Aktualitet

Ndryshim ligji, pilulat e abortit tani mund të shiten në farmacitë amerikane

Ky veprim mund të zgjerojë ndjeshëm aksesin ndaj abortit përmes mjekimit.

Published

on

Farmacitë e vogla në SHBA mund të shesin pilulën e abortit mifepristone për herë të parë, sipas një ndryshimi të rregullit të ri nga administrata Biden.

Pacientët aktualisht marrin mifepristone – pjesë e një regjimi me dy barna që është i sigurt dhe efektiv në nxitjen e abortit – personalisht nga një ofrues shëndetësor.

Një recetë kërkohet ende sipas rregullit të ri, por pacientët tani mund ta marrin pilulën në dyqan ose me porosi me postë.

Ky veprim mund të zgjerojë ndjeshëm aksesin ndaj abortit përmes mjekimit.

Pilulat e abortit janë bërë më të kërkuara pas vendimit të Gjykatës së Lartë që përmbysi të drejtën federale për abort, me disa shtete që ndaluan ose kufizuan ashpër aksesin ndaj abortit.

Më shumë se gjysma e aborteve në SHBA bëhen tashmë me pilula dhe jo me operacion, sipas Institutit pro-choice Guttmacher./UBTNews/

Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

Published

on

Sot mbi vendin tonë pritet të mbaj mot pjesërisht i kthjellët.

Temperaturat minimale do të sillen nga 10°C deri në 18 °C.

Edhe nesër, me datë 2 maj do të mbajë mot pjesërisht i ngjashëm me temperatura nga 10 deri në 20°C. /UBT News/

Continue Reading

Aktualitet

Aksident trafiku në Klinë të Ulët, një e vdekur dhe katër të lënduar

Published

on

Një aksident trafiku ndodhi sot në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, pikërisht në fshatin Klinë e Ulët.

Policia e Kosovës njoftoi se në aksident u përfshinë dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara humbi jetën viktima një femër rreth 65 vjeçare, ndërsa u lënduan edhe katër persona të tjerë, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Continue Reading

Aktualitet

Punëtorët e KEK-ut protestojnë më 1 maj

Published

on

Sindikata e Re e Korporatës së Energjisë së Kosovës njoftoi për organizimin e një proteste më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, për të kërkuar paga më dinjitoze dhe kushte më të mira pune për punëtorët e sektorit energjetik.

Protesta do të mbahet të mërkurën, në ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në njoftimin e bërë publik, Sindikata thekson se puna e tyre përmban lodhje ekstreme, rrezik të përhershëm dhe sakrificë të përditshme, duke theksuar se “kjo punë nuk ka para që mund ta paguajë”.

Për të ilustruar realitetin e vështirë, sindikata ka shpërndarë edhe një fotografi të një punëtori me fytyrë të mbuluar nga pluhuri i zi, simbol i kushteve të rënda në të cilat punojnë minatorët dhe teknikët e KEK-ut.

“Protestojmë për një pagë dinjitoze dhe respekt për punën tonë”, thuhet në thirrjen publike, ku organizatorët ftojnë qytetarët dhe përfaqësuesit sindikalë të solidarizohen me kërkesat e tyre.

Continue Reading

Aktualitet

Zhduket një person në Shtime

Published

on

Një person është raportuar i zhdukur në Shtime tash e dy ditë.

Sipas njoftimit nga Policia, babai i viktimës ka raportuar në polici të hënën pasdite se djali i tij është  larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Të kërkuara