Magazinë

E larguan nga puna në Televizionin Shtetëror, reagon ashpër gazetarja Elona Jaçellari

Published

on

Në edicionin e radhës të “N’Ritëm” me Albina Zeneli, në Campus Radio u trajtua një temë aktuale në ndodhi në Shqipëri.

Bëhet fjalë për gazetaren e njohur Elona Jaçellari e cila u bë protagonistja e një rasti specifik në Televizionin Shtetëror.

Ajo ishte bashkëautore dhe bashkëprezantuese e emisionit “Jetë Shqiptare”, Jaçellari ka bërë një reagim publik për ngjarjen aspak të këndshme që i ka ndodhur duke e pushuar nga puna pa paralajmërim.

E njëjta ka marrë pëlqime e komente për këtë situatë e madje portalet në Shqipëri publikuan edhe kontratën ku dëshmon se Elona dhe RTSH kishin marrëveshje deri në korrik të vitit 2025.

“Dua të tregojë gjithë procesin, pasi kam kaluar 2 muaj të vështirë, nuk e hapa muhabetin as me familjen time e as me shoqërinë. E gjithë gjëja ndodhi me 31 dhjetor e në vend se të festoja si të gjithë unë u shkarkova njëherë nga lotët”, kështu e nis Elona këtë rrëfim që sipas saj ishte më i rëndi në karrierën e saj 22 vjeçare në media.

Për më shumë nga kjo bisedë telefonike, dëgjoni intervistën e plotë tek linku i mëposhtëm.

/UBT News/

Linku: https://www.facebook.com/campusradio100.7/videos/2383393868691439

Magazinë

Adele nis një kapitull të ri, nga muzika në aktrim

Published

on

Adele do të bëjë debutimin e saj zyrtar në aktrim vitin e ardhshëm, pasi ka pranuar një rol në një film të ri hollivudian.

Këngëtarja e njohur, 37 vjeçe, do të lërë përkohësisht skenën muzikore për t’u përfshirë në botën e filmit, duke nënshkruar për të luajtur në projektin e ri të dizajnerit të famshëm të modës, Tom Ford.

Ky do të jetë roli i parë i Adele në aktrim, katër vjet pas publikimit të albumit të saj të suksesshëm 30.

Filmi do të shënojë gjithashtu rikthimin e Tom Ford pas gati një dekade larg kinemasë. Adele do të ndajë ekranin me aktorët e njohur të Hollywood-it, Aaron Taylor-Johnson dhe Nicholas Hoult.

Sipas raportimeve të Deadline, filmi do të jetë një përshtatje e romanit të autores Anne Rice, Cry To Heaven. Tom Ford do të jetë si regjisor ashtu edhe skenarist i filmit, ndërsa kompania e tij e produksionit, Fade To Black, do të mbulojë financimin e projektit.

Parapërgatitjet tashmë kanë nisur dhe xhirimet pritet të fillojnë në janar 2026, në Romë, Itali. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Florence Pugh rrëfen për betejën e saj me shëndetin dhe fëmijërinë traumatike

Published

on

Florence Pugh ka folur hapur për problemet e saj shëndetësore “të frikshme dhe intensive” dhe për një fëmijëri që e përshkruan si “traumatike”.

Në një intervistë të fundit, 29-vjeçarja rrëfeu se një pjesë e madhe e fëmijërisë u kalua në spital, pas diagnostikimit me trakeomalaci që kur ishte e vogël. Florence zbuloi se që nga momenti i lindjes kishte diçka që nuk shkonte me frymëmarrje, por askush nuk dinte çfarë.

“Unë nuk mund të merrja frymë normalisht,” tha ajo. Gradualisht, gjendja e saj është përmirësuar me rritjen, por si e rritur, kur sëmuret, situata mund të bëhet mjaft frikësuese për shkak të aftësisë së kufizuar të fytit.

Në podcastin e Louis Theroux, Florence tregoi: “Kam një problem me frymëmarrjen, i cili është përmirësuar teksa u rrita. Kur linda, tubat ishin të butë. Kam trakeomalaci dhe skanimi tregonte një zonë të sheshtë mbi gjoksin tim. Që nga fillimi diçka nuk shkonte dhe dëgjohesha si një gjel. E qeshura ime tani ende mban pak nga ai tingull.”

Aktorja shtoi se periudhat e sëmundjes janë intensive pas punës së gjatë gjatë xhirimeve apo turneve të promovimeve, duke çuar në infeksione të mushkërive që duhet trajtuar menjëherë.

Florence, e cila ka tre vëllezër e motra e vjen nga Oxfordshire, rrëfeu se frymëmarrja ishte aq problematike gjatë fëmijërisë, sa familja u zhvendos në Spanjë për shkak të klimës më të mirë.

“Kur isha më e re ishte shumë frikësuese. Shkoja shpesh në spital dhe merrja pneumoni. Nëna ime nuk dëshiron të flasë shumë për atë periudhë. Kujtoj trupin tim të lodhur dhe udhëtimet e shpeshta në spital për vite me radhë,” tha ajo. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Romanca drejt fundit! Çfarë po ndodh mes Ariana Grande dhe Ethan Slater?

Published

on

Pavarësisht zërave që qarkulluan pas premierës së filmit Wicked: For Good në Londër, Ariana Grande dhe aktori Ethan Slater janë ende në një lidhje.

Çifti u përfol për ndarje pasi gjatë ngjarjes në Leicester Square u mbajtën larg njëri-tjetrit dhe nuk u fotografuan bashkë në tapetin e gjelbër.

Sipas burimeve për The Sun, dyshja “janë ende bashkë, por po përpiqen të shmangin vëmendjen e madhe mediatike”.

Të dy morën pjesë në premierë dhe në after-party-n e mbajtur në Brasserie Zedel, por qëllimisht nuk u panë pranë njëri-tjetrit. Pas mbrëmjes, Ariana u kthye në hotelin e saj, ku më vonë iu bashkua edhe Ethan.

Këngëtarja 32-vjeçare është aktualisht në një tur botëror për të promovuar pjesën e dytë të filmit Wicked, ku luan përkrah Cynthia Erivo. Në premierë, Ariana u shfaq me një fustan elegant të zi, ndërsa Ethan zgjodhi një kostum gri sateni.

Marrëdhënia e tyre ka qenë nën vëzhgim që nga korriku 2023, kur u bë publike pak pasi Ariana u nda nga bashkëshorti Dalton Gomez, ndërsa Ethan ishte ende i martuar me Lilly Jay, me të cilën ka një djalë.

Burimet pohojnë se ndonëse planet për martesë janë pezulluar, çifti vazhdon të jetë bashkë, thjesht më i kujdesshëm ndaj syrit të publikut, derisa të përfundojë promovimi i Wicked: For Good dhe periudha e çmimeve në 2026. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Hailey Bieber flet për martesën, mëmësinë dhe jetën në qendër të vëmendjes

Published

on

Modelja dhe themeluesja e markës Rhode, Hailey Bieber, ka folur hapur për përvojën e saj si nënë dhe bashkëshorte në botën e famës, në një intervistë të re për GQ.

Hailey, 28 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, 31 vjeç, janë përpjekur të ruajnë ekuilibrin mes jetës familjare dhe karrierave të tyre.

“Po i marrim gjërat me qetësi, pa u nxituar,” u shpreh ajo. “Të dy jemi shumë mbrojtës ndaj djalit tonë dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Jeta jonë është publike, ndaj do të përballemi me çdo gjë kur të vijë momenti.”

Çifti, që ka një djalë 15-muajsh e duket se ka gjetur mënyrën e duhur për të ndarë me publikun vetëm aq sa dëshirojnë nga jeta private.

“Jam shumë e qetë me mënyrën se si po e menaxhojmë këtë,” shtoi ajo, duke theksuar se Justin është mbështetësi më i madh, edhe në aspektin profesional:

“Burri im përdori produktet e Rhode që në fillim dhe i adhuron. Madje kam shumë miq meshkuj që janë po aq të fiksuar pas tyre.”

Hailey pranoi se ka ndihmë në kujdesin për djalin, diçka për të cilën nuk ndjen aspak ndrojtje: “Nuk do të mund të bëja gjithçka që bëj pa ndihmë, dhe jam shumë mirënjohëse për këtë.”

Sipas saj, sekreti i marrëdhënies është i thjeshtë: “Shumë dashuri, mbështetje dhe durim, pa presion e nxitim.” /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara