Aktualitet

Investitori amerikan i kriptove po mbahet peng në Kherson

Ai u arrestua muajin e kaluar në qytetin port të pushtuar të Khersonit.

Published

on

Departamenti amerikan i shtetit raportoi se është në dijeni rreth raportimeve se një shtetas amerikan që jeton në Ukrainë po mbahet peng nga separatistët pro-rusë.

Suedi Murekezi, 35-vjeçar, një investitor i kriptove i lindur në Ruanda, u arrestua muajin e kaluar në qytetin port të pushtuar të Khersonit. Familjarët dhe miqtë thonë se veterani i Forcave Ajrore të ShBA-së është akuzuar në mënyrë të rreme se i është bashkuar protestave pro-Ukrainës. Raportohet se ai ndan qelinë me dy ushtarë amerikanë që u kapën muajin e kaluar.

Departamenti i Shtetit tha të mërkurën se ishte “në dijeni të këtyre raporteve të pakonfirmuara”. Por refuzoi të japë detaje të tjera “për shkak të çështjeve të privatësisë”./UBTNews/

Bota

Ukraina thotë se ka sulmuar një depo nafte që përdorej nga forcat ajrore ruse

Published

on

By

Ukraina tha se forcat e saj kanë goditur një depo ruse të naftës që i shërbente forcave ajrore të Moskës e që gjendej qindra kilometra larg nga kufiri që ndan dy shtetet.

Ky sulm është në serinë e sulmeve përshkallëzuese ndërkufitare që kanë kryer Moska dhe Kievi dhe që kanë pasur për shënjestër infrastrukturën energjetike dhe ushtarake, pothuajse tre vjet pasi Kremlini nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Forcat ukrainase të mbrojtjes goditën një depo ruse të naftës në Engels” në rajonin e Saratovit, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale.

Duhet të theksojmë se kjo depo nafte furnizonte me karburante bazën ajrore ushtarake, Engels-2, ku gjendet aviacioni strategjik i armikut”, u shtua në njoftim.

Në deklaratat e mëhershme, zyrtarët rusë pranuan se Ukraina kishte sulmuar rajonin me dronë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 32 dronë ukrainas gjatë natës, përfshirë 11 mbi rajonin e Saratovit.

Guvernatori i rajonit, Roman Busargin, tha se ekipet e emergjencave janë dislokuar në një ndërtesë industriale që është përfshirë nga flakët pas një sulmi ukrainas me dron. Por, ai nuk dha detaje se për çfarë ndërtesë bëhej fjalë.

Busargin shtoi se nuk ka të lënduar nga sulmet.

Kievi ka marrë përgjegjësinë edhe për sulme të mëhershme që kanë pasur për shënjestër depo të naftës, teksa Ukraina po vazhdon përpjekjet e saj për të ndërprerë të ardhurat ruse nga energjia, që thotë se i përdor për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës.

Shkatërrimi i depos së naftës krijon probleme të mëdha logjistike për aviacionin strategjik rus dhe ul ndjeshëm aftësitë e tij për të sulmuar qytetet paqësore ukrainase dhe objektet civile”, tha ushtria ukrainase.

Ndërkaq, Kievi tha po ashtu se gjatë natës mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 41 dronë rusë, ndërkaq 22 të tjerë janë rrëzuar apo janë zhdukur nga radarët pas ndërhyrjes në sistemet e tyre elektronike./REL/

Continue Reading

Bota

Nivel rekord i krimeve të ekstremit të djathtë në Gjermani

Published

on

Krimet e motivuara nga ekstremizmi i djathtë në Gjermani kanë arritur nivelin më të lartë historik gjatë vitit 2024, sipas një raporti të Ministrisë së Brendshme të prezantuar në përgjigje të një pyetjeje nga deputetët e Majtë në Bundestag. Deri më 30 nëntor 2024, janë regjistruar 33.963 vepra kriminale të lidhura me ekstremizmin e djathtë, duke përfaqësuar një rritje prej të paktën 17.34% krahasuar me vitin 2023, kur numri ishte 28.945.

Shifra përfundimtare për 2024 pritet të publikohet nga Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) në maj 2025, me pritshmëritë që ajo të rritet më tej për shkak të krimeve të kryera në dhjetor dhe vonesave në regjistrime. Nga krimet e regjistruara deri tani, 1.136 ishin të dhunshme, ndërsa shumica u kategorizuan si krime propagande (21.311 raste) dhe nxitje dhune (5.097). Gjithashtu, policia ka dokumentuar 1.942 raste dëmtimi të pronës.

Deputetja e Majtë dhe ekspertja për ekstremizmin e djathtë, Martina Renner, e përshkroi situatën si alarmuese, duke theksuar se numrat kanë qenë në rritje të qëndrueshme me 20-25% çdo vit. Ajo kritikoi mungesën e masave drastike për të ndaluar këtë trend të rrezikshëm dhe paralajmëroi për normalizimin e një realiteti ku më shumë se 3.000 krime nga neo-nazistët ndodhin çdo muaj. Renner nënvizoi gjithashtu se përqindja e autorëve të rinj është rritur, duke ngritur shqetësime për brezat e ardhshëm./DW/

 

Continue Reading

Bota

Çmimi i naftës bruto arriti nivelin më të lartë të tre javëve

Published

on

Çmimet e naftës bruto shënuan rritje të ndjeshme në tregjet aziatike, me Brent që arriti 77.32 dollarë për fuçi dhe WTI 74.61 dollarë, duke regjistruar nivelet më të larta që nga 14 dhjetori. Kjo rritje vjen pas shqetësimeve për ndërprerje të furnizimit dhe rritje të kërkesës energjetike, duke lënë në hije pasiguritë ekonomike globale.

Shqetësimet për kufizimet e furnizimit janë shtuar nga tensionet gjeopolitike, përfshirë sanksionet e reja ndaj eksporteve ruse dhe kufizimet iraniane, të cilat mund të reduktojnë furnizimin global me 1 milion fuçi në ditë. Ndërkohë, prodhimi i Rusisë në dhjetor ishte nën objektivin e OPEC+, ndërsa organizata ka shtyrë rritjen e planifikuar të prodhimit.

Përveç kësaj, të dhënat ekonomike pozitive nga SHBA dhe Eurozona sinjalizojnë rritje të kërkesës për energji, veçanërisht në mes të një dimri të ashpër. Megjithatë, analistët paralajmërojnë për një korrigjim teknik të mundshëm të çmimeve për shkak të mbiblerjes në tregjet e naftës./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Zjarr me përmasa të mëdha në Kaliforni, evakuohen 30 mijë njerëz

Published

on

By

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur nga guvernatori i Kalifornisë pasi zjarret, të nxitura nga erërat e forta, kanë përfshirë periferi të Los Angeles.

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarrin që lëviz me shpejtësi, i cili po përfshin një kodër ekskluzive në LA, të mbushur me shtëpi të famshëm.

Duke postuar në X, Guvernatori Gavin Newsom tha: “Kam shpallur një gjendje të jashtëzakonshme për të mbështetur komunitetet e prekura nga #PalisadesFire.

Banorët e Kalifornisë Jugore: qëndroni vigjilentë, merrni të gjitha masat paraprake të nevojshme dhe ndiqni udhëzimet e urgjencës lokale.”

Zyrtarët thonë se zjarri po nxitet nga erërat “kërcënuese për jetën” dhe “shkatërruese” që godasin Kaliforninë jugore.

Rreth 30,000 banorë janë urdhëruar të largohen për shkak të zjarrit, i cili po përshkon ultësirat e Pacific Palisades, që ndodhet midis Santa Monica dhe Malibu.

Është shpallur një gjendje e jashtëzakonshme dhe presidenti Joe Biden ka miratuar përdorimin e parave federale për të mbështetur zonat e prekura. Miliona njerëz të tjerë në Kaliforni janë nën një paralajmërim të flamurit të kuq, që do të thotë se ata janë në një rrezik të shtuar për zjarre të mëdha.

Continue Reading

Të kërkuara