Lajmet

​Haxhiu: 16 ushtarë janë dërguar në Komision Disiplinor vetëm pse janë ushqyer jashtë kazermës

Published

on

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i ka bërë thirrje prokurorisë për hetim, me pretendimet siç thekson ai ‘për hajni brenda Ministrisë së Mbrojtjes’. Sipas tij, 16 pjesëtarë të ushtrisë janë dërguar në Komision Disiplinor, meqë të njëjtit janë ushqyer jashtë kazermës. Kështu u shpreh ai në seancë të jashtëzakonshme ku po diskutohet për çështjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në seancën e cila është bojkotuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Haxhiu i bëri thirrje edhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj që të tregojë arsyen e vërtetë të dorëheqjes.

“Hajnia e ka lënë ushtrinë pa bukë. Ushtarët sot janë detyruar të dalin të hanë bukë jashtë kazermës dhe 16 prej tyre janë dërguar në Komision Disiplinor, pse kanë dalë të ushqehen jashtë kazermës sepse ushqimi brenda ka qenë i pa përballueshëm dhe i pamjaftueshëm për ta. Kjo është vetëm një pjesë e asaj që është bërë publike e hajnisë, por ka këtu hajni edhe më shumë që asnjëherë nuk është bërë publike. Prandaj e ftoj Prokurorinë të merret me këto dhe e ftoj ish-ministrin, Armend Mehaj të bëjë publike arsyen e vërtetë të dorëheqjes së tij. Fondi për ushtrinë që është krijuar nga Qeveria Kurti asnjëherë nuk është bërë publik, jo sa mjete kanë qenë por as se si u shpenzuan. Qytetarët dhanë mjetet e tyre për të kontribuar për Ushtrinë e Kosovës, e këta shkojnë vjedhin edhe në pasul edhe bukë të ushtarëve. Por kanë vjedhur edhe në armatim, këtë përgjigje duhet të na ja jap ministri Armend Mehaj me arsyen e vërtetë pse ai ka dhënë dorëheqje dhe konfliktin që ka pasur brenda Ministrisë së Mbrojtjes me këta eksponentë kriminal”, deklaroi Haxhiu.

Lajmet

​Lëndohet ylli i Interit

Published

on

Futbollisti Henrikh Mkhitaryan është detyruar të lërë fushën në minutën e 32-të të ndeshjes kundër Napolit për shkak të një problemi fizik.

Sipas testeve mjekësore të kryera në Institutin “Humanitas” në Rozzano, mesfushori armen ka pësuar tendosje muskulore në muskulin semitendinosus të kofshës së majtë.

Interi njoftoi se gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme, ndërsa koha e rikuperimit ende nuk është përcaktuar.

Skuadra e Cristian Chivu do të përballet të mërkurën (29 tetor) me Fiorentinën në “San Siro”, ndërsa më 2 nëntor udhëton në Verona për sfidën ndaj ekipit vendas./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​De Bruyne mbyll vitin 2025, dyshohet për një dëmtim të rëndë

Published

on

Kevin De Bruyne rrezikon ta mbyllë para kohe vitin 2025 pas lëndimit të pësuar në ndeshjen Napoli–Inter.

Mesfushori belg u detyrua të largohej nga fusha menjëherë pas shënimit të golit nga penalltia, pasi ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë dhe më pas u pa me paterica në pankinë.

Sipas Gazzetta dello Sport, dyshohet për një këputje të rëndë në bicepsin femoris, e cila mund ta mbajë jashtë fushave për disa muaj. Napoli shpreson që dëmtimi të mos ketë prekur zonën ku lojtari u operua në vitin 2023 gjatë kohës së tij te Manchester City.

Nëse konfirmohet se bëhet fjalë për një dëmtim serioz, De Bruyne mund t’i nënshtrohet një operacioni, gjë që do ta detyronte të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit. Edhe në rastin më të mirë, ai pritet të qëndrojë jashtë për dy ose tre muaj, duke i dhënë fund praktikisht vitit 2025.

Napoli ndërkohë mund të detyrohet të bëjë ndryshime në listën e Ligës së Kampionëve, me mundësi që në vend të belgut të përfshihet njëri mes Marianuccit apo Mazzocchit. Rezultatet e ekzaminimeve priten të përcaktojnë kohën e rikuperimit të mesfushorit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi shkarkon trajnerin Tudor

Published

on

Humbja ndaj Lazios i ka kushtuar trajnerit Igor Tudorit, ku klubi bardhezi ka vendosur ta shkarkojë trajnerin kroat pas një serie rezultatesh të dobëta në fillim të këtij sezoni.

Sipas La Gazetta dello Sport detyrën e përkohshme të trajnerit do ta marrë Massimo Brambilla, deri në emërimin e pasardhësit të ri.

Nën drejtimin e Tudorit, Juventusi ka zhvilluar tetë ndeshje në Serie A, ku ka grumbulluar vetëm 12 pikë dhe ndodhet aktualisht në vendin e tetë të renditjes.

Në fazën e grupeve të Champions League, bardhezinjtë kanë siguruar vetëm dy pikë në tre takime, çka ka thelluar krizën e skuadrës torineze./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vihen nën mbrojtje Liqeni i Ujmanit dhe Mali Mokna

Published

on

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës Hysen Durmishi, ka njoftuar se kanë vënë nën mbrojtje Malin Mokna dhe Liqenin e Ujmanit. 

Ai ka thënë se javën e kaluar ka nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të “Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit”, i cili sipas tij është nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në Kosovë.

“Me këtë vendim, Republika e Kosovës bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor. Pas një studimi njëvjeçar në terren, është konstatuar se kjo zonë përbën pasuri të rrallë natyrore, me biodiversitet të pasur dhe peizazhe me rëndësi të veçantë ekologjike e shkencore”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka shkruar se zona me sipërfaqe prej 192.19 km² tashmë vihet nën mbrojtje paraprake, siç ka thënë duke e ngritur në 12.4% përqindjen e territorit të Kosovës që mbrohet ligjërisht./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara