Lajmet

Kurti për heqjen e masave: Nuk spekuloj për spekulimet

Published

on

Kryeministri i Kosovës nuk i ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të Bashkimit Evropian, të cilët i kanë quajtur spekulime lajmet se do të hiqen masat e vendosura për Kosovën.

Kreu i ekzekutivit, i pyetur nga gazetarët nëse beson se BE-ja do t’ia heq Kosovës masat, ai tha se nuk dëshiron të spekulojë për spekulimet.

“Nuk mendoj se duhet të spekuloj për spekulimet”, tha shkurt Kurti.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë në fillim të kësaj jave se heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është çështje institucionale e vendeve anëtare dhe jo e dikujt nga jashtë që të përpiqet të spekulojë për përmbajtjen dhe afatet kohore.

“Do të bëhet në kohën që është e duhur për Përfaqësuesin e Lartë dhe shtetet anëtare dhe përmbajtjen do ta shohin dhe diskutojnë fillimisht shtetet anëtare dhe më pas të marrin vendimet e nevojshme. Dhe kur kjo të ketë ndodhur ose kur kjo do të ndodhë, do t’i njoftojmë kolegët tanë në Kosovë se cili është rezultati. Pra nuk ka hapësirë dhe nuk shohim arsye për këto spekulime publike dhe njoftime nga aktorë të ndryshëm”, tha gjatë një konference të hënën zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Lajmet

2156 tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orët e fundit

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 24 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 30 aksidente me dëme materiale. 

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2,156 tiketa trafiku gjatë kësaj periudhe, ndërsa janë arrestuar 13 persona për shkelje të ndryshme ligjore. Nga këta, 9 persona ndodhen në mbajtje.

Autoritetet policore vazhdojnë të apelojnë për kujdes dhe respekt ndaj rregullave të trafikut, me qëllim të sigurimit të një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Sërish raste dhune në familje dhe armë të sekuestruara nga policia

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, janë evidentuar disa raste të dhunës në familje në Prishtinë, Kamenicë dhe Malishevë.

Në Prishtinë, janë arrestuar dy të dyshuara, vjehrra dhe nusja, pas një përleshjeje mes tyre pas një mosmarrëveshjeje. Të dyja janë intervistuar në stacionin policor dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Ndërkohë, në Kamenicë është raportuar një rast i kanosjes ndaj një viktime femër nga bashkëshorti i saj. Gjatë ndërhyrjes në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar dy pistoleta me karikatorë, 250 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe një pushkë gjuetie të kalibrit 8×57 mm. I dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt, sipas vendimit të prokurorit.

Në Malishevë, është arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij. Viktimave u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.

Continue Reading

Lajmet

Vetëvendosje paralajmëron konferencë për media para vazhdimit të seancës konstituive

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje pritet të mbajë sot një konferencë për media në orën 10:00, në hollin pranë zyrës së Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i LV-së, Arlind Manxhuka, ndërsa në konferencë do të flasin Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu.

Nuk janë dhënë detaje lidhur me temat që do të trajtohen, por konferenca mbahet në prag të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila hyn në tentativën e saj të 38-të për konstituim.

Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar për shkak të mospajtimeve ndërmjet partive politike rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duke zgjatur kështu krizën institucionale për më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve.

Continue Reading

Lajmet

FSK sot certifikon rekrutët e rinj

Published

on

By

Sot në Ferizaj zhvillohet ceremonia e certifikimit të gjeneratës 02/2025 të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ngjarja do të mbahet në Sallën e Sporteve “Bill Klinton”, duke filluar nga ora 10:00, dhe do të përfshijë praninë e udhëheqësve të lartë shtetërorë, zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, mysafirëve dhe familjarëve të rekrutëve.

Sipas njoftimit të FSK-së, kjo ceremoni shënon përfundimin e trajnimit bazë për një numër të konsiderueshëm të të rinjve që do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre profesional brenda strukturave të sigurisë së vendit.

Continue Reading

Të kërkuara