Sport

Kosova gati për Kampionatin Botëror të Boksit

Published

on

Kampi përgatitor i Kombëtares së Kosovës në boks është drejt përfundimit dhe përfaqësuesja është gati për sfidën e radhës, Kampionatin Botëror që zhvillohet nga 4 deri më 14 shtator 2025 në Liverpool.

Në përbërjen e ekspeditës së Kosovës do të jenë boksierja Donjeta Sadiku (60 kg), boksierët Bashkim Bajoku (55 kg), Loris Idrizi (65 kg) dhe Shpetim Bajoku (70 kg).

Përfaqësuesen e Kosovës do ta udhëheqin përzgjedhësit Faton Xhakli dhe Marjola Sallauka, ndërsa pjesë e delegacionit do të jetë edhe sekretari i përgjithshëm Latif Demolli.

Ekipi i Kosovës udhëton më 2 shtator drejt Liverpoolit, aty ku do të masë forcat me boksierët më të mirë të botës.

Aktualitet

​Nisin punimet në stadiumin e Suharekës, Kurti: Përfundon brenda 750 ditësh

Published

on

Në Suharekë kanë nisur punimet për ndërtimin e stadiumit të këtij qytetit i cili do t’i ketë mbi 6 mijë ulëse dhe do të kushtojë 11 milionë euro.

Në vënien e gurthemelit,kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se ky stadium pritet të përfundojë brenda 750 ditësh dhe do të jetë i kategorisë D sipas standarteve të UEFA-s.

“Jemi bashkë në Suharekë për vënien e gurthemelit të stadiumit i cili është i kategorisë D sipas UEFA-s, do të ketë më shumë se 6 mijë e 500 ulëse, një lajm i jashtëzakonshëm për Suharekën dhe futbollin e sportin e Kosovës. Morëm vesh që për 750 ditë do të kryhen të gjitha punimet e nevojshme në mënyrë që ashtu siç duket në projekt, të duket edhe në realitet. Ne me këtë stadium i cili e ka vlerën e gjithmbarshme të investimit rreth 11 milionë euro, lajmë një pjesë të borxhit shtetëror për këtë ekip të jashtëzakonshëm që padyshim se po frymëzon që sa më shumë të rinj e të reja të merren me sport”, theksoi Kurti.

Ndërsa, ministri në detyrë i Minsitrisë së Sportit, Hajrulla Çeku, deklaroi se ky është një investim shumë i rëndësishëm për qytetin e Suharekës, derisa shtoi se investime të tilla janë pjesë e një programi shumë më të madh të Qeverisë së Kosvës për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.

“Ky investim është pjesë e një programi shumë më të madh të Qeverisë së Kosovës, jo vetëm i ministrisë, buxheti për infrastrukturën e futbollit ka kërkuar zotim të veçantë dhe kryeministrit sepse e ka kuotuar rëndësinë që e ka futbollit për shtetin tonë. Jemi duke investuar në shumë qytete të Kosovës, disa stadiume tashmë në realizim, disa përfundojnë shumë shpejtë, të tjerat nisin ndërkohë. Jam shumë i lumtur që Suharekës po ia nisim këtë investim shumë të rëndësishëm bashkë me fushën ndihmëse që tashmë është në përfundim e sipër”, deklaroi Çeku.

I lumtur me këtë projekt u shpreh edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili tha se ky qytet e meriton të ketë kushte shumë më të mira infrastrukturorë në sport.

Në këtë stadium pritet që ndeshjet t’i zhvillojnë skuadra e Ballkani, ajo e Suharekës por edhe klube të tjera të kësaj komunës.

/S.K/KP

Continue Reading

Lajmet

​Zyrtare: Donnarumma transferohet te Manchester City

Published

on

Manchester City e ka konfirmuar transferimin e Gianluigi Donnarumma nga Paris Saint-Germain. Portieri italian 26-vjeçar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, që e mban në “Etihad” deri në verën e vitit 2030.

Donnarumma, i njohur si një nga portierët më të mirë në botë, ka pasur një karrierë të pasur deri më tani.

Ai debutoi si 16-vjeçar me Milanin, ku zhvilloi mbi 250 ndeshje dhe fitoi Superkupën e Italisë më 2016. Në vitin 2021 kaloi te PSG, ku kontribuoi në fitimin e katër titujve të Ligue 1, dy Kupave të Francës, disa Superkupave, si dhe triumfin historik në Ligën e Kampionëve këtë vit kundër Interit.

Në nivel kombëtar, momenti i tij më i madh mbetet EURO 2020, ku me pritjet e tij në penallti i solli Italisë trofeun dhe u shpall Lojtari i Turneut.

“Është një nder i madh të nënshkruaj për Cityn dhe të luaj nën drejtimin e Pep Guardiolës. Do të jap gjithçka për suksesin e klubit”,u shpreh Donnarumma.

Drejtori i futbollit, Hugo Viana, e cilësoi afrimin e italianit si një përforcim të madh për skuadrën dhe një nga portierët më të mirë në botë.

/S.K/KP

Continue Reading

Lajmet

Ederson zyrtarisht portier te Fenerbahçe

Published

on

Portieri brazilian, Ederson pas 8 vitesh në Etihad (2017–2025), mbrëmë udhëtoi në Stamboll për të kompletuar kalimin nga Manchester City te Fenerbahçe.

Ederson ka nënshkruar kontratë 3+1 vjeçare nga ku do te fitojë 11 milionë euro në vit.

Nga mediat turke u raportua që Feneri pagoi 12 milionë euro për kartonin e gardianit 32 vjeçar.

Ederson qëndroi për 8 sezone te City duke regjistruar 372 paraqitje ku bien në sy edhe 7 asistime teksa ka fituar Premier Ligën 6 herë dhe 1 Champions League.

/S.K/EO/Liverpool.com/

Continue Reading

Lajmet

Për edicionin e ri të basketbollit shorti hidhet më 12 shtator

Published

on

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar se shorti për edicionin e ri të garave do të tërhiqet më 12 shtator në zyrat e saj.

Sipas njoftimit, fillimisht nga ora 11:00 do të hidhet shorti për Superligën e Femrave, ndërsa një orë më vonë, nga ora 12:00, do të tërhiqet shorti për ProCredit Superligën.

Me hedhjen e shortit do të përcaktohen çiftet e para të kampionatit të ri, i cili pritet të sjellë edhe këtë sezon përballje interesante dhe rivalitet të lartë në parket.

/S.K/KP/FBK

Continue Reading

Të kërkuara