Kulturë

Middleton feston me foto 40-vjetorin

Shumëçka ka ndryshuar për të që nga martesa në familjen mbretërore.

Published

on

Dukesha e Kembrixhit festoi ditëlindjen e saj të 40-të duke postuar tre fotografi të reja, shkruan BBC.

Portretet magjepsëse, të realizuara nga fotografi i modës Paolo Roversi, e tregojnë atë të veshur nga stilisti Alexander McQueen si dhe vathë që i përkisnin Dianës, Princeshës së Uellsit.

Kate falënderoi njerëzit për urimet e tyre për ditëlindjen dhe fotografin Roversi për “këto tre portrete të veçanta”.

Një ditëlindje e madhe është gjithmonë një justifikim i mirë për nostalgji dhe reflektim dhe shumë mendime për dukeshën.

Shumëçka ka ndryshuar për të që nga martesa në familjen mbretërore, jo vetëm princi, por edhe tre fëmijët e tyre dhe roli i saj si mbretëreshë e ardhshme duke kaluar nga e thjeshta Kate Middleton në një personazh publik.

Asaj iu desh të përballej me streset e veçanta dhe të çuditshme që vijnë me bashkimin me familjen mbretërore.

Pallati Buckingham, Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall ishin ndër ata që i uruan asaj ditëlindjen në rrjetet sociale, duke shpërndarë foto të Kate me mbretëreshën, princin Charles dhe Camillan.

Pasioni i saj për rrobat mbetet i pandryshuar me një dukeshë që i përshtatet në së miri familjes mbretërore.

Kate përveç të gjithave vazhdon të mbrojë privatësinë e fëmijëve të saj princit George, tetë vjeç, princeshës Charlotte gjashtë vjeçe dhe princit Louis tre vjeç.

Në moshën 40-vjeçare, jeta tani është një përzierje mes privates dhe publikes për dukeshën që një ditë do të bëhet mbretëreshë.

Continue Reading

Magazinë

Jeff Bezos nuk plotëson ‘TEKAT’ e Lady Gaga-s, këngëtarja nuk performoi në dasmën e miliarderit

Published

on

Një nga thashethemet më të përhapura ishte se Lady Gaga kishte kërkuar një tarifë prej pesë milionë eurosh…

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore në Venecia të Italisë.

Ndërkohë, mungesa e këngëtares Lady Gaga, në këtë dasmë ka shkaktuar shumë spekulime dhe thashetheme në media. Në fillim, u tha se këngëtarja 39-vjeçare ishte planifikuar të performonte gjatë kësaj ceremonie madhështore.

Kjo ka ngjallur shumë dyshime, duke bërë që mediat dhe fansat të spekulojnë për arsyet e mungesës së saj.

Një nga thashethemet më të përhapura ishte se Lady Gaga kishte kërkuar një tarifë prej pesë milionë eurosh për të performuar në dasmën e Bezos, një shumë që thuhet se themeluesi i Amazon nuk e ka pranuar.

Megjithatë, një burim i afërt me çiftin i ka thënë “Daily Mail”-it se këto spekulime janë të pabaza dhe që mungesa e Lady Gaga nuk ka të bëjë me çështjen e pagesës. Sipas këtij burimi, asnjë ofertë serioze nuk e ka joshur këngëtaren për t’u angazhuar në dasmë.

Continue Reading

Magazinë

Përplasja ligjore Blake Lively – Justin Baldoni – Aktorja kërkon prova nga emra të famshëm

Published

on

Aktorja e famshme, Blake Lively, ka nisur veprime të reja ligjore në betejën e saj kundër aktorit dhe regjisorit, Justin Baldoni.

Blake ka nisur veprime të reja ligjore në betejën e saj kundër aktorit dhe regjisorit Baldoni, të cilin e akuzon për ngacmim seksual dhe hakmarrje.

Të gjitha këto akuza janë hedhur poshtë nga Baldoni. TMZ shkruan se avokatët e Lively-t kanë nisur thirrje zyrtare ndaj tre emrave të njohur në rrjet: Perez Hilton, Candace Owens dhe Andy Signore, për të mbledhur prova për një fushatë të mundshme njollosjeje nga Baldoni.

Candace Owens reagoi, tha se nuk ka marrë asnjë thirrje dhe ironizoi faktin që lajmi u publikua para se të njoftohej. Hilton dhe Signore nuk kanë komentuar. Padia kundërpërgjigje prej 400 milionë dollarësh e Baldonit ndaj Lively dhe bashkëshortit Ryan Reynolds, u hodh poshtë muajin e kaluar nga gjykata.

Çështja vazhdon të përfshijë edhe emra të tjerë të njohur, përfshirë Scooter Braun, Taylor Swift dhe Hugh Jackman, të cilët janë përfshirë përmes thirrjeve ose komunikimeve të përmendura në proces.

Continue Reading

Magazinë

Lauren Sanchez zbulon fustanin e nusërisë që u qep për 900 orë

Published

on

Mes bujës ekstreme që rrethoi dasmën e saj italiane me Jeff Bezos, Sanchez më në fund zbuloi fustanin e saj të shumëpritur të nusërisë.

Ajo zgjodhi miqtë e saj, stilistët italianë Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana të Dolce & Gabbana, për të krijuar fustanin, dhe në vend që të shtynte kufijtë me një siluetë moderne, Sanchez donte një shkëlqim të përjetshëm. Kështu që, ajo iu drejtua të së kaluarës.

Më konkretisht, nusja u rikthye në vitet ’50-të për frymëzim.

Fustani është bazuar në atë që Sophia Loren veshi për t’u martuar me Cary Grantin në filmin e vitit 1958 ”Houseboat” .

Ndërkaq, e gjithë velloja që mund ta shihni në fotografi u realizua për mbi 900 orë punë.

Continue Reading

Kulturë

Shote Galica, Heroina e Popullit dhe simboli i qëndresës shqiptare

Published

on

By

Në fillim të muajit korrik, shënohet 98-vjetori i ndarjes nga jeta e Qerime Galicës, e njohur si Shote Galica, Heroinë e Popullit dhe simbol i qëndresës shqiptare dhe luftës për liri.

Shote Galica luftoi për 12 vjet si pjesëmarrëse në mbi 40 aksione të rëndësishme luftarake, në të cilat humbi 22 anëtarë të familjes. Ajo ishte luftëtare për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serbë, austro-hungarezë, bullgarë e jugosllavë.

Shote Galica lindi në katundin Radishevë të Drenicës. Mori pjesë në kryengritjet kundër osmanëve në vitet 1909-1912 dhe në qëndresën e armatosur kundër serbëve në vitet 1912-1915. Në vjeshtën e vitit 1915, u rreshtua në çetën e kryengritësve të Drenicës përkrah bashkëshortit të saj Azem Galica. Mori pjesë në luftimet e vjeshtës 1918 për çlirimin e Drenicës, Podgorit dhe Pejës. Pas Luftës I Botërore e vazhdoi qëndresën kundër politikës serbomadhe të dhunës e shkombëtarizimit në Kosovë. Në prill-qershor 1919 mori pjesë përkrah Azemit, në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit e të Drenicës. Në vitet 1921-1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut dhe në vitin 1923-1924 të zonës së lirë të Drenicës, në Arbaninë e Vogël.

Në ballafaqimet politike në Shqipërinë e viteve 1921-1924, ishte përkrahëse e opozitës demokratike dhe mbështetëse e qeverisë së Fan Nolit. Në dhjetor 1924 mori pjesë në radhët e luftëtarëve të Bajram Currit duke pritur me armë në kufi forcat e Ceno bej Kryeziut. U rikthye në Kosovë, ku mbajti gjallë në popull frymën e qëndresës antiserbe.

Më 1926, e plagosur dhe e sëmurë, u vendos në Shqipëri, në Shullaz, pranë Milotit dhe më pas në Derven të Fushë-Krujës. Ndonëse në gjendje të vështirë dhe pa burime ekonomike, u kujdes për tre fëmije jetimë të bashkëluftëtareve të vrarë. Ndërroi jetë në Fushë-Krujë, aty ku prehet edhe sot e kësaj dite.

Continue Reading

Të kërkuara