Lajmet

​Gërvalla: Jemi larg takimeve trilaterale në dialog

Published

on

Kryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla, ka thënë se kriza aktuale politike në Kosovë është e papranueshme dhe duhet gjetur zgjidhje e menjëhershme. Ajo akuzoi partitë që deri tani ishin në opozitë se po bllokojnë konstituimin e Kuvendit. Sipas saj, betejat politike nuk duhet bërë për Kuvendin mirëpo për formimin e qeverisë.

Gërvalla pas dështimit për herë të njëzet të konstituimit të Kuvendit, tha se kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj nuk mund të kërkojë pozicionin e kryeparlamentarit dhe se për një gjë të tillë pajtohen të gjithë partnerët e koalicionit, LVV-Guxo-Alternativa.

Kjo situatë është e papranueshme dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme. Mirëpo për të gjetur zgjidhje kërkon reagim racional nga deputetët e opozitës të cilët bllokojnë Kuvendin. Duke bllokuar Kuvendin bllokojnë edhe mundësinë e tyre për të ushtruar kontrollin e Kuvendit mbi institucionet e pavarura të Kosovës. Kjo qasje bllokuese të ndalet pasi beteja politike bëhet për zgjedhje të qeverisë. Ajo nuk bëhet për një temë e cila është e vetëkuptueshme. Kushtetuta ia njeh të drejtën ekskluzive për propozim fituesit të zgjedhjeve. Është seanca e dhjetë që jemi duke votuar për procedurë”, tha ajo.

Sipas saj, ata janë të gatshëm për koalicion me Limajn, nëse ai është i gatshëm për bashkëpunim parimor.

Çështjen e kërkesës për kryeparlamentar e kemi diskutuar. Por pozicioni i deputetëve të partisë Guxo nuk ka qenë i ndryshëm nga LVV-ja dhe Alternativa. Të gjithë jemi të njëmendje që një parti që ka tre deputetë në Kuvend nuk mund të kërkojë pozicionin e dytë në shtet. Zgjidhjet dhe marrëveshjet duhet të jenë parimore. Nëse Limaj është i gatshëm për një bashkëpunim parimor në kuadër të institucioneve atëherë ne jemi të treguar të gatshëm për bashkëpunim”, theksoi Gërvalla.

Sa i përket deklarimeve të deputetes nga komunitetit boshnjak, Duda Balje se individë nga Maqedonia e Veriut i kanë ofruar asaj postin e profesoreshës në Universitetin e Tetovës në këmbim të votës për koalicionin LVV-Guxo-Alternativa, ajo tha se nuk ka informacione për një gjë të tillë.

Ajo i bëri thirrje deputetes Balje por edhe deputetin nga komuniteti goran, Adem Hoxha që të heqin dorë siç tha ajo nga qasja bllokuese për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Gërvalla e cila është edhe ushtruese e detyrës së Ministres së Punëve të Jashtme, foli edhe për porositë e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme, Kaja Kallas, e cila po qëndro për vizitë zyrtare në Kosovë.

Duke folur për dialogun me Serbinë, ajo tha se i njëjti nuk është ndërpre asnjëherë, derisa tha se takimet trilaterale nuk mund të ndodhin derisa Serbia të dëshmon përkushtimin e saj në këtë proces.

Ajo bëri thirrje për ekstradim të Milan Radoiçiq në Kosovë, derisa tha se s’ka asnjë mirëkuptim për të gjithë ata që kërkojnë që Kosova të bëjë lëvizje në dialog, ndërkaq s’ka asnjë konsekuencë për Serbinë.

Rikthimi në dialog nuk është i nevojshme. Dialogu nuk e kemi ndërpre asnjëherë. Sorensen ka qenë në Kosovë e Serbi. Ka pasur biseda të vazhdueshme me zotëri Bislimi. Nëse ajo thotë rikthimi në dialog ndoshta e ka fjalën për takime trilaterale. Mirëpo jemi larg asaj, Serbia duhet të dëshmojë përkushtimin e saj në dialog, jo vetëm për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit por edhe ekstradimin e Radoiçiqit. Në vazhdimësi Vuçiq iu jep premtime se do të arrestojë Radoiçiqi, mirëpo shkuan shkuan muaj e muaj dhe vit dhe s’ka lëvizje. Nuk kam asnjë pikë mirëkuptim për të gjithë ata që kërkojnë që Kosova të bëjë lëvizje të mëtejme nëse s’janë të gatshëm të angazhohen që një kriminel si Radoiçiq të shëtitet i lirë në Serbi dhe s’ka asnjë konsekuencë për Serbinë”, përfundoi ajo.

Lajmet

Mbishkrime nacionaliste serbe në Ambasadën e Kosovës në Berlin

Published

on

By

Mbishkrime me përmbajtje fyese dhe shoviniste në gjuhën serbe janë vendosur në objektin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.

Për këto veprime ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës.

“Mbishkrimet e vendosura përmbajnë slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si ‘Nuk ka dorëzim’, ‘Kosova është Serbi’ dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

MPJD njofton se, pas identifikimit të këtij akti, janë informuar autoritetet gjermane.

“Policia gjermane është informuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet përkatëse në vendngjarje, përfshirë hetimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve”, bën të ditur Ministria.

Gjithashtu, MPJD ka dënuar këtë akt vandalizmi dhe çdo përpjekje tjetër për të cenuar përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

“Veprime të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me normat dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e misioneve diplomatike, si dhe dëmtojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërmjet shteteve”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

LDK: S’ka ende marrëveshje për presidentin, zgjedhjet e parakohshme të panevojshme

Published

on

By

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti Besian Mustafa bëri të ditur se nuk është arritur ende ndonjë marrëveshje për kandidat për postin e presidentit.

Ai theksoi se zgjedhjet e parakohshme, të cilat mund të pasojnë nëse presidenti apo presidentja e re nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues, janë “të evitueshme, të shmangshme dhe të panevojshme”. Megjithatë, Mustafa nënvizoi se pa përfshirjen e pushtetit nuk mund të ecet përpara: “Pushteti ka 66 ulëse, dhe pa ta nuk bëhet kjo punë”.

Sipas tij, deri tani nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare që ka arritur të mbledhë minimumi 30 nënshkrime të deputetëve, ndërsa mbetet e paqartë se si do të zhvillohet situata në ditët në vijim. “E kam të pamundur të përgjigjem se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Mund të ketë sërish takim. Ne jemi të hapur, me shpresën që do të arrijmë një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit”, deklaroi Mustafa.

Këto zhvillime vijnë pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku u diskutua për zgjedhjen e presidentit të ri, por pa u arritur konsensus.

Kurti e përshkroi takimin si të zhvilluar në një “atmosferë konstruktive”, duke shtuar se çdo risi do t’i komunikohet publikut. Ndërkaq, Abdixhiku, pas takimit të 2 marsit, ishte shprehur se “s’kishte emra, s’kishte propozime, s’kishte vullnet për konsensus”, duke theksuar se imponimet nuk përbëjnë zgjidhje për LDK-në.

Ai kishte paralajmëruar se një garë me disa kandidatë është “procedurë e paraparë për të dështuar” dhe mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja. Nga ana tjetër, Kurti ka deklaruar se për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 vota, pa përmendur kandidatë konkretë.

Afati kushtetues për përfundimin e procesit të zgjedhjes së presidentit po afron, duke shtuar presionin mbi subjektet politike për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

Continue Reading

Lajmet

Katari mbulon akomodimin për turistët e bllokuar, Ambasada e Kosovës jep udhëzime

Published

on

By

Ambasada e Republikës së Kosovës në Doha njofton se autoritetet e Katarit kanë vendosur të mbulojnë shpenzimet e akomodimit për turistët që nuk mund të largohen për shkak të kufizimeve të përkohshme të udhëtimit.

njoftim thuhet se vendimi hyn në fuqi nga 28 shkurt dhe do të zgjasë deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore.

Ambasada e Kosovës në Doha u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve katariane dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër situatën dhe do t’ju informojmë për çdo zhvillim të ri,” njofton ambasada.

Situata e krijuar lidhet me tensionet rajonale, ku disa zona janë prekur nga sulme të nisura nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli drejtë Iranit, çka ka shkaktuar ndërprerje të operacioneve ajrore dhe kufizime të udhëtimit për turistët në Lindjen e Mesme.

Continue Reading

Lajmet

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende nuk ka marrëveshje për zgjedhjen e presidentit

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti, pas takimit të tij të fundit me kryetarin e LDK, deklaroi se bisedimet kanë shkuar në një atmosferë konstruktive, por ende nuk ka marrëveshje.

“Takimi shkojë në atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re do t’ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet mirëpo do t’ju njoftojmë së shpejti”, tha Kurti.

Ky është takimi i tretë ndërmjet dy palëve, ndërsa çështja kryesore mbetet zgjedhja e presidentit ose presidentes së vendit. Afati kushtetues për këtë proces përfundon më 5 mars, duke shtuar presionin për arritjen e një marrëveshjeje.

Takimet e vazhdueshme mes Kryeministrit Kurti dhe LDK-së tregojnë përpjekjet për të gjetur një konsensus para fundit të afatit, ndërkohë që vendi pret ende një vendim final. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara