Lajmet

Egjipti: S’ka përparim në bisedimet për armëpushim në Gazë

Ky njoftim u bë më pak se një javë para nisjes së Muajit të Ramazanit, që ishte një afat jozyrtar për arritjen e një marrëveshjeje.

Published

on

Tri ditë negociata me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për një armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve izraelite dështuan që të arrinin përparim të martën, thanë zyrtarët egjiptianë.

Ky njoftim u bë më pak se një javë para nisjes së Muajit të Ramazanit, që ishte një afat jozyrtar për arritjen e një marrëveshjeje.

Pothuajse pesë muaj luftime e kanë lënë në gërmadha Gazën dhe kanë krijuar një katastrofë humanitare, teksa banorët e enklavës, veçmas në veri të territorit, po përballen me mungesë të theksuar të furnizimeve ushqimore.

“Ne duhet të dërgojmë më shumë ndihmë në Gazë”, tha presidenti amerikan, Joe Biden, të martën. “Nuk ka më arsyetime. Asnjë”, shtoi ai.

Grupet e ndihmës kanë thënë se është bërë pothuajse e pamundur dërgimi i furnizimeve në pjesën më të madhe të Gazës për shkak të vështirësive në koordinimin me ushtrinë izraelite, armiqësive që po vazhdojnë dhe për shkak të thyerjes së rendit publik.

Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti për javë të tëra kanë tentuar të ndërmjetësojnë një marrëveshje, sipas së cilës, Hamasi do të lironte deri në 40 pengje në këmbim të një armëpushimi gjashtëjavor, do të liroheshin disa të burgosur palestinezë dhe do të rritej ndihma në territorin e izoluar.

Dy zyrtarë egjiptianë thanë se rundi i fundit i diskutimeve përfundoi të martën. Ata thanë se Hamasi paraqiti një propozim që ndërmjetësit do ta diskutonin me Izraelin në ditët në vijim. Një nga zyrtarët tha se ndërmjetësit do të takohen të mërkurën me delegacionin e Hamasit, i cili nuk është larguar nga Kajro.

Hamasi ka refuzuar që të lirojë 100 pengjet që vlerësohet që ende mban dhe mbetjet mortore të afër 30 të tjerëve nëse Izraeli nuk i jep fund ofensivës, nuk tërhiqet nga Gaza dhe nuk liron një numër të madh të të burgosurve palestinezë, përfshirë edhe luftëtarë të lartë të Hamasit, të dënuar me burgim të përjetshëm.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se janë skeptikë që Hamasi dëshiron të arrihet një marrëveshje sepse grupi radikal ka refuzuar një sërë kërkesash, që SHBA-ja dhe të tjerët besojnë se janë legjitime, përfshirë edhe dhënia e një liste emrash të pengjeve që do të liroheshin.

“Është në dorën e Hamasit të vendosë nëse është i gatshëm të angazhohet”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken të martën.

“Ne kemi një mundësi për një armëpushim të menjëhershëm që do të lironte pengjet, që do të rriste në mënyrë dramatike ndihmën humanitare për palestinezët që kanë nevojë për të dhe mund të vendosë kushte për një zgjidhje të qëndrueshme”, shtoi ai.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, tha të martën se grupi ka kërkuar një armëpushim të përhershëm dhe jo një pauzë gjashtëjavore dhe “tërheqjen e plotë” të forcave izraelite.

“Siguria e popullit tonë mund të arrihet vetëm përmes një armëpushimi të përhershëm, dhënies fund të agresionit dhe tërheqjes nga çdo centimetër i Rripit të Gazës”, tha Hamdan për gazetarët në Bejrut.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, publikisht ka refuzuar kërkesat e Hamasit dhe vazhdimisht është zotuar se do të vazhdojë luftën derisa Hamasi të shkatërrohet dhe të gjitha pengjet të lirohen. Izraeli nuk ka dërguar një delegacion në rundin e fundit të bisedimeve.

Izraeli ende pret që Hamasi të dorëzojë listën e pengjeve që janë gjallë dhe të tregojë se sa pengje do të lirohen në këmbim të sa të burgosurve palestinezë, tha një zyrtar izraelit.

Zyrtari izraelit dhe ata egjiptianë folën në kushte anonimiteti për shkak se nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për negociatat.

I pyetur nëse Hamasi a një listë të pengjeve që janë ende gjallë, Hamdan tha se kjo çështje nuk është e rëndësishme në bisedime dhe akuzoi Izraelin se po e përdorë këtë si arsyetim për të shmangur angazhimin në negociata.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi radikalët palestinezë sulmuan jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Më shumë se 100 pengje janë liruar gjatë një armëpushimi njëjavor në nëntor.

Sulmi i Hamasit nxiti ofensivën izraelite në enklavën prej 2.3 milionë banorësh dhe Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se nga lufta janë vrarë më shumë se 30.000 palestinezë. Grupet e ndihmës kanë thënë se luftimet kanë detyruar që shumica e popullatës të zhvendoset dhe kanë shtyrë çerekun e popullsisë buzë urisë./REL

Lajmet

Gazetari italian mbi “Sarajeva Safari”: Fëmija i vrarë ishte trofeu më i kërkuar

Published

on

By

Gazeta gjermane Frankfurter Sonntagszeitung publikoi një tekst me detaje të reja rreth “Sarajeva Safari” dhe pjesë të një interviste me gazetarin dhe shkrimtarin italian, Ezio Gavazzeni. Artikulli fillon me deklaratat e ish-marinsit dhe zjarrfikësit amerikan, John Jordan, i cili dëshmoi për herë të parë për “snajperët turistikë” në shkurt të vitit 2007 para Gjykatës së Hagës, dhe transkripti i marrjes në pyetje është i disponueshëm në internet, raporton Deutsche Welle.

Jordani pa disa herë në Sarajevë burra që i tërhoqën vëmendjen me rrobat, armët dhe faktin se udhëhiqeshin nga vendas. Disa prej tyre kishin pushkë, të cilat ishin më të përshtatshme për gjueti derrash të egër në Pyllin e Zi sesa për luftime në qytet. Ishte e qartë se ata nuk ishin të aftë të lëviznin nëpër rrënoja. Ai thotë se e njëjta gjë u konfirmua nga një koleg nga zona e Mostarit“.

📷: Snipper Aley/Facebook

Dëshmia e Jordanit për “snajperët turistë” u pasua nga: asgjë. Ndoshta sepse historitë për kanadezët, rusët, gjermanët, zviceranët dhe italianët që erdhën në Sarajevë me pajisje gjuetie dhe u paguan njësive paraushtarake serbe shuma të mëdha për të qenë në gjendje të shkonin për gjueti njerëz, janë konsideruar prej kohësh një legjendë urbane”, shkruan Frankfurter Sonntagszeitung (FAS).

Gazeta gjermane më pas hedh një vështrim në dosjen që gazetari italian Gavazzeni, me avokatin e tij Nicolo Brigida dhe ish-gjyqtarin Guido Salvini, ia dorëzuan Zyrës së Prokurorit të Shtetit në Milano më 28 janar 2025, dhe të cilën FAS e mori për inspektim.

Atje thuhet se ka të paktën njëqind “turistë lufte”, të cilët e quanin njëri-tjetrin “qitës” – megjithëse një term më i përshtatshëm do të ishte vrasës serialë.

Ata dyshohet se kanë paguar deri në 300,000 euro (në vlerën e sotme): “Fëmijët kushtojnë më shumë, pastaj burrat (mundësisht me uniformë dhe të armatosur), pastaj gratë dhe së fundmi të moshuarit mund të vriten falas”.

Dokumenti pretendon se shërbimi italian i inteligjencës ushtarake u informua për “turistët e luftës” në vitin 1993 dhe disa muaj më vonë njoftoi se kishte identifikuar pikën e fillimit të tureve dhe i kishte ndaluar ato. Por, a është vërtet e vërtetë kjo? “Jo, sot e dimë se kjo nuk korrespondon me të vërtetën. “Udhëtimet në front vazhduan gjatë viteve 1994 dhe 1995”, tha Gavazzeni të mërkurën e kaluar në Milano, raporton gazeta gjermane.

Gavazzeni, i cili është autor i librave rreth vrasjeve të gjyqtarëve të mafias Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino dhe atentatit në Papa Gjon Palit II, pritet të botojë librin e tij të fundit në shkurt, të titulluar “I cecchini del weekend” (“Snajperët e Fundjavës”). Netflix dhe Amazon e kontaktuan atë – ata duan ta ekranizojnë librin, i cili do të botohet nga shtëpia botuese Paper First.

Çfarë e tronditi më shumë? “Fëmija i vrarë ishte padyshim trofeu më i kërkuar”, shkruan Frankfurter Sonntagszeitung dhe vazhdon: “Gjatë rrethimit të Sarajevës, i cili filloi më 6 prill 1992 dhe përfundoi më 29 shkurt 1996, u vranë 11,541 njerëz.”

“Gëzimi i vrasjes”

Midis viktimave ishin 1,621 fëmijë. Çdo familje në qytet ka të paktën një viktimë të vrarë nga një granatë ose snajper. Sarajeva është e rrethuar nga male mbi dy mijë metra të larta, të cilat zbresin në kodra të buta. Snajperët ishin vendosur në ato lartësi, me pamje nga rrugët, sheshet dhe apartamentet. Ose ishin në rrokaqiej, me pamje nga “Rrugica e Snajperëve”. Njerëzit që duhej të dilnin jashtë për të marrë ujë ose ushqim vraponin në trotuare ose strehoheshin pranë automjeteve të blinduara të OKB-së.”

Civilët rrezikuan jetën e tyre për të kaluar bulevardin kryesor të Sarajevës gjatë luftës në Bosnjë./ 📷: AP/Jerome Delay/BBC

Gavazzeni porositi një profil të autorëve nga kriminologia Martina Radica. Ata ishin të pasur, “nga shtresat e larta të shoqërisë”, si “mjekë, gjyqtarë, avokatë, noterë dhe sipërmarrës”, të prirur për gjueti. “Gjithçka bazohej në kërkimin e adrenalinës. Ishte gëzimi i vrasjes; sapo ndjen fuqinë për të qenë në gjendje të shuash jetën e një njeriu me të cilin nuk ke asgjë të përbashkët“, thotë Gavazzeni për një gazetë gjermane.

Në fillim, u tha se midis pjesëmarrësve kishte të djathtë. “Është dezinformim. Nuk vjen nga unë“, shpjegon Gavazzeni.

Nuk besoj se besimi politik apo ideologjik luajti ndonjë rol.” A foli ai me njerëzit që panë të huajt duke qëlluar? “Po.

Ai mësoi për herë të parë për turistët e luftës në mars të vitit 1995 nga një artikull i botuar në gazetën Corriere della Sera: “Isha i tmerruar dhe mendova për këtë për vite me radhë.” Ai filloi të shkruante një thriller mbi këtë temë. “Por shpejt e kuptova se dija shumë pak. Do të më duhej të shpikja gjithçka, kështu që hoqa dorë.” Dhe pastaj në vjeshtën e vitit 2022, u publikua filmi “Sarajevo Safari” nga regjisori slloven Miran Zupaniç.

Gavazzeni i shkroi Zupaniçit, i cili i dërgoi linkun dhe të dhënat e disponueshme. Ai u trondit më shumë nga deklaratat e ish-anëtarit të shërbimit të inteligjencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Edin Subashiç. Gavazzeni i shkroi atij. Ka filluar komunikimi intensiv, i cili është pjesë e dosjes…

Citat nga emaili i Edin Subashiçit nga nëntori 2024: “Në fund të vitit 1993, mësova për këtë fenomen nga dokumentet e shërbimit të inteligjencës ushtarake boshnjake, gjatë marrjes në pyetje të një vullnetari të kapur serb. Ai tha se pesë të huaj erdhën me të nga Beogradi“.

Të paktën tre ishin italianë. Ata u takuan në Triestë, pastaj do të fluturonin për në Beograd, pastaj u transferuan në Mostar ose Sarajevë. Deklarata se shërbimi italian i inteligjencës ushtarake SIMSI (i shpërbërë në vitin 2007) pretendonte se i ndaloi ato turne erdhi nga Subashiç.

“Një shtjellim si një triler”

“Ndërkohë, të tjerë po shfaqen në median italiane duke konfirmuar akuzat. Diplomati Michael Giffoni, atëherë i stacionuar në Sarajevë, tha se në vitin 1994 atij iu tha se “autobusë plot me njerëz të pasur po mbërrijnë nga të gjitha anët. Gjuetarë, por edhe biznesmenë”.

Një bashkëpunëtor në pension i “Caritas”-it, i cili drejtonte transporte humanitare, gjithashtu doli përpara dhe tha se pa autobusë nga të cilët dilnin të huaj me rroba të shtrenjta dhe me armë.

📷: CHRISTOPHE SIMON/AFP/BBC

Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiç pretendon se Presidenti serb Aleksandar Vuqiç në vitet 1992-1993, si një njëzetvjeçar, “bashkëpunoi me turistë që paguanin”, ndërsa ishte vullnetar i milicisë serbe boshnjake që mbante varrezat hebraike mbi Sarajevë”.

Zëdhënësja e Vuqiçit i hodhi poshtë me vendosmëri këto akuza. FAS vazhdon: “E gjithë kjo tani duhet të kontrollohet nga Prokuroria e Shtetit e Milanos. Hetimet kanë filluar tashmë. Lëvizja “Pesë Yje” paraqiti një kërkesë parlamentare për të vënë në dispozicion dokumentet që shërbimet italiane të inteligjencës dyshohet se kanë në lidhje me “safarin e Sarajevës“.

Për librin mbi atentatin mbi Papën, Ezio Gavazzeni kishte qasje në arkivat e DIGOS, njësisë speciale hetimore të policisë italiane.

Mendova se do të ishte interesante të pyesja arkivat e DIGOS në Trieste dhe Gorizia nëse kanë shënime mbi kalimin e grupeve të gjuetisë“, citon gazeta gjermane.

Por, atje i thanë se materiali nga ajo periudhë nuk ekziston më. “A nuk është e çuditshme kjo? Ndërsa gjithçka arkivohet në Romë, në vende që ishin një qendër njerëzish, armësh dhe droge gjatë luftës në Ballkan – gjithçka supozohet se është hedhur?“, raporton FAS.

Disa nga gjërat për të cilat ai flet tingëllojnë si teori konspiracioni ose si një komplot nga një triler”, shkruan javorja gjermane. Ai priste kërcënime. “Por asgjë nuk mbërriti, dhe sinqerisht, kjo nuk është një shenjë e mirë. Mendoj se dikush po pret të shohë se çfarë do të zbulojë libri“, tha Gavazzeni për FAS.

Ai gjithashtu i paraqiti zyrës së prokurorit të shtetit të Milanos, Alessandro Gobi, një listë me emrat e njerëzve që ai i identifikoi si pjesëmarrës në safari. Ata nuk do të përmenden në libër“, raporton gazeta.

