Kulturë

Kënga e re e Shakirës, në të cilën përmendet Pique, theu rekord në YouTube

Shakira dhe Pique u ndanë vitin e kaluar.

Published

on

Një këngë e re nga ylli kolumbian dhe filantropja Shakira, në të cilën ajo tallet me ish-partnerin e saj, Gerard Pique, arriti mbi 63 milionë shikime në YouTube brenda 24 orësh, duke e bërë atë këngën më të dëgjuar latine në historinë e platformës.

Shakira dhe Pique, i cili luajti për Barcelonën, Manchester United dhe ekipin kombëtar të Spanjës, u ndanë vitin e kaluar pas më shumë se një dekade që ishin bashkë dhe kanë dy fëmijë. Pique filloi një romancë dashurie me një 23-vjeçare, Clara Chia.

Në tekstin e këngës, Shakira mes tjerash thotë: “Unë vlej më shumë sesa dy 22-vjeçare. Ti këmbeve një Ferrari me një Twingo [Renault]/Ti këmbeve një Rolex për një Casio. Unë isha jashtë ligës tënde, prandaj je me dikë si ti”.

Madje ajo sugjeron që ish-partneri e saj duhet të shpenzojë kohë në palestër për të trajnuar edhe trurin.

Krahas kritikave për Piquen dhe të dashurën e tij të re, Shakira përmend vjehrrën e saj, median dhe problemet e saj të vazhdueshme me autoritetet spanjolle, të cilat pretendojnë se ajo nuk ka paguar 14.5 milionë euro taksa./UBTNews/

Magazinë

Grabitet shtëpia e Brad Pitt, arrestohen katër të mitur

Published

on

Policia e Los Angeles njoftoi se katër të mitur u arrestuan për vjedhje në shtëpinë e aktorit të Hollywood-it, Brad Pitt.

Sipas Shefit të Policisë Jim McDonell, u arrestuan dy 18-vjeçarë, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar, të gjithë të dyshuar si anëtarë të një bande rruge që qëndronte pas një vargu vjedhjesh në shtëpi të personazheve të famshëm.

Grupi dyshohet se është përgjegjës për një seri vjedhjesh në rezidenca luksoze në zonën e Los Angeles.

Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, u gjetën disa nga sendet e vjedhura. Edhe pse policia nuk i ka konfirmuar emrat e viktimave të famshme, dihet që Nicole Kidman, Keith Urban, lojtari i LA Dodgers, Yoshinobu Yamamoto dhe ish-futbollisti Olivier Giroud, i cili luante për LA Football Club, gjithashtu raportuan vjedhje me thyerje këtë vit.

Hetimi filloi në fund të qershorit, pasi tre hajdutë të maskuar kërcyen mbi gardhin e pronës në lagjen elitare të Los Feliz dhe hynë me forcë në shtëpi, e cila, sipas informacioneve të disponueshme, i përket Brad Pitt. Edhe pse policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht identitetin e pronarit, adresa korrespondon me pronën që aktori i famshëm bleu në vitin 2023.

Në kohën e vjedhjes, Pitt nuk ishte në shtëpi sepse po promovonte filmin e tij të ri kushtuar “Formula 1”. Rezidenca e lartpërmendur ndodhet pranë Griffith Park dhe tabelës së famshme të Hollywood-it, dhe është e fshehur nga bimësia e dendur dhe një gardh i lartë.

Shtëpia ka tre dhoma gjumi dhe ofron privatësi të plotë – e cila me sa duket nuk ishte e mjaftueshme për ta mbajtur të sigurt nga hajdutët e sofistikuar.

Të arrestuarit janë aktualisht nën hetim për disa vepra penale dhe procedurat kundër tyre janë duke vazhduar. Policia po u bën thirrje qytetarëve – veçanërisht atyre që janë shpesh larg – të mbrojnë më tej shtëpitë e tyre dhe të jenë të kujdesshëm me informacionin që ndajnë në internet.

Continue Reading

Magazinë

Filmi “Heldin” me protagonist Ridvan Murati, në garë për t’u nominuar për çmimin e filmit ndërkombëtar në ‘Oscars’

Published

on

Sukseset për filmin “Heldin” (titulli në anglisht: Late Shift), ku luan edhe aktori shqiptar Ridvan Murati, po vazhdojnë me hapa të mëdhenj në arenën ndërkombëtare.

Pas premierës në Berlinale dhe publikimit në Netflix,  vjen një tjetër arritje e rëndësishme: kompania prestigjioze Music Box Films ka siguruar të drejtat e shpërndarjes për Amerikën e Veriut.

Filmi është zgjedhur si përfaqësuesi i Zvicrës për çmimin Best International Feature Film (Filmi më i mirë në gjuhë të huaj) në edicionin e 98-të të Academy Awards (Oscars). Ky është një hap madhor që e vendos “Heldin” në garën për një prej çmimeve më të rëndësishme në industrinë globale të filmit.

“Heldin” është një dramë intensive e vitit 2025 me regji të Petra Volpe, e cila ndjek historinë e Florian, një infermiere kirurgjie që përballet me një sërë sfidash të jashtëzakonshme gjatë një ndërrimi të vonë në spital.

Ridvan Murati, pjesë e kastit ndërkombëtar, sjell një interpretim që përforcon praninë e aktorëve shqiptarë në produksionet evropiane me ndikim global.

Për publikun, ky kombinim i suksesit artistik dhe shpërndarjes strategjike do të thotë që “Heldin” do të mund të shihet nga një audiencë shumë më e gjerë, ndërsa për ekipin realizues është një hap i rëndësishëm drejt njohjes më të lartë që mund të marrë një film ndërkombëtar – një nominim në Oscars.

Continue Reading

Magazinë

Katy Perry paguan gjobë për xhirime të paligjshme në këtë vend

Published

on

Kay Perry dhe kompania e saj e prodhimit vendosën një gjobë pas një hetimi që filloi në korrik 2024 sepse ajo dhe ekipi filmuan një videoklip për këngën “Lifetimes” pa leje në ishullin privat S’Espalmador, i vendosur në veri të Formenterës dhe pjesë e Parkut Natyror të mbrojtur Ses Salines, raportuan disa media të dielën, më 10 gusht.

Ishulli i vogël ku ndodhet Parku Natyror Ses Salines, midis dy Ishujve Balearik, Ibizës dhe Formenterës, konsiderohet si një nga parqet kombëtare më interesante të Ishujve Balearik me plazhet më të mira në të gjithë rajonin.

Përveç historisë së tij, dashamirësit e natyrës do ta shijojnë veçanërisht parkun, i cili është përcaktuar si një ‘zonë me interes të veçantë piktoresk dhe rural’. Bukuria natyrore e Ses Salines është e vështirë të tejkalohet për shkak të vijës së thyer bregdetare dhe kontrastit midis pyjeve dhe fushave.

Europa Press konfirmoi se qeveria e Ishujve Balearik vendosi sanksione ndaj kompanisë përgjegjëse. Ekzekutivi rajonal vendosi një gjobë prej 6,001 eurosh, duke e klasifikuar incidentin si vepër penale “serioze”, megjithëse nuk u gjetën faktorë rëndues të zbatueshëm pasi “nuk u shkaktua asnjë dëm mjedisor”.

Continue Reading

Magazinë

Përkeqësohet shëndeti i Jessie J

Published

on

Jessie J konfirmoi se i duhet një tjetër operacion pasi shëndeti i saj u përkeqësua.

Ao ndau në Instagram-in e saj se çfarë e pret këtë vit: “Këtë vit, nevojitet një ndërhyrje tjetër kirurgjikale, mund ta bëj. Edhe rritjen e një fëmije të vogël mund ta bëj. Edhe publikimin e muzikës së re mund ta bëj”.

Siç shkroi ajo, Jessie J beson se thjesht duhet të jetë realiste për atë që mund të ofrojë në të gjitha rolet në jetën e saj.

Data 29 gusht u shfaq edhe në videon e saj, e cila supozohet të jetë data e publikimit të albumit të saj të ri.

“Shtatë javë pas operacionit të kancerit të gjirit dhe ende në procesin e rikuperimit, trupi im ende po gjen rrugën e vet. E dua muzikën, e dua jetën time dhe dua të jetoj momentin”- u shpreh ajo.

Disa ditë më parë, Jessie J tregoi gjithashtu se ishte shtruar në spital për shkak të dyshimeve për mpiksje gjaku, pasi vuante nga dhimbje në gjoks.

Jeta është e shtresuar dhe ka ulje-ngritje, thjesht duhet të vazhdojmë t’i jetojmë të gjitha sa më mirë që të mundemi. Ja ku jam duke jetuar”- kishte deklaruar më parë këngëtarja.

Continue Reading

Të kërkuara