Lajmet

Gërvalla në Kanada takon ministrin për Evropë të Francës

Published

on

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka takuar ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad, në margjinat e Konferencës Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën në Montreal, Kanada.

Mbështetja e Francës për Kosovën në rrugën e anëtarësimit euro-atlantik, përkushtimi i përbashkët për paqe dhe stabilitet në rajon dhe Evropë, si dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve ishin temat kryesore të diskutimit.

Gërvalla kërkoi mbështetje të vazhdueshme të Francës për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke theksuar se integrimi në strukturat euro-atlantike është një proces i natyrshëm që pasqyron orientimin strategjik të vendi tonë dhe aspiratat e qytetarëve të saj.

Në takim u diskutua edhe mbi bashkëpunimin në ekonomi, kulturë dhe arsim, duke rikonfirmuar angazhimin e Kosovës për të forcuar lidhjet me Francën dhe kontribuar në paqen e stabilitetin në rajon dhe Evropë.

Lajmet

Rritja e turizmit bullgar, mbahet konferenca për lidhjen ndërkombëtare

Published

on

By

Një konferencë për lidhjen ndërkombëtare si çelësi i rritjes së qëndrueshme të turizmit bullgar u hap të premten në Sofje. Organizohet nga Bordi Kombëtar i Turizmit të Bullgarisë dhe Ministria e Turizmit.

Duke hapur veprimtarinë, ministri i Turizmit Evtim Milloshev tha se qëndrueshmëria është çelësi për zhvillimin e turizmit bullgar.

Ai tha se konferenca ishte shumë në kohën e duhur pasi ajo erdhi nga fundi i verës dhe fillimi i sezonit turistik dimëror, “në një kohë kur po flasim për përmirësimin e produktit turistik, për krijimin e një marke kombëtare dhe një destinacioni kombëtar. për krijimin e një marke ballkanike dhe një destinacioni ballkanik”.

Ai tha gjithashtu: “Po flasim për një markë të integruar turistike me të cilën do të shesim Ballkanin si destinacion turistik. Kjo po bëhet gjithnjë e më interesante si për turistët e huaj ashtu edhe për ata evropianë.”

Milloshev theksoi se tema kryesore në takimet ndërkombëtare të muajve të fundit ka qenë lidhja ajrore, pa të cilën Bullgaria nuk mund të shesë një produkt të integruar turistik dhe të presë një fluks turistik.

Ai tha se ka filluar një dialog shumë i mirë me koncesionarët e aeroportit të Varnës, Burgasit dhe Sofjes. Ministria e Turizmit dhe Aeroporti i Plovdivit po punojnë për nisjen e fluturimeve çarter nga Bukureshti dhe Praga për sezonin turistik dimëror.

Continue Reading

Lajmet

“Miqtë e Amerikës” kërkojnë nga Osmani e Sveçla dekorimin e Edward Anderson

Published

on

By

Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe ministri i Punëve të Brendshëm Xhelal Sveçla që të nderojnë me medalje presidenciale për siguri për Edward Anderson.

Ky i fundit deri më tani ka qenë drejtor i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në OSBE.

Në kërkesën drejtuar presidentes Osmani dhe ministrit Sveçla thuhet se Anderson “ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e avancimin e sigurisë dhe të drejtave të njeriut në Kosovë”.

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi deklaroi për KosovaPress se kjo kërkesë është dërguar gjatë kësaj jave.

Është një personalitet shumë i fuqishëm, Edward Anderson, e kemi propozuar kërkesën që presidentja ta dekorojë dhe ministri i Punëve të Brendshme…Prej vitit 1999 është në Kosovë, është një personalitet amerikan që ka bërë shumë për Kosovën. Për momentin është drejtor i Departamentit për Siguri dhe rend publik në OSBE. Mirëpo, e përfundon mandatin javën e parë të këtij muaji dhe kalon në Maqedoni”, deklaroi Rexhepi.

Edward Anderson ka shërbyer për më shumë se dy dekada në Kosovë dhe ka pasur ndikim të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të agjencive në zbatimit të ligjit e sigurisë në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Feronikeli 74 ankohet për dëmtim nga gjyqtarët në 6 ndeshje të Superligës

Published

on

By

Pakënaqësia me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët në Superligën e Kosovës detyroi kryesinë e klubit të futbollit Feronikelit 74 që të enjten të marrë vendim për t’u larguar nga të gjitha garat.

Por vetëm një ditë më pas, kryesia e klubit ka tërhequr vendimin për të cilin kryetari i klubit Erlind Krasniqi ka thënë në një konferencë për media se kjo është bërë pas kërkesave të mëdha të sportdashësve në Drenas, por që, sipas tij, kjo skuadër po dëmtohet rëndë nga gjyqtarët.

Takimin që kemi mbajtur me njërin nga donatorët kryesor, me trajnerin, sekretarin, kapitenin dhe lojtarët, mbase duhet tërhequr nga ai vendim për hir të atyre që janë mbrapa (tifozëve), për hir të sportdashësve për të mos e prishur një ligë, por po presim që duhet reflektuar dhe të mos ndodhin më këto që kanë ndodhur deri më sot. Ju e dini që nuk është hera e parë që dëmtohet Feronikeli”, tha Krasniqi.

Krasniqi gjithashtu ka nënvizuar se nga 11 ndeshjet e zhvilluara në këtë kampionat, Feronikeli 74 është dëmtuar në gjashtë prej tyre nga ana e gjyqtarëve.

Nga 11 ndeshje, në gjashtë ndeshje jemi dëmtuar. Nuk po them se do t’i merrnim 18 pikë, por të paktën tetë pikë i kishim pasur. Tani ajo ka përfunduar dhe përderisa po tërhiqemi ne mendojmë që të vazhdojmë dhe besoj që do të jetë tani e tutje ndryshe….Në federatë i kemi dorëzuar vazhdimisht ankesat tona që i kemi pasur, jo vetëm në këtë ndeshje, ju e dini që edhe para dy ndeshjeve çfarë la ndodhur që po besoj që shumica nga ju e keni përkrahur vendimin tonë me shpresë që po reflektojmë, po vazhdojmë”, deklaroi Krasniqi.

Kapiteni i skuadrës Lapidar Lladrovci kërkoi që në këtë situatë të reagojë urgjentisht Federata e Futbollit të Kosovës.:

Kemi marrë shumë mesazhe prej sportdashësve të qytetit dhe prindërve të fëmijëve që të vazhdojmë pra edhe pas shumë mbledhjeve që i ka mbajtur kryesia edhe kërkesave të shumta nga qytetarët e Drenasit. Pra, njëra ndër arsyet kryesore ka qenë që fëmijët mos të dëmtohet, t’i vazhdojnë garat sepse më të dëmtuarit do të dilnin ata dje ëndrrat e tyre do të shuheshin edhe kësisoj mendoj që e kemi marrë një vendim. Shpresojmë që Federata tani e tutje të reflektojë sepse nuk është në rregull kjo. Nuk po ndodh vetëm këtë vit, jemi dëshmitar edhe të vitit të kaluar, kemi qenë njëri prej klubeve më të dëmtuara në ligë”, tha Lladrovci.

Ndryshe, pas 11 xhirove në Superligë, Feronikeli 74 është skuadra e fundit në tabelë me vetëm tri pikë.

Continue Reading

Lajmet

Tetë të vdekur pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad

Published

on

By

Tetë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar pasi është shembur streha e stacionit hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, tha ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Dy persona ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe Daçiq tha se ekipet e shpëtimit po tentojnë që t’i nxjerrin nga aty.

Aktualisht, afër 80 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit janë në vendin e ngjarjes.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se kjo është një nga ditët më të vështira në historinë e pasluftës të Novi Sadit.

Ne do të insistojmë që të gjithë përgjegjësit të gjenden dhe ata që janë përkujdesur për gjendjen e kësaj strukture dhe të kësaj ndërtese të mbahen përgjegjës”, tha kryeministri serb.

Ai tha se streha që u shemb ishte ndërtuar në vitin 1964.

Ky stacion hekurudhor ishte ndërtuar më 1964. Më 2024, pas rikonstruktimit për tre vjet, ky stacion u hap sërish. Më 5 korrik, në hapjen e objektit të rindërtuar kishte marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Goran Vesiq, kryetarja e Qeverisë Krahinor Maja Gojkoviq dhe kryetari i Komunës së Novi Sad, Millan Gjuriq.

Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë bëri të ditur se streha që u shemb “nuk ka qenë subjekt i rindërtimit në kuadër të punimeve për rinovimin e objektit të stacionit në kuadër të projektit të ndërtimit të linjës së shpejtësisë së lartë Novi Sad-Suboticë”.

Siç u tha në njoftimin e kësaj kompanie, në kuadër të rikonstruksionit është punuar në pjesën e brendshme e stacionit, çatisë dhe fasadës sipër dhe poshtë strehës./REL/

Continue Reading

Të kërkuara