Teknologji

Koreja e Veriut vodhi më shumë kripto në 2022 se çdo vit tjetër

Dhe poashtu synoi rrjetet e kompanive të huaja të hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes.

Published

on

Koreja e Veriut vodhi më shumë asete kriptomonedhash në vitin 2022 se në çdo vit tjetër dhe synoi rrjetet e kompanive të huaja të hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes, sipas një raporti aktualisht konfidencial të Kombeve të Bashkuara të parë nga Reuters.

“(Koreja e Veriut) përdori teknika kibernetike gjithnjë e më të sofistikuara si për të fituar akses në rrjetet dixhitale të përfshira në financat kibernetike, ashtu edhe për të vjedhur informacione me vlerë të mundshme, duke përfshirë programet e saj të armëve”, raportuan monitoruesit e pavarur të sanksioneve para një komiteti të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Monitoruesit kanë akuzuar më parë Korenë e Veriut për përdorimin e sulmeve kibernetike për të ndihmuar në financimin e programeve të saj bërthamore dhe raketore.

“Një vlerë më e lartë e aseteve të kriptomonedhave u vodh nga aktorët e DPRK-së në vitin 2022 sesa në çdo vit të mëparshëm”, shkruajnë vëzhguesit në raportin e tyre.

Koreja e Veriut ka mohuar më parë akuzat për hakerim ose sulme të tjera kibernetike.

Raporti i OKB-së vuri në dukje,“Teknikat e përdorura nga aktorët e kërcënimeve kibernetike janë bërë më të sofistikuara, duke e bërë kështu më të vështirë gjurmimin e fondeve të vjedhura”.

Raporti do të publikohet në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm, thanë diplomatët./UBTNews/

Teknologji

Netflix mbyll studion pas “Squid Game: Unleashed” për ndryshim strategjie

Published

on

Netflix ka vendosur të mbyllë studion Boss Fight Entertainment, e njohur për lojën e saj “Squid Game: Unleashed”, si pjesë e një ndryshimi në strategjinë për njësinë e videolojërave.

Lajmin e konfirmoi bashkëthemeluesi dhe ish-drejtori ekzekutiv i studios, David Rippy: “Lajm i keq, sigurisht, por jam shumë mirënjohës për kohën që patëm në Netflix,” tha ai.

Netflix bleu Boss Fight Entertainment në vitin 2022 për të zgjeruar ofertën e saj të lojërave dhe për të diversifikuar rrjedhat e të ardhurave. David Luehmann, drejtor i zhvillimit të lojërave në studio, shtoi:

“Pas më shumë se 10 vitesh të shkëlqyera pune në Boss Fight, ka ardhur koha që studioja të mbyllet.”

Lojërat e studios, “Netflix Stories” dhe “Squid Game: Unleashed”, do të vazhdojnë të jenë të disponueshme në platformë.

Netflix ka një strategji të re për lojërat, duke u fokusuar tek lojërat për festa, narrative, për fëmijë dhe lojërat e zakonshme, nën drejtimin e Alain Tascan, të emëruar president i njësisë së lojërave vitin e kaluar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Skoda rikthen legjendën 1000 MBX me një pamje moderne dhe futuriste

Published

on

Ekipi i dizajnit të Skodës ka sjellë një frymë nostalgjie duke rishikuar modelet klasike të markës dhe duke imagjinuar se si do të dukeshin ato me stilin modern të sotëm.

Dizajnerët kanë zbatuar gjuhën e re të dizajnit “Modern Solid” në një nga modelet më të rralla që ka prodhuar ndonjëherë kompania çeke, Skoda 1000 MBX.

Kjo veturë debutoi në vitin 1966, me vetëm 1,403 njësi të prodhuara deri në përfundimin e prodhimit në vitin 1969.

Më vonë u krijua edhe një version më i fuqishëm, 1100 MBX, i cili është edhe më i rrallë, me vetëm 1,114 ekzemplarë të montuar.

Në konceptin e ri digjital, Skoda e ka imagjinuar 1000 MBX me karakteristika të nivelit të lartë dhe një pamje tërësisht bashkëkohore — elemente që nuk gjenden në asnjë nga modelet aktuale të markës. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Teknologji

Statistika shqetësuese, miliona përdorues flasin me ChatGPT për plane vetëvrasjeje

Published

on

Rreth 1.2 milion njerëz çdo javë zhvillojnë biseda me ChatGPT që tregojnë se po planifikojnë të vetëvriten, sipas të dhënave të publikuara nga kompania mëmë, OpenAI.

Sipas raportimit të Sky News, OpenAI ka bërë të ditur se 0.15% e përdoruesve dërgojnë mesazhe që përfshijnë “tregues të qartë të planifikimit ose qëllimit të mundshëm për vetëvrasje”. Në fillim të këtij muaji, drejtori ekzekutiv, Sam Altman, zbuloi se ChatGPT ka mbi 800 milionë përdorues aktivë në javë.

Teknologjia theksoi se synon t’i drejtojë personat në rrezik drejt linjave të ndihmës për kriza, megjithatë pranoi se “në raste të rralla modeli mund të mos sillet siç pritet në situata kaq të ndjeshme”.

Në një vlerësim të kryer mbi 1,000 biseda sfiduese që përfshinin tema të vetëdëmtimit dhe vetëvrasjes me modelin GPT-5, OpenAI zbuloi se sistemi reagoi sipas “sjelljeve të dëshiruara” në 91% të rasteve.

Megjithatë, kjo do të thotë se dhjetëra mijëra njerëz mund të ekspozohen ndaj përmbajtjeve që potencialisht mund të përkeqësojnë gjendjen e tyre mendore.

OpenAI paralajmëroi se masat mbrojtëse të modelit mund të dobësohen gjatë bisedave të gjata, duke shtuar se po punon për të përmirësuar këtë aspekt.

“ChatGPT mund të ofrojë kontaktet e linjave të ndihmës kur përmendet për herë të parë qëllimi për vetëvrasje, por pas shumë mesazheve në një periudhë të gjatë, mund të japë përgjigje që nuk janë në përputhje me masat tona mbrojtëse,” – shpjegoi OpenAI.

Mediat kujtojnë se një familje amerikane është në proces paditjeje ndaj OpenAI, duke pretenduar se ChatGPT ka qenë “bashkëfajtor” në vetëvrasjen e djalit të tyre 16-vjeçar, Adam Raine.

Sipas prindërve të tij, mjeti “e ndihmoi aktivisht të eksploronte metodat e vetëvrasjes” dhe madje “i ofroi ta shkruante një shënim lamtumire për familjarët”. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Eksperti ndërkombëtar i harduerit open source, Jo Hinchliffe, mbajti ligjëratë në UBT

Published

on

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u zhvillua një ligjëratë e veçantë tematike nga eksperti ndërkombëtar në fushën e harduerit open source, Jo Hinchliffe, në kuadër të aktiviteteve para konferencës Software Freedom Kosova (SFK).

Ligjërata u organizua në bashkëpunim me FLOSSK dhe tërhoqi studentë, profesionistë dhe entuziastë të teknologjisë nga fusha e inxhinierisë dhe harduerit inovativ.

Jo Hinchliffe, i njohur për projektet e tij kreative dhe pasionin që përcjell tek audienca, ka kontribuar rregullisht në Raspberry Pi Magazine, ndërsa gjatë karrierës së tij ka punuar në projekte të ndryshme të harduerit, përfshirë ndërtimin e raketave dhe zhvillimin e sistemeve inovative harduerike.

Në kuadër të ligjëratës me temën “Certifikimi i një projekti harduerik open source”, Jo Hinchliffe demonstronte dizajnimin e një komponenti në KiCad dhe shpjegonte procesin e aplikimit për certifikim të një projekti open source. Studentët u njohën me standardet ndërkombëtare të dizajnimit dhe certifikimit të projekteve harduerike open source, duke marrë këshilla praktike për zhvillimin e projekteve të tyre inovative.

Ky aktivitet ishte veçanërisht i përshtatshëm për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekatronike dhe fushave të ngjashme, të cilët shprehën interes të madh për zhvillimin e sistemeve harduerike dhe teknologjive moderne. Pjesëmarrësit vlerësuan mundësinë e jashtëzakonshme për të mësuar direkt nga një ekspert ndërkombëtar dhe për të marrë njohuri të vlefshme mbi praktikat më të mira në fushën e harduerit open source.

Continue Reading

Të kërkuara