Lajmet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” thirrje të paguhen borxhet

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. (KRUP) u bën thirrje të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë që brenda 15 ditësh, duke filluar nga dita e sotme, t’i përmbyllin obligimet e tyre financiare për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit për vitin 2020, me theks të veçantë sektori i amvisërisë dhe bizneseve të vogla e të mëdha.

“Konsumatorët kanë obligim ligjor që të paguajnë faturat mujore si dhe borxhin e akumuluar të ujit të shpenzuar”, thuhet në njoftim.

Kompania falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fton urgjentisht secilin prej tyre që të jenë sa më të rregullt në pagesa, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’u shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht procedimit të lëndëve te Përmaruesit Privat.

“Po ashtu, kompania iu ka ofruar bashkëpunim dhe lehtësira të ndryshme për pagesën e borxheve të mëdha të akumuluara (10 % të borxhit total dhe pjesën e mbetur pagesë me këste mujore deri në 36 muaj). Çdo pagesë që ju e bëni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, do t’iu kthehet në investime afatgjate duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin”, thuhet në njoftimin e KRUP-it./UBTNews

Bota

​Macron thotë se Franca do ta njohë Palestinën si shtet

Published

on

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi sonte se vendi i tij do ta njohë Palestinën si shtet.

Në një deklaratë të postuar në rrjetin X, Macron tha se vendimi do të formalizohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator.

“Duke pasur parasysh angazhimin e saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca të njohë shtetin e Palestinës. Paqja është e mundur”, ka shkruar ai.

“Gjëja urgjente sot është që lufta në Gaza të ndalet dhe popullsia civile të shpëtohet”, thuhet në deklaratën e Macron, e cila përfshinte edhe një letër dërguar presidentit palestinez Mahmoud Abbas në lidhje me vendimin.

Aktualisht, mbi 140 vende njohin shtetin palestinez. Macron në qershor shprehu një vendosmëri për të njohur shtetin e Palestinës dhe mbështeti një lëvizje më të gjerë drejt një zgjidhjeje me dy shtete.

Continue Reading

Aktualitet

​Thaçi për sulmin në Banjska: Nevojitet një hetim i thellë së bashku me ndërkombëtarët

Published

on

Ish-kreu i vendit Hashim Thaçi ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit përmes intervistës ekskluzive për Rubikon, ku ka kërkuar hetime të thella në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

“Kosova kishte në dorë edhe shkopin edhe karotën, si ndodhi të shfaqen mbi tetëdhjetë njerëz të uniformuar dhe të armatosur, me dhjetëra kilometra në brendësi të territorit të Kosovës? Si ndodhi tolerimi i largimit të tyre qetësisht në pikë të ditës sikur të ishin “krushq të lirisë” e jo atakues të lirisë dhe shtetit? Si erdhi deri te kjo ngjarje?”, tha ai.

Sipas Thaçit vetëm drejtësia në bazë të një hetimi të thellë dhe të gjerë bashkërisht me ndërkombëtarët në një proces transparent mund ta zbardhë të vërtetën sepse Kosovës e vërteta i duhet më shumë në raport me ndërkombëtarët, sesa për të kënaqur opinionin publik.

Continue Reading

Aktualitet

​Presidenca: Osmani asnjëherë nuk ka kërkuar ndërtim të rezidencës presidenciale

Published

on

Presidenca e Kosovës përmes një reagimi për media ka hedhur poshtë pohimet se Vjosa Osmani të ketë kërkuar ndërtim të rezidencës presidenciale duke thënë se plani ideor i shpallur për ndërtimin e objektit presidencial nuk e ka marrë aprovimin e presidentes.

Brenda suazave ligjore presidentja do të kërkojë që ai të rishikohet në mënyrë që t’i përshtatet specifikave dhe nevojave reale të Republikës së Kosovës.

“Presidentja e vendit asnjëherë nuk ka kërkuar ndërtim të ndonjë rezidence presidenciale, as me oborr privat, as me dhoma private, e as ndonjë luks tjetër personal, thuhet në reagim”, thuhet në reagim.

Presidenca sqaron se presidentja Osmani ka kërkuar që të procedohet vetëm me ndërtesën zyrtare të Presidencës, e cila do të përdoret për zhvillimin e takimeve dhe pritjeve shtetërore, pasi Kosova është vendi i vetëm në Evropë, në mos edhe në botë ku kreu i shtetit nuk ka një objekt të posaçëm për realizimin e funksionit të tij/saj zyrtar.

“Aktualisht, pritjet mbahen në salla të Kuvendit, ndërsa liderët e shteteve mike detyrohen të përballen me erën e kanalizimeve për shkak të kushteve të papërshtatshme në katin ku ndodhet zyra aktuale. Nuk ka as hapësirë për organizimin e pritjeve shtetërore (ato zhvillohen në hotele), as hapësira për akomodimin e mysafirëve të lartë, dhe as ambient për darka apo dreka zyrtare të nivelit të lartë, të cilat Kosova i organizon në restorante private një praktikë krejtësisht e pazakontë për çdo shtet serioz. Është e turpshme që edhe 26 vite pas çlirimit, kjo çështje themelore nuk është zgjidhur”, thuhet tutje në reagim.

Në fund, presidentja ka kërkuar urgjentisht të gjenden mundësitë ligjore për të ndryshuar specifikat aktuale, të cilat nuk paraqesin aspak idenë e saj për një objekt zyrtar presidencial.

Continue Reading

Aktualitet

​Hargreaves takon Radoniqin, diskutojnë për zgjedhjet lokale

Published

on

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Jonathan Hargreaves ka takuar kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Në takim u diskutua mbi përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale më 12 tetor dhe nevojën që të gjithë akterët të respektojnë plotësisht ligjet dhe procedurat që mbështesin proceset demokratike të Kosovës.

“Mbretëria e Bashkuar vazhdon të qëndrojë fort pas institucioneve të Kosovës dhe rolit të tyre vendimtar në mbrojtjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar diplomati britanik në platformën X.

Continue Reading

Të kërkuara