Lajmet

Çka tha James Rubin gjatë dëshmisë së sotme në Speciale?

Published

on

E përditësuar

14:14 – Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin deklaroi se shqiptarët vriteshin nga serbët vetëm për shkak të etnisë së tyre. Ai tha se qëllimi i politikës së SHBA në atë kohë ishte që të parandalonin përsëritjen dhe krizën e Bosnjës. Kështu u shpreh ai gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, teksa theksoi se “donim të ishim në anën e viktimave”.

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon e pyeti dëshmitarin, James Rubin lidhur me ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë.

“Na shqetësonin shumë raportet që merrnim, familje që vriteshin, që u digjeshin shtëpitë, dhe vriteshin thjesht sepse ishin shqiptarë të Kosovës. Kjo filloi të ngjasonte me krizën e Bosnjës, ku u vranë njerëz e u masakruan thjeshtë për shkak të etnisë së tyre dhe jo për diçka që kishin bërë dhe filluam të shihnim që po shfaqej e njëjta politikë, e njëjta gjë, dhe kjo na bëri të vepronim, ata ishin viktima, jo vetëm se ishin të shtypur me dhjetra vite, por po masakroheshin nga forcat ushtarake serbe, dhe ne nuk donim që të përsëritej tmerri i Bosnjës në Kosovë, ky ishte qëllimi i politikës sonë – të parandalonim të përsëritej e njëjta gjë”, u shpreh ai.

Gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues, Rubin tha se qëllim kishin mbrojtjen e civilëve të pafajshëm.

“Pas Bosnjës ku menduam se e ndaluam një luftë dhe ndihmuam krijimin e një shoqërie tolerante, të mos ishte kaotike, ne ishim krenarë për këtë që bëmë, dhe pamë situatë të re në Kosovë, dhe ne donim të siguroheshim të ishim në anën e engjëjve themi ne, në anën të mirëve, nuk nuk donim që ata të ishin viktima. Por s’mund të ishin viktima nëse do të kryenin krime lufte, as nuk do të ishin viktima nëse do të kishin qasje ekstremiste islamiste. Në këtë kohë Amerika ishte superfuqi, donim të ishim në anën e viktimave …Ne nuk donim të bënim operacione ushtarake apo të harxhonim me miliarda dollarë për persona apo organizata që nuk shprehnin tolerancë të paktën publikisht. Këta janë persona pa pushtet, këta ishin viktima, ne takoheshim me ta, ndërkohë ata ishin viktimat e një shtypësi. Ishin persona që ishin në anën e kundërt të pushtet në Kosovë, dhe ne donim të siguroheshim që të ishin të lirë dhe të mos ndiqnin politikat e shtypësit”, shtoi ai gjatë dëshmisë në Hagë.

Paraprakisht James Rubin është intervistuar nga avokati i Thaçit, Luka Misetiç. Dëshmia e tij ka nisur sot në mëngjes dhe kjo është e para e mbrojtjes.

Gjatë pyetjeve të Misetiç, Rubin u pyet nëse i kujtohet që ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, i kishte thënë Thaçit se do të mbante përgjegjësi penale për krimet që mund të kryheshin në Kosovë, pas hyrjes së KFOR-it.

“A ju kujtohet se më pas atë ditë ajo u takua me zotëri Thaçi?

Rubin: Po.

Misetiç: Ju keni qenë i pranishëm në takimet me zotëri Thaçi.

Rubin: Absolutisht po.

Misetiç: A ju kujtohet gjatë këtij udhëtimi që sekretarja e shtetit t’i ketë thënë Hashim Thaçit se ai do të mbante përgjegjësi penale për krimet që do të kryheshin në Kosovë pas hyrjes së KFOR-it?

Rubin: Absolutisht jo.

Misetiç: A i tha ajo atij që ai do t’i hetonte dhe të ndiqte penalisht krimet që po kryheshin.

Rubin: Nuk më kujtohet, mund të ju them nëse më kujtohet mua, ajo mund të donte të ja jipte këtë mesazh, do të donte thoshte që do të ketë tolerancë, ju lutem të ketë parasysh të jeni tolerantë dhe jo në formën siç e thatë ju”, u përgjigj Rubin.

Në dëshminë e tij, Rubin tha se Albright në atë takim i kishte kërkuar Thaçit që të tregonte tolerancë dhe që populli të ishte tolerant.

Dëshmia e James Rubin është në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai në gjykatore është i shoqëruar nga dy përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka treguar para trupit gjykues se gjatë periudhës 1997-2000 ka shërbyer si ndihmëssekretar i Shtetit për çështjet publike dhe si zëdhënësi kryesor që ka raportuar drejtpërsëdrejtri përpara sekretares së shtetit, Madeleine Albright./KP

Gjatë angazhimit për konferencën e Rambujesë, Rubin ka thënë se është takuar disa herë me Thaçin, për të cilin tha se “ishte i shqetësuar që nuk do ta kishte autoritetin ose lejen e plotë për ta nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë”.

13:51 – Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin ka treguar se kishte qëndruar për disa ditë në Kosovë në qershor të vitit 1999, ku çdo mëngjes dërgohej në male për t’u takuar me Hashim Thaçin. Ai gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, tha se ish-sekretarja e Shtetit, Madeliene Albright i kishte thënë që të shkonte në Kosovë.

James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, është dëshmitar i parë i mbrojtjes.

Dëshmia e tij është në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai në gjykatore është i shoqëruar nga dy përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Diplomati amerikan, James Rubin tha se ishte kthyer në Kosovë në qershor të vitit 1999, për të marrë pjesë në “negociatat që kishin të bëjnë me de-militarizimin e UÇK-së”.

Para trupit gjykues, ai tha se ishte ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright i kishte thënë që të shkonte në Kosovë, duke i thënë që “ndalo së bëri çdo gjë që ti po bën”.

“Unë isha zëdhënësi i zonjës Albright. Po punoja për çështjet e Kinës dhe Rusisë, dhe ajo më tha ‘ndalo së bëri çdogjë që t’i po bën dhe duhet të shkosh në Kosovë, duhet të shkosh atje në mënyrë të tillë që të ndihmoni Mike Jackson që të realizojë betimet e veta dhe po ashtu sigurohu që Hashim Thaçi të nënshkruajë marrëveshjen. Kjo është arsyeja pse shkova në rajon”, tha ai.

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin tregoi se gjatë asaj periudhe kishte qëndruar në një hotel në Shkup dhe se çdo mëngjes dërgohej në male për t’u takuar me Hashim Thaçin.

“Nuk më kujtohet ekzaktësisht, por mbase tri ose katër ditë. Nuk kam qëndruar në Kosovë në fakt, kam qëndruar në një hotel në Shkup, në Maqedoni dhe çdo mëngjes dërgohesha përmes mjeteve të posaçme në male për t’u takuar me Hashim Thaçin dhe komandantët faktikë të UÇK-së. Pra, çdo ditë më çonin dhe më merrnin nga aty.

Misetiç: A ju kujtohen datat?

Rubin: Ka qenë diku fundi i qershorit të vitit 1999”, shtoi ai.

Para trupit gjykues, Rubin tha se Thaçi ishte i ri në moshë krahasuar me komandantët tjerë, teksa shtoi se “ishte e qartë për mua që Thaçi nuk kishte aftësinë dhe kompetencë që të merrte vendime për UÇK-në”.

“Unë jam takuar vet me komandantët dhe kam parë me sytë e mi marrëdhënien e këtyre komandantëve me Hashimin. Këta komandantë i kanë thënë atij çfarë të bënte, marrëdhënia ishte e tillë, që nuk i thoshte Hashimi komandantëve se çfarë të bënin por komandantët ishin ata që i thonin Hashimit se çfarë të bënte”, theksoi më tej ai.

Dëshmitari i parë i mbrojtjes, dëshmia e të cilit ka nisur sot tha se ishte takuar edhe me Agim Çekun për të festuar transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për dëshminë e tij janë paraparë katër orë nga mbrojtja, katër nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, dhe tri orë e gjysmë nga të tjerët.

Gjatë dëshmisë së tij gjatë ditës së sotme, James Rubin ka treguar para trupit gjykues se gjatë periudhës 1997-2000 ka shërbyer si ndihmëssekretar i Shtetit për çështjet publike dhe si zëdhënësi kryesor që ka raportuar drejtpërsëdrejti përpara sekretares së shtetit, Madeleine Albright.

Gjatë angazhimit për konferencën e Rambujesë, Rubin ka thënë se është takuar disa herë me Thaçin, për të cilin tha se “ishte i shqetësuar që nuk do ta kishte autoritetin ose lejen e plotë për ta nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë”./KP

12:47 – Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon dëgjimi i dëshmitarit, James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit. Ai ka treguar se si Hashim Thaçi fillimisht e refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes gjatë Konferencës së Rambujesë. Gjatë dëshmisë së tij, Rubin tha se Thaçi kishte një rol politik në UÇK por jo një rol udhëheqës dhe se “nuk diktonte rregulla dhe kushte”.

Gjatë dëshmisë së tij, Rubin është i shoqëruar nga dy përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

James Rubin, është dëshmitari i parë i mbrojtjes i cili po dëgjohet në Dhomat e Specializuara në Hagë. Aktualisht po merret në pyetje nga avokati i Thaçit, Luka Misetiç.

James Rubin para Dhomave të Specializuara në Hagë, tregoi se si Thaçi nuk kishte nënshkruar marrëveshjen sepse ishte “nën presionin e komandantëve të UÇK-së”.

Misetiç: A ju tha zotëri Thaçi se nuk mund ta firmoste, nënshkruante marrëveshjen sepse ishte nën presion e komandantëve të UÇK-së dhe financuesve nga Evropa, sepse do ta konsideronin tradhtar nëse do ta nënshkruante?

Rubin: “Po”, tha ai.

Dëshmitari i mbrojtjes, James Rubin tha se Hashim Thaçi nuk mund të pranonte marrëveshjen, pa qenë e përfshirë pavarësia në dokument.

“Ai na tha [Hashim Thaçi] që nuk mund të na thoshte ne po, pa pasur një deklaratë specifike për pavarësinë, sepse ai duhet të diskutonte me komandantët e UÇK-së. Personat që kërkonin pavarësinë e Kosovës ishin maksimalisht, i donin të gjitha, donin çdogjë të mundshme. Sigurisht që diplomacia nuk mund të jetë gjithmonë perfekte. Ne përpiqeshim të gjenim një mes të artë që mos t’i thonim as jo, as po pavarësisë në atë dokument, kështu që ne thamë mund të shprehni vullnetin e popullit pa e bërë të qartë dhe pa e thënë specifikisht fjalën pavarësi, ai na tha po nuk përdora fjalën pavarësi, atëherë mua do të më konsiderojnë si person që ka hequr dorë nga pavarësia e vendit. Pra, ishte moment shumë i vështirë dhe ai na shpjegoi se nuk ishte përgjegjës për këto, ai ishte thjesht personi që po komunikonte me ne. Sepse kishte një rol politik në UÇK por jo një rol udhëheqës. Nuk kishte kompetenca, nuk kishte autoritet, ai ishte thjesht pasqyrim i një lëvizjeje dhe shumë persona në atë lëvizje donin pavarësi tani, ose më së paku të shprehin në dokument, të konfirmohej në dokument se do të realizohet pavarësia. Ideja ishte si t’i kënaqim të gjithë dhe mënyra e vetme për ta bërë këtë ishte që një dokument të vagullt sa i takon pavarësisë, ai këtë nuk mund ta pranonte se atij i kishin thënë që nëse e bën këtë, siç e tha edhe me fjalë të veta, do të ishte një tradhtar ”, tregoi Rubin para trupit gjykues.

Rubin tha se ishte moment i vështirë dhe se gjatë komunikimeve me Thaçin kishte kuptuar se “ishte mjedis me shumë presion”.

“Ka qenë një mjedis me shumë presion. Kjo ka qenë situata më e vështirë që më kujtohet mua, sepse fati i një milion personave ishte në fjalë. Nëse lëvizja kosovare do të përqafonte perëndimin, perëndimi do të ishte pro tyre. Përndryshe do të kishte masakër, ne kishim parashikuar masakër ku do të vdisnin me qindra mijëra persona. Dhe kjo krijon një situatë shumë të tensionuar. Përshtypja ime aso kohe ishte që ai [Hashim Thaçi] ishte një person që ishte caktuar që të komunikonte me të. Ne nuk e kishim kuptuar mirë se si funksiononte struktura udhëheqëse, por e kishim të qartë që ai nuk kishte autoritet, as nuk kishte mundësi të diktonte asgjë. Por thjesht pasqyronte vendimet që merreshin nga ajo zyra dikur e fshehur, ajo zyra e udhëheqjes shqiptare që po merrnin vendime në grup, që nuk ishin gjithmonë të pranishëm, kështu që ai duhet ta merrte lejen prej tyre. Ai nuk kishte në gjendje diktonte rregulla dhe kushte”, shtoi ai.

Derisa foli për takimin e parë në vitin 1999 me Hashim Thaçin, James Rubin tha se ai e kishte njohur atë nga televizori.

Rubin: Më kujtohet takimi i parë që ju sapo përmendet që kishte regjistruar në kabllogram dhe më kujtohet që ai më njohu menjëherë përmes televizionit, sepse unë isha edhe zëdhënës i Departamentit të Shtetit dhe isha shpesh në televizor, kryesisht për ata që ishin të interesuar për atë që ndodhte në ish-Jugosllavi, por ai më njohu. Kur dikush të njihte, ata lëvizën shprehën fizikisht, shtrëngojnë dorën apo japin shenja fizike. Dhe zonja Albright e vërejti këtë gjë që ai bëri kështu, që më njohi. Ajo ishte shumë e zonja për marrëdhëniet njerëzore dhe më tha menjëherë ‘James bisedo me të, njihu më të’, sepse unë se njihja, askush nuk e njihte në fakt në Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, të paktën unë nuk e njihja”, u shpreh ai, duke shtuar se donin të dinin më shumë se kush ishte udhëheqës i delegacionit.

Gjatë atyre dy javëve, Rubin tha se kaloi shumë kohë me Thaçin, ashtu edhe siç tha se e kishte udhëzuar sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright.

“Madeleine Albgriht se ishte e dobishme dhe unë i njihja pikëpamjet e saj, i njihja pikëpamjet e saj më mirë se askush tjetër, edhe sot është e njëjta gjë. Dhe ajo donte që unë ta njihja atë, që të bëhesha koleg, mik, shok, diplomat dhe kjo është arsyeja pse kaluam kaq shumë kohë me atë atje”, përfundoi ai.

Për dëshminë e James Rubin janë paraparë katër orë nga mbrojtja, katër nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, dhe tri orë e gjysmë nga të tjerët.

James Rubin, është dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit, e cila ka paraparë që në gjykatore t’i sjell rreth 11 dëshmitarë.

Më pas, procesi gjyqësor do të vazhdojë me dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Bashkë me Thaçin dhe Krasniqin, po gjykohen edhe ish-kryekuvendari Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës. ZPS-ja ka thënë se ata ishin pjesë e “një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.

Në anën tjetër, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës./KP

10:01 – Ka nisur dëgjimi i dëshmitarit të parë të mbrojtjes në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, do të paraqes dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ky është dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit, e cila ka paraparë që në gjykatore t’i sjell rreth 11 dëshmitarë. Më pas, procesi gjyqësor do të vazhdojë me dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Bashkë me Thaçin dhe Krasniqin, po gjykohen edhe ish-kryekuvendari Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi. Avokatët e tyre nuk synojnë të paraqesin dëshmi mbrojtëse. Zyra e Prokurorit të Specializuar i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës. ZPS-ja ka thënë se ata ishin pjesë e “një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.

Në anën tjetër, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Paraqitja e provave të mbrojtjes vjen katër muaj pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar përfundoi me dëshmitarët e saj dhe e mbylli çështjen. Prokuroria i pati sjell 125 dëshmitarë në sallë dhe është mbështetur në mbi 130 dëshmi ne shkrim.

Mbrojtja e katërshes së UÇK-së i mohon akuzat dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk ka pasur strukturë të organizuar komanduese.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ishte bërë publike vjeshtën e vitit 2020. Prej atëherë, ata qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Sheveningen të Hagës. Gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023.

Gjyqtarët në Speciale presin që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të paraqesë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti./D.B/KP

08:05

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do të dëshmoj sot para Gjykatës Speciale, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Seanca do të fillojë në orën 9:00, përmes transmetimit me 45 minuta vonesë. Në të njëjtën çështje gjyqësore, më 9 shtator 2025, Trupi Gjykues pranoi si prova disa aktekspertiza të dorëzuara nga Mbrojtja e Viktimave dhe një provë materiale të dorëzuar nga Mbrojtja.

Gjykatësit nuk pranuan një provë materiale tjetër që u kërkua të pranohej nga Mbrojtja.

Më 8 shtator 2025, Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Selimit për të vendosur disa garanci gjatë pyetjeve të dëshmitarëve të thirrur nga ekipet e tjera të Mbrojtjes.

Këto përfshinin kufizimin e objektit të pyetjeve dhe moslejimin e palëve që pyetjet në cilësinë e palës jothirrëse të jenë në lidhje me veprimet dhe sjelljen e një të akuzuari që nuk e ka thirrur atë dëshmitar.

Në vendim, Trupi Gjykues shpjegoi se, kuadri i lejuar dhe kufizimet e pyetjeve nga palët jothirrëse janë të përcaktuara në Rregulloren e Procedurës dhe Provave dhe në Urdhrin e Trupit Gjykues për Zhvillimin e Gjykimit.

Palët mund t’u bëjnë pyetje dëshmitarëve lidhur me temat e trajtuara nga pala thirrëse si dhe lidhur me besueshmërinë e dëshmitarit, dhe në përgjithësi janë të autorizuara t’u bëjnë pyetje dëshmitarëve për aspekte që lidhen me argumentet e tyre, me kusht që dëshmitari të jetë në gjendje të japë dëshmi relevante për lëndën.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Përndryshe Rubin nuk është i vetmi mes emrave të njohur që pritet të dëshmojnë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 31 tetor 1993-1998

Published

on

By

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.

31 tetor 1993

Mikel Koliqi – kardinal i parë shqiptaë

Dje në Kishën katedrale të Shkodrës u mbajt një meshë e veçantë me rastin e shugurimit të kardinalit të parë shqiptar, shkëlqesisë së tij, monsinjor Mikel Koliqit, si dhe me rastin e kthimit të arqipeshkvit të Shkodrës, monsinjor Frano Ilia nga SHBA. Në këtë meshë morën pjesë Ivan Dias, ipeshkv i Pultit, monjisor Robert Ashta, si dhe ndihmësi i ipeshkvit të Shkodrës, monsinjor Zef Simoni, etj.

Në momentin kulmor të kësaj ceremonie foli Nunsi Apostolik, monsinjor Ivan Dias, i cili i njoftoi besimtarët me lajmin e shpalljes nga kryetari i Selisë së Shenjtë, Papa Gjon Pali II të kardinalit të parë shqiptar, monsinjor Mikel Koliqit.

Mikel Koliqi është kardinali i parë në historinë shumëshekullore të katolicizmit shqiptar.

Lindi në Shkodër më 29 shtator 1902. Studimet e para i mori në Shkodër, ato të mesmet dhe të lartat për inxhinier në Itali. Në moshën 25-vjeçare bëhet prift. Kreu studimet e larta në teologji. Shugurohet meshtar në vitin 1931. Menjëherë emrohet zëvendës i famullitarit i Shkodrës. Pastaj bëhet famullitar i Shkodrës.

Mikel Koliqi ka qenë drejtor i parë i revistës “Kumbana e së dielës”, e cila ndalohet më 1945 me arrestimin e tij. Ai i kaloi 38 vjet në burg e internim. Më 1986 lirohet me amnisti të përgjithshme.

Kuvendi i Shqipërisë në vitin 1992 Mikel Koliqit i jep titullin “Pishtar i demokracisë”.

 

31 tetor 1995

Gjatë vitit 1990 u vranë në kufi 32 shtetas të Shqipërisë

Gjatë vitit 1990 në kufijt e Shqipërisë u vranë 32 shtetas të Shqipërisë nga forcat kufitare shqiptare, njoftuan dje duke cituar një padi në Tiranë disa radiostacione të huaja.

Në njoftim thuhej se numri i të vrarëve në atë vit është më i madh se numri i të vrarëve për periudhën 1959 – 89. Për 30 vjet ishin vrarë 23 persona.

Njoftohet se organet zyrtare shqiptare kanë përgatitur listën e ta vrarëve dhe të dhënat për vendin e kohën e vrasjes së tyre, kështu që familjet e viktimave të mund të paraqesin padi.

 

31 tetor 1997

Gjendje e rëndë në fshatrat e komunës së Gjakovës

Bandat e armatosura plaçkitëse nga Shqipëria po vazhdojnë edhe më tutje kalimin në fshatrat kufitare të komunës së Gjakovës dhe po vrasin e plaçkisin banorët e kësaj ane.

Sipas njoftimeve nga Dega e LDK-së në Gjakovë, ditëve të fundit, gjendja është shumë e rëndë sidomos në fshatrat Molliq, Koshare, Brovinë, Nivokaz e Botushë.

Kalimet e bandave të ditëve të fundit kanë patur për pasojë edhe një të vrarë në Koshare, Afrim H. Zenunin, që u vra nga banda treanëtarëshe më 28 tetor. Ai kishte shkuar për të marrë sanë për bagëtinë në mesditë, ndërsa kjo bandë e detyroi t’i shpinte në shtëpinë e Xhanajve. Nën kërcënimin e armëve, Afrimi i drejtoi në këtë shtëpi, që është e varfër dhe që mbahet nga ndihmat e fshatit e në të cilin pjesëtarët e bandës plaçkitën çfarë gjetën dhe keqtrajtuan Mehmet Xhanin (52). Pas kësaj ata e detyruan Afrimin t’i dërgonte në shtëpinë e tij. Kur iu afruan shtëpisë, Afrimi thirri babain e tij për t’i bërë me dije se “në shtëpinë e tyre po vinin hajnat”. Në këtë moment, Afrimi u kacafyt me njërin nga pjesëtarët e bandës, i cili shkrepi automatikun dhe plagosi rëndë Afrimin. Meqë Kosharja është fshat malor, dërgimi i tij në Gjakovë u vonua dukshëm dhe kështu Afrimi vdiq nga pasojat e plagosjes.

Sipas njoftimeve, në fshatin Molliq se gjendja është e rëndë sidomos pas 17 tetorit. Këtë ditë, rreth orës 22, tre persona të maskuar e të armatosur me pushkë automatike, revole, thika e bomba, morën peng Kadri Hasanin (16) dhe e urdhëruan që t’i dërgojë në shtëpinë e Hysen Sadriut. Në këtë shtëpi plaçkitësit morën para, stoli ari dhe gjithë tjetër që kishte vlerë. Më pas plaçkitësit shkuan edhe në shtëpinë e djaloshit të marrë peng ku plaçkitën mall me vlerë prej rreth 1000 DM. Më pas djaloshi 16 vjeçar dhe të tjerët u detyruan me forcë që mallin e plaçkitur ta dërgojnë deri matanë kufirit. Atje, rreth orës 3 pas mesnate, plaçkitësit ua morën edhe këpucët dhe i detyruan të kthehen prapa.

Më 22 tetor, plaçkitësit trokitën në disa dyer të fshatit Molliq, ndërsa rreth orës 20:00 tentuan të hyjnë në një shtëpi të fshatit. Por, pasi u mblodhën rreth 50 banorë, plaçkitësit u larguan. Në një shtëpi më të largët ata vodhën dy batanije dhe demoluan orenditë. Po këtë ditë ata vodhën tri lopë në fshatin Nivokaz.

Më 23 tetor, në mesditë, tre plaçkitës të armatosur ia morën me dhunë lopën një fshatari, por meqë për pak kohë u tubuan shumë fshatarë, pas rreth 300 metrash, plaçkitësit e lëshuan lopën.

Më 24 tetor, iu plaçkitën tri lopë Osman Hysenit nga Shishmani.

Më 25 tetor, pas orës 1 pas mesnate, plaçkitës të armatosur vodhën tri lopë në Batushë, dy prej të cilave i lanë të lidhura në malin në afërsi, pasi vërejtën se plaçkitja ishte hetuar.

Më 27 tetor, rreth orës 18:30, plaçkitësit hynë në shtëpinë e Kasëm Ramës për t’ia marrë atij lopën. Ata, në shpejtësi morën peng djalin e tij 13 vjeçar. Pas kësaj u mblodhën disa fshatarë, plaçkitësit lanë djalin, dhe u larguan ngadalë nga vendi i ngjarjes.

Dje, kur u varros i ndjeri Afrim Zenuni, i vrarë nga plaçkitësit, u përhapën fjalë se tre persona të armatosur ishin vërejtur në vendin e quajtur “Shkozë” në afërsi të fshatit Batushë. Ndërsa, pas orës 24:00 në Batushë ata plaçkitën 6 lopë dhe një kali, pronë e Hasan Mehmetit.

Që nga data 15 qershor në fshatrat e përmendura më lart, janë plaçkitur mbi 40 krerë lopë. Ndërsa më parë vetëm në këto fshatra janë plaçkitur mbi 100 krerë lopë, dele e kuaj. Në fshatrat e bashkësisë lokale të Ponoshecit, ku më parë janë plaçkitur mbi 100 krerë bagëti, vetëm këtë vit janë plaçkitur mbi 150 krerë.

Njoftimet nga këto fshatra bëjnë të ditur për një gjendje tepër të tensionuar dhe për shqetësim të përgjithshëm të banorëve të pambrojtur, të cilët përditë e më shumë po bëhen pre e plaçkitësve të armatosur, të cilët për realizimin e qëllimeve të tyre janë në gjendje madje edhe të vrasin njerëzit, faji i vetëm i të cilëve është se provojnë të mbrojnë atë që është pronë e tyre.

 

31 tetor 1998

Në Llaushë u gjetën tri gra të vrara

Sot në Llaushë të Skënderajt u gjetën trupat e tri grave shqiptare, të vrara gjatë sulmit serb në këtë fshat para tre muajsh.

Nënkëshilli i KMDLNJ-së në Skënderaj njoftoi se u gjetën trupat e Fatime Gecit (73) e Mevlude Gecit (45) nga Llausha, dhe trupi i Hamide Terakut (51) nga Vitaku, nënë e 8 fëmijëve. Dy të parat ishin invalide dhe nuk kishin arritur të ikin nga fshati.

Trupat e tyre u gjetën të gropuar së bashku me mbeturina të shtazëve të vrara dhe të mbuluar me pak dhe.

 

Në Lubeniq të Pejës u gjet kufoma e djegur e Mehmet Ukshinajt

Më 27 tetor të këtij viti, rreth 70 metra larg shtëpisë së tij u gjet kufoma e djegur e Mehmet Ukë Ukshinajt (70) nga Lybeniqi i Pejës.

Qerim Ukshinaj, vëlla i Mehmetit i tha KI të Degës së LDK-së në Pejë se forcat serbe kanë ekzekutuar dhe djegur vëllain e tij Mehmetin katër muaj më parë, por që nuk është identifikuar ajo për shkak se në këtë fshat nuk ka jetuar asnjë banorë shqiptarë.

 

Continue Reading

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara