Shëndet

Kujdes: Aspirina tek disa njerëz shkakton më shumë dëme se përfitime shëndetësore

Gjakderdhja e brendshme.

Published

on

Terapia me dozë të ulët të aspirinës, është e njohur për disa vite, pasi thuhet se ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek të moshuarit. Por, studimet e fundit kanë zbuluar, që njerëzit në këtë grup që marrin aspirinë çdo ditë, mund të jenë në rrezik për disa probleme të tjera shëndetësore siç është gjakderdhja.

Shoqata Amerikane e Zemrës lëshoi një seri udhëzimesh në mars të vitit 2019 kundër përdorimit të përditshëm të aspirinës tek njerëzit e shëndetshëm, që nuk kanë ndonjë histori të sëmundjeve të zemrës apo goditjeve në tru.

Përdorimi I rregullt I aspirinës me dozë të ulët tek këta persona, që e përdorin këtë bar si masë parandaluese për sëmundje kardiovaskulare mund të shkaktojë dëme mjaft serioze shëndetësore, thuhet në këto udhëzime. Këto keshilla nuk vlejnë për njerëzit, që kanë kaluar një sulm në zemër apo kanë te vendosura stenta në arteriet e tyre koronare.

Gjakderdhja e brendshme

Aspirina ka qenë e njohur që prej kohësh, që shkakton gjakderdhje të brendshme tek disa njerëz. Publikimi I Harvard në nëntor të vitit të kaluar shënon studimin e pare, që vërton se aspirina nuk rekomandohet për parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Studime të tjera pasardhëse gjithashtu vërtetuan teorinë e njëjtë, duke këshilluar për mos përdorim të tyre.

“Studime kanë treguar që njerëzit me diabet por pa sëmundje kardiovaskulare, kishin përfitime por gjithashtu rreziqe. Ata kanë verejtur një ulje prej 1% të rrezikut të sulmit dhe një rritje 1% të rrezikut të gjakderdhjes”. Medicine Daily/

Continue Reading

Shëndet

Arsyet e fshehura të shtimit në peshë edhe kur ushqeheni shëndetshëm

Published

on

Një nga problemet më të përhapura të shëndetit sot është padyshim pesha e tepërt dhe kequshqyerja.

Ky është një fakt që e pranojnë mjekët dhe pacientët, shkaktohet nga ushqimi jo i shëndetshëm. Zgjidhja nis nga një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme, por ekzistojnë disa përjashtime.

Edhe nëse keni një stil jetese të shëndetshëm dhe konsumoni pak ushqim, mund të vini re frymim ose shtim kilogramësh.  Kjo mund të ketë shkaqe të fshehura shëndetësore.

Hormonet dhe shtimi në peshë:

Një nga shkaqet më të zakonshme të shtimit të papritur në peshë janë çrregullimet hormonale. Një hormon kryesor që ndikon është estrogjeni. Tek gratë, nivelet e ulëta të estrogjenit shkaktojnë shtim në peshë, që mund të shfaqet që nga adoleshenca deri në menopauzë.

Estrogjeni ndihmon në rregullimin e metabolizmit dhe peshës trupore, prandaj mungesa e tij mund të shkaktojë akumulim të dhjamit rreth barkut dhe kofshëve. Ky dhjam rreth organeve mund të rrisë rrezikun për sëmundje si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe ishemia.

Pse bie estrogjeni?

Ulja e estrogjenit nuk ndodh vetëm me moshën apo menopauzën. Mund të shkaktohet edhe nga:

Pas lindjes:

Probleme me vezoret

Çrregullime të të ushqyerit, si anoreksia

Si ta mbani estrogjenin në nivele të shëndetshme

Konsumoni fruta të pasura me vitamina, si bananet, luleshtrydhet dhe pjeshkët.

Arrorët janë një alternativë natyrale për rritjen e nivelit të estrogjenit.

Ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Konsultohuni me një mjek specialist, për të monitoruar gjendjen hormonale dhe peshën trupore. Duke ndjekur këto këshilla të thjeshta, mund të ndihmoni trupin të funksionojë në mënyrë optimale dhe të shmangni shtimin e pashëndetshëm në peshë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pijet që ndihmojnë zorrën dhe mëlçinë

Published

on

Zorra dhe mëlçia janë dy nga organet më të rëndësishme për shëndetin e trupit, ato luajnë role kyçe në tretje, detoksifikim dhe metabolizëm.

Kur këto sisteme nuk funksionojnë siç duhet, shpesh shfaqen simptoma si lodhja, fryrja apo problemet me tretjen.

Një mënyrë e thjeshtë, por efektive për t’i mbështetur, është përfshirja e pijeve të shëndetshme në rutinën e përditshme.

Ekspertët theksojnë se asnjë pije nuk është zgjidhje magjike, por në kombinim me një dietë të ekuilibruar dhe hidratim të mjaftueshëm, disa pije mund të kontribuojnë dukshëm në ruajtjen e shëndetit të zorrëve dhe mëlçisë.

1. Kefiri

Një pije e fermentuar e pasur me probiotikë, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e një mikrobiome të shëndetshme të zorrëve. Konsumi i rregullt i tij mund të: nxisë rritjen e baktereve të dobishme, zvogëlojë inflamacionin, përmirësojë tretjen dhe përthithjen e lëndëve ushqyese.

Kefiri ndihmon në prodhimin e acideve yndyrore me zinxhir të shkurtër, që ushqejnë qelizat e zorrëve e forcojnë barrierën mbrojtëse të tyre.

Për këtë arsye, nutricionistët e rekomandojnë pas përdorimit të antibiotikëve, për të ndihmuar në rikthimin e ekuilibrit të florës bakteriale.

2. Uji i ngrohtë me limon

Një nga mënyrat më të lehta për të mbështetur tretjen dhe funksionin e mëlçisë është pirja e ujit të ngrohtë me limon në mëngjes.
Limonët përmbajnë përbërës që: stimulojnë prodhimin e tëmthit, duke ndihmuar tretjen e yndyrnave, ndihmojnë në pastrimin natyral të trupit nga toksinat, furnizojnë trupin me vitaminë C, e cila mbron qelizat e mëlçisë nga stresi oksidativ.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se kjo pije nuk duhet parë si “mrekulli detoksifikuese”, por si zakon që mbështet proceset natyrore të trupit dhe ndihmon në tretjen më të mirë gjatë ditës.

3. Kafeja (në sasi të moderuar)

Edhe pse njihet si pije që rrit energjinë, kafeja mund të ketë efekte mbrojtëse në mëlçi, nëse konsumohet me masë.

Studimet kanë treguar se kafeja mund të: ulë rrezikun e sëmundjeve kronike të mëlçisë, si fibroza dhe cirroza, stimulojë sekretimin e tëmthit, ndihmojë në metabolizimin e yndyrnave.

Kafeja të pihet e zezë, pa sheqer apo aditivë të tjerë, dhe të kufizohet sasia ditore për të shmangur efektet negative të kafeinës.

Një kombinim i ekuilibruar i pijeve të fermentuara, natyrale dhe të pasura me antioksidantë mbështet funksionin e zorrëve dhe të mëlçisë.

Çelësi qëndron në moderim e qëndrueshmëri, jo në zgjidhje të shpejta. Duke përfshirë pije si kefiri, uji me limon dhe kafeja në mënyrë të kontrolluar, mund të përmirësoni ndjeshëm shëndetin e tretjes dhe energjinë e përgjithshme të trupit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kafeja me kanellë – Pija e përditshme që forcon trupin dhe trurin

Published

on

Një gastroenterolog i trajnuar në Harvard, Dr. Saurabh Sethi, ka zbuluar një sekret të thjeshtë, por efikas për përmirësimin e shëndetit: shtimi i pak kanelle në kafe.

Sipas tij, ky zakon i vogël sjellë përfitime të mëdha për trupin e trurin. Kanella është e pasur me antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe në luftimin e stresit oksidativ një nga faktorët që lidhen me sëmundjet si problemet kardiovaskulare, kanceri dhe Alzheimeri.

Dr. Sethi shpjegon se stresi oksidativ shkaktohet nga radikalet e lira, molekula të dëmshme që dëmtojnë qelizat, ndërsa kanella ndihmon në neutralizimin e tyre. Ai shton se për një efekt më të plotë, mund të shtohet edhe vaj MCT – një lloj vaji i përftuar nga kokosi, që është burim i menjëhershëm energjie, përmirëson funksionin e trurit dhe rrit vitalitetin.

Edhe vetë kafeja njihet për vlerat e saj të shumta shëndetësore:

përmirëson fokusin dhe funksionin mendor,

rrit performancën fizike,

është një burim i pasur antioksidantësh,

ndihmon në metabolizëm dhe

ndikon pozitivisht në humor.

Sipas Dr. Sethi, kombinimi i kafesë me kanellë mund ta shndërrojë këtë pije të përditshme në një mjet të fuqishëm për mirëqenie.

Në ditët e ftohta të vjeshtës, një filxhan kafe me aromë kanelle nuk është vetëm një kënaqësi – por edhe një mënyrë e thjeshtë për të forcuar trupin dhe qetësuar mendjen. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

Profesoresha e UBT-së, Dr. Blertë Zylfiu – Latifi publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare Journal of Stomatology

Published

on

Profesoresha e Fakultetit të Stomatologjisë në UBT, Dr. Blertë Zylfiu – Latifi, ka publikuar punimin shkencor me titull “Kosovar Dentists’ Knowledge on Oral Cancer” në revistën ndërkombëtare Journal of Stomatology (Poloni). Artikulli është botuar në vëllimin 78, numrin 3 të vitit 2025 dhe është i qasshëm në format Open Access përmes DOI.

Ky studim ka për qëllim të vlerësojë nivelin e njohurive të dentistëve kosovarë për kancerin oral, duke u fokusuar në njohuritë diagnostike, faktorët e rrezikut dhe aftësitë për identifikimin e lezioneve të hershme. Hulumtimi është zhvilluar me 147 dentistë të përfshirë në programet e specializimit në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK), dhe ka arritur një përgjigje prej 93.19% nga pjesëmarrësit.

Rezultatet tregojnë se dentistët specializantë në Kosovë kanë një nivel mesatarisht të kënaqshëm të njohurive mbi diagnostikimin e kancerit oral, ndërsa vërehet nevoja për arsimim të vazhdueshëm dhe trajnime profesionale në këtë fushë. Studimi thekson rëndësinë e edukimit të dentistëve në parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit oral, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar kujdesin shëndetësor oral në vend.

Punimi është realizuar në bashkëpunim me Dr. Olsa Alku – Latifi, ndërsa është miratuar nga Oda e Stomatologëve të Kosovës (Ref. Nr. 12, 25.05.2021) në përputhje me Deklaratën e Helsinkit.

Ky publikim përbën një tjetër arritje të rëndësishme për UBT-në, duke dëshmuar angazhimin e stafit akademik në kërkimet shkencore me ndikim ndërkombëtar dhe në përmirësimin e praktikave klinike në stomatologji.

Continue Reading

Të kërkuara