Aktualitet

Moska: Lituania po përkeqëson krizën globale të ushqimit përmes ndalimit të tranzitit

Kaliningrad merr furnizime nga Rusia nëpërmjet hekurudhave dhe tubacioneve të gazit përmes Lituanisë.

Published

on

Lituania po përkeqëson krizën globale të ushqimit duke ndaluar tranzitin hekurudhor të mallrave të sanksionuara nga BE përmes territorit të saj, në Kaliningrad, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

“Këto nuk janë vetëm dërgesa nga Rusia në territorin e vendeve të BE-së. Këto janë dërgesa tranzite përmes territorit të Bashkimit Evropian … duke përfshirë portet që më pas shërbenin rajone të ndryshme të botës”, tha Maria Zakharova në programin Soloviev LIVE të martën.

“Domethënë, një vend i Perëndimit të bashkuar, një vend anëtar i NATO-s, një vend që është anëtar i të gjitha lidhjeve euroatlantike sot krijon vështirësi shtesë në sfondin e faktit se ky komunitet fajëson një vend që ka nuk ka të bëjë me problemet e sigurisë ushqimore”, tha Zakharova.

I vendosur midis anëtarëve të BE-së dhe NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë, Kaliningrad merr furnizime nga Rusia nëpërmjet hekurudhave dhe tubacioneve të gazit përmes Lituanisë./UBTNews/

Vendi

Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim për krime lufte në Saradran të Istogut

Published

on

Ekrem Bajroviq është shpallur fajtor edhe në rigjykim dhe është dënuar me 12 vjet burgim për krime lufte ndaj popullatës civile në Saradran të Istogut.

Sipas aktakuzës, Bajroviq, si polic në Stacionin Policor në Gurrakoc në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në bashkëpunim me të tjerë, më 8 maj 1999 kishte ndaluar një kolonë civilësh shqiptarë që po lëviznin drejt Shqipërisë. Nga ajo kolonë ishin marrë 16 burra, të cilët fillimisht ishin dërguar në një shtëpi ku ishin rrahur dhe keqtrajtuar.

Më pas, sipas aktakuzës, viktimat janë dërguar një nga një dhe janë pushkatuar, ndërsa i mbijetuari i vetëm ka qenë N.E., i cili kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte gjuajtur si i vdekur në mesin e trupave të tjerë.

Gjithashtu, Bajroviqi ngarkohet edhe për pjesëmarrje në arrestimin dhe keqtrajtimin e 84 civilëve shqiptarë më 7 maj 1999 në fshatin Saradran, të cilët fillimisht ishin plaçkitur dhe më pas dërguar në Gurrakoc, ku ishin maltretuar dhe torturuar.

Ndërkohë, dëshmitarët e rastit kanë shprehur pakënaqësi me dënimin prej 12 vitesh burg, duke e konsideruar atë të pamjaftueshëm për krimet e kryera gjatë luftës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dëshmitarët e masakrës së Saradranit shprehin pakënaqësi me dënimin ndaj Ekrem Bajroviqit

Published

on

Dëshmitarët e masakrës së Saradranit në Istog kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës, e cila në rigjykim shpalli fajtor dhe dënoi me 12 vjet burgim ish-pjesëtarin e ushtrisë serbe, Ekrem Bajroviq, i akuzuar për pjesëmarrje në pushkatimin e 15 shqiptarëve në vitin 1999.

I mbijetuari i vetëm i masakrës, Naim Elshani, ka shprehur pakënaqësi me vendimin, duke thënë se dënimi është i pamjaftueshëm dhe nuk përfaqëson drejtësi për viktimat dhe familjarët e tyre. Ai ka folur edhe për vuajtjet e tij të vazhdueshme gjatë 27 viteve të fundit, duke theksuar mungesën e mbështetjes institucionale për dëshmitarët e krimeve të luftës.

“Ende sot plagët më kullojnë gjak… 12 vjet burgim është shumë pak… nuk shoh drejtësi,” është shprehur Elshani, duke kritikuar edhe mungesën e mbrojtjes dhe përkrahjes institucionale për dëshmitarët.

Pakënaqësi me vendimin ka shprehur edhe dëshmitari Ylber Lipa, i cili theksoi mungesën e përkrahjes shtetërore për dëshmitarët, duke kërkuar më shumë kujdes institucional dhe mbështetje për personat që dëshmojnë për krimet e luftës.

Ai shtoi se dëshmitarët përballen me vështirësi të shumta, përfshirë pasoja shëndetësore, trauma psikologjike dhe mungesë të mbështetjes logjistike, duke shpresuar që drejtësia të vendoset plotësisht, edhe pse me vonesë./A.K/

Continue Reading

Vendi

Zhduket një 78-vjeçar me demencë në Prishtinë

Published

on

By

Një 78-vjeçar nga Prishtina, i identifikuar si Xhafer Raqi, është zhdukur që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm dhe familjarët po kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.

Raqi, i cili banon në lagjen “Bregu i Diellit”, vuan nga demenca dhe është larguar nga shtëpia rreth orës 08:00 të mëngjesit, duke mos lënë asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Familjarët kanë bërë të ditur se rasti është raportuar menjëherë edhe në Policinë e Kosovës.

Të afërmit bëjnë apel tek të gjithë ata që mund ta kenë parë apo që kanë çfarëdo informacioni për vendndodhjen e tij, të lajmërojnë urgjentisht në numrin e telefonit: +383 44 737 900 ose të kontaktojnë stacionin më të afërt policor. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Lidershipi në epokën e Inteligjencës Artificiale: Nis punimet Konferenca Ndërkombëtare në UBT

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve të “Global UBT Fest 2026”, sot më 3 korrik 2026 ka nisur punimet Konferenca Ndërkombëtare e Lidershipit. Këtë vit, konferenca i kushtohet tërësisht temës mjaft aktuale “Qeverisja e Inovacionit: Lidershipi në Epokën e Inteligjencës Artificiale”, duke trajtuar nevojën që zhvillimet e hovshme teknologjike të udhëhiqen me vizion, përgjegjësi dhe integritet. Ngjarja po zhvillohet në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan nga ora 09:00 deri në 15:00.

Konferenca ka bërë bashkë emra të njohur të institucioneve shtetërore, industrisë dhe botës akademike. Në panelet e diskutimit marrin pjesë Rektori i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Dr. Ahmet Ismaili.

Pjesë e diskutimeve profesionale janë edhe ligjërues e dekanë të fushave të ndryshme si Faton Limani e Gerta Uruçi-Limani nga Universiteti i Harvardit, Prof. Agron Hamiti (Drejtor i Departamentit të TI-së në ATK), Prof. Dr. Blerton Abazi, Prof. Florin Aliu, Ma. Meli Limani (Universiteti i Ontariot Perëndimor), Prof. Dr. Muhamet Gërvalla, Prof. Asoc. Dr. Besnik Qehaja dhe Elinda Krasniqi.

Synimi kryesor i këtij takimi është sjellja e ideve të reja dhe rekomandimeve konkrete për mënyrën se si duhet të qeveriset inovacioni, duke forcuar urat e bashkëpunimit ndërmjet universitetit, institucioneve dhe industrisë në vend.

Gjatë fjalës së tij në konferencë, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, vuri në dukje evolucionin e vazhdueshëm të lidershipit dhe nevojën për qasje të reja përgjatë revolucioneve të ndryshme teknologjike.

“Lidershipi ka evoluar gjithë kohën shumë dhe gjithë kohën ka pasur kërkesa për një lidership më ndryshe, me një qasje më ndryshe në revolucione të ndryshme, prej asaj që të qenit më produktiv e duke kaluar te komponentët e tjerë që shpjegohen edhe nga ekspertët e ndryshëm. Unë mendoj që na duhet një lidership i fuqizuar, i cili mbështetet edhe në transformimet e fundit teknologjike”, u shpreh Hajrizi.

Në këtë kuadër, rektori Hajrizi ka shpjeguar rëndësinë e përshtatjes së udhëheqjes me dinamikat e reja.

Sipas tij, kërkesat e kohës kërkojnë kalimin drejt metodave më produktive dhe integrimin e komponentëve të avancuar që po diktohen nga zhvillimet globale. Ai nënvizoi se përballë këtyre sfidave, shoqërisë dhe industrisë i nevojitet një model i ri i lidershipit, i cili duhet të jetë i fuqizuar dhe i bazuar plotësisht mbi transformimet e fundit teknologjike për të garantuar progres dhe efikasitet.

Pjesë e kësaj konference ishte edhe ligjëruesi i UBT-së nga Universiteti i Harvardit, Profesori Faton Limani, i cili u ndal te pesha historike e inovacioneve aktuale.

“Përgjatë historisë, shoqëritë janë transformuar nga zbulime të rëndësishme që kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Shtypshkronja, energjia elektrike, interneti, teknologjia celulare – secili prej këtyre inovacioneve rimodeloi ekonomitë, institucionet dhe ndërveprimin njerëzor. Sot, ne qëndrojmë në fillim të një transformimi tjetër. Inteligjenca artificiale nuk është më një mundësi e së ardhmes. Ajo tashmë po merr vendime që ndikojnë në jetën tonë të përditshme. Ajo rekomandon atë që lexojmë, ndikon në vendimet financiare, ndihmon mjekët në diagnostikimin e sëmundjeve, mbështet institucionet publike në alokimin e burimeve dhe po transformon edukimin, transportin e prodhimin”, shprehet Limani.

Profesor Limani shpjegoi se ashtu si zbulimet e mëdha të së kaluarës si shtypshkronja, rryma dhe interneti që ndryshuan strukturat ekonomike e sociale, sot njerëzimi po përballet me një epokë të re transformimi të udhëhequr nga Inteligjenca Artificiale. Ai tërhoqi vëmendjen se kjo teknologji ka pushuar së qeni një projekt i largët i së ardhmes, pasi ndikimi i saj është i pranishëm në jetën e përditshme, duke filluar nga sugjerimet e thjeshta të leximit e deri te vendimmarrja në financa, mjekësi, arsim, transport dhe në politikat e institucioneve publike.

Në këtë konferencë, një kontribut të rëndësishëm dha edhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Dr. Ahmet Ismaili, i cili vuri theksin te rëndësia e këtij diskutimi dhe sfidat që kjo teknologji sjell për institucionet rregullatore.

“Në këtë vazhdën e kompleksitetit dhe të panjohurave, edhe inteligjenca artificiale sigurisht është një faktor i rëndësishëm. Kështu që ndërlidhja mes këtyre dy temave është e qëlluar dhe është në kohë. Për bankat qendrore, inteligjenca artificiale nuk është vetëm një zhvillim teknologjik, ajo është gjithashtu një sfidë e qeverisjes, sfidë e besimit dhe sfidë e lidershipit”, tha Ismaili.

Më tej, duke u ndalur te roli dhe përgjegjësia e udhëheqësve përballë këtij hapi teknologjik, Guvernatori Ismaili shtoi se “Në këtë mjedis, lidershipi nuk matet vetëm me aftësinë për ta përfaqësuar inovacionin, por edhe me aftësinë për ta qeverisur atë me përgjegjësi, për të menaxhuar rreziqet në mënyrë efektive dhe për të siguruar që progresi teknologjik të jetë në dobi të shoqërisë në tërësi”.

Përmes këtyre deklaratave, kreu i BQK-së shpjegoi se bashkimi i temës së lidershipit me atë të inteligjencës artificiale është një hap tejet aktual, duke sjellë si shembull edhe takimet e fundit të nivelit më të lartë të bankave qendrore botërore.

Ai sqaroi se për institucionet publike e financiare, ky tranzicion nuk sjell vetëm thjeshtësim procesesh, por ngre pikëpyetje të mëdha mbi menaxhimin e rreziqeve dhe ruajtjen e besimit të publikut. Guvernatori nënvizoi se suksesi i udhëheqësve të sotëm varet drejtpërdrejt nga aftësia e tyre për të vendosur rregulla e për ta orientuar inovacionin në shërbim të plotë të mirëqenies së shoqërisë dhe stabilitetit ekonomik. /E.A/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara