Bota

Ekuadori vendos tarifa 27% për mallrat nga Meksika

Published

on

Qeveria e Ekuadorit ka vendosur një tarifë prej 27% për mallrat që vijnë nga Meksika, një masë që, sipas presidentit Daniel Noboa, ka si qëllim të sigurojë një trajtim më të drejtë për kompanitë ekuadoriane. Ai ka theksuar se, ndërsa është pro tregtisë së lirë me Meksikën, kjo marrëdhënie duhet të realizohet në mënyrë të ndershme dhe pa abuzime.

Ky vendim vjen pas tensioneve diplomatike mes dy shteteve, pasi vitin e kaluar, Meksika dhe Ekuadori ndërprenë marrëdhëniet pas një bastisje të urdhëruar nga Noboa në ambasadën meksikane, me qëllim arrestimin e një ish-zyrtari të Meksikës./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Von der Leyen: Nëse negociatat me Trump dështojnë, BE do përgatisë masa hakmarrëse

Published

on

By

Bashkimi Evropian është i gatshëm të vendosë taksa ndaj gjigantëve të teknologjisë amerikane nëse negociatat me Presidentin Donald Trump për uljen e tarifave për mallrat evropiane dështojnë, raportoi Financial Times për atë çfarë ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ne po përgatisim masa hakmarrëse,” deklaroi von der Leyen, duke përmendur mundësinë e taksimit të të ardhurave nga reklamat dixhitale të kompanive si Meta, Google dhe Facebook. “Ka një gamë të gjerë kundërmasash… në rast se negociatat nuk janë të kënaqshme.

BE-ja njoftoi dje pezullimin për 90 ditë të tarifave hakmarrëse ndaj SHBA-së, pas vendimit të njëjtë të Trump për një pauzë 90-ditore të tarifave të tij “reciproke”. Blloku evropian ishte prekur nga tre lloje tarifash amerikane: një taksë 25% për çelikun dhe aluminin, një tjetër 25% për makinat, si dhe një tarifë 20% për mallrat e tjera.

Megjithëse tarifa “reciproke” është pezulluar, Trump vazhdon të aplikojë një taksë 10% ndaj një sërë partnerësh tregtarë, përfshirë Bashkimin Evropian.

Në përgjigje, BE-ja po shqyrton mundësinë e vendosjes së një “bazuke” tregtare, e cila do të synonte shërbimet amerikane, dhe në veçanti gjigantët e teknologjisë. “Një shembull është që ju mund të vendosni një taksë mbi të ardhurat nga reklamat e shërbimeve dixhitale,” theksoi von der Leyen.

Në një deklaratë të enjten, ajo u shpreh se BE-ja është e përkushtuar ndaj negociatave konstruktive me SHBA-në, por paralajmëroi se kundërmasat do të hyjnë në fuqi nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Continue Reading

Bota

Kryeministri francez: Kina nuk mund të zëvendësojë SHBA-në si partner tregtar

Published

on

By

Kryeministri francez, François Bayrou, ka paralajmëruar se është një ide “tmerrësisht e rrezikshme” të mendohet se Kina mund të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara si një partner tregtar i rëndësishëm.

Ai gjithashtu ka apeluar për një qëndrim të bashkuar të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian përballë pasigurisë që shkaktojnë tarifat e vendosura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Kur presidenti i Shteteve të Bashkuara rrit tarifat, është një tërmet, por kur 48 orë më vonë ai heq tarifat, është një tjetër tërmet,” tha Bayrou, duke theksuar pasigurinë dhe pasojat e papritura të politikave tregtare të administratës Trump.

Ky është komenti i fundit nga autoritetet franceze në lidhje me tarifat. Më herët, presidenti Emmanuel Macron tha se pezullimi i pjesshëm i tarifave për 90 ditë ishte një “derë e hapur” për mundësinë e negociatave me SHBA-në.

Continue Reading

Bota

I dërguari i Trumpit, Steve Witkoff do të takohet me Putinin në Rusi

Published

on

By

Një ndihmës i lartë i presidentit amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Rusi në mes të një stuhie diplomatike rreth luftës në Ukrainë, përfshirë bisedimet SHBA-Ukrainë në Uashington dhe një takim të kryesuar nga Britania dhe Gjermania në Bruksel.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha mediave shtetërore ruse se i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, kishte mbërritur më 11 prill. Ai u ndal në Shën Petersburg rrugës për në bisedimet e nivelit të lartë me Teheranin mbi programin bërthamor iranian. Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit janë planifikuar që të mbahen në Oman më 12 prill.

Peskov, sipas mediave shtetërore, tha se i dërguari i Trumpit do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar për aspektet e bisedimeve për paqe në Ukrainë. Ai nuk tha se nëse në këtë takim do të diskutohet edhe për Iranin apo për ndonjë temë tjetër.

Agjencia shtetërore ruse TASS raportoi se Witkoff me të mbërritur në Rusi u takua me Kirill Dmitriev, një figurë me lidhje të forta me Kremlinin dhe drejtues i Fondit Rus për Investime Direkte. Javën e kaluar, të dy zyrtarët u takuan në Uashington, ku diskutuan forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Vizita e Witkoffit zhvillohet një ditë pasi zyrtarë amerikanë dhe rusë u takuan në Stamboll për të diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike, gjë që mund të çojë në rikthimin e stafit të ambasadave, të cilët u dëbuan që kur nisi pushimi rus i Ukrainës më 2022.

Kjo është vizita e tretë e Witkoffit në Rusi që kur Trump mori detyrën në janar, duke premtuar përmirësim të marrëdhënieve me Moskën.

Muajin e kaluar, takimi i tij me Putinin i hapi rrugë një telefonate mes dy presidentëve. Ai gjithashtu vizitoi Rusinë në shkurt dhe ishte pjesë e bisedimeve SHBA-Rusi në Riad./REL/

Continue Reading

Bota

Komisioni i BE-së fillon konsultimin për rregullat e sigurisë kibernetike

Published

on

By

Komisioni Evropian filloi të premten të mbledhë të dhëna për të ndihmuar në rishikimin e rregullave kibernetike të bllokut, të cilat datojnë në vitin 2019, në përputhje me përpjekjet për të thjeshtuar rregullat ekzistuese.

Rishikimi i Aktit të Sigurisë Kibernetike (CSA) do të fokusohet në mandatin e agjencisë kibernetike të BE-së ENISA (The European Union Agency for Cybersecurity), si dhe në Kornizën Evropiane të Çertifikimit të Sigurisë Kibernetike dhe adresimin e sfidave të sigurisë së zinxhirit të furnizimit të TIK-ut, thuhet në deklaratën e Komisionit.

CSA i dha ENISA-s, e cila ka rreth 100 anëtarë staf, një mandat për të mbikëqyrur zbatimin e rregullave të sigurisë kibernetike në mbarë BE-në. Por një nga detyrat e saj, hartimi i një certifikimi vullnetar të sigurisë kibernetike për shërbimet cloud (EUCS), nuk ka avancuar ndjeshëm që nga viti 2019.

EUCS synohet të përdoret nga kompanitë për të demonstruar se zgjidhjet e certifikuara të TIK-ut kanë nivelin e duhur të mbrojtjes së sigurisë kibernetike për tregun e BE-së, por ajo u kthye në një betejë politike mbi kërkesat e sovranitetit. Ka pasur thirrje për ta bërë sistemin të detyrueshëm sipas CSA-së së re.

Henna Virkkunen, Komisionerja e BE-së për teknologjinë, tha se do të kryejë të ashtuquajturin Kontroll Dixhital të Fitnesit këtë vit, i cili do të vlerësojë nëse të gjitha rregullat ekzistuese të teknologjisë janë të rënda për kompanitë dhe do të identifikojë fushat për thjeshtim.

Konsultimi vjen disa javë pasi Virkkunen tha se ajo dëshiron që shtetet anëtare të miratojnë rregullat e sigurisë 5G për të mbrojtur rrjetet nga kërcënimet dhe rreziqet kibernetike. Në vitin 2020, shtetet anëtare ranë dakord të aplikojnë kufizime për furnizuesit që konsiderohen si me rrezik të lartë – si Huawei dhe ZTE i Kinës – duke përfshirë përjashtimet e nevojshme, pas shqetësimeve të sigurisë, por vetëm një numër i kufizuar vendesh kanë ndërmarrë hapa konkretë për të ndaluar kompanitë.

Palët e interesuara, duke përfshirë autoritetet kompetente të shteteve anëtare, autoritetet e sigurisë kibernetike, industrinë dhe shoqatat tregtare mund të japin komente për konsultimin deri më 20 qershor.

Continue Reading

Të kërkuara