Sport

Senne Lammens portieri më i ri i Manchester United

Published

on

Manchester United ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me portierin e Royal Antwerp, Senne Lammens. 

Një tarifë prej 21 milionë eurosh, plus bonuse, është rënë dakord mes dy klubeve, pa përfshirë klauzolë për përqindje në rishitje.

Lammens është duke udhëtuar drejt Manchesterit, ndërsa ka arritur marrëveshje për kushtet personale të një kontrate pesëvjeçare, teksa të gjitha palët po punojnë për të finalizuar marrëveshjen para afatit të transferimeve.

Manchester United nuk kishte planifikuar të transferonte një portier, përveç nëse Andre Onana do shitej. Ky plan ndryshoi pas humbjes në javën e parë të Ligën Premier ndaj Arsenalit.  Onana mungoi në humbjen 1-0 ndaj Arsenalit, me Altay Bayindir që mori vendin e titullarit.

Portieri turk gaboi te goli i vetëm i ndeshjes, duke mos arritur të ndalojë një rivënie këndore që i dha mundësinë Riccardo Calafiorit të shënojë.  Edhe Aston Villa po e konsideronte transferimin e Lammens, përkrah Diogo Costas së Portos, në rast të largimit të Emiliano Martinez, i cili ishte gjithashtu në shënjestrën e United.

Lammens iu bashkua Antwerp nga Club Brugge në korrik të vitit 2023 dhe u bë portieri titullar i skuadrës, duke regjistruar 44 paraqitje, ndërsa Antëerp siguroi kualifikimin në Ligën e Konferencës.

Sport

Myrto Uzuni shkëlqen me “hat-trick” për Austinin në Leagues Cup

Published

on

By

Myrto Uzuni ka zhvilluar një paraqitje fantastike me Austin FC në Leagues Cup, duke shënuar tre gola në fitoren bindëse 3:0 ndaj skuadrës meksikane Puebla.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ishte protagonisti kryesor i ndeshjes së zhvilluar në orët e para të së hënës, duke realizuar një “hat-trick” për t’i dhënë skuadrës amerikane një fitore të rëndësishme.

Uzuni e zhbllokoi ndeshjen me një goditje dënimi, ndërsa golin e dytë e realizoi pas një aksioni të rrjedhshëm të ekipit. Për të kompletuar paraqitjen e tij fantastike, shqiptari shënoi edhe golin e tretë me një volej spektakolar.

Pas ndeshjes, Uzuni u shpreh i lumtur për realizimin e parë të tre golave me fanellën e Austinit.

“Jam shumë i lumtur për ‘hat-trickun’ e parë me Austin. I falënderoj shumë tifozët”, deklaroi Uzuni.

Sulmuesi shqiptar vazhdoi festën edhe pas përfundimit të ndeshjes, duke iu bashkuar tifozëve dhe duke udhëhequr festën me daulle në tribunat e stadiumit.

Leagues Cup është një garë ku përballen klubet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës.

D.L

Continue Reading

Sport

Real Madridi interesohet për Zubimendin, Arsenali kërkon 90 milionë euro

Published

on

By

Real Madridi ka kthyer vëmendjen nga Martin Zubimendi, të cilin e sheh si një alternativë për përforcimin e mesfushës, pasi nuk ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri.

Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, gjiganti spanjoll po shqyrton mundësinë e transferimit të Zubimendit, i cili pas vetëm një sezoni te Arsenali është shndërruar në një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta.

Megjithatë, një transferim i mundshëm nuk do të jetë i lehtë. Arsenali nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e mesfushorit spanjoll për më pak se 90 milionë euro, duke vendosur një çmim të lartë për një prej pjesëtarëve kryesorë të repartit të mesfushës.

Zubimendi iu bashkua Arsenalit nga Real Sociedad dhe ka arritur të përshtatet shpejt me futbollin anglez. Para tij, Real Madridi kishte tentuar të afronte Rodrin si një prej objektivave kryesorë për mesfushën, por interesimi për fituesin e Topit të Artë nuk është konkretizuar.

Në rast se transferimi te Real Madridi realizohet, Zubimendi do të rikthehej në La Liga pas vetëm një sezoni në Premier League, këtë herë për të veshur fanellën e një prej klubeve më të mëdha në Evropë.

Për momentin, Arsenali mbetet i vendosur në kërkesën prej 90 milionë eurosh, ndërsa tash i takon Real Madridit të vendosë nëse është i gatshëm të bëjë investimin për transferimin e mesfushorit spanjoll.

D.L

Continue Reading

Sport

KFF Mitrovica shkruan histori, siguron kualifikimin në UEFA Women’s Europa Cup

Published

on

By

KFF Mitrovica ka arritur një sukses të madh në arenën evropiane, duke siguruar kualifikimin në UEFA Women’s Europa Cup pas fitores 2:1 ndaj Ferencvárosit.

Skuadra mitrovicase zhvilloi një ndeshje të fortë, ndërsa protagonistja kryesore ishte Aurora Mulliqi, e cila me dy golat e saj në minutat 76 dhe 81 i dha Mitrovicës një përmbysje të madhe dhe një fitore historike.

Ky rezultat përbën një tjetër kapitull të rëndësishëm për KFF Mitrovicën dhe një arritje të veçantë për futbollin e femrave në Kosovë, duke siguruar vazhdimin e garimit në skenën evropiane.

Për këtë sukses, meritat shkojnë për futbollistet, stafin teknik të udhëhequr nga Shpëtim Idrizi, drejtuesit e klubit dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë rrugëtim.

Federata e Futbollit e Kosovës ka uruar KFF Mitrovicën për këtë sukses, duke i dëshiruar klubit shumë fat dhe suksese në vazhdim të aventurës evropiane.

D.L

Continue Reading

Sport

Përmbyllet grumbullimi treditor i Kosovës U17

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave ka përmbyllur sot grumbullimin treditor, i cili u zhvillua në kuadër të përgatitjeve dhe seleksionimit të ekipit për ndeshjet kualifikuese të muajit shtator.

Kosova është pjesë e një grupi me Azerbajxhanin, Irlandën dhe Shqipërinë, me këtë të fundit që do të jetë nikoqire e mini-turneut kualifikues.

Gjatë tri ditëve të grumbullimit, futbollistet e reja dardane shfaqën përkushtim, disiplinë dhe angazhim maksimal në seancat stërvitore. Stafi teknik, i udhëhequr nga përzgjedhësja Sanije Krasniqi, pati mundësinë të vlerësojë nga afër formën dhe cilësitë e secilës lojtare.

Në ditën e fundit, ekipi zhvilloi edhe një ndeshje kontrolluese, e cila shërbeu si një tjetër mundësi për stafin teknik për të testuar futbollistet dhe për të krijuar një pasqyrë më të qartë për formacionin që do të përfaqësojë Kosovën në sfidat e shtatorit.

Grumbullimi i radhës i Kosovës U17 do të zhvillohet në prag të ndeshjeve kualifikuese të shtatorit, ku vajzat dardane do të synojnë paraqitje sa më të mira dhe rezultate pozitive në mini-turneun në Shqipëri.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara