Bota

Komandantët britanikë dhe francezë për reagimin evropian ndaj Ukrainës

Published

on

Komandantët britanikë dhe francezë u takuan në Londër për të diskutuar mundësitë e reagimit evropian ndaj situatës në Ukrainë, duke përfshirë planet për një mision paqeruajtës. Takimi përfshiu komandantët e ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore të të dyja vendeve, dhe synonte forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy fuqive bërthamore evropiane.

Admirali britanik Tony Radakin theksoi se këto dy shtete po ndërmerrnin hapa për të krijuar një partneritet më të fortë dhe më të thellë, të cilat janë thelbësore për sigurinë evropiane. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e takimit të tretë të shefave të shtabit, duke e konsideruar atë si një riafirmim të përkushtimit për sigurinë e kontinentit.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishte përpjekja për të mbështetur Ukrainën me ndihma ushtarake, si dhe për të formuar një plan për misionin paqeruajtës evropian. Takimi ndodhi ndërkohë që bisedimet për një armëpushim vazhdojnë në Arabinë Saudite, me përfshirjen e zyrtarëve ukrainas, rusë dhe amerikanë.

Plani operativ për këtë mision paqeruajtës po vazhdon të zhvillohet në selinë ushtarake britanike në Northwood, me një fokus të theksuar në krijimin e një koalicioni të vullnetarëve dhe planifikimin e forcave paqeruajtëse të mundshme./UBTNews/

Bota

UNRWA: Ndihma për 200,000 njerëz presin në depot tona në Gaza

Published

on

By

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë thotë në X se në Aman, tre orë larg me makinë nga Gaza, “kemi furnizime të mjaftueshme për të mbështetur mbi 200,000 njerëz për një muaj të tërë”.

UNRWA kërkon që të hiqet bllokada izraelite ndaj shpërndarjes të këtyre ndihmave.

Mielli, pakot ushqimore, pakot higjienike, batanijet dhe furnizimet mjekësore janë gati për t’u shpërndarë”, shtoi agjencia, duke kërkuar përsëri lejimin e pakufizuar të ndihmës në Gaza, e cila ka qenë nën një bllokadë izraelite që nga marsi.

Continue Reading

Bota

SHBA-ja në OKB: Rusia duhet ta pranojë marrëveshjen për përfundimin e luftës në Ukrainë

Published

on

By

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, John Kelley, tha para Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten vonë se marrëveshja e tanishme që është ofruar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, është rezultati më i mirë i mundshëm për Rusinë dhe se presidenti Vladimir Putin duhet ta pranojë atë.

Zgjatja e luftës nuk është në interesin e askujt“, tha John Kelley, përfaqësuesi i përkohshëm i SHBA-së në OKB, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund ta shqyrtojnë “tërheqjen” nga përpjekjet për bisedime, nëse Rusia “merr vendimin e gabuar për ta vazhduar këtë luftë katastrofike”.

Kelley shtoi se sanksione shtesë kundër Rusisë janë ende në tavolinë.

Kremlini tha të enjten se po pret përgjigjen e Kievit për propozimin e tij për bisedime të reja në Stamboll më 2 qershor.

Me aq sa di unë, ende nuk ka përgjigje… Duhet të presim një përgjigje nga pala ukrainase”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Këshilltari i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina është e gatshme të marrë pjesë, por dëshiron t’i shohë paraprakisht propozimet e Rusisë për përfundimin e luftës.

Ukraina është e gatshme të marrë pjesë në takimin e radhës, por duam të kemi një diskutim konstruktiv”, tha Andriy Yermak.

Kjo do të thotë se është e rëndësishme të marrim draftin e Rusisë”, shtoi ai.

Peskov e quajti kërkesën e tij “jokonstruktive”.

Ukraina tha se i ka dorëzuar tashmë Rusisë vizionin e saj për një marrëveshje paqeje.

Zelensky e akuzoi Rusinë për “një tjetër mashtrim” duke mos dorëzuar propozimin e saj për paqe para takimit të propozuar në Stamboll.

Edhe i ashtuquajturi ‘memorandum’ që premtuan dhe që gjoja është përgatitur prej më shumë se një jave, nuk është parë ende nga askush”, tha Zelensky në adresimin e tij të përnatshëm me video.

Ukraina nuk e ka marrë atë. As partnerët tanë nuk e kanë marrë. As Turqia, që e priti takimin e parë, nuk ka marrë agjendën e re”, tha ai. “Pavarësisht premtimeve të kundërta, para së gjithash ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj presidentit Trump: një tjetër mashtrim rus”.

Rusia tha se do të përdorë takimin e 2 qershorit për të paraqitur një “memorandum” që përshkruan kushtet e saj për një marrëveshje për paqe.

Delegacioni ynë, i udhëhequr nga Vladimir Medinsky, është gati t’i paraqesë një memorandum delegacionit ukrainas dhe të ofrojë shpjegimet e nevojshme gjatë rundit të dytë të bisedimeve të drejtpërdrejta në Stamboll të hënën, më 2 qershor”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një deklaratë më 28 maj.

Lavrov tha se memorandumi do të shpjegojë pikëpamjet e Rusisë “për të gjitha aspektet e kapërcimit në mënyrë të besueshme të shkaqeve rrënjësore të krizës”.

Medinsky, shkencëtar politik rus dhe ish-ministër i Kulturës, udhëhoqi ekipin negociator të Rusisë më 16 maj gjatë rundit të parë të bisedimeve të drejtpërdrejta që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës më shumë se tre vjet më parë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi me Lavrovin dhe përshëndeti këmbimin e të burgosurve gjatë fundjavës, tha zëdhënësja Tammy Bruce në një deklaratë.

