Aktualitet

Donbasi po përballet me sulmet më të ashpra prej nisjes së luftës

Published

on

Forcat ruse kanë vazhduar të bombardojnë rajonin lindor të Donbasit, teksa zyrtarët ukrainas kanë thënë se e gjithë situata në front të luftës është jashtëzakonisht e vështirë, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Moska është shumë nervoze për vendimin që do të marrë Këshilli Evropian rreth garantimit ose jo të statusit të shtetit kandidat për Ukrainën.

Forcat ukrainase kanë vazhduar të mbrojnë Lisiçanskun dhe Severodonjeckun, ku janë duke u zhvilluar luftimet më të ashpra, kanë thënë guvernatori ushtarak i Luhanskut, Serhiy Hayday.

Hayday ka thënë në televizionin kombëtar se forcat ushtarake ruse kontrollojnë pjesën më të madhe të Severodonjeckut, mirëpo jo edhe fabrikën e lëndëve kimike Azot, ku janë duke u strehuar qindra civilë tash e sa javë.

Ai ka thënë se rruga që lidh Severodonjeckun dhe Lisiçanskun me qytetin Bahmut, është nën bombardime të vazhdueshme.

Lisiçansku është përballur me bombardime masive ruse gjithë ditën. Është e pamundshme të kuptojmë numrin e viktimave”, ka thënë ai, duke shtuar se bombardimet mund të kenë qenë më të ashpra në këtë qytet ndonjëherë.

Megjithatë, ushtria ruse nuk ka arritur të rrethojë gjithë ushtarët ukrainas, të cilët janë duke i shkaktuar humbje të mëdha, ka thënë ai.

Teksa Rusia është koncentruar në luftimet në Donbas, sistemet e avancuara të armatimit të prodhuara në Perëndim, që i janë dhënë donacion Ukrainës, kanë nisur të vërehen në front të luftës, ka thënë inteligjenca britanike në përditësimin e saj të fundit më 21 qershor.

Forcat ukrainase kanë raportuar për përdorim të suksesshëm të raketave anti-anije Harpoon, ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes.

Shënjestra e sulmit ka qenë pothuajse me siguri anija ruse Spasatel Vasily Bekh, e cila ka dërguar armë dhe personel në Ishullin e Gjarprit në veriperëndim të Detit të Zi”, ka thënë inteligjenca britanike, duke shtuar se Ukraina ka neutralizuar dukshëm kapacitetin e Rusisë për të mbajtur kontrollin e rajonit veriperëndimor të Detit të Zi.

Në portin më të madh ukrainas, Odesa, i cili është bllokuar nga marina ruse, një raketë ruse ka shkatërruar një magazinë ushqimore më 20 qershor, ka thënë ushtria ukrainase.

Lideri i rajonit të Krimesë së aneksuar nga Moska, Sergey Aksyonov, ka thënë më 20 qershor se tre njerëz janë plagosur dhe shtatë tjerë janë të zhdukur, pasi forcat ukrainase kanë sulmuar platformat e shpimit të naftës në brigjet e Krimesë.

Ky informacion nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Ndërkohë Zelensky ka parashikuar që Moska do të rrisë sulmet, para mbajtjes së samitit të Bashkimit Evropian këtë javë.

Hap pas hapi ne jemi duke ecur drejt një jave kritike dhe jemi duke bërë gjithçka që mundemi ashtu që askush të mos ketë dyshime që Ukraina meriton” statusin e kandidatit për anëtarësim në BE’, ka thënë ai.

Ne jemi duke dëshmuar çdo ditë se ne jemi pjesë e një Evrope të bashkuar”.

Ukraina ka aplikuar për anëtarësim në BE, pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt.

Moldavia dhe Gjeorgjia kanë vepruar njëjtë disa ditë më vonë, për shkak të kërcënimit rajonal që përbën lufta e Rusisë në Ukrainë.

Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të shqyrtojnë tri aplikacionet në një samit që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor.

Zelensky ka thënë se Rusia “është shumë nervoze për aktivitetin tonë” dhe ka bombarduar sërish qytetet e mëdha sikurse Harkivi dhe Odesa më 20 qershor, si dhe ka vazhduar ofensivën në rajonin Donbas.

Kjo është një e keqe që mund të mposhtet vetëm në front të luftës”, ka thënë Zelensky.

Pushtuesit janë duke marrë përgjigje për veprimet tona ndaj nesh”.

Kremlini ka thënë se dy amerikanë të arrestuar në Ukrainë këtë muaj – teksa kanë qenë duke luftuar për forcat ukrainase – kanë qenë mercenarë që nuk mbulohen nga Konventat e Gjenevës.

Komentet e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmojnë për herë të parë raportimet se dy burrat amerikanë të identifikuar si Andy Huynh, 27-vjeçar dhe and Alexander Drueke, 39-vjeçar, kanë qenë në mbajtje.

Peskov ka thënë se të dy duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre.

Qeveritë e Perëndimit kanë thënë se burrat janë zënë teksa kanë qenë duke luftuar për forcat ushtarake ukrainase, andaj duhet të trajtohen si të burgosur të luftës, sipas Konventës së Gjenevës.

Po këtë muaj, dy britanikë dhe një maroken janë dënuar me vdekje nga një gjykatë separatiste, pas janë zënë duke luftuar për Ukrainën.

Lajmet

Besnik Tahiri i kërkon takim Avni Deharit për caktimin e seancës së radhës së Kuvendit

Published

on

By

Besnik Tahiri i kërkon takim Avni Deharit për caktimin e seancës së radhës së KuvenditShefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i ka kërkuar sot zyrtarisht takim kryesuesit të seancës knstituive, Avni Dehari, për të koordinuar përgatitjet rreth mbajtjes së seancës së radhës së Kuvendit të Kosovës.

Tahiri ka theksuar se, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe afatin e përcaktuar 48-orësh, seanca konstituive duhet të mbahet ditën e premte.

“Sot i kam drejtuar një kërkesë Kryesuesit të Seancës Konstituive, z. Avni Dehari, për zhvillimin e një takimi lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës, e cila, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër”, ka njoftuar Tahiri.

Përfaqësuesi i AAK-së ka propozuar që takimi të zhvillohet deri në orën 13:30 në ambientet e Kuvendit, duke nënvizuar se kjo kërkesë bëhet në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe respektimit të procedurave parlamentare.

“Pres konfirmimin e kohës dhe vendit të takimit”, ka deklaruar më tej Tahiri. /E.A/

Continue Reading

Sport

E ardhmja e Maignan: Mes Milanit dhe Arabisë Saudite

Published

on

By

Klubi i futbollit Al Nassr ka shfaqur interesim konkret për portierin e Milanit, Mike Maignan, teksa gjiganti saudit është në kërkim të një portieri të ri për ta vendosur titullar në përbërjen e tij.

Ndërkohë, situata e gardianit francez pritet të qartësohet shumë shpejt. Maignan dhe drejtuesit e klubit italian do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, ku pritet të diskohet hapur e ardhmja e tij dhe qëndrimet e të dyja palëve.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse 30-vjeçari do të jetë i gatshëm të transferohet në Arabinë Saudite apo dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në “San Siro”. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen dhjetëra thika e boksa metalikë në Pejë

Published

on

By

Zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Pejë, në bashkëpunim me inspektorët e tregut, kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mjeteve të mprehta dhe të rrezikshme që po shiteshin nga shitësit ambulantë në zonën e “Qarshisë së Gjatë”.

Sipas komunikatës zyrtare të Policisë së Kosovës, aksioni ka nisur më 5 gusht 2026, kur gjatë aktiviteteve rutinë u vërejt se shitësit ambulantë po tregtonin mjete të mprehta dhe boksa metali.

Në vazhdën e këtij aksioni, më 12 gusht 2026, inspektorët e tregut të asistuar nga Policia e Kosovës kanë zhvilluar një tjetër kontroll në të njëjtin lokacion, ku te personat e dyshuar u gjetën dhe u sekuestruan: 86 mjete të mprehta, 19 boksa metalikë, 2 shufra metali, 3 fotrolla thike

Policia e Kosovës bën të ditur se të gjitha veprimet janë ndërmarrë duke përfillur procedurat ligjore në fuqi, me qëllim parandalimin e rreziqeve dhe rritjen e sigurisë publike. /E.A/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Shkelja e hapësirës ajrore: Rumania alarmon avionët luftarakë F-16

Published

on

By

Rumania ka ngritur me urgjencë në ajër dy avionë luftarakë F-16 gjatë natës, pasi sistemet e mbikëqyrjes zbuluan pesë objektiva ajrore pranë kufirit me Ukrainën, ku njëri prej tyre depërtoi në hapësirën ajrore kombëtare.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Rumanisë bëri të ditur përmes një deklaratë zyrtare se incidenti ndodhi gjatë natës mes 12 dhe 13 gushtit.

“Sistemi i mbikëqyrjes me radar i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë zbuloi, natën e 12-13 gushtit, në orën 01:27, një grup prej pesë objektivash ajrore në zonën Ismail, mbi territorin ukrainas, pranë kufirit lumor me Rumaninë”, thuhet në njoftim.

Sipas dikasterit të mbrojtjes, dy avionët F-16 u ngritën në ajër për të monitoruar nga afër situatën e krijuar.

“Radarët tokësorë zbuluan një objektiv ajror që depërtoi në hapësirën ajrore kombëtare, afërsisht 2 km në jug të Pardinës. Objektivi qëndroi në hapësirën ajrore kombëtare për rreth 10 minuta, duke lëvizur përgjatë degës Chilia, përpara se të largohej nga territori rumun drejt Ukrainës”, sqarohet më tej në deklaratë.

Ministria rumune shtoi se menjëherë pasi objektivi fluturoi mbi hapësirën ajrore të Rumanisë, u raportuan shpërthime të fuqishme brenda territorit ukrainas. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara