Botë

Kremlini mohon se ka kërkuar që NATO-ja të tërheqë trupat nga krahu lindor

Published

on

Kremlini ka mohuar raportimet se zyrtarët rusë i kanë kërkuar Shteteve të Bashkuara të kërkojnë tërheqjen e trupave të NATO-s nga shtetet afër apo në kufi me Rusinë.

Këto deklarata, të bëra nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, vijnë pasi një këshilltar i lartë presidencial rumun dukej se tha që zyrtarët rusë kishin bërë këtë kërkesë gjatë bisedimeve të nivelit të lartë në Riad midis delegacioneve nga Moska dhe Uashingtoni.

Zyrtari rumun, Cristian Diaconescu, i cili foli për një televizion në Rumani, më pas u tërhoq nga deklaratat e tij, duke qartësuar se një kërkesë e tillë ishte bërë në të kaluarën, më 2021, pra para nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Rusia për vite me radhë ka shprehur zemërim, publikisht dhe privatisht, lidhur me praninë e trupave të NATO-s në shtete sikurse tre shtetet e Baltikut dhe në Poloni. Gjithashtu është ankuar lidhur me sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s në Poloni dhe Rumani. Zgjerimi i NATO-s nga lindja – fillimisht më 1997 dhe më pas dy runde zgjerimesh më 2000 – nga shumë në Kremlin është parë si akt armiqësor dhe kjo pjesërisht është përdorur si pretekst për pushtimin e Ukrainës.

Me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, që po sinjalizon për një qasje të re radikale ndaj raporteve evropiane – ai ka përsëritur ankesat se anëtarët e NATO-s nuk po shpenzojnë para të mjaftueshme në aleancë – është ndezur alarmi në Evropë se Shtëpia e Bardhë e Trumpit mund të pranojë kërkesat ruse.

Më herët gjatë këtij muaji, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tronditën aleancën 32-anëtarëshe kur ai haptazi përjashtoi anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe përjashtoi mundësinë e bashkimit të trupave amerikane në ndonjë përpjekje paqeruajtëse në Ukrainë. Ai po ashtu tha se NATO nuk do t’i dalë në ndihmë asnjë shteti evropian, nëse përfshihen në atë përpjekje dhe nëse do të sulmoheshin nga Rusia.

Duke folur në një intervistë për Antena 3 CNN më 19 shkurt, dy ditë pasi delegacionet e SHBA-së dhe Rusisë u takuan në Riad, Diaconescu dukej se sugjeroi se Moska kishte paraqitur një kërkesë të re për tërheqjen e NATO-s.

Pritjet e tyre [të rusëve] janë që, në një pikë, SHBA-ja do të bënte që partnerët evropianë brenda NATO-s të tërhiqen nga garancitë e sigurisë së NATO-s të vitit 1997”, tha ai.

Në deklarimet pasuese për mediat rumune, Diasconescu u tërhoq nga kjo deklaratë duke thënë se po iu referohej kërkesave paraprake. Amerikanët dhe evropianët nuk pranojnë kërkesat ruse, tha ai, “as atëherë e as tani”.

I pyetur specifikisht nga gazetarët lidhur me deklaratat rumune, Peskov mohoi këtë vlerësim më 21 shkurt.

Jo, nuk është e vërtetë, nuk përkon me realitetin”, tha ai. “Qëndrimi ynë është që avancimi i infrastrukturës ushtarake drejt kufijve tanë është shqetësues për ne. Këtë qëndrim e dinë të gjithë, nuk është sekret”.

Presidenti i Polonisë, shteti i të cilit ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të Ukrainës dhe që ka rritur dislokimin e trupave të NATO-s përgjatë krahut lindor të aleancës, tha më 18 shkurt se ka pranuar garanci nga SHBA-ja se nuk do të ketë reduktim të trupave amerikane.

Nuk ka asnjë shqetësim që SHBA-ja do të reduktojë nivelin e pranisë në shtetin tonë, që SHBA-ja në çfarëdo mënyre do të tërhiqet nga përgjegjësitë apo bashkëpërgjegjësitë për sigurinë e kësaj pjese të Evropës”, tha Andrzej Duda për gazetarët në Varshavë pasi u takua me emisarin e posaçëm të Trumpit, Keith Kellogg.

NATO përforcoi forcat e saj lindore pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, duke kërkuar që të qetësojë anëtarët – veçmas ata që ranë nën kontrollin sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Në total, janë tetë grupe luftarake të NATO-s – “një prani e zgjeruar” – të dislokuara në lindje të Evropës dhe në tre shtete Baltike, me afër 30.000 trupa, sipas të dhënave të fundit të aleancës.

Objektivat e Putinit mbesin të njëjtë: të nënshtrojë Ukrainën dhe gjithashtu të përçajë Evropën dhe SHBA-në”, tha për Shërbimin rumun të Radios Evropa e Lirë, Oana Lungescu, ish-zëdhënëse e NATO-s. “Pra, pikërisht për këtë ka më pak arsye për të spekuluar apo për panik, por për të parë se cilat janë interesat e Evropës, dhe padyshim, cilat janë interesat e Rumanisë”.

Aktualitet

Irani sulmon bazat ushtarake amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt

Published

on

By

Garda Revolucionare e Iranit ka njoftuar se ka shënjestruar me raketa dhe dronë bazat ushtarake amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt të mërkurën. Ky operacion erdhi si kundërpërgjigje ndaj një vale sulmesh paraprake të ndërmarra nga SHBA-të, të cilat u nisën pasi Irani sulmoi tri cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit, duke shkelur kështu armëpushimin e vendosur.

Sipas mediave të huaja, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike kreu një sulm të përbashkët ndaj bazës kryesore ushtarake amerikane në Bandar Salman (Distrikti i Pestë Detar i Bahrejnit) dhe Bazës Ajrore “Ali Al Salem” në Kuvajt. Gjatë këtij aksioni, forcat iraniane pretendojnë se kanë rrëzuar edhe një dron amerikan të tipit MQ-9 që po përpiqej të ndërhynte. Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të dyja shtetet pritëse, ndërsa ushtria kuvajtiane konfirmoi se mbrojtja e saj ajrore u angazhua për të zmbrapsur sulmet “armiqësore”.

Para këtij eskalimi, Uashingtoni zyrtar kishte ashpërsuar masat ndaj Teheranit duke nisur goditje ushtarake dhe duke revokuar licencën që i lejonte Iranit shitjen e naftës. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) sqaroi se operacioni amerikan kishte për qëllim t’i impononte një kosto të lartë Iranit për sulmet ndaj anijeve, duke konfirmuar se mes objektivave të goditura ishin më shumë se 60 anije të vogla të Gardës Revolucionare. CENTCOM e cilësoi aksionin iranian si një agresion të pajustifikuar dhe shkelje të rrezikshme që minon lirinë e lundrimit. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Alarm nga OBSH: Europa rrezikohet nga javë edhe më vdekjeprurëse si pasojë e valës së re të të nxehtit ekstrem

Published

on

By

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një paralajmërim emergjent se Europa mund të përballet me javë akoma më vdekjeprurëse gjatë kësaj vere.

Sipas një raportimi të agjencisë së lajmeve Reuters të martën, një tjetër valë e të nxehtit intensiv tashmë po formohet mbi Oqeanin Atlantik dhe pritet të godasë kontinentin, ku temperaturat në Portugali dhe në Spanjën jugore parashihet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius në ditët e ardhshme.

Përballë këtij rreziku, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën, Hans Kluge, ka zhvilluar një takim emergjent me përfaqësues nga 41 vende të rajonit, Komisionin Europian dhe grupet e shoqërisë civile për të diskutuar mësimet e nxjerra nga vala e kaluar dhe përgatitjet për këtë të radhës. Kluge bëri të ditur se vendet që posedojnë plane shëndetësore veprimi reaguan dukshëm më shpejt dhe arritën ta mbrojnë më mirë popullsinë e tyre gjatë valës së nxehtësisë së qershorit. Megjithatë, shqetësues mbetet fakti se më pak se gjysma e shteteve anëtare europiane të OBSH-së kanë plane të tilla në dispozicion.

Ekspertët dhe shkencëtarët kanë konfirmuar se vala e nxehtësisë e regjistruar midis 20 dhe 28 qershorit, ku temperaturat shkuan në 40 gradë Celsius në disa pjesë të Europës, ishte më e rënda e dokumentuar ndonjëherë dhe erdhi pothuajse me siguri të plotë si pasojë e ndryshimeve klimatike. Ky mot ekstrem shkaktoi reduktime të rrymës, dëmtoi infrastrukturën dhe mbingarkoi sistemet shëndetësore, duke lënë pas vetes të paktën 3.700 vdekje të lidhura me motin vetëm në Francë, Holandë dhe Belgjikë, shifra këto që mbeten paraprake dhe mund të rriten.

Drejtuesi i OBSH-së tërhoqi vëmendjen se kategoritë më të ndjeshme, si banorët e qendrave të kujdesit, të pastrehët dhe të moshuarit e izoluar, ende nuk po marrin kujdesin e duhur në vazhdimësi në mbarë Europën. Sipas tij, puna tani duhet të përqendrohet urgjentisht në dy fronte: rregullimi i asaj që dështoi javët e kaluara përpara se të godasë vala e re, si dhe ndërtimi i sistemeve shëndetësore që janë plotësisht të gatshme t’i përgjigjen nxehtësisë ekstreme. /Reuters/ /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

NATO do të investojë 40 miliardë dollarë në mbrojtjen kundër dronëve

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka njoftuar se vendet anëtare të aleancës do të investojnë më shumë se 40 miliardë dollarë në zhvillimin e kapaciteteve kundër dronëve gjatë pesë viteve të ardhshme.

Deklarata e Ruttes u bë në Forumin e Industrisë së Mbrojtjes të NATO-s në Ankara, ku ai prezantoi disa nga prioritetet e reja të aleancës në fushën e sigurisë.

Investimi vjen në një kohë kur lufta me dronë është shndërruar në një nga elementët kryesorë të konfliktit në Ukrainë. Rusia dhe Ukraina po përdorin qindra dronë çdo ditë në sulme ndaj njëra-tjetrës.

Forca Ajrore e Ukrainës ka bërë të ditur se 351 dronë rusë u drejtuan ndaj territorit ukrainas të dielën në mbrëmje, ndërsa zyrtarët rusë raportuan se më shumë se 430 dronë ukrainas u lëshuan drejt rajonit të Moskës gjatë natës.

Ndërkohë, vendet e NATO-s janë përballur edhe me raste të ndërhyrjeve të dronëve rusë në hapësirën e tyre ajrore gjatë luftës.

Muajin e kaluar, avionë luftarakë nga misioni i policimit ajror të NATO-s në Baltik rrëzuan një dron mbi Letoni, i cili sipas aleancës ishte rezultat i luftës elektronike ruse./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shpërthime në Damask, Macron i sigurt gjatë vizitës në Siri

Published

on

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është i sigurt pas raportimeve për shpërthime në qendër të Damaskut të martën në mëngjes, ka njoftuar Pallati Elysee.

Macron ndodhet në kryeqytetin sirian për një takim me homologun e tij sirian, Ahmed al-Sharaa, në pallatin presidencial. Sipas një burimi të sigurisë për BBC, shpërthimet janë shkaktuar nga dy mjete shpërthyese, ndërsa disa persona kanë mbetur të plagosur.

Pallati Elysee ka bërë të ditur se vizita e Macronit në Siri po vazhdon sipas planit. Pas përfundimit të saj, presidenti francez pritet të udhëtojë drejt Turqisë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Pas shpërthimeve, në rrjetet sociale janë publikuar pamje të tymit dhe flakëve që ngriheshin nga një automjet pranë një hoteli në kryeqytetin sirian.

Televizioni shtetëror sirian raportoi se, në kohën kur u publikuan lajmet për shpërthimet, presidenti sirian Ahmed al-Sharaa kishte pritur Macronin në pallatin presidencial.

Ekipi i BBC-së, duke analizuar pamjet e publikuara, ka vlerësuar se shpërthimet ndodhën rreth 125 metra larg hotelit “Four Seasons”, në trotuarin e rrugës Shoukry al-Quowatly, një nga akset kryesore të Damaskut.

Sipas zyrtarëve francezë, Macron nuk ka dëgjuar asnjë shpërthim gjatë rrugës për në takimin me presidentin sirian./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara