Lajmet

Izmir Zeqiri thotë se shpërthimi në Zubin Potok ndodhi në pronën e ish-kryetarit të komunës

Published

on

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka bërë të ditur se prona ku ndodhi shpërthimi i mbrëmshëm në veri, i takon ish-kryetarit të kësaj komune.

Zeqiri ka bërë thirrje që organet e rendit t’i kapin kryesit e këtij akti dhe t’i përballin me drejtësinë. Ai ka thënë se sulmet e ngjashme që po ndodhin në pronat e qytetarëve në veri janë të papranueshme, por nuk do t’i stopojnë në punën për rend dhe ligj.

“Denoj fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj prones së ish kryetarit të komunës së Zubin Potokut dhe apeloj te organet e rendit që sulmuesit ti kapin dhe ti qesin para drejtësis…. sulmet e ngjajshme të cilat po ndodhin kudèr jetes dhe pronave të qytetarëve jan të pa pranueshme dhe nuk do të na ndalin në punën dhe angazhimet tona për rehati dhe rend dhe ligj”, shkroi ai.

Lajmet

“Liria ka Emër” thërret protestë më 17 shkurt, me moton “Drejtësi jo politikë”

Published

on

By

Me moton “Drejtësi jo politikë”, më 17 shkurt në sheshin “Skëndërbeu” do të protestohet në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo protestë do të fillojë në orën 14:00 dhe organizohet në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Protesta kësaj radhe organizohet nga organizata “Liria ka Emër”.

Ne një konferencë për media, përfaqësues të kësaj organizate kanë përmendur shkeljet që janë bërë gjatë këtij procesi gjyqësor, për cka thanë se përmes protestës do të kërkojnë drejtësi.

Vitin e kaluar janë organizuar pesë protesta me thirrjet “Drejtësi per Çlirimtarët”.

Protesta e parë është mbajtur në Prishtinë, më pas në Hagë, Tiranë, Strasburg e në Shkup.

Continue Reading

Aktualitet

UBT në BETT 2026 në Londër – prezanton modelin unik të Smart City

Published

on

By

Si i vetmi institucion nga rajoni, UBT po prezantohet me hapësirën e vet në panairin më të madh botëror të teknologjisë në arsim, BETT 2026 në Londër, krahas kompanive globale si Google, Meta dhe të tjera.

Në këtë ngjarje globale, UBT prezanton platformën unike inovative për Smart City (All-in-One Solution), si dhe zgjidhje inovative në fushën e EdTech-ut, platformat digjitale dhe projektet kërkimore për transformimin e arsimit përmes inteligjencës artificiale.

Ekipi i UBT-së, gjatë tri ditëve, do të prezantojë përpara mijëra pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të sektorit të arsimit dhe industrisë edukative, duke ofruar produkte teknologjike, shërbime dhe sisteme smart për tregun global.

Continue Reading

Lajmet

Kurti flet me Marta Kos për gjeopolitikën dhe Planin e Rritjes

Published

on

By

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ku u diskutua mbi progresin ekonomik dhe avancimin demokratik të Kosovës, si elemente kyç në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Raporti i Vendit i Komisionit Evropian për vitin 2025 vlerëson se Kosova ka vazhduar përparimin në integrimin evropian, duke qenë “më e përgatitur se çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor në momentin e marrjes së statusit të vendit kandidat”.

Gjatë takimit thuhet se u trajtuan edhe çështjet gjeopolitike, Plani i Rritjes, bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimet aktuale.

“Kryeministri Kurti theksoi se Kosova luan rol aktiv dhe konstruktiv në rajon, duke mbështetur integrimin më të gjerë ekonomik në përputhje me vlerat dhe standardet e Bashkimit Evropian”, thuhet më tej në njoftim.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një instrument i kufizuar kohor i miratuar për periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027. Ai është peng i ratifikimit në Kuvend.

Nga Plani i Rritjes i BE-së, Kosovës i kanë rënë hise rreth 900 milionë euro – që do të thotë se për kokë banori është përfituesja më e madhe e këtyre mjeteve.

Continue Reading

Lajmet

KEK-u rikthen operimin me pesë njësi gjeneruese, rifillon me sukses Njësia A3

Published

on

By

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia A3 ka rifilluar me sukses operimin, pas përfundimit të të gjitha sanimeve dhe ndërhyrjeve teknike, të realizuara pas ndaljes së përkohshme.

Sipas KEK-ut, Njësia A3 është startuar dhe është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 06:47, duke respektuar të gjitha standardet operacionale dhe parametrat e sigurisë.

Me rikthimin në operim të Njësisë A3, KEK sh.a. aktualisht operon me pesë njësi gjeneruese aktive: A3, A4, A5, B1 dhe B2. Kjo gjendje operative, sipas Korporatës, garanton vazhdimësinë e prodhimit, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit elektroenergjetik të Republikës së Kosovës, për aq kohë sa lejojnë parametrat operacionalë.

KEK-u ka vlerësuar lart punën e ekipeve teknike dhe menaxhuese, duke theksuar se ky rezultat dëshmon aftësinë profesionale për të realizuar ndërhyrje preventive dhe riparime të nevojshme brenda kohës optimale.

Continue Reading

Të kërkuara