Kulturë
Gjërat që njerëzit produktivë bëjnë 10 minutat e parë në zyrë
Shkruani 3 gjërat për të cilat jeni mirënjohës/e.
Published
5 years agoon
By
Betim GashiEdhe pse zyrat, janë vende të paparashikueshme, ka disa rituale që njerëzit produktivë bëjnë ndryshe nga të tjerët për “të shtrydhur” më të mirën që kanë brenda vetes së tyre çdo ditë.
Ata e dinë se 10 minutat e para të punës së tyre në zyrë përcaktojnë fatin e ngarkesës së punëve që mund të përfundojnë. Ata sigurohen që të ndjekin një linjë veprimesh për të qenë në koherencë me detyrat e përditshme në zyrë.
Kështu që nëse të intereson të jesh super i karikuar për të rezultuar produktiv në fund të ditës, bëni 7 gjërat që njerëzit produktivë bëjnë 10 minutat e para në zyrë!
1. Shkruani 3 gjërat për të cilat jeni mirënjohës/e
Një studim i kryer nga Universiteti i Miamit zbuloi se njerëzit që mbanin një ditar ‘mirënjohjeje’ çdo ditë, ishin më të lumtur, më produktivë dhe…sërish më të lumtur. Sherry Towers, trajnere e zhvilimit profesional në librin e saj “Seeds of success” shkruan:
”Rezultatet e studimit treguan se ushtrimi i përditshëm i mirënjohjes, rezultoi në nivele më të larta të vigjilencës, entuziazmit, vendosmërisë, optimizmit dhe energjisë. Madje, individët që e aplikuan një gjë të tillë, përjetuan më pak stres dhe depresion, u treguan më të gatshëm të ndihmonin të tjerët, u ushtruan më rregullisht dhe bënë më shumë progres ndaj objektivave personalë. Gjithmonë sipas studimit, njerëzit që kanë më shumë sensin e mirënjohjes priren më tepër të ndjejnë dashuri.
2. Pastroni tavolinën tuaj të punës
Duket një detaj i parëndësishëm, por asgjë më shumë se rrëmuja nuk mund ta reduktojë produktivitetin. Nëse hutoheni për të gjetur një stilolaps, kapëse letrash, bllok shënimesh apo dokument, është kohë e humbur kot, nuk e rikuperoni dot më. Ndaluni për pak minuta që të vendosni pak rregull mbi tryezën tuaj të punës dhe t’i sistemoni sendet aty ku i prisni që të jenë.
3. Komunikoni me kolegët
Niseni ditën mbarë me disa përshëndetje miqësore ndaj kolegëve. Njerëzit produktivë ia dinë vlerën kësaj gjëje, ndaj dhe ato 10 minutat e para në punë ‘i vijnë vërdallë’ zyrës për të përshëndetur kolegët. Një pjesë e mirë e produktivitetit është të dish se kë të pyesësh dhe kur. Të mundohesh t’i japësh zgjidhje i vetëm çdo problem, ju nxjerr përpara shkëmbinj në rrugën drejt arritjes së objektivave. Ndaj sigurohuni që të krijoni dhe të mbani marrëdhënie pune pozitive me bashkëpunëtorët tuaj.
4. Shkruajini në letër “top 3” objektivat e ditës në punë
Njerëzit frytdhënës e gjejnë kohën për ta bërë këtë. Përditshmëria e jetës në zyrë është e ngarkuar dhe shpesherë stresuese, ndaj kjo gjë ju ndihmon të mos humbni objektivin nga fokusi juaj.
5. Rishikoni dhe konfirmoni listën tuaj të gjërave për të bërë
Në momentin që i keni bërë të dallueshme prioritetet tuaja, është thelbësore që të verifikoni nëse detyrat që i keni vënë vetes, shkojnë paralel me qëllimet dhe prioritetet. Planifikimi i kujdesshëm i një liste të gjërave për të bërë ju organizon ditën, por edhe ju ndihmon të kuptoni se si po i përmbushni detyrat e caktuara.
6. “Afirmoje” veten çdo ditë
Njerëzit produktivë janë gjithmonë në ngjitje, pozitivë dhe optimistë. Ata nuk harxhojnë kohë duke menduar negativisht, ata VEPROJNË. Matthew D. Della Porta, autor i “Mënyrat për të qenë i lumtur”, shkruan:
“Besoni te vetja, t’ia afirmoni atë asaj rregullisht stërvit trurin që të mendojë pozitivisht; ju besoni të vërteta që doni t’i besoni dhe krijoni bindje mbi veten tuaj dhe botën që ju rrethon. Është një nga mënyrat më të mira për ta ndryshuar në mënyrë efektive mënyrën tuaj të të menduarit.”
7. Lexoni ndonjë citim frymëzues
Ngarkojeni trurin me një shprehje të mençur të njerëzve të suksesshëm dhe produktivë, para se të kridheni në punë. Produktivët kërkojnë insprim nga njerëz model, duke ia ushqyer vetes frymën e tyre.
You may like
Kulturë
Mbrëmje klasike në Prishtinë: Filharmonia e Kosovës ngjitet në skenë më 17 prill
Published
2 days agoon
April 10, 2026By
UBT News
Filharmonia e Kosovës do të rikthehet para publikut më 17 prill 2026 me një koncert të radhës, duke sjellë një program të larmishëm me vepra nga kompozitorë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë.
Në këtë mbrëmje muzikore do të interpretohen vepra nga Baki Jashari, Francis Poulenc dhe Ludwig van Beethoven, duke ofruar një përvojë artistike që ndërthur traditën dhe klasikën botërore me krijimtarinë vendore.
Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.
Kulturë
Koncert solemn në Prishtinë për Shën Nënë Terezën dhe Kardinalin Ernest Simoni
Published
2 days agoon
April 10, 2026By
UBT News
Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë u mbajt një koncert solemn, i organizuar në nder të Shën Nënë Terezës, me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të saj, si dhe për të shënuar 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Kardinalit shqiptar Ernest Simoni.
Ky aktivitet u organizua nga Fondacioni “Kardinal Domenico Bartolucci”, në bashkëpunim me Ipeshkvinë Prizren-Prishtinë, nën patronatin e Ambasadës së Italisë në Prishtinë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
Koncerti u hap nga Kori i Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, së bashku me sopranon Arta Jashari, të cilët interpretuan veprën “Rri me ne” të kompozitorit Marco Frisina, nën dirigjimin e motrës Lidvina Marku dhe me shoqërim në organo nga Emanuel Mates.
Në vijim, performoi Kori i Fondacionit “Bartolucci”, nën drejtimin e dirigjentit Adriano Caroletti dhe organistit Josep Solé Coll, duke sjellë një program të pasur me vepra me tematikë pashkore, që u prit me emocione të veçanta nga publiku.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, Kardinali Ernest Simoni, Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji, si dhe përfaqësues institucionalë, diplomatë, artistë dhe besimtarë të shumtë.
Kulturë
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Terminal” për herë të parë në Çeki
Published
2 days agoon
April 10, 2026By
UBT News
Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar për herë të parë në Republikën e Çekisë shfaqjen “Terminal”, në qytetin e Trutnovit, duke zgjuar interes të veçantë te publiku vendas.
“Terminal”, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Roland Petite, solli një rrëfim bashkëkohor, i cili u komunikua fuqishëm me audiencën përmes lëvizjes dhe interpretimit artistik.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, Albesjana Iberhysaj Kapitaj, e shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë, Ilir Tepelena, së bashku me diplomatë dhe dashamirë të artit, të cilët e përjetuan nga afër këtë ngjarje kulturore.
Kjo paraqitje shënon një hap të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të artit kosovar dhe dëshmon rolin e fuqishëm të diplomacisë kulturore në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve.
Kulturë
“Nderi” prezantohet në Prishtinë pas rrugëtimit në festivale ndërkombëtare
Published
2 days agoon
April 10, 2026By
UBT News
Pas një rrugëtimi të suksesshëm në festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe një prezantimi të mëhershëm në Podgoricë, filmi artistik me metrazh të gjatë “Nderi” u shfaq edhe për publikun në Prishtinë në mbrëmjen e së enjtes. Kjo premierë përkoi simbolikisht me shënimin e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, vend nga i cili vjen edhe produksioni i filmit.
Me regji të Nikola Vukčević, “Nderi” është rezultat i një pune disavjeçare, që i ka marrë regjisorit rreth tetë vite për ta sjellë në ekran. Filmi ndërton boshtin e tij narrativ mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke trajtuar tema të thella si morali, nderi dhe sakrifica.
Ngjarja bazohet në një histori të vërtetë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Rrëfimi ndjek fatin e një fëmije ortodoks që, duke ikur nga një njësi fashiste, gjen strehim te një familje muslimane shqiptare. Pikërisht në këtë raport zhvillohet drama e filmit, duke vënë në pah besën shqiptare dhe vendosmërinë për të mbrojtur jetën e tjetrit, edhe përballë rrezikut ekstrem.
Në rolet kryesore paraqiten aktorët Edon Rizvanolli, Alban Ukaj, Xhejlane Tërbunja, Selman Jusufi, Nikola Ristanovski, Elez Adžović dhe emra të tjerë të njohur të skenës.
“Nderi” është propozuar nga Qendra e Filmit të Malit të Zi për çmimin Oscar, megjithatë nuk arriti të përfshihet në listën e ngushtë. Pavarësisht kësaj, filmi ka shënuar suksese të rëndësishme ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmime dhe duke u shfaqur në festivale prestigjioze, përfshirë edhe ato të kategorisë A, si në Kajro, Goa dhe Palm Springs.
REL: SHBA-ja dhe Irani s’arrijnë marrëveshje gjatë bisedimeve në Pakistan
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 12 prill, në vitet nëntëdhjetë
UBT: Shkencë dhe teknologji për një jetë më të mirë
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 11 prill, në vitet nëntëdhjetë
Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës
Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan
Stefano Gabbana largohet nga drejtimi i Dolce & Gabbana
Dardanet U19 gati për sfidat kualifikuese në Evropian
Ngushtica e bllokuar dhe fronti i Libanit rrezikojnë armëpushimin SHBA-Iran
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet1 month agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