Sekretari përsëriti thirrjet e presidentit Trump për dialog konstruktiv dhe në mirëbesim me Ukrainën si rruga e vetme për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Bruce.

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi më 28 maj se do të përcaktojë brenda “rreth dy javëve” nëse Putin është serioz për t’i dhënë fund luftës.

Do të zbulojmë nëse po na zvarrit apo jo, dhe nëse po, atëherë do të reagojmë ndryshe. Por, kjo do të kërkojë rreth një javë e gjysmë, dy javë”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë./REL/

Continue Reading

Bota

Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë

Published

on

By

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë 44 persona, përfshirë 23 në një sulm ndaj një shtëpie në pjesën qendrore të territorit palestinez më 29 maj.

Dyzet e katër persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës”, tha për AFP-në zyrtari i kësaj agjencie, Mohammad al-Mughayyir.

Ai shtoi se 23 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pas një sulmi izraelite ndaj familjes Qreinawi në kampin e refugjatëve Al-Bureij.

Mughayyir po ashtu raportoi se “dy persona u vranë dhe disa të tjerë gjatë të shtënave mëngjesin e sotëm në qendrën amerikane të ndihmës në boshtin Morag, në jug të Rripit të Gazës”.

Kur AFP-ja pyeti lidhur me sulmet në Al-Bureij, ushtria izraelite tha se po e heton këtë rast.

Qendra, që udhëhiqet nga një organizatë që mbështetet nga SHBA-ja, është pjesë e planit të ri të shpërndarjes së ndihmave në Gazë dhe Izraeli ka thënë se synon të mbajë larg ndihmat nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – por, plani është kritikuar nga Kombet e Bashkuara dhe BE-ja.

Ushtria izraelite, ndërkaq, tha se ka goditur “dhjetëra caqe terroriste në mbarë Rripin e Gazës” gjatë ditës së kaluar.

Një muaj më herët, Izraeli rinisi ofensivën në Rripin e Gazës, pas një armëpushimi të shkurtër.

Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona, kryesisht civilë, dhe duke marrë peng 251 të tjerë. Pjesëtarët e Hamasit janë ende duke i mbajtur dhjetëra pengje, ndërsa shumë të tjerë janë liruar në kuadër të marrëveshjeve për armëpushim dhe të tjera.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit, e cila ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka vrarë mbi 55.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve në llogaritjet e saj./REL/

Continue Reading

Bota

Izraeli njofton për vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Published

on

By

Izraeli njoftoi për krijimin e 22 vendbanimeve të reja në Bregun e pushtuar Perëndimor më 29 maj, duke rrezikuar përkeqësimin e mëtejmë të raporteve me komunitetin ndërkombëtar, tashmë të tensionuara për shkak të luftës në Gazë.

Ndërtimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor vazhdimisht dënohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, të cilat ajo i cilëson të paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare. Vendbanimet shihen si një nga pengesat kryesore për paqe afatgjatë mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Vendimi për të ndërtuar vendbanime të reja, që është marrë gjatë mbledhjes së kabinetit për siguri të Izraelit, u bë publik nga ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, i cili po ashtu është kolon, dhe nga ministri për Mbrojtje, Israel Katz, i cili është përgjegjës për menaxhimin e komuniteteve.

Kemi ndërmarrë një vendim historik për zhvillimin e vendbanimeve: 22 komunitete të reja në Xhudea dhe Samaria, rinovimi i vendbanimit në veri të Samarias dhe përforcimi i boshtit lindor të shtetit të Izraelit”, tha Smotrich përmes një postimi në X, duke përdorur termin izraelit për jugun dhe veriun e Bregut Perëndimor, që Izraeli e ka pushtuar që ka nga viti 1967.

Hapi i radhës: sovraniteti”, shtoi ai.

Katz tha se nisma “ndryshon fytyrën e rajonit dhe formëson të ardhmen e vendbanimeve në vitet në vijim”.

Ndërkaq, përmes një deklarate Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dënoi lëvizjen duke e cilësuar si “konfirmim të mëtejmë se pushtimi kriminal zionist vazhdon të imponojë fakte në terren, duke përshpejtuar hapat për të bërë hebraike tokën palestineze përmes planit të aneksimit”.

Vendimi i Izraelit është dënuar edhe nga aleati perëndimor, Jordania, që e cilësoi si “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar që minon mundësitë për paqe duke thelluar okupimin”.

Ndërkaq, përmes një deklarate të publikuar në Telegram, partia Likud e krahut të djathtë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ky ishte “një vendim që merret një herë brenda një brezi”, duke shtuar se nisma është udhëhequr nga Smotrich dhe Katz.

Vendimi po ashtu përfshin themelimin e katër komuniteteve përgjatë kufirit lindor me Jordaninë, si pjesë e forcimit të boshtit të Izraelit, sigurisë kombëtare dhe kontrollit strategjik mbi zonën”, u tha në deklaratë.

Partia publikoi një hartë që tregonte 22 vendbanimet e shpërndara në të gjithë territorin.

Dy nga vendbanimet, Komesh dhe Sa-Nur veçmas janë simbolike. Të gjendura në veri të Bregut Perëndimor, praktikisht ato më herët kishin qenë vendbanime, pasi nga to më 2005 ishin evakuuar kolonët si pjesë e mosangazhimit të Izraelit nga Gaza.

Qeveria aktuale e Netanyahut, e formuar më 2022 me mbështetjen e partive të ekstremit të djathtë dhe ultra-ortodokse, është ekzekutivi më i djathtë në historinë e Izraelit.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe organizatat joqeveritare që kundërshtojnë vendbanimet thonë se është përshpejtuar ritmi drejt aneksimit de facto të Bregut të pushtuar Perëndimor, veçmas që nga nisja e luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit në tetor të vitit 2023./REL/

Continue Reading

Të kërkuara