Kulturë

Nderohet jeta dhe vepra e akademik Rexhep Ferrit

Published

on

Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Ferrit, është mbajtur mbledhja komemorative në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në të cilën është kujtuar vepra e tij, ndërsa të pranishmit kanë bërë edhe homazhe.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja ka theksuar se Republika jonë është e artit dhe veprave si shkak i artistëve siç është Rexhep Ferri.

Kraja ka thënë se Ferri ka zënë një vend nderi në historinë e artit të Kosovës.

Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka derisa ka kujtuar figurën e tij, ka thënë se nga veprat e intelektualit Ferri do të mësojnë të gjithë brezat, ndërsa ka shtuar se i njëjti do të kujtohet përherë si artisti më i veçantë.

Kreshnik e patriot, Rexhep Ferri nuk do të na lë dot. Vepra e tij është shumë e madhe, do t’i përcjellë gjitha brezat e rinj që kanë shumë për të mësuar nga ai. Sot nuk jemi mbledhur vetëm për të kujtuar një artist, por për një intelektual i shquar që do të vazhdojë të na ndriçojë rrugën, do të kujtohet përherë si artisti modernist, si artisti më i veçantë. Figura e tij do të flet panumërta dekada për të“, tha Kurti.

Përfaqësuesi i familjes Ferri, Naser Ferri ka thënë se sot përveç familjes edhe për mbarë shqiptarinë është ditë e dhimbshme, pasi vendi ka humbur një intelektual të shquar.

Ai është shprehur se piktori Ferri pas vetes ka lënë një veprimtari të pastër artistike për të gjitha gjeneratat.

Kulturë

Kryetari i Prishtinës nderon aktoren Fatlume Bunjaku për suksesin në Berlinale

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar aktoren dhe profesoreshën në Fakultetin e Arteve në UBT, Fatlume Bunjaku, për suksesin e saj ndërkombëtar, pasi është përzgjedhur “European Shooting Stars 2026” në kuadër të Berlinale, një nga platformat më prestigjioze evropiane për promovimin e aktorëve me potencial.

Në një takim të veçantë, Rama e nderoi aktoren për këtë arritje të rëndësishme, duke theksuar kontributin e saj në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Zbardhje” i Kaltrina Krasniqit merr mbështetje nga Fondi Hubert Bals

Published

on

Filmi i ri artistik i regjisores Kaltrina Krasniqi, “Zbardhje”, është përzgjedhur për mbështetje nga Fondi Hubert Bals i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam përmes skemës HBF+EU Minority Co-Production. Filmi trajton mënyrat se si gjinia, klasa dhe vetëdija për trupin formësojnë marrëdhëniet e përditshme mes grave që jetojnë në Prishtinë, në rrethana të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Skenari është nga Doruntina Basha, ndërsa prodhimi bëhet nga Ares Shporta për Vera Films, në bashkëprodhim me Portokal (Bullgari), Papadhimitri Productions (Shqipëri) dhe Code Blue Production (Mali i Zi). Xhirimet fillojnë këtë javë në Prishtinë.

Fondi Hubert Bals ka mbështetur mbi 1,400 projekte filmike ndër vite, shumë prej të cilave janë shfaqur në Festivalet e Kanës, Venecias dhe Berlinale. Skema HBF+EU Minority Co-Production ka për qëllim të tërheqë bashkëprodhues evropianë dhe të lidhë projekte me kinemanë arthouse ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot hap pjesëmarrjen në Panairin e Librit në Leipzig

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është gati për Panairin e Librit në Leipzig, i cili hapet zyrtarisht sot dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

Stenda e saj në Sallën 4, D410, mirëpret vizitorët dhe bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani.

Continue Reading

Kulturë

Nisin punimet për Muzeun e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica në Prishtinë

Published

on

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të vazhdueshëm, në kryeqytet nisën punimet për restaurimin dhe konservimin e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica. Ky projekt jo vetëm që rikthen një objekt historik, por përçon edhe mesazhin e rezistencës qytetare përmes arsimit gjatë kohës kur mësimi në Kosovë ishte i ndaluar.

Shtëpia-shkollë e familjes Hertica ka qenë një hapësirë ku dija ruhej dhe transmetohej si formë mbijetese dhe dinjiteti. Muzeu synon të ruajë këtë trashëgimi të jashtëzakonshme dhe ta bëjë të njohur tek brezat e rinj dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ky projekt është një dëshmi për guximin dhe sakrificën e atyre që e kuptuan arsimin jo vetëm si proces mësimor, por si akt politik, shoqëror dhe ekzistencial.

Siç u theksua, “aty ku dija mbrohet edhe në kushte të pamundura, aty fillon liria”.

Continue Reading

Të kërkuara