Aktualitet
Murati-Opozitës: Me vite keni qeverisë, s’ju ra ndërmend për personelin shëndetësor
Published
5 years agoon
By
Betim GashiMinistri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka sqaruar në Kuvend vendimin për anulimin e shtesave për pensionistët dhe personelin shëndetësor, duke akuzuar opozitën e tanishme se edhe pse kanë qeverisur me vite, s’kanë menduar për personelin shëndetësor. Ai ka thënë ka shumë fatura të papaguara që nga viti 2013.
“Problemi është që ato shtesa ka qenë vendim i marr në këtë vit dhe kanë qenë me afat deri në fund të muajit mars dhe nuk kemi pasur shtesa më tutje. Ka qindra miliona fatura të papaguara që datojnë nga viti 2013”, tha Murati.
Ai tha se Qeveria e AAK-së ndër vendimet e para që ka marrë ka qenë rritja e rrogës për kryeministrin dhe ministrat, por jo për personelin shëndetësor.
“Ndërsa në qeverinë që ka udhëhequr AAK vendimi i parë për rritje të pagave ka qenë me ia rrit vetes dhe jo personelit shëndetësor, me vite keni qeverisë dhe s’ju ka rënë ndërmend për personelin shëndetësor”, tha Murati.
Aktualitet
Uji dhe Gjinia” – Shtytës i Zhvillimit të Qëndrueshëm
Published
2 hours agoon
March 22, 2026By
UBTNews
Shkruan: Prof. Dr. sc. Hazir S. Çadraku
“Dita Botërore e Ujit” shënohet në nivel global çdo 22 mars, tani e 33 vjet, nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara. Në Republikën e Kosovës, Dita Botërore e Ujit ka filluar të shënohet pas vitit 1999.
Uji si një nga komponentët kyçë të mjedisit dhe një nga burimet jetike për njeriun dhe biodiversitetin në përgjithësi, kërkon një sjellje miqësore nga njeriu, sot dhe në të ardhmen dhe kjo në raport me ruajtjen, mbrojtjen, menaxhimin dhe shfrytëzimin racional të burimeve hidrike të bazuar në konceptin e menaxhimit të integruar.
Shtimi demografik, rritja e standardit jetësor, kërkesa për më shumë ujë si në cilësi po ashtu edhe në sasi, kërkesa për më shumë njësi banesore, infrastrukturë përcjellëse (ujësjellës, rrjetë grumbullimi të ujërave të ndotura, trajtimit të tyre, rrugë për trafik/transport, etj.), ulja e nivelit të ujërave nëntokësore, shpërndarja e pabarabartë e burimeve hidrike në kohë dhe hapësirë, ndryshimet klimatike e faktorë të tjerë, janë bërë shkak i mungesës së ujit, përkeqësimit të cilësisë së tij, ndryshimit të regjimit, qasjes së pabarabartë në ujë dhe në përgjithësi në luhatjen e zhvillimit të qëndrueshëm si në nivel lokal, rajonal dhe global.
Për problemet e theksuara më lart, në vitin 1977, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara të mbajtur në Rio de la Plata (Argjentinë) u formuluan rekomandimet e para të rëndësishme mbi problemet e lidhura me ujin dhe pasuritë ujore. Në vitin 1972 në Stokholm (Suedi) u mbajt Konferenca e parë për Mjedisin Njerëzor, ndërsa 20 vite më vonë, në vitin 1992 në Rio de Janeiro (Brazil) u mbajt Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Mjedis dhe Zhvillim, e njohur si “Samiti i Tokës”. Qëllimi këtyre konferencave ishte që, përmes një gjithëpërfshirjeje globale, të bëhen përpjekje për zbutjen e ndikimeve, qoftë nga veprimtaria antopogjene, qoftë ajo natyrore (ndryshimet klimatike) që po përjeton mjedisi/pasuritë natyrore.
Kështu, “Samiti i Tokës” kishte objektiv hartimin e një agjende dhe plani të gjerë për veprim në nivel ndërkombëtar lidhur me çështjet dhe problematikat mjedisore gjë e cila do të ndihmonte koordinimin, bashkëpunimin dhe tejkalimin e sfidave si dhe zhvillimin e politikave për shekullin 20. Një e arritur kryesore e këtij samiti ishte Agjenda 21, një program veprimi që thërret për strategji dhe investime për të ardhmen, për një zhvillim të qëndrueshëm në shekullin 21. Agjenda 21 thekson nevojën për metoda të reja në edukim, arsim, në mënyrën e sjelljes ndaj mjedisit, ruajtjen e pasurive natyrore, pjesëmarrjen në të gjitha zhvillimet që lidhen me mjedisin, me qëllim të arritjes së një zhvillimi socio-ekomomik të qëndrueshëm.
Nisur nga rëndësia që ka mjedisi dhe vet burimet hidrike (ujore), Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën e 22 shkurtit 1993, vendosi që 22 marsi të vendoset në kalendarin e festave mjedisore me emërtimin “Dita Botërore e Ujit”. Kështu, që nga viti 1993 për çdo vit anembanë globit shënohet 22 marsi si “Dita Botërore e Ujit”, e cila synon që të tërheqë vëmendjen mbi problemet që lidhen me të ujin dhe pasuritë ujore.
Ajo që e karakterizon shënimin e kësaj dite është tema e veçantë, e cila përcaktohet për çdo vit. Për shembull, në vitin 1995 u Dita Botërore e Ujit u shënua me temën “Gratë dhe Uji”,…, në vitin 2024 “Uji dhe fatkeqësitë”,…, në vitin 2024 “Shfrytëzimi i ujit për paqe,” në vitin 2025 “Ruajtja e akullnajave”, ndërsa për këtë vit është caktuar tema “Uji dhe gjinia”.
Historia
22 Marsi, si Dita Botërore e Ujit në nivel global shënohet tani e 33 vite më parë nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara. Në Republikën e Kosovës, Dita Botërore e Ujit ka filluar të shënohet pas vitit 1999. Shënimi i kësaj dite në shkallë vendi, nga institucione publike administrative, institucione akademike/universitare, institucione të tjera edukativo-arsimore, shoqëria civile, etj., ka për qëllim dhe synon të përçojë porosi që lidhen me miradministrimin, menaxhimin, shfrytëzimin, barazinë, pjesëmarrjen, sjelljen, kulturën, ndërgjegjësimin, etj., që duhet ta kemi në raport me pasuritë natyrore e në veçanti me burimet hidrike.
Duke qenë se jeta, aktivitetet dhe veprimtaria jonë është e lidhur ngushtë me ujin, një pamjaftueshmëri e tij lehtësisht çon në varfëri, përkeqësim të shëndetit, higjienë jo të mirë dhe paqëndrueshmëri sociale – ekonomike në përgjithësi. Sot, në shumë raporte, dokumente strategjike, plane veprimi e publikime shkencore, raportohet se në shumë vende të botës ka probleme me sigurimin e ujit të pijshëm, si në kuptimin sasior po ashtu edhe cilësor.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), pavarësisht përparimeve që nga viti 2015, 1 në 4 njerëz – ose 2.1 miliardë njerëz në nivel global – ende nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të menaxhuar në mënyrë të sigurt, përfshirë 106 milionë që pinë ujë direkt nga burime sipërfaqësore të patrajtuara.
“United Nations Women, United Nations Department of Economic and Social Affairs , Pamje e Përgjithshme Gjinore 2025: Përshpejtimi i Progresit në Barazinë Gjinore, Kombet e Bashkuara, Nju Jork, 2025”, raporton se më shumë se një miliard gra ende nuk kanë qasje në shërbime të ujit të pijshëm të menaxhuara në mënyrë të sigurt dhe rreth 1.8 miliard njerëz jetojnë në familje që mbështeten në burime uji të vendosura jashtë shtëpisë, një barrë që mbahet kryesisht nga gratë. Mungesa e qasjes në ujë në veçanti për gjininë femërore (vajza dhe gra) do të thotë përkeqësim i standardit jetësor, rrezik për sigurinë dhe probleme shëndetësore, sepse në shumicën e familjeve vajzat dhe gratë kanë rolin kryesor në mirëmbajtjen e familjes (larje, gatim, higjienë, etj.). Prandaj, përfshirja e vajzave dhe grave në çdo proces të hartimit të akteve juridike, dokumenteve strategjike, planeve të veprimit e deri në qeverisje dhe vendimmarrje pa dyshim që do të ndikonte në kujdesin ndaj ujit dhe në arritjen e përmbushjes së objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm/Agjendës 2030 të OKB-së për zhvillim të qëndrueshme e cila është miratuara nga vendi ynë në vitin 2018.




(Shënim: Dikur në vitin 1964 dhe pamja në vitin 2023)
Uji dhe Gjinia. Gjinia është një shtytës i cili ka një rol thelbësor në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në përmbushjen e agjendës 2030 të OKB-së për zhvillimin e qëndrueshëm. Kombet e Bashkuara theksojnë se integrimi sistematik i konsideratave gjinore në politikat e ujit përmirësojnë cilësinë e shërbimit, optimizojnë investimet dhe forcojnë qëndrueshmërinë e komunitetit ndaj ndryshimeve klimatike dhe krizave të ujit.
Praktika ka treguar se meshkujt (djem e burra) më tepër janë të fokusuar në gjetjen e ujit, sigurimin e infrastrukturës shërbyese dhe më pak të lidhur me përdorimin e ujit në krahasim me femrat (vajza e gra). Femrat praktikisht kanë një lidhje më të ngushtë me ujin, sepse ato e përdorin ujin për shumë destinime (ujë të pijshëm, ujë për gatim-zierje, larje, higjienë, ujitje, etj.). Prandaj, kujdesi i tyre ndaj ujit ndihmon shumë në ruajtjen e ujit dhe përkrah arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshme.
Raportohet se në shumë kultura, femrat janë përgjegjëse për sigurimin e ujit. Ato në shumë raste bëjnë rrugë relativisht të gjata për të siguruar ujë për nevojat familjare, etj., dhe kjo gjë është e mundimshme nga njëra anë rruga vajtje-ardhje që ato duhet bërë dhe, nga ana tjetër, ngarkesa e ujit që duhet bartur deri në shtëpi.
Sipas të dhënave të raportuara nga Kombet e Bashkuara, gratë dhe vajzat së bashku shpenzojnë afërsisht 250 milionë orë çdo ditë duke mbledhur ujë në vendet me shërbime të pamjaftueshme të furnizimit me ujë, më shumë se trefishi i kohës së harxhuar nga burrat dhe djemtë. Barra/ngarkesa/ që gratë dhe vajzat bartin për t’i siguruar ujë familjes në shumë raste manifestohet me probleme shëndetësore dhe kufizime të tjera. Mungesa e ujit në ambientet e brendshme shtëpiake apo në distanca të afërta manifestohet me shumë probleme si: pamjaftueshmëri në të ushqyer, përgatitje të ushqimeve, larje, higjienë, etj., si dhe kufizime të tjera emancipuese për vajzat dhe gratë.
Në përgjithësi, mungesa e ujit do të thotë pasiguri, rrezik dhe joqëndrueshmëri sociale dhe ekonomike. Duke qenë se gjinia vajzat dhe gratë kanë kërkesa më specifike higjienike, kërkohet të kenë hapësira të ndara sipas gjinisë, në mënyrë që ato mos të ndihen apo të jenë të cenuara.
Uji me bollëk dhe qasja në produkte sanitare higjienike është e domosdoshme sidomos për gratë dhe vajzat, sepse higjiena ka të bëjë me sigurinë personale. Fatmirësisht në vendin tonë qasja në ujë të pijshëm dhe ujë sanitar është relativisht e mirë dhe konsiderohet me bollëk, në krahasim me të dhënat e raportuar në raportet të OKB-së, etj., ku theksohet se në shumë vende të botës, vajzat dhe gratë bëjnë rrugë në distanca relativisht të gjata për ta siguruar ujin për nevojat e tyre familjare dhe shpeshherë gratë janë përgjegjëse për këtë punë, gjë e cila rëndon dhe kufizon deri në një shkallë emancipimin e femrës në ato vende apo rajone.
Qasja në ujë është një e drejtë bazike e njeriut, ndërsa menaxhimi i ujërave bazohet në tre parime themelore: barazi (qëndrueshmëri sociale), efikasitet (qëndrueshmëri ekonomike) dhe qëndrueshmëri mjedisore. Pra, qasja në ujë të pijshëm cilësor dhe të mjaftueshëm, si dhe grumbullimi dhe trajtimi i ujërave të ndotura përbëjnë një të drejtë themelore që ndërlidhet me të drejtën për dinjitet, shëndet dhe barazi. Standardi jetësor varet shumë nga sasia dhe cilësia e ujit që e kemi në dispozicion, e në veçanti për femrat, sepse ato kanë kërkesa më specifike në lidhje me përdorimin e ujit. Qasja në ujë dhe kanalizim është edhe një tregues (indikator) i cili mat shkallën e zhvillimit të një vendi, rajoni apo më gjerë (Lista Kombëtare e Treguesve Mjedisorë, https://www.ammk-rks.net/al/sistemi-informativ-mjedisor).
Qasja e duhur e vajzave dhe grave në ujë luan rol kyç në formësimin e të ardhmes së ujit dhe shëndetit, jo vetëm nga këndvështrimi i ruajtjes së ujit por edhe në rritjen e sigurisë së përgjithshme publike. Në këtë aspekt, si lokalisht po ashtu edhe globalisht, ka nevojë për një qasje më ndryshe e cila do të bazohej në të drejtën për gjithëpërfshirje ku zëri i vajzave dhe grave, shoqatave, etj., që ato përfaqësojnë, do të konsiderohej nga vendimmarrjet drejt zgjidhjes së krizës së ujit. Sipas UN Eenvironment Programme-DHI Centre on Water and Environment, rezulton se në vitin 2023, rreth 15 % e vendeve ende nuk kishin mekanizma për të siguruar pjesëmarrje efektive të grave, barazi në vendimmarrje dhe role teknike në menaxhimin e burimeve ujore. Prandaj, qasja e barabartë në ujë, investimi në emancipim, ndërgjegjësim, përfshirja e vajzave dhe grave në gjitha nivelet e planifikimit dhe vendimmarrjes pa dyshim që rrit sigurinë për të ardhmen e ujit, standardit jetësor, barazinë gjinore dhe, si përfundim, nga kjo gjithëpërfshirje kemi përfitime të gjithë.


(Shënim: Furnizimi me ujë të pijshëm, pamja në vitin 2023 dhe 2021, aktualisht vazhdon në disa fshatra e zona në vendin tonë)
Qasja në informata dhe pjesëmarrja. Aktualisht mbetet sfidë qasja në informata, pjesëmarrja dhe pabarazia në lidhje me planifikimin, menaxhimin, shfrytëzimin e ujit dhe mjedisit në përgjithësi. Edhe pse vajzat dhe gratë, kanë rolin qendror në menaxhimin e përditshëm të ujit në familjet tona, ato ende mbeten të papërfaqësuara mjaftueshëm në institucionet politikëbërëse, planifikuese, miradministruese dhe menaxhuese të infrastrukturës së shërbimeve me ujë dhe të burimeve ujore.
Një situatë e tillë e mungesës së informatës dhe përfshirjes joadekuate të gruas në planifikim dhe vendimmarrje, etj., ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e politikave, dokumenteve strategjike, planeve të veprimit dhe infrastrukturës për ofrimin e shërbimeve me ujë dhe grumbullimin e ujërave të ndotura.
Megjithatë, në kuadrin ligjor i cili rregullon dhe mbulon çështjet që kanë të bëjnë me fushën e mjedisit janë përcaktuar dispozita ligjore (nene, paragrafe e nënparagrafe), të cilat kanë rregulluar komponentët si: qasja në informata, pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje, etj. Kështu, psh. Ligji Për Ujërat e Kosovës, në nenin 3, “Qasja në informata”, ka rregulluar çështjet që kanë të bëjnë me: qasjen në informata që lidhen me ujërat, pjesëmarrjen e publikut në procesin e vendimmarrjes që ka të bëjë me menaxhimin e ujërave, etj. Në paragrafin 1 të nenit 33 ka përcaktuar pjesëmarrjen e opinionit në hartimin e planit për menaxhimin e pellgjeve lumore, si dhe në paragrafet e Nenit 84, ka normuar diskutimin publik para finalizimit të dokumenteve strategjike dhe planeve të menaxhimit për ujëra.
Pra, nga pikëpamja e rregullimit juridik ka një progres në këtë drejtim, por sfidues duke të jetë përfaqësimi më i madh i gjinisë femërore në pozita të politikëbërjes, planifikimit dhe vendimmarrëse në sektorin e ujërave. Pra, vetë tema “Uji dhe Gjinia”, e cila është përcaktuar për të shënuar Ditën Botërore të Ujit për vitin 2026, si dhe dispozitat ligjore në ligjet e fushës së mjedisit, konkretisht të ligjit të ujërave, tregon për rolin dhe rëndësinë që kanë vajzat dhe gratë në qëndrueshmërinë e burimeve ujore dhe në përballjen me krizën ujit.
Përfundimisht, “Uji dhe Gjinia” janë dy nga shtytësit kryesorë për një zhvillim të qëndrueshëm për të ardhmen. Pabarazia gjinore (meshkuj e femra) në sektorin e ujit në proces e sipër do të ketë efekte negative drejt arritjes së objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm / Agjenda 2030/. Përballimi me “Krizën e Ujit“ do të jetë më i vështirë pa pjesëmarrjen dhe gjithëpërfshirjen e grave dhe vajzave në të gjithë mekanizmat institucionalë dhe e shoqërisë civile.
Integrimi i mendimeve, propozimeve dhe zgjidhjeve që vijnë nga zëri i gjinisë femërore është i domosdoshëm të merret në konsideratë, në mënyrë sistematike për avancuar sektorin e ujit. Pjesëmarrja dhe përfshirja e grave në miradministrimin /qeverisjen e ujërave dhe në një komunikim të përhershëm me banorët (komunitetin) pa dyshim do të ndikonte ndjeshëm në kursimin, ruajtjen, mbrojtjen, në siguri dhe në shëndetin e përgjithshëm publik.
“22 Marsi – Dita Botërore e Ujërave” bën thirrje të gjithë politikëbërjes-institucioneve në të gjitha nivelet dhe shoqërisë civile vendore e ndërkombëtare se objektivat për një zhvillim të qëndrueshme të sektorit të ujit do të arrihen atëherë kur ka barazi gjinore, pjesëmarrje të barabartë dhe kur veprimet tona koordinohen dhe veprojnë së bashku për të bërë ndryshime në sektorin e ujit, në një kohë kur po përballemi me rritje të kërkesës për ujë çdo ditë e më shumë, me “krizë uji”, ndryshime klimatike dhe faktorë të tjerë njerëzorë dhe natyrorë.
Si rekomandime për arritjen e qëllimeve përfundimtare do të ishin: sigurimi i një partneriteti midis gjinive dhe të gjitha palëve të interesit në sektorin e ujit, përfshirja e të gjithëve dhe nxitja e demokracisë në këtë sektor, promovimi dhe sigurimi i barazisë gjinore-sociale nëpërmjet qeverisjes dhe menaxhimit me pjesëmarrje të barabartë, transparente dhe pa rrezikuar qëndrueshmërinë për brezat e ardhshëm dhe ekosistemeve ujore në përgjithësi dhe qasja e planifikimit dhe menaxhimit nga poshtë lartë ose qasja në bazë.
(Autori është ekspert dhe profesor në UBT)
Rajoni
Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi
Published
18 hours agoon
March 21, 2026By
UBTNews
Lideri i Kosovës në edukim, inovacion dhe menaxhim të cilësisë përfaqëson vendin në nivel evropian.
Edmond Hajrizi, themelues dhe president i Quality Kosovo, si dhe vizionari pas UBT Smart City dhe rektori i UBT-së, është emëruar Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ).
Hajrizi është një figurë e njohur në Kosovë dhe në Evropë në fushën e akademisë dhe biznesit, i dalluar për lidershipin dhe inovacionin e tij. Ai është anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe profesor universiteti. Gjithashtu, është vlerësuar me çmime të shumta, si “Lider Universitar i Vitit” dhe “Profesori Sipërmarrës i Vitit”. Po ashtu, ka fituar çmimin prestigjioz “European Quality Leader of the Year”.
Vitin e kaluar ka marrë edhe një çmim nga presidenti i Austrisë për kontributin e tij.
Në rolin e tij të ri në EOQ, Hajrizi do të kontribuojë në formësimin e strategjive evropiane për menaxhimin e cilësisë, praktikat e qëndrueshme të organizatave dhe inovacionin, duke forcuar pozitën e Kosovës në hartën profesionale evropiane.
“Jam thellësisht i nderuar që shërbej si Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi. Ky rol më lejon të sjell ekspertizën e Kosovës në skenën evropiane dhe të promovoj ekselencën, inovacionin dhe cilësinë në organizata në të gjithë Evropën”, u shpreh Hajrizi.
Organizata Evropiane për Cilësi është një platformë kryesore për profesionistë dhe institucione, e dedikuar për avancimin e menaxhimit të cilësisë, inovacionit dhe përmirësimit të vazhdueshëm në të gjithë Evropën.
Aktualitet
Intervistë 100-vjeçare në Forbes: Si i parashikoi Tomas Edison panelet diellore dhe trenat elektrikë
Published
24 hours agoon
March 21, 2026By
UBTNews
Tomas Edison zuri vendin e parë në listën tonë të 250 inovatorëve më të mëdhenj në historinë amerikane. Në nder të tij, Forbes publikoi një intervistë nga numri i 15 qershorit 1929 (nga Dudley Nichols). Në të, ai parashikoi energjinë diellore dhe trenat elektrikë.
Pas më shumë se 50 vitesh frytdhënie të vazhdueshme në shpikje, gjatë të cilave ai jo vetëm që lindi, por edhe themeloi përgjithmonë epokën elektrike, Tomas Alva Edison beson se sapo kemi arritur në bregun ranor të Epokës së re të madhe të volteve dhe amperëve, se sapo kemi lagur kërcinjtë tanë në oqeanin e shpikjeve dhe zbulimeve.
Në moshën tetëdhjetë e dy vjeç, Edison, shpikësi më i madh që bota ka njohur ndonjëherë (sepse suksesi i tij nuk u reduktua në një kulm), një plak rrezatues me gëzimin e ngrohtë të një djali në fytyrën e tij të pashme dhe të madhe dhe përqendrimin mendor të një të riu në sytë e tij të kaltër të qartë, i tregoi autorit në një intervistë të posaçme për Forbes disa nga mendimet që kishte në mendje rreth drejtimit në të cilin do të lëvizte bota.
Para së gjithash, Edison beson se po vjen koha kur njerëzimi do të tërheqë energji elektrike direkt nga dielli në një shkallë të gjerë. Që kur epoka e avullit e ka vënë botën në lëvizje me një ritëm të përshpejtuar, ne kemi qenë duke e varfëruar llogarinë bankare të dritës së lashtë të diellit. Qymyri është energjia e diellit e ruajtur shumë kohë më parë në bimësi, nafta është e njëjta energji e ruajtur në format më të ulëta të botës shtazore. Por, si të gjitha llogaritë bankare, edhe ato mund të shterohen, megjithëse zoti Edison nuk ka frikë për mbijetesën e njerëzimit në këtë çështje.
Kërkesa do të rritet me rritjen e fuqisë mbi natyrën
“Njeriu do të jetë gjithmonë në gjendje të nxjerrë nga natyra aq energji sa i nevojitet”, tha ai. Pastaj ai tregoi disa nga mënyrat se si ne do të jemi në gjendje të fitojmë para nga të ardhurat tona aktuale nga Dielli, të cilat kryesisht shkojnë dëm. Është sikur të jemi qenie që ecin nën një shi të artë të vazhdueshëm parash, por të paaftë të përkulemi dhe të marrim as edhe një monedhë të vetme.
Njeriu jo vetëm që do të gjejë një mënyrë për të mbledhur të gjitha këto “para”, beson Edison. Ai gjithashtu do të zbulojë burime të tjera të energjisë së jashtëzakonshme, të cilat do t’i kërkojë në sasi gjithnjë e më të mëdha ndërsa inteligjenca e tij zgjerohet dhe përpiqet për një fuqi më të madhe mbi natyrën.
Edison, i cili mbushi 82 vjeç më 11 shkurt (1929), këtë vit humbi intervistën e tij tradicionale të ditëlindjes me gazetarët për herë të parë pas dekadash. Ajo intervistë u bë një institucion për shtypin metropolitan. Gazetarët vinin nga Nju Jorku, Çikago, Filadelfia (shkruesi i këtyre rreshtave shpesh midis tyre) në atë laborator të vjetër me tavan të lartë në Orange, New Jersey, ku, pas ceremonive të zakonshme, William H. Meadowcroft, pothuajse një pjesë po aq e rëndësishme e fotografisë sa vetë Edison, do t’i prezantonte ata me plakun me flokë të thinjur. Pastaj lapsat do të kryqëzoheshin me rezultate që çdo herë e bënin botën të mendonte mëngjesin tjetër.
Por këtë vit zoti Edison ishte në Seminole Lodge, shtëpinë e tij në Florida, në Fort Myers, dhe intervista u humb. Një mungesë që, siç mund ta njoftojmë tani, kompensohet nga kjo intervistë për Forbes.
Një shpikje në dy javë
Si zakonisht, pyetjet dhe përgjigjet u shkruan, sepse njeriu që për më shumë se 50 vjet krijoi një shpikje të re në trurin e tij të mrekullueshëm mesatarisht çdo dy të diela, mendja e të cilit krijoi industri, pasuria e të cilave vlerësohet në pesë herë më shumë se shuma totale e parave në qarkullim, sot është pothuajse plotësisht i shurdhër. Një dobësi që është më shumë një dhimbje për të tjerët sesa për të. I lejon atij të mendojë dhe të meditojë pa u ndërprerë nga bisedat ose zhurmat e vogla. Dhe nuk përfaqëson një shqetësim të vërtetë për një njeri që është nga natyra dhënës, jo marrës. Gjatë gjithë jetës së tij, Edison mori njohuri me sytë e tij, duke lexuar, dhe atë që dha – ai e dha me duart e tij të jashtëzakonshme pune…
“Të gjithë njerëzit”, më tha dikur Nikola Tesla, “janë ose centripetalë ose centrifugalë.” … Tomas Alva Edison është një tip centripetal. Idetë që rrodhën nga vorbulla e tij e thellë dhe e padepërtueshme e vunë botën në lëvizje, nëse jo në zjarr, atëherë të paktën elektrizuese.
“A besoni”, shtova unë, “se epoka e shpikjeve dhe zbulimeve elektrike ka mbaruar”?
Pa asnjë moment hezitimi, Edison shkroi me një dorë të prerë dhe të lëkundur: “Jo. Sapo ka filluar”.
Ai nuk duket se mendon kurrë. E vërteta është se ai ka menduar për këto çështje më shumë se kushdo tjetër që ka jetuar ndonjëherë. Dhe i gjithë ai mulli mendimesh ruhet në kontejnerë për përdorim të menjëhershëm. Edisoni është gjithmonë duke menduar. Kjo është një nga cilësitë e tij të jashtëzakonshme. E kam parë në vende të ndryshme: në laborator, në një darkë publike, kur personalitetet i dhuruan Medaljen e Kongresit. Dhe gjithmonë do ta shihje atë shprehje të çuditshme harrese që i shfaqej në fytyrë ndërsa zhytej në mendime. Ai mund ta bëjë këtë sepse është gjithmonë i relaksuar, gjithmonë origjinal, i veti. Truri i tij është i ekuilibruar në drejtimin e tij të përsosur, i pavarur nga dridhjet dhe zhurmat e botës së jashtme.
Mendojmë shumë pak
Dhe kujtohet ajo maksima e vendosur në kornizë që varet pranë tavolinës së tij në laboratorin e tij në Orange: “Nuk ka pothuajse asgjë në botë të cilës njeriu nuk do t’i drejtohet për të shmangur përpjekjen e vërtetë të të menduarit”.
Edisoni besonte se të gjithë mendojmë shumë pak, shumë më poshtë kapacitetit tonë. Truri ynë është motor, mendoi ai, të cilin shumica prej nesh e përdorin vetëm me 10 ose 15 për qind efikasitet. Por jo Edisoni: ai gjithmonë e përdorte motorin e tij të madh me 100 për qind. Ose të paktën më afër asaj figure ideale sesa çdo njeri i kohës së tij.
“A ka mbaruar epoka e shpikësve të pavarur”, pyeta unë.
“Jo,” u përgjigj ai.
“A është zëvendësuar nga një mori studiuesish industrialë? Me fjalë të tjera, a ia ka lënë vendin epoka e kërkimit privat kërkimit të korporatave në shkencën e aplikuar?”. “Jo”, tha Edison. “Epo, a mendoni se shpikjet e ardhshme do të vijnë nga individë privatë apo nga laboratorë të mëdhenj komercialë”? “Kryesisht nga individë privatë,” shkroi ai. “Apo nga një njeri i jashtëzakonshëm në një laborator të korporatës.” Me këtë, ai tronditi opinionin e vendosur, sepse për 10 vitet e fundit konsiderohej se epoka e shpikësit të madh individual kishte mbaruar.
Dëshira për shpikje do të ekzistojë gjithmonë
“Nëse”, shtova, “puna mbi shpikjet kalon nga individë privatë në laboratorë të mëdhenj të korporatave, a mendoni se nxitja për të shpikur do të dobësohet apo do të zhduket”?
“Jo”, tha Edison. “Ajo që nevojitet është një komision patentash ose një gjykatë, të cilës do t’i besoheshin të gjitha patentat për t’i menaxhuar në emër të shpikësit. Kjo gjykatë do të lëshonte licenca, duke mbajtur gjithmonë një pjesë të të drejtës së autorit për shpikësin, të cilën ai nuk mund ta transferonte ose zvogëlonte”.
Edison nënvizoi fjalët “për të kontrolluar” veten. Dhe ishte e qartë se ai mendonte thellë për këtë çështje dhe ndihej fort për të. Ishte diçka për Uashingtonin për të menduar… Ndërsa unë u ndala në temën e nxitjes për shpikje dhe se si mund të ndikohej nga ndryshimi industrial, shpreha gjithashtu një kuriozitet personal në lidhje me dëshirën e përjetshme të Edison për të krijuar.
Kështu që shtova: “A keni dashur ndonjëherë të shpikni diçka sepse kishte para në të apo thjesht për të krijuar gjëra të reja për njerëzimin”? Gjithashtu pyeta nëse Edison mund të kishte qenë kaq i frytshëm nëse idetë e tij do t’i përkisnin një korporate të madhe që e ushqente, e vishte dhe e çlironte nga shqetësimet financiare.
“Gjithmonë kam shpikur”, shkroi ai me seriozitet, “për të fituar para për të shpikur më tej”.
“A mund ta imagjinoni një zbulim ose shpikje revolucionare në horizont që do të trondiste, ndryshonte rrënjësisht ose do të prishte përkohësisht zhvillimin e industrisë elektrike”?
“Nuk mund ta imagjinoj një zbulim të tillë, por është i mundur”.
Mbi transmetimin pa tel të energjisë dhe shterimin e naftës
“A mendoni se shumica e zbulimeve të reja do të jenë në fushën e radios apo në fushën më të vjetër të energjisë elektrike me tela”?
“Mendoj se energjia elektrike me tela do të jetë dominuese” shtoi ai. “Përveç nëse bëhet ndonjë zbulim i madh që nuk është i njohur për ne aktualisht”.
“Sipas mendimit tuaj, a do të kemi ndonjëherë transmetim pa tel të energjisë”?
“Jashtëzakonisht e pamundur”, tha ai, “përveç në një masë të vogël”.
“A mendoni se i gjithë rrjeti hekurudhor në Amerikë dhe në botë përfundimisht do të elektrifikohet”?
“Një pjesë shumë e madhe”, tha ai.
“A besoni se do të vijë koha kur rezervat e naftës në botë do të shterohen dhe njeriu do t’i drejtohet automjeteve elektrike”?
“Nëse nafta do të shterohej”, tha Tomas Edison, “ne mund të marrim energji për makinat nga qymyri i pluhurosur, benzeni, alkooli”.
“A mendoni se njeriu do të jetë gjithmonë në gjendje të krijojë aq energji sa i nevojitet nga natyra”?
“Po”.
“A do të përdoret një ditë energjia e erës, baticave, valëve dhe nxehtësisë së bërthamës së Tokës, përveç avullit dhe energjisë së lumenjve siç është sot”?
“Nxehtësia vullkanike tashmë po përdoret për prodhimin e energjisë”, tha ai. “Disa vende në Itali, një në Kaliforni. Energjia e baticës në Maine dhe vende të tjera”.
Forma të reja të energjisë
“A mendoni se rrezet e diellit do të shndërrohen ndonjëherë drejtpërdrejt në energji elektrike në shkallë të gjerë për nevojat e njeriut?”.
“Po”, tha Edison.
“A mendoni se energjia elektrike është forma e fundit e energjisë në natyrë që njeriu mund të përdorë, apo është e mundur që ndonjë formë tjetër të zbulohet dhe të përdoret? Shkurt, a ka ndonjë formë të mundshme energjie jashtë dritës, nxehtësisë, radioaktivitetit, gravitetit dhe energjisë elektrike”?
“Unë mendoj”, shtoi Edison me mendime, “se ka forma të tjera të energjisë që ende nuk janë zbuluar”.
“A është e mundshme që të gjendet ndonjë mënyrë e re për të prodhuar energji elektrike përveç baterive dhe dinamove? A mund të imagjinoni ndonjë formë tjetër të gjeneratorit elektrik në të ardhmen e pacaktuar”?
“Ndoshta në të ardhmen do të marrim energji elektrike direkt nga qymyri”, tha ai. “Kjo është bërë tashmë në një masë më të vogël”.
“A mendoni se të gjitha mënyrat për të ruajtur energjinë elektrike janë zbuluar tashmë? Ndoshta kjo do të thotë: a mendoni se bateria juaj e ruajtjes do të tejkalohet ndonjëherë”?
“Do të ishte jashtëzakonisht e vështirë,” shtoi ai, ndërsa sytë e tij blu shkëlqenin, “të gjente ndonjë reaksion tjetër kimik që do ta tejkalonte atë. Por është e mundur”.
Dhe tani erdhi pyetja e fundit. “Nëse e krahasoni industrinë elektrike”, shtova unë, “me jetën e një njeriu – një industri që është fëmija juaj dhe që, të themi, 40 vjet më parë ishte një foshnjë – në cilën fazë të jetës është tani? Në vitet e mesme apo të vona”?
Edisoni nuk mendoi për asnjë sekondë, por shkroi dy fjalë me laps: “Foshnje që bërtet”.
Origjina evropiane
Dhe me mendimin për atë foshnjë që ulërin, për epokën e turbo-gjeneratorëve që ulërijnë, për Broadway-t që shkëlqejnë me shkëlqim elektrik dhe jehojnë me altoparlantë të lartë dhe radio nga vitrinat e dyqaneve, për një mijë e një gjëra të reja që përshpejtojnë një njeri në rrugën e tij diku, bashkëbiseduesi ndaloi së hetuari mendjen e këtij tetëdhjetedyvjeçari të madh. Fama që ai gëzon është plotësisht e merituar. Kushdo që përdor një dritë elektrike, shikon një film, dëgjon një gramafon ose udhëton me një hekurudhë elektrike është pjesërisht në borxhin e tij. Zbulimet e tij qëndrojnë në themel të industrive që punësojnë miliona njerëz dhe qindra miliona në kapital. Ai është figura qendrore e një epoke të shkencës së aplikuar. Vendi i tij e ka konsideruar me dashuri një nga qytetarët e parë të botës për dekada të tëra.
Dhe vendi i tij mund të presë me kënaqësi ta ketë atë për një kohë të gjatë. Tetëdhjetë e dy vjet nuk është një moshë e vjetër për një Edison. Prejardhja e tij holandeze dhe skoceze mbart shumë jetëgjatësi. Stërgjyshi i tij, një bankier i pasur nga Nju Jorku që nga koha e Revolucionit, jetoi deri në 104 vjeç, dhe gjyshi i tij deri në 102. Babai i tij ishte 94 vjeç kur vdiq. Z. Edison, duke qeshur, thotë: “Nuk pres të thyej mesataren familjare”.
Për më tepër, nëse do të jetonte, të themi, deri në njëqind vjeç, ai do të ishte tashmë i dyti vetëm pas Methuselahut, sepse në moshën gjashtëdhjetë e pesë vjeç, në një nga ato intervistat e ditëlindjes, ai kishte thënë se kishte jetuar tashmë deri në 115 vjeç. “Domethënë”, shpjegoi ai, “kam bërë mjaftueshëm për të qenë 115 vjeç, duke punuar siç bëjnë të tjerët. Dhe shpresoj të vazhdoj edhe për 20 vjet të tjera, të cilat, me punën mesatare në ditë, do të më bënin 155 vjeç… Dhe pastaj,” qeshi ai, “ndoshta do të mësoj të luaj brixh me zonjat”.
Ngritja e Amerikës dhe Edisonit
Megjithatë, 17 nga ato 20 vjet kanë kaluar tashmë, dhe Thomas Edison nuk tregon asnjë prirje për të luajtur një lojë brixhi me zonjat. Ai hoqi dorë nga gjumi i tij katërorësh natën, tani fle pak më gjatë. Ai madje dremitë gjatë ditës kur është i lodhur, duke bërë një sy gjumë të shkurtër për të kursyer kohë ndërsa diçka po bëhet me urdhër të tij. Ai është ende i njëjti punëtor i palodhur dhe i menduar siç ishte 50 vjet më parë. Dhe kur, në një nga udhëtimet e tij me Henry Ford, ai u interesua për furnizimin amerikan të gomës dhe një krizë të mundshme që mund të binte në vend, dhe kur Z. Ford i bërtiti në vesh: “Pse nuk bën diçka për këtë?”, Edisoni qeshi: “Do ta bëj, menjëherë”. Dhe që atëherë, në fermën e tij eksperimentale në Florida, ai ka “grumbulluar” gomë nga barërat e këqija dhe bimë të ndryshme (duke krijuar varietete të reja). Jeta e tij shtrihet në një hapësirë të gjerë, ashtu si koha e tij. Edisoni u shfaq në skenën amerikane menjëherë pas Luftës Civile. Si një telegraf i ri, ai lexoi veprat e Michael Faraday dhe patentoi shpikjet e tij të para. Në atë kohë, vendi sapo kishte filluar të maste burimet e veta. Hekurudha transkontinentale po ndërtohej, u shfaqën milionerët e parë të naftës. Carnegie dhe Frick filluan karrierën e tyre në çelik dhe koks.
Vendi po hynte gjithashtu në një epokë të re industriale të prodhimit të standardizuar. Lufta i la asaj një trashëgimi fabrikash të mëdha veshjesh dhe këpucësh, fabrika municionesh që kaluan në prodhimin e makinerive bujqësore dhe hekurishte që përvetësuan procesin e ri Besemer. Ajo filloi të kuptonte potencialin e kimisë dhe teknologjisë.
Pittsburgh dhe Midvale punësuan kimistët e parë metalurgjikë. William Sellers bëri punën e parë serioze me çelik veglash; u hap fabrika e parë e ngjyrave kimike. Elektriciteti, një lodër kur Tindal ishte në turnetë e tij amerikane në fillim të viteve 1870, u bë një forcë industriale kur lajmi për dinamon e parë mbërriti nga Austria.
Një për qind frymëzim, 99 për qind djersë
Koha ishte pjekur për një individualist, një pionier në frontin shpikës të industrisë. Ishte veçanërisht e pjekur për një gjeni të një pune kaq të gjithanshme si Edison. Jo vetëm që ai kishte një shkallë supreme të asaj që psikologët e quajnë “instinkti për gjetjen e zgjidhjeve” – i njëjti instinkt që e bëri berberin Arkwright, prodhuesin e instrumenteve Vat, mësuesin Eli Whitney dhe artistin Morse shpikës të mëdhenj – por ai gjithashtu kishte një ndjenjë të jashtëzakonshme të presionit të epokës së re industriale, sepse shpikjet varen nga nevojat industriale dhe shoqërore. Ai gjithashtu kishte një aftësi të pazakontë për të ndërtuar mbi progresin e përgjithshëm teknik dhe shkencor. Ai iu afrua mundësive të tij me metodën dhe durimin e një shkencëtari. Ai përdori 40,000 dollarët e parë për të ndërtuar një laborator dhe një punishte. Edhe pse dikur e quante veten me shaka “praktikë e pastër”, në kontrast me të ndjerin Dr. Steinmetz si “teori e pastër”, askush nuk ishte më plotësisht i informuar për përparimin e shkencës dhe “gjendjen e teknologjisë”.
Disa nga shpikjet e tij përfaqësojnë vite eksperimentimi të vazhdueshëm dhe të mundimshëm. Për ta bërë dritën elektrike të pranueshme universalisht, ai punoi pa u lodhur në dinamo, centrale, çelsa, linja, siguresa, matësa dhe pjesë të tjera të sistemit qendror të energjisë që sot formojnë themelin e industrisë së madhe elektrike. Por ai gjithmonë mbeti individualist.
Një gjeni i këtij rendi, i cili me shaka e përshkroi dhuratën e tij si “një për qind frymëzim dhe 99 për qind djersë”, është më i rrallë se një kometë. Ai është, më shumë se çdo njeri tjetër i gjallë, themeluesi i një epoke të re. Mbetet që brezat e ardhshëm të përcaktojnë nëse, përveçse është babai i epokës së re, pjesë e së cilës ata vetë do të bëhen, Tomas Alva Edison parashikoi edhe zhvillimet e mëvonshme: energjinë elektrike të tërhequr direkt nga dielli, zbulimin e energjive të reja dhe ende të paemërtuara, dhe rritjen e industrisë elektrike nga një “fëmijë që ulërinte” në forcën dhe dinjitetin e një pjekurie të paimagjinueshme.
Teksti: Alex Knapp
Foto: Forbes
Vendi
Podcasti me Musa Sabedini: Sfida e mediave përballë perceptimit negativ publik
Published
2 days agoon
March 20, 2026By
ubtnews
Pjesa e dytë e podcastit me gazetarin, profesorin dhe publicistin Musa Sabedini, ku vazhdon diskutimi mbi sfidat reale të gazetarisë hulumtuese dhe rolin e mediave në shoqërinë bashkëkohore.
Në këtë episod, biseda thellohet në çështje si kërcënimet ndaj gazetarëve, mungesa e unitetit në media, raporti me institucionet dhe perceptimi i publikut ndaj gazetarisë. Përmes përvojës së tij shumëvjeçare, profesori Sabedini ndan këshilla konkrete për gazetarët e rinj dhe rrëfen realitetin e profesionit në terren.
Podcasti i plotë:
Driton Hyseni: Të fokusohemi te gazetaria hulumtuese dhe të bërit e gazetarisë sot. Të rinjtë i shohim se po përdorin edhe mekanizma të tjerë, ndoshta më relaksuese dhe më të lehtë, për shembull si inteligjenca artificiale, diçka që ka ardhur me kohën dhe është më e lehtë për të bërë gazetari. Sa ka qenë e vështirë në kohën kur e keni bërë ju?
Prof. Musa Sabedini: Dallimi ka qenë shumë i madh, si nata me ditën, por aty është ideja se kjo inteligjencë artificiale ka shumë dobësi dhe mangësi, por ka edhe anë pozitive. Për shembull, në kohën time kur kam punuar, ke pasur kohë me bërë temën nga dy ditë deri në dhjetë ditë, sepse tema hulumtuese, tema e mirë, nuk bëhet për një orë.
Nuk të ka penguar askush, pengesa e vetme kanë qenë njerëzit që i ke takuar, mandej kanë gjetur lidhje dhe të kanë kërcënuar, të kanë shantazhuar, por te unë e kanë pasur problem.
Por pjesa e rrjeteve sociale i ka dhënë dimension tjetër gazetarisë, dhe jo vetëm asaj hulumtuese.
Vërejtja ime kryesore është që po i shoh portalet dhe gazetarët, dhe e keqja më e madhe e këtyre është që po bien rob të Facebook-ut dhe rrjeteve tjera.
Nëse një temë e mirë hulumtuese e ke publikuar në portal, nuk ka nevojë ta vendosësh në Facebook personal dhe të merresh me temën. Kjo për mua është neveritëse, e ul totalisht vlerën që e ka gazetaria hulumtuese.
Kjo ndodh sepse njerëzit duan të bëhen faktor për like dhe klikime, por kjo e ul shumë nivelin e gazetarit.
Njoh gazetarë që për diçka të vogël e vendosin në rrjetin e tyre Facebook dhe lexuesi nuk e di, pastaj edhe kërcënimet e kanë një rend dhe rregull.
Kur kërcënon pala, urdhëro dhe paraqite në polici, është prokuroria edhe gjykata. Unë nuk i lodh lexuesit dhe familjen pa nevojë.
Driton Hyseni: Kërcënimet, si duhet t’i përballojmë kërcënimet? Ndoshta gazetarët e rinj, me një përvojë shumë të vogël në gazetarinë hulumtuese, hyjnë në këtë treg dhe kanë frikë ndaj kërcënimeve, dhe ndoshta tërhiqen e nuk merren më me këtë industri. Si të përballohet kërcënimi?
Prof. Musa Sabedini: E keqja më e madhe do të ishte nëse ata tërhiqen, pra tërheqje kjo punë nuk ka. Esenca kryesore këtu është që çdo gazetar hulumtues, në përgjithësi, duhet të ketë durim. Pra arma ime kryesore ka qenë durimi.
Unë kam duruar shumë. Më kanë kërcënuar njerëzit dymbëdhjetë herë brenda ditës dhe më thoshin: “ora 12:10 kam me ardhë me të vra në zyrë”. Unë isha i qetë dhe i thosha: “le shtyje për 12:30”. Pra i kam marrë me sportivitet. Nuk do të thotë që kjo nuk ka ndikuar në shëndetin tim, të merremi vesh.
Por nëse do të merresha më seriozisht me njerëz kriminelë, duhet ta lësh gazetarinë. Unë kam fituar në raport me ata. Ata kanë humbur.
Unë kam rreth dymbëdhjetë raste që i kam futur në burg. Janë arrestuar, e kanë mbajtur dënimin ose më kanë kërkuar falje dhe e kanë parë që kanë gabuar, sepse nuk mund të shpikësh diçka kur unë kisha tema hulumtuese të mira. Dhe njerëzit që janë të pakënaqur gjejnë lloj-lloj alibish.
Kurrë mos harro, është një porosi e imja: kur shkruan për korrupsion, ryshfet, për krim të organizuar, mos prit që ai ka me të dhënë lule. Ata janë të revoltuar dhe janë njerëz të ndjeshëm. Kini kujdes, mos u dilni përballë. Ditën e parë të botimit të teksteve, gjithmonë gazetarët duhet të kenë kujdes, duhet të ruhen, të mos dalin në vende publike nëse të fyejnë ose të kërcënojnë.
Tash është bërë problem Facebook-u për t’u menaxhuar, por edhe në Facebook kurrë mos u shtyni me ta, kurrë mos u ktheni përgjigje. Le të fyejnë, le të shajnë. Ti, me maturi, me urtësi, me dinjitet duhet ta kalosh këtë problem.
Përndryshe, edhe e shkatërron veten, edhe mbetesh pa e realizuar temën hulumtuese.
Driton Hyseni: Tash, nëse e marrim parasysh, një gazetar hulumtues mund të ketë edhe pasoja individuale. Ndoshta kërcënimet mund të jenë individuale. A mendoni që këtu mund të ketë rol edhe redaksia, ndoshta tërësia e mediave ku punon gazetari? A duhet ta mbrojë, a ka mekanizma mbrojtës?
Prof. Musa Sabedini: Ka mekanizma mbrojtës. Në çdo prokurori është një prokuror që merret veç me gazetarë, por kjo është e pamjaftueshme. Elementi më kryesor për mua është uniteti mes gazetarëve.
Kërcënohet një gazetar, të gjithë gazetarët duhet ta shohin si kërcënim. Është Këshilli i Mediave të Shkruara, është Komisioni i Pavarur për Media që reagojnë nëse është një gazetar profesionist. Kjo është e mirë kur reagojnë, por ka shumë raste që fare nuk reagojnë, pra nuk ka unitet.
Ti kërcënohesh, ai çohet e gjen një portal dhe shkruan kundër teje, e kështu me radhë.
Media dhe as gazetari nuk duhet ta kenë prokurorin si çelës.
Unë kurrë nuk kam dëshirë ta çoj palën në gjykatë. Gjykatën e shoh si mjetin e fundit dhe kurrë nuk kam frikë pse më kërcënon dikush.
Por kur më padit në Këshill ose bën një ankesë në Këshillin e Mediave të Shkruara, atëherë kam nevojë të ndihem keq, kur e di që nuk të kanë paditur lehtë. Edhe pse edhe kjo është çështje diskutabile.
Por është shumë me rëndësi që gazetarët të kenë bashkëpunim mes veti, të jenë unifikues, të jenë solidarë. Kjo neve na shpëton, na jep motiv, na jep frymë të re, na jep energji dhe ne fitojmë. Pra humbin gjithmonë ata që konsiderojnë se e kanë shtetin afër vetes.
Driton Hyseni: A shihni sot që gazetarët kanë unitet mes veti?
Prof. Musa Sabedini: Jo, siç thashë, nuk ka absolutisht. Mund të ketë deri diku, por nuk është siç kam unë dëshirë. Jo të gjitha portalet janë në Këshill, Këshilli është i kufizuar.
Këshilli mund të reagojë, është mirë dhe po them që në çdo rast, nuk ka lidhje, mund të jetë në Han të Elezit ai djali gazetar i ri, ne duhet ta mbrojmë.
Në redaksi, përpara kur kam punuar online, ka qenë Faton Osmani, ai kolegu që vdiq dhe më ka thirrur në Gjilan i pari. Tha: “Unë vij në Gjilan për ty.”
Fatonin e kam pasur redaktor, ai ka qenë për mua si me ma dhënë krejt Gjilanin, sepse ishte një motiv shumë i madh kur më tha redaktori: “Unë vij për ty.” Tha që ti s’ke nevojë të shtyhesh me njerëz e të kërcënohesh.
Edhe kjo është me rëndësi, domethënë redaksia me të mbrojtur, por edhe institucionet, edhe policia duhet të reagojnë, edhe policia duhet të reagojë me kohë, sepse ndonjëherë vonohet.
Driton Hyseni: Po ndalem te kjo pjesë, meqë thamë që mungon uniteti i gazetarëve. A ka faj ndoshta gazetari? A duhet gazetari të fajësojë institucionet publike ose institucionet tjera nëse ato nuk japin fakte ose qasje në dokumente gazetarëve? A duhet t’i fajësojë institucionet gazetari?
Prof. Musa Sabedini: Patjetër, gazetari ka gjithmonë të drejtë, vetëm duhet ta ndjekë në rrugë ligjore. Mos harroni, kjo më shumë është punë teknike, çështja e email-eve.
Unë e kam provuar vetë, u kam shkruar tri deri në katër ministrive email-e, kurrë një përgjigje nuk kam marrë. Pastaj kam filluar me telefona, as telefonat nuk i hapin, sepse nuk ta njohin gazetarin, ikin.
Është me rëndësi që gazetari të jetë insistues, të mos dorëzohet, gjithmonë insistues, sidomos për tema hulumtuese.
Ne e thamë që kemi problem me qeveri, kemi problem me kryetarë komunash, me ministra, kemi problem me njerëz në sistemin e drejtësisë, njerëz që janë të korruptuar.
Ata kanë njerëz, kanë një garniturë aq të thellë sa që ti as ide nuk ke. Është problem me hyrë në mesin e kësaj strukture.
Por gazetari i mirë, gazetari që ka intuitë dhe shije profesionale, ai kurrë nuk dështon. Siç thashë më herët, beso në atë që ke hulumtuar, që e ke verifikuar.
Pra bëj material, grumbullo material, verifiko, verifiko, verifiko, që kur të shkosh të telefonosh, ti të flasësh me fakte, jo të thuash “kam dëgjuar”. Nuk ka nga gazetari “kam dëgjuar”, ajo vdes. Ajo është jo serioze.
Në gazetarinë hulumtuese mjafton t’i thuash: në filan datë ke vjedhur, kjo faturë është rritur, kjo e ka çmimin dhe kaq e ke dëmtuar buxhetin.
Driton Hyseni: Cili mendoni që është opinioni publik ndaj gazetarëve hulumtues, por edhe gazetarëve në përgjithësi?
Prof. Musa Sabedini: Kjo është pyetja ndoshta më e mirë, sepse lidhet me etikë. Fatkeqësisht, shoqëria në Kosovë nuk i do gazetarët, nuk po them e gjithë shoqëria, por i shohin mediat si armiq, i shohin gazetarët si rivalë.
Gazetarët nuk janë rivalë, mediat as të qeverisë, as të institucioneve, as të njerëzve të fushave të ndryshme. Gazetarët janë partnerë të mirë, por gazetaria hulumtuese dallon, nuk e njeh këtë orientim, e anashkalon, është në vete.
Por në përgjithësi, mediat kanë filluar… është ky pushtet i tanishëm që ka instaluar një gjuhë të urrejtjes të rrezikshme në raport me gazetarët. Nuk po them gjithmonë, sepse edhe gazetarët kanë të drejtë, ndonjëherë edhe e teprojnë.
Për shembull, i kam parë mediat si vrapojnë pas Albin Kurtit. Po pse po vrapon, nuk ka nevojë. Ai nuk po thotë asgjë. Injoroje, mos ia vendos mikrofonin përpara. Kjo është për mua gazetari i mirë.
Nuk është gazetari ajo që pret tri orë me mikrofon një kryeministër. Nuk ka rëndësi kush është. Ai të injoron, pse po shkon? Tregoje veten.
Gazetari duhet të ketë ego të shëndoshë, të ketë kredibilitet, ndershmëri, integritet në punë, që kur del një kryeministër, të frikësohet para teje.
Jo 15 gazetarë që ai i bën pesë pare, nuk ju jep përgjigje, ikën dhe e kryen punën e vet, ndërsa ti del keq.
Driton Hyseni: A po mendoni që kanë më tepër përgjegjësi institucionet ndaj këtij opinioni publik?
Prof. Musa Sabedini: Jo, institucionet janë përgjegjëse. Gazetarët kanë raste kur e teprojnë, por institucionet kanë më shumë përgjegjësi. Institucionet duhet ta ndërtojnë një raport të shëndoshë komunikimi.
Driton Hyseni: Sepse, me thënë drejt, po shohim që dalin edhe persona që ndoshta nuk janë gazetarë të mirëfilltë, por më tepër krijojnë show ose mekanizma të tjerë për të tërhequr vëmendjen e publikut.
Sidomos në rrjetet sociale shohim figura të reja që dalin dhe japin opinionin e tyre për tema të caktuara.
Prof. Musa Sabedini: Ato shumë rrallë i përcjell. Këta që dalin me mikrofon, edhe unë i urrej. Ato raste janë të tepruara, por nuk kanë lidhje me gazetarinë, janë pjesë e showbiz-it.
Ne po flasim për institucione. Një zëdhënës i qeverisë, ose zëvendësi i komunës, ose një drejtor duhet të krijojë raporte të shëndosha me media.
Kohëve të fundit, mediat po shihen si armiqësore dhe kjo ndikon edhe në publik. Kot thua unë jam portal serioz institucional kur publiku thotë: ti je portal i krimit, sepse dikush lart e ka thënë.
Kjo nuk më pëlqen. Institucionet duhet të kuptojnë që demokratizimi i tyre në raport me media duhet të jetë parimor. Gazetari është partner i mirë nëse di ta shfrytëzosh, media është partnere e shkëlqyeshme nëse di ta shfrytëzosh.
Pra nuk ka media që del e mirë, thuhet se të gjitha janë të korruptuara, të gjitha janë të Serbisë. Kjo është e tmerrshme, standard shumë i ulët dhe i pavërtetë.
Unë thashë në fillim, mund të ketë media dhe gazetarë që paguhen në forma të ndryshme, por nuk janë shumicë.
Shumica e mediave në Kosovë janë profesionale, janë gazetarë të vjetër, që e dinë çfarë është gazetaria. Ata sulmojnë, por kjo është puna e gazetarit hulumtues.
Driton Hyseni: A mendoni që kjo ka ndodhur ndër vite?
Prof. Musa Sabedini: Jo, ka pasur edhe më herët, por shumë më pak. Për shembull në kohën e Thaçit, Ramushit dhe Isës ka pasur fërkime, por jo në këtë mënyrë masive.
Tani mediat shpesh paragjykohen menjëherë. Nëse nuk shkon fare, ata automatikisht të etiketojnë: je i këtij klani apo atij klani.
Nuk është media e asnjë klani. Unë nuk kam klan, kam portal, jam gazetar profesional, 35 vite i kam bërë, i kam shërbyer qytetarëve dhe interesit publik.
Unë nuk punoj për para në portal, të tjerët mund të punojnë, por unë jo.
Nuk mund të jetoj pa këtë profesion. E kam dashur gjithmonë dhe prapë e dua, pavarësisht disa problemeve shëndetësore, të cilat i kam tejkaluar.
Driton Hyseni: E kemi edhe një pyetje të fundit, që lidhet me profesionin tuaj si profesor. Sa interes kanë të rinjtë për të studiuar gazetari dhe sa janë të aftë studentët t’i përballojnë këto sfida?
Prof. Musa Sabedini: Studentët sot kanë mundësinë ta përzgjedhin këtë profesion, këtë profil ose këtë fushë të medias dhe komunikimit.
UBT-ja ka një ekip të jashtëzakonshëm profesorësh. Unë kam bërë 15 vite aty dhe ka studentë të jashtëzakonshëm.
Çdo student në UBT nuk mbetet pa punë. Ai që është në Media dhe Komunikim bëhet gazetar. Ka studentë të mi që kanë portale, janë gazetarë të mirë, studiues dhe ekspertë të mirë.
Ata po vazhdojnë dhe madje po na kalojnë edhe neve, që tregon fuqinë dhe përvojën që kemi ndërtuar.
Unë do t’i sugjeroja të rinjve ta zgjedhin këtë drejtim, jo vetëm në UBT, por kudo, sepse është një profesion fisnik.
Është profesion që të mban gjithmonë aktiv. Autoriteti krijohet me punë, ndikimi krijohet me angazhim, me djersë.
Nuk ka më mirë se një gazetar të jetë i përpiktë dhe të edukohet mirë.
E kam thënë edhe në promovimin e librit: gjithmonë i pyes studentët në orën e parë çfarë duan – televizion, moderim, media të shkruara apo sport.
Por shumë rrallë dikush thotë gazetari hulumtuese, sepse është e vështirë dhe sfiduese, por jo e papërballueshme.
Një gazetar, pa bërë të paktën pesë ose gjashtë vite aktive, nuk mund të arrijë këtu.
Nuk janë të gjithë Messi. Dikush arrin më shpejt, dikush më ngadalë.
Por është shumë me rëndësi që të rinjtë të mos largohen nga ky profesion, sepse ka vlera të jashtëzakonshme.
Të jesh gazetar është punë e madhe. Je i pavarur, krijon vetë audiencë, hulumton vetë.
Ky profesion kërkon angazhim, nuk është për rehati.
Këshilla ime është: duajeni gazetarinë, të gjitha zhanret e saj.
UBT ka kuadër të jashtëzakonshëm dhe besoj që nuk gabon askush nëse zgjedh Media dhe Komunikim.
Driton Hyseni: Faleminderit shumë profesor. Po e përfundojmë këtë podcast me këto këshilla, duke shpresuar që do të trajtojmë tema të tjera në episodet e ardhshme.
Prof. Musa Sabedini: Faleminderit, Driton. Dua të të jap një falënderim, sepse për ty kam pasur gjithmonë qasje pozitive. Ke qenë student i zoti dhe e ke dashur këtë profesion, dhe po e shoh që e bën me shpirt.
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 22 mars, në vitet nëntëdhjetë
Uji dhe Gjinia” – Shtytës i Zhvillimit të Qëndrueshëm
Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi
Intervistë 100-vjeçare në Forbes: Si i parashikoi Tomas Edison panelet diellore dhe trenat elektrikë
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 21 mars, në vitet nëntëdhjetë
Ndërto një karrierë me ndikim në Shëndetin Publik me mbështetjen e UBT-së
Podcasti me Musa Sabedini: Sfida e mediave përballë perceptimit negativ publik
Popullsia e 15 vendeve të botës (1980-2050)
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 20 mars, në vitet nëntëdhjetë
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