Nëse gjyqësori arrin në të njëjtat përfundime si Gavazzeni dhe nëse kapet edhe një burrë që mori pjesë në safari vdekjeprurëse, ky mund të jetë gjyqi i shekullit. Pikat ishin aty gjatë gjithë kohës. Ato thjesht duhej të lidheshin – gjë që Gavazzeni e bëri në laptopin e tij në një kafene në një qendër tregtare“, përfundon Frankfurter Sonntagszeitung në fund të artikullit./Vijesti.ba/Foto: Snipper Aley/Facebook/Ubtnews

Continue Reading

Lajmet

Rama: Më në fund ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve financiare prej 25 milionë euro

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas alokimit të mjeteve të kryeqytetit nga Ministria e Financave.

Rama tha se ky është lajm i mirë për qytetarët duke thënë se Drejtoria e Financave e Prishtinës do të vazhdojë punën sot jashtë orarit të rregullt për procesim sa më të shpejtë të pagesave, transmeton KosovaPress.

Më në fund ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve financiare prej 25 milion euro nga bartja e vitit 2024 nga Ministria e Financave drejt Kryeqytetit.Drejtoria e Financave e Kryeqytetit do të vazhdojë punën sot, jashtë orarit të rregullt të punës, me qëllim të procesimit sa më të shpejtë të pagesave“, tha Rama.

Rama tha se Komuna e Prishtinës pret që sa më shpejtë të përfundojë alokimi i plotë i shumës prej 25 milionë eurosh nga Ministria e Financave.

Në përputhje me dinamikën e alokimit të mjeteve nga Ministria, ne si komunë do të vazhdojmë me procesimin e pagesave në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt. Presim që sa më shpejtë të përfundojë alokimi i plotë i shumës prej 25 milionë eurosh nga Ministria“, thotë Rama.

Kujtojmë që Trafiku Urban prej ditësh ka ndërprerë punën për shkak të mos ekzekutimit të pagesave./KP

Continue Reading

Lajmet

​Rutte: Presim nga Serbia të mbajë përgjegjës autorët e sulmit në Banjskë

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka thënë se presin nga Serbia që përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë të vitit 2023 t’i sjellë para drejtësisë.

Rutte ka thënë se për këtë ka folu me presidentin serb, Vuçiq, i cili siç tha Rutte i ka thënë se do të punojë në këtë drejtim.

Paraardhësi im ka punuar në këtë më presidentin e Serbisë, Alexander Vuçiqin. Edhe unë kam folur vet më të, dhe ai më tha se do të punojë në këtë, dhe ne presim nga autoritetet serbe të kryejnë pjesën e tyre në këtë drejtim”, ka thënë Rutte për Tëvë1, para takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Ai ka thënë janë duke e përcjell dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se NATO do të ndihmojë në këtë proces.

Në shtator të vitit 2023 grupi terrorist nga Serbia kreu sulm në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Udhëheqës i këtij grupi ishte ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Ndaj 45 pjesëtarëve të këtij grupi Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë.

Ndërsa, tre pjesëtarët e këtij grupi të kapur gjatë aksionin nga Policia e Kosovës janë duke u gjykuar.

Kosova ka kërkuar që Radoiçiq dhe pjesëtarët tjerë të dorëzohen nga Serbia.

Kryeministri Albin Kurit ka vë si kusht ekstradimin e Radoiçiqit për vazhdim të dialogut me Serbinë./KP

Continue Reading

Lajmet

Sveçla publikon video: Po mbyllim rrugët e kontrabandës dhe po rrisim sigurinë për qytetarët

Published

on

By

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka publikuar një video të disa rrugëve në veri e ku thotë se po hapen shtigjet e reja për qytetarët aty.

Përderisa po mbyllim rrugët e kontrabandës dhe inkurzioneve të terroristëve dhe ekstremistëve në veri, në të njejtën kohë po hapim shtigje të reja për qytetarët tanë e institucionet e rendit, për shtimin e sigurisë dhe për mbrojtjen e kufijve tanë”, ka shkruar Sveçla./EO

Continue Reading

Të kërkuara