Mary Ann Webster, nënë e katër fëmijëve, ishte në skenë midis garueseve të tjera. Shumë gra, disa të shëndosha, disa me mustaqe dhe disa me shtat të shkurtër, morën pjesë në “Konkursin e gruas më të shëmtuar në botë”, në mënyrë që të merrnin paratë e mëdha të çmimit.
Mary vështroi përreth me nervozizëm. Publiku i cili mbushi sallën, po qeshte me të madhe me gratë në skenë.
Ajo ishte në siklet të madh. Uli kokën, heshti dhe desh të zbresi nga skena. Sapo kishte bërë një hap drejt prapaskenës, iu kujtuan fëmijët e uritur që e prisnin në shtëpi. Paratë që do të merrte nga ky konkurs ishin shumë të rëndësishme për të. Ajo nuk ia dilte dot të mbante fëmijët pasi i kishte vdekur i shoqi.
Pavarësisht thirrjeve dhe të qeshurave, vazhdoi të priste në skenë.
“Gjithçka për fëmijët e mi”, tha me zë të ulët.
Gruaja me mustaqe pranë saj tha: “Nuk e kuptova, mos the diçka?”
“Asgjë”, tha Mary.
Mary mbylli sytë dhe e kujtoi të kaluarën. Para se të sëmurej kishte qenë një grua shumë e bukur. Migrena, dhimbjet e muskujve dhe të kyçeve filluan pasi u martua me Thomas Bevanin. Në moshën 29 vjeçare kishte katër fëmijë. Mjekët nuk mund ta kuptonin se çfarë po ndodhte. Atëherë u kuptua që sëmundja ishte “Akromegalia”. Kjo sëmundje ndryshoi formën e fytyrës së saj, duke e bërë atë të mos njihej më. Fatkeqësisht, kur Mary po luftonte me sëmundjen, një ditë burri i saj vdiq papritmas.
Teksa Mary po mendonte për këto, papritmas dëgjoi duartrokitjet dhe hapi sytë. Po, ajo ishte fituese e konkursit “Gruaja më e shëmtuar në Botë”.
Kur e merr çmimin, lotët ranë nga sytë e saj. Ajo ishte bërë “gruaja më e shëmtuar në botë” për fëmijët e saj. Për shkak të pamjes askush nuk e merrte në punë.
Që nga ajo ditë, nisi të punonte në cirk. Ajo me të cilën njerëzit talleshin dhe qeshnin, ishte nënë e katër fëmijëve. Askush nuk e shikonte nga ky aspekt; askush nuk donte t’ia dinte se ishte nënë. Sepse njerëzit kishin nevojë të argëtoheshin, të lavdëronin veten e tyre duke nënçmuar dhe përbuzur të tjerët.
Nëna e përkushtuar Mary vdiq në moshën 59 vjeçare. Punoi në cirk si “gruaja më e shëmtuar në botë”, derisa vdiq. Shqetësimi i saj i vetëm ishte që fëmijët e saj mos të ishin të varur nga askush.
Në një botë ku gratë me botoks, me grim, qerpikë të rremë e flokë false konsiderohen “të bukura”, natyrisht, gratë si Mary do të konsiderohen gjithmonë “të shëmtuara”.
Por, mos harroni, gruaja më e bukur në botë është nëna.
Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.
Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.
Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.
Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.
Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.
Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.
Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.
Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.
Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/
Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.
Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.
Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.
Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.
Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/
Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.
Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.
Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.
Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.
Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/