Lajmet

Haxhiu: Do të fillojmë procedurat për dërgimin e mandatarit për kryeministër

Published

on

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu deklaroi se do të fillojnë procedurat për dërgimin e mandatarit për kryeministër, Albin Kurti. Ajo nuk tregoi se kur do të ndodhë një gjë e tillë, veçse shtoi se do të vazhdojnë komunikimet edhe me deputetë të tjerë për të parë nëse kanë vullnet për të qenë pjesë e qeverisjes.

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, zgjedhjes së nënkryetarit nga pakicat serbe, Nenad Rashiq, Haxhiu deklaroi se “është i habitshëm qëndrimi i PDK-së”.

Për mua është e habitshme qëndrimi i PDK-së. Pra, ata nuk patën votë kundër Listës Serbe, prandaj uroj që ta sqarojnë qëndrimin e tyre, sepse sot të gjithë bashkë është dashur që të jemi në të njëjtën linjë që të kontribuojmë në konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, por që të mos lejojmë assesi qëndrime jo të qarta në raport me Listën Serbe, duke pasur parasysh që Lista Serbe dirigjohet nga Beogradi dhe i përfaqëson interesat e tyre në Republikën e Kosovës. Megjithatë, konsideroj që është jashtëzakonisht e rëndësishme që sot Kuvendi i Republikës së Kosovës u konstituua, pra është zgjedhur nënkryetari i fundit, zotëri Nenad Rashiq. Është lajm i mirë sepse nuk e kemi në kryesinë e Kuvendit më një përfaqësues që nuk e pranon Republikën e Kosovës, por e lufton në vazhdimësi atë”, deklaroi Haxhiu.

Haxhiu tha se konsultimet dhe takimet do të vazhdojnë edhe me deputetë tjerë për formimin e qeverisë, për çka theksoi se do të fillojnë me “procedurat për dërgimin e mandatarit për kryeministër, Albin Kurti”.

Ne si Lëvizje Vetëvendosje do të fillojmë me procedurat për dërgimin e emrit, mandatarit tonë, kryeministrit Albin Kurti, kryeministrit të tashëm, por edhe të ardhshëm të Republikës së Kosovës, i cili do të drejtojë Qeverinë Kurti 3. Ne kemi pasur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, pra ne si organ i LVV-së, Këshilli i Përgjithshëm e ka votuar për mandatar kryeministrin Kurti. Kryeministri Kurti është personi më i votuar ndonjëherë në Republikën e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje është subjekti me mbështetjen më të madhe nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Prandaj natyrisht që jemi të interesuar që sa më parë të vazhdojmë me procedurat. Saktësisht kur, natyrisht që do të ju njoftojmë. Por, po ashtu krahas kësaj ne do të vazhdojmë komunikimet edhe me deputetët e tjerë në mënyrë që të kuptojmë më shumë nëse kanë vullnet për të qenë pjesë e qeverisjes. Unë sot nuk mund të ju jap detaje për këtë, por ju premtoj që do të njoftoheni sapo që të ketë diçka konkrete”, përfundoi Haxhiu.

Pas më shumë se pesë muajsh, Kuvendi i Kosovës ka konstituar legjislaturën e nëntë.

Në seancën e sotme u zgjodh deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, si nënkryetar nga komuniteti serb, për të kompletuar Kryesinë e Kuvendit./D.B/KP

Lajmet

Orav përgëzon Hamzën, pas zgjedhjes në krye të PDK-së: Pres me padurim të punoj me të

Published

on

By

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me kryetarin e porsazgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Përmes një postimi në “X”, Orav u shpreh entuziast për të punuar bashkë me Hamzën.

Ambasadori evropian thotë se themelimi i institucioneve duhet të jetë përparësi e përbashkët.

Sot e përgëzova Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij si kryetar i PDK-së. Pres me padurim të punoj me të dhe me udhëheqës të tjerë politikë për të mbështetur përparimin e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE. Themelimi i institucioneve plotësisht funksionale, për të mirën e të gjithë qytetarëve, duhet të jetë përparësia e tyre e përbashkët” shkroi Orav.

Hamza u zgjodh në krye të PDK-së ditën e hënë, në Konventën e partisë, të organizuar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit./KP

Continue Reading

Lajmet

Agim ​Ademi flet për shortin e Kosovës

Published

on

By

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka dhënë deklaratën e parë pas shortit të hedhur sot në Cyrih, ku Kosova ka mësuar kundërshtarin e gjysmëfinales së “Play-Off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Dardanët në gjysmëfinale do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë.

Lidhur me këtë, Ademi theksoi se në këtë fazë çdo ndeshje është si finale, duke pasur parasysh nivelin dhe forcën e ekipeve pjesëmarrëse, por ka shprehur optimizëm për sukses.

Të gjitha ndeshjet në këtë fazë janë si finale, sepse të gjitha ekipet janë të forta. Nuk e shoh si favorit, por e shoh në faktin se nëse japim 100 përqindshin ne e kalojmë këtë hap për të shkuar deri te finalja, e cila do të luhet në Prishtinë me Turqinë apo Rumaninë. E përsëris, po të japim 100 përqindshin me këta futbollistë që i kemi dhe nëse ata të janë mirë e pa ndonjë lëndim, sigurisht se do ta arrijmë më të mirën”, tha Ademi.

Tutje i pari i futbollit të Kosovës shprehu besimin se Dardanët do ta kalojnë hapin e parë për të siguruar biletën e finales së madhe të “Play-Off”-it, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër fituesit të çiftit Turqi–Rumani.

Besoj se hapin e parë do ta kalojmë”, ka nënvizuar Ademi.

Kosova ndeshjen kundër Sllovakisë do ta zhvillojë më 26 mars 2026 në Bratislavë, kurse finalen eventuale më 31 mars 2026 në Prishtinë./KP

Continue Reading

Lajmet

​AUV asgjëson 2934 kilogramë tranguj të konservuar

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka bërë të ditur se ka asgjësuar 2 mijë e 934 kilogramë tranguj të konservuar, pas njoftimit lidhur me zbulimin e mbetjeve të pesticidit Chlorpyrifos në tranguj të përpunuar në Mamushë dhe të eksportuar në Slloveni.

Në njoftim thuhet se AUV ka ndërmarrë masat e menjëhershme për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, përfshirë: identifikimin dhe bllokimin e produktit të prekur si dhe koordinimin me institucionet relevante brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF.

Nga veprimet e ndërmarra sipas njoftimit të RASFF, është konstatuar se loti numër 090827, në sasinë prej 2934,70 kg tranguj të prerë dhe të konservuar, ka qenë e përgatitur për eksport në Slloveni dhe si e tillë, është asgjësuar në prani të zyrtarëve të AUV-së dhe palës përkatëse, konform legjislacionit në fuqi.

AUV njofton qytetarët e tranguj të tillë nuk gjenden në tregun e Kosovës dhe se situata është plotësisht nën kontroll./KP

Continue Reading

Lajmet

​Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ngrihet aktakuzë ndaj dy personave

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Y.Rr. dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin.

Sipas aktakuzës, më 12 tetor 2025, në Budakovë – Komuna e Suharekës, i pandehuri Y.Rr., ka ofruar përfitim të pa merituar në shumën 120 euro për të pandehurin B.K., me qëllim që ky i fundit të votojë në favor të kandidates për ansamble komunale, dhe për verifikimin e votimit, i pandehuri Y.Rr., ka kërkuar të shohë telefonin e B.K., pas së cilës i ka dorëzuar shpërblimin. Ndërkaq, i pandehuri B.K., akuzohet se ka pranuar këtë përfitim të pa merituar, me qëllim të ndikimit në votimin e tij.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./KP

Continue Reading

Të kërkuara