Lajmet

Kryetari i Prishtinës mirëpret Vasfije Krasniqin në Odën e Kryeqytetit

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në “Odën e Kryeqytetit” Vasfije Krasniqin, të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila është bërë zëri i shumë grave që kanë përjetuar të njëjtën dhimbje.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se prania e saj është kujtesë e gjallë se pa zbardhjen e të vërtetës dhe pa drejtësi, plagët e luftës nuk mund të shërohen.

“Mirëprita në Odën e Kryeqytetit Vasfije Krasniqin, një grua që është bërë simbol i forcës dhe guximit. Si një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, ajo ka ngritur zërin për shumë të tjera që ende presin drejtësi. Prezenca e saj na rikujton se plagët e luftës nuk shërohen pa të vërtetën dhe pa drejtësinë,” shkroi Rama.

Ai theksoi se historia dhe qëndresa e Vasfijes janë frymëzim për të mos harruar të kaluarën, por edhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë.

“Me historinë dhe qëndresën e saj, Vasfije na fton të mos harrojmë, por të kujtojmë, jo vetëm për të kaluarën, por për të ardhmen që ndërtojmë bashkë. Drejtësia dhe njohja e këtyre krimeve janë detyrë e përhershme e njerëzimit,” përfundoi Rama.

Lajmet

Prokuroria Speciale pas akuzave të Osmanit : Asnjë gazetar nuk është nën hetim

Published

on

By

Pas deklaratave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila akuzoi disa gazetarë për lidhje me Milan Radoiçiqin dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme, Prokuroria Speciale e Kosovës ka deklaruar se asnjë gazetar nuk është nën hetim.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Arbnora Luta, ka deklaruar se nuk ka asnjë rast të hapur që përfshihen gazetarët.

Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, ju njoftojmë se asnjë gazetar nuk është nën hetim nga Prokuroria Speciale dhe nuk ka asnjë rast të hapur që përfshin gazetarët. Prokuroria Speciale vazhdon të veprojë në përputhje të plotë me ligjin, duke ruajtur pavarësinë, paanshmërinë dhe profesionalizmin në çdo rast”, ka deklaruar Luta.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme në një konferencë për medie deklaroi se “kur hetohen Radojiçiqat dalin bashkëpunëtorët e tyre”, duke aluduar në gazetarë. Ajo tha se gjatë hetimeve kanë dalë shumë prova, duke shtuar se “ata e dinë kush janë, e kanë mizën pas veshi”.

Para gazetarëve e para e vendit foli për arrestimin e djeshëm të një kameramanit, i cili sipas saj xhiroi në një zonë ku nuk pati autorizim./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Shqipëria i dyshuari për grabitjen në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është ekstraduar nga Shqipëria një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast grabitjeje të ndodhur më 22 korrik 2022, në rrugën “Nazim Pulaj” në Prizren.

Sipas njoftimit, pas ekstradimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më 11.09.2025 është ekstraduar nga Shqipëria i dyshuari shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast grabitje të ndodhur më 22.07.2022. I njëjti pas intervistimit në prezencë të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Ushtarët e Shqipërisë, pjesë e KFOR-it, nisen për në Kosovë

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka nisur mëngjesin e së premtes me disa foto të ushtarëve shqiptarë në misionin e KFOR-it, teksa rrugën e kishin nisur për Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Vengu thotë se djemtë dhe vajzat e Shqipërisë që janë pjesë e KFOR-it, çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat në shërbim të paqes dhe sigurisë.

Mirëmëngjes nga Kosova me djemtë dhe vajzat tona në misionin e KFOR ku çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat tona në shërbim të paqes dhe sigurisë”, ka shkruar ai./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 2000 gjoba brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2233 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 41 aksidente trafiku me dëme materiale, 24 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona, 14 janë dërguar në mbajtje, kurse një person është në vuajtje të dënimit./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara