore Mundi”, u rizbulua në mesin e viteve 2000. Origjinaliteti i saj ishte dhe mbetet ende një çështje e diskutueshme.
Megjithatë ajo vendosi një rekord për veprën më të shtrenjtë të artit në botë, kur u shit për 450 milionë dollarë në vitin 2017. Por ky piktor i Rilindjes kishte aftësi dhe talente të gjera, duke e bërë atë një polimat. Kështu ai ishte arkitekt, hartograf, inxhinier, shpikës dhe skulptor.
Për shkak se shpikjet e tij u bënë shekuj përpara kohës së tyre, ato nuk u realizuan gjatë jetës së tij. Por disa prej tyre pasqyrohen në botën e sotme. Këtu përfshihen parashuta, kostumi i zhytjes nënujore, mitralozi dhe tanku. Idetë, skicat, shënimet dhe gjetjet e tij ruheshin në fletoret e tij të famshme. Një nga fletoret e tij (i shkruar në vitet 1506-1510) u ble nga Bill Gejts për gati 32 milionë dollarë.
Fibonaçi
Leonardo Fibonaçi konsiderohet si matematikani më i madh perëndimor i Mesjetës. Ai është i njohur për “Vargun e Fibonaçit”, kur dy numrat e mëparshëm mblidhen së bashku për të përcaktuar numrin pasardhës në varg. Modeli numerik që zbuloi ai, gjendet shumë në natyrë, si tek pishat, zgjojet e bletëve, lulet, dhe deri dhe uraganët.
Por ajo që dihet nga pak njerëz, është se ai është autor i futjes së numrave hindu-arab në sistemin evropian. Ai e mësoi sistemin arab, që përdorte numrat nga 0 deri në 9, gjatë kohës që u shkollua në Algjeri. Në atë kohë, Evropa përdorte numrat romakë në sistemin e vet, dhe kishte nevojë për numëratorë për të bërë llogaritjet.
Ndërsa Fibonaçi e cilësoi më të dobishëm sistemin hindu-arab, italianët dhe Kisha e panë atë me dyshim. Por në fund evropianët u bindën për epërsinë e tij dhe ajo bë metoda e përdorur në mbarë botën. Fibonaçi krijoi gjithashtu shiritin horizontal të përdorur tek thyesat.
Pitagora
Pitagora ishte një filozof i lashtë grek, që njihet gjithashtu për kontributin e tij të madh në matematikë:Teorema e Pitagorës, e njohur zakonisht si A2+ B2=C3. Në një trekëndësh kënddrejtë, katrori i hipotenuzës është i barabartë me shumën e katrorëve të dy brinjëve të tjera.
Pitagora e pa matematikën kudo, edhe tek muzika, dhe ai ishte përgjegjës për zhvillimin e themeleve të akordimit muzikor. Ai zbuloi konceptin që u bë i njohur si sintonizimi harmonik. Ai është shpikësi i mënyrës se si akordohen ende sot instrumentet muzikore.
Pitagora ishte një figurë me shumë ndikim dhe kishte shumë ndjekës. Ai themeloi një bashkësi filozofike në Kroton, ku jetuan dhe shumë nga ithtarët e tij. Komuniteti përfshinte edhe filozofet gra, gjë që nuk ishte e zakonshme për kohën. / bota.al
You may like
Vendi
Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës
Published
10 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel ka vdekur në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Ai u largua nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në janar 2021, pas mbi 30 vjetësh shërbim.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cilësoi vdekjen e tij si humbje të një miku të dëshmuar dhe përkrahësi të palëkundur të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ajo theksoi se Engel, gjatë dekadave në Kongres, ishte në anën e drejtë të historisë – nga mbështetja për ndërhyrjen e NATO më 1999 kundër regjimit të Slobodan Milošević, deri te përkrahja për pavarësinë e Kosovës më 2008.
Edhe kongresisti Ritchie Torres e vlerësoi Engelin si një zë të fortë për Kosovën dhe komunitetin shqiptar në kohë kur pak të tjerë i kushtonin vëmendje.
Engel, pjesë e Partisë Demokratike, përfaqësoi që nga viti 1989 një zonë të Bronksit në New York City me komunitet të madh shqiptar. Ai ishte ndër figurat kyçe në sigurimin e mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Për kontributin e tij, Kosova ka emërtuar rrugë dhe autostradë me emrin e tij, si dhe ka lëshuar pullë postare me portretin e Engelit. Ndërkohë, qëndrimet e tij pro Kosovës e bënë figurë të diskutueshme në Serbi, e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj.
Gjatë një seance dëgjimore në vitin 2020, Engel kishte shprehur lidhjen e veçantë me rajonin, duke theksuar se asnjë vend në Ballkan nuk e kishte prekur më shumë se Kosova.
Ai hyri në Kongres në periudhën e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe u angazhua në çështjet e rajonit përmes Komitetit për Punë të Jashtme, duke u bërë një nga njohësit më të mirë të Ballkanit në politikën amerikane.
Lajmet
Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan
Published
10 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Në vazhdimin e seancës së dytë të jashtëzakonshme të pasdites, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe atë për çmimet tavan.
Projektligji për sigurimet shëndetësore u miratua me 65 vota për, duke marrë mbështetje edhe nga një pjesë e opozitës, e cila e cilësoi atë si të domosdoshëm. Ky projektligj parasheh krijimin e një pakete bazike shëndetësore që do të përditësohet çdo vit, ndërsa kontributet do të jenë 3.5 për qind nga paga e të punësuarit dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi, për financimin e fondit të sigurimit.
Megjithatë, u theksua se funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor mbetet parakusht për zbatimin e tij, ndërkohë që digjitalizimi i këtij sistemi ende nuk është përmbyllur. Një ligj i ngjashëm ishte miratuar edhe në vitin 2014, por nuk kishte gjetur zbatim praktik. Ndërkaq, ky projektligj ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në janar për shkak të miratimit jokushtetues. Shqyrtimi i dytë i tij pritet të bëhet më 23 prill.
Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi në parim edhe projektligjin për çmimet tavan me 63 vota për, pa mbështetjen e opozitës. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, ligji synon mbrojtjen e qytetarëve dhe do të përdoret si masë e jashtëzakonshme në raste të destabilizimit të tregut, duke theksuar se nuk është kundër tregut të lirë, por kundër abuzimeve me çmimet.
Nga ana tjetër, deputetët opozitarë e kundërshtuan projektligjin, duke vlerësuar se ai rrezikon ndërhyrjen në tregun e lirë dhe i jep Qeverisë kompetenca të drejtpërdrejta për kontrollin e çmimeve. Ata ngritën shqetësime edhe për mënyrën e funksionimit të bordit të paraparë në projektligj, duke e cilësuar atë si jopavarur dhe me mungesë të metodologjisë së qartë për vendimmarrje.
Vendi
Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë
Published
17 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.
Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:
Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.
Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.
Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.
Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.
Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.
Lajmet
Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës
Published
18 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.
Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.
Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.
Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës
Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan
Stefano Gabbana largohet nga drejtimi i Dolce & Gabbana
Dardanet U19 gati për sfidat kualifikuese në Evropian
Ngushtica e bllokuar dhe fronti i Libanit rrezikojnë armëpushimin SHBA-Iran
Spalletti zgjat qëndrimin te Juventusi deri më 2028, e ardhmja e Zhegrovës në dyshim
Ndërron jetë Afrika Bambaataa, një nga themeluesit e hip-hopit, në moshën 68-vjeçare
Ralph Fiennes: “Do të doja të rikthehesha si Voldemort, por ajo kohë ka kaluar”
Baldini merr drejtimin e përkohshëm të Italisë pas dorëheqjes së Gattusos
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
