Lajmet

Gratë e bukura pak fat në dashuri

Published

on

Nëse jeni tërheqëse, në jetë ju mund ta gjeni veten të rrethuar nga djemtë që duan të jenë me ju me çdo kusht, por mos e konsideroni një marrëdhënie serioze.

Sipas një botimi në Gazetën Britanike të Psikologjisë, gratë më tërheqëse kanë tendencë të jenë të

fundit që gjejnë partner për gjithë jetën.

Por si u arrit në këtë përfundim?

Studimi përbëhej nga një sondazh i qytetarëve britanikë të të dy gjinive, ku shumica e tyre shpjeguan se gratë e vetmuara dhe të bukura janë objekte të dëshirave për burrat që kërkojnë vetëm një aventurë, një pushtim ose vetëm marrëdhënie.

Sipas po këtij studimi, meshkujt preferojnë të zgjedhin një grua me një fizik më pak tërheqës, sepse e lidhin atë me “normalitetin”. Kjo është arsyeja pse gratë e bukura nuk janë të martuara dhe nuk kanë një familje.





Lajmet

Shkarkohen zëvendësministri dhe këshilltari i Duda Balje

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin Elldin Ugllarin dhe këshilltarin politik Enesi Sulejmanoviç nga pozita e tyre aktuale.

Sipas burimeve vendimi është marrë ditën e djeshme më 27 tetor.

Ndryshe, deputetja Balje, nuk e votoi qeverinë e prezantuar nga Kurti, e cila mori vetëm 56 vota./S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Lajmet

OKB: Bota ka dështuar në objektivin për klimën, pasojat do të jenë të rënda

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se njerëzimi tashmë e ka humbur objektivin për kufizimin e ngrohjes globale në 1.5°C dhe se bota duhet të ndryshojë menjëherë drejtimin për të shmangur pasoja katastrofike.

Në një intervistë dhënë përpara samitit të klimës Cop30, që do të mbahet muajin e ardhshëm në qytetin brazilian Belem, Guterres tha se tejkalimi i kufirit të vendosur me Marrëveshjen e Parisit është i pashmangshëm dhe do të ketë pasoja shkatërruese për planetin.

“Le ta pranojmë dështimin tonë. E kemi humbur mundësinë për ta ndaluar tejkalimin e 1.5 gradëve në vitet e ardhshme, dhe pasojat do të jenë të rënda-nga Amazonia, në Grenlandë e deri në Antarktidën Perëndimore”, ka deklaruar ai, raportoi të hënën “The Guardain”.

Sipas kreut të OKB-së, prioriteti kryesor në Cop30 duhet të jetë ndryshimi i menjëhershëm i kursit, për ta bërë tejkalimin sa më të shkurtër dhe me ndikim sa më të vogël, në mënyrë që të shmangen situatat që mund të çojnë në ndryshime të pakthyeshme në ekosistemet e mëdha si pyjet e Amazonës, Arktiku apo oqeanet.

Guterres theksoi se përkundër paralajmërimeve të vazhdueshme të shkencëtarëve, angazhimet e shteteve kanë qenë të pamjaftueshme.

Deri më tani, vetëm 62 nga 197 vende kanë dorëzuar planet kombëtare të veprimit klimatik, ndërsa për të ruajtur kufirin e 1.5°C, shkurtimi i emetimeve duhet të arrijë 60%.

Megjithatë, ai nuk e sheh objektivin të humbur përfundimisht.

“Nëse veprojmë me vendosmëri tani, është ende e mundur që pas një periudhe të shkurtër tejkalimi, temperaturat të bien sërish në nivelin e synuar deri në fund të shekullit”, është shprehur ai./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vdes gruaja nga Gjakova pasi ra nga ndërtesa

Published

on

Një grua ka vdekur në Gjakovë pasi e njëjta ka rënë nga lartësia e një ndërtese ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima fillimisht ishte dërguar në emergjencë, si pasojë e lëndimeve trupore ku më pas mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Për rastin, policia tha se kanë nisur hetimet./S.K/PK/

 

Continue Reading

Lajmet

Operacion antidrogë në Berat, arrestohet 27-vjeçari

Published

on

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë dhe kanabis është sekuestruar nga policia e Beratit gjatë operacionit antidrogë të koduar “Alfa”.

Sipas të dhënave paraprake, në pranga është vënë një 27 vjeçar nga Vlora, i cili e kishte ndarë lëndën narkotike në doza, gati për shitje.

Në fund të operacionit u sekuestruan 1 kilogramë e 530 gramë kokainë, 7.5 kilogramë cannabis, peshore elektronike, municion luftarak, elektroshok dhe aparat celular.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, raporton A2CNN./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara