Muzikë

Kështu do të duket Genta në videoklipin e ri

Published

on

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë një projekt të ri muzikor, shkruan rtv21.tv

E në prag të lansimit të projektit të ri, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj fotografi nga dukja e saj në videoklipin e ri. Për videoklipin këngëtarja ka bashkëpunuar me Max Production.

Continue Reading

Magazinë

Zyrtare: Eurovision 2026 mbahet në Vjenë

Published

on

Kryeqyteti austriak, Vjena, është shpallur zyrtarisht si qyteti mikpritës i Eurovision Song Contest 2026.

Kjo do të jetë hera e tretë që Vjena pret Festivalin Evropian të Këngës, pas organizimeve të vitit 1967 dhe 2015.

Finalja e madhe e edicionit të 70-të do të mbahet më 16 maj 2026 në Wiener Stadthalle, arena më e madhe e mbyllur në Austri, ndërsa gjysmëfinalet do të zhvillohen më 12 dhe 14 maj.

Pas fitores së JJ në Basel më 17 maj 2025 me këngën “Wasted Love”, televizioni publik austriak ORF mori detyrën për të organizuar konkursin e ardhshëm, duke sjellë në vendin e tyre trofeun e tretë në historinë e Eurovisionit.

Vjena barazohet me Kopenhagën, Malmon dhe Stokholmin si një nga qytetet që e kanë pritur garën, ndërsa vetëm Dublini, Londra dhe Luksemburgu mbeten në krye të listës me më shumë organizime. Përveç finales, qyteti do të ofrojë një javë të tërë aktivitetesh për fansat.

EuroClub do të vendoset në ndërtesën madhështore të Bashkisë së Vjenës, ku do mbahet edhe Ceremonia e Hapjes më 10 maj. Ndërkohë, sheshi i Bashkisë shndërrohet në Eurovision Village, me koncerte, aktivitete dhe transmetime live të eventit, ashtu si në vitin 2015.

Organizatorët kanë theksuar se Vjena, si një nga vendet e vendosur në zemër të Evropës, është ideal për të festuar 70-vjetorin e Eurovisionit.

Ata kanë premtuar një spektakël madhështor që do të bashkojë mijëra artistë, delegacione, fansa dhe gazetarë nga e gjithë bota në një përvojë unike kulture dhe muzike.

Continue Reading

Magazinë

Sukses i jashtëzakonshëm për Dua Lipa! “Levitating” kalon kufirin e 1 miliard shikimeve

Published

on

Hiti i Dua Lipës, “Levitating”, ka kaluar shifrën e një miliard shikimeve në YouTube, duke u bërë videoklipi i tretë i artistes me prejardhje kosovare që arrin këtë sukses, pas “New Rules” dhe “No Lie”.

Kënga, pjesë e albumit Future Nostalgia (2020), u shndërrua në një nga hitet më të mëdha të dekadës, duke arritur deri në vendin e dytë të Billboard Hot 100. Sipas të dhënave të vitit 2025, “Levitating” është renditur si kënga e nëntë më e madhe e shekullit në këtë listë.

Sot, ndërsa Lipa po shijon suksesin e albumit të saj të fundit Radical Optimism dhe fejesën me aktorin Callum Turner, ky hit mbetet një nga projektet më të fuqishme të karrierës së saj.

Continue Reading

Magazinë

Robbie Williams paralajmëron koncertin e karrierës për promovim të albumit të ri

Published

on

Robbie Williams, ka paralajmëruar koncertin më të veçantë karrierës, që do të mbahet më 9 tetor në Dingwalls, Camden të Londrës.

Koncerti është organizuar për të festuar daljen e albumit të tij të ri “Britpop”, i cili do të publikohet një ditë më pas, ka raportuar FemaleFirst.

Në këtë eveniment, këngëtari do të interpretojë të gjithë albumin e ri, por edhe çdo këngë nga albumi debutues më 1997, “Life Thru A Lens”, i cili përmban këngët klasike si “Angels” dhe “Let Me Entertain You”, si dhe këngët e dashura nga fansat si “Lazy Days” dhe “Old Before I Die”.

Për të siguruar qasje të hershme në bileta, fansat duhet të porosisin albumin në faqen zyrtare të Williamsit ose të regjistrojnë emailin e tyre.

Albumi i ri “Britpop” sjell tingull më të rëndë kitarash e përfshin bashkëpunime me emra si Chris Martin i grupit “Coldplay”, Gaz Coombes i “Supergrass”, dyshja latine Jesse & Joy, ish-kolegu i tij nga “Take That”, Gary Barlow, si dhe legjenda e “Black Sabbathit”, Tony Iommi.

“Sa me fat jam? Është guxim i madh nga të dy, një anëtar i ‘Black Sabbath’ në një këngë të Robbie Williamsit. Zoti e bekoftë që e bëri, dhe Zoti më bekoftë mua për guximin tim!”, ka thënë Williams.

Ai ka shtuar se ky album është më personal. “Unë po luaja në mënyrë të sigurt dhe nuk po drejtoja ‘makinën’ time. Nuk i kam pasur duart ‘në timon’ sepse gjithmonë po mendoja çfarë do t’u pëlqente njerëzve. Këtë herë thjesht doja të bëja diçka që më pëlqen mua”, ka thënë këngëtari.

Lista e plotë e këngëve në albumin “Britpop”:

1 Rocket

2 Spies

3 Pretty Face

4 Bite Your Tongue

5 Cocky

6 All My Life

7 Human

8 Morrissey

9 You

10 It’s OK Until The Drugs Stop Working

11 Pocket Rocket

Continue Reading

Magazinë

Rita Ora publikon këngën e re ‘Joy’

Published

on

Sapo erdhi një lajm i mirë nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Ajo ka publikuar këngë të re me titull “Joy”, duke emocionuar fansat në të gjithë botën.

Në rrjetet sociale, Ora ndau një foto shoqëruar me njoftimin se kënga tani është e disponueshme në të gjitha platformat digjitale, përfshirë Spotify, Apple Music dhe YouTube.

“Joy” shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e 34-vjeçares, e njohur për “Anywhere”, “Your Song” dhe “Let You Love Me”. E veçanta e kësaj kënge është se do të shërbejë si kolonë zanore për versionin britanik të emisionit të njohur “Love Is Blind UK”, një format i famshëm televiziv për takime dashurie.

Sipas burimeve për The Sun, Rita pranoi me shumë entuziazëm të realizonte këtë projekt.

“Joy” është përshkruar si një këngë me mesazh të fuqishëm, që flet për gjetjen e lumturisë dhe paqes së brendshme, në një botë ku ndjenjat shpesh sfidohen nga realiteti.

Stili muzikor përmban elemente të pop-it modern dhe një interpretim emocional nga Ora, që e bën këngën të prekë zemrat e dëgjuesve.

Fansat dhe ndjekësit e artistes kanë reaguar pozitivisht, duke shpërndarë këngën dhe shprehur vlerësime për vokalin e mesazhin që përcjell. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara