Botë

“Do të bëhesh Napoleon”- Përplasja Putin-Maron, reagimet dhe deklaratat e ashpra

Published

on

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka deklaruar se retorika bërthamore e presidentit francez, Emmanuel Macron, shihet nga Moska si një kërcënim i drejtpërdrejtë.

“Nëse ai (Macron) na konsideron si një kërcënim, thërret një takim me shefat e shtabit të përgjithshëm të vendeve evropiane dhe Britanisë, dhe flet për nevojën e përgatitjes për përdorimin e armëve bërthamore kundër Rusisë, atëherë kjo është padyshim një kërcënim,” tha Lavrov në një konferencë për media në Moskë me homologun e tij nga Zimbabve, Amon Murwira.

Lavrov argumentoi se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës mund të përfundojë shpejt nëse ndërpriten furnizimet me ndihmë ushtarake perëndimore për Kievin. Ai gjithashtu paralajmëroi se vendosja e kontingjenteve ushtarake evropiane në Ukrainë do të ishte e barasvlershme me një përballje të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe vendeve të BE-së.

“Nuk ka asnjë hapësirë për kompromis në këtë çështje,” theksoi ai, duke krahasuar një skenar të tillë me praninë e NATO-s në Ukrainë.

Sakaq, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e përshkroi fjalimin televiziv të Macronit si “jashtëzakonisht konfrontues” dhe tha se ai nuk i përshtatet një lideri që synon paqen.

“Përkundrazi, nga ato që u thanë, mund të konkludohet se Franca po mendon më shumë për vazhdimin e luftës,” tha Peskov në një konferencë për shtyp. Ai gjithashtu kritikoi mungesën e referencave të Macronit për zgjerimin e NATO-s drejt kufijve të Rusisë dhe nevojën e Moskës për masa hakmarrëse.

Sa i përket mundësisë së dërgimit të paqeruajtësve evropianë në Ukrainë pas një armëpushimi, Peskov tha se Moska e ka një qëndrim “absolutisht të qartë” kundër një skenari të tillë.

Gjithashtu, Kremlini u shpreh dakord me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, se konflikti në Ukrainë është një luftë ndërmjetëse mes Moskës dhe Uashingtonit dhe duhet të marrë fund. Sipas Peskovit, ky vlerësim është në përputhje me qëndrimin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Edhe vetë Putin e krahasoi Macronin me Napoleonin, por i kujtoi si përfundoi “kampanja franceze” për pushtimin e Rusisë.

Duke folur në një takim me anëtarët e Fondacionit “Mbrojtësit e Atdheut” në Moskë, Putin tha: “Kishte një bisedë për Smolenskun dhe muzeun që nga koha e pushtimit të Napoleonit. Disa ende dëshirojnë të kthehen në ato ditë, duke harruar se si përfundoi”, tha ai.

Macron iu përgjigj ashpër paralajmërimeve të Kremlinit. Në një fjalim solemn të mërkurën, Macron paralajmëroi kombin francez se Rusia po armatosej shpejt pas pushtimit të Ukrainës dhe mund të sulmonte më shumë shtete nëse nuk do të ndalohej fuqishëm, përfshirë me mburojën bërthamore franceze.

“Unë e njoh mirë Presidentin Putin. Nëse ai reagon kështu, është sepse ai e di që ajo që thashë është e vërtetë”, i tha Macron gazetarëve në një samit të BE-së në Bruksel. “Ai po bën një gabim historik: Napoleoni bëri pushtime. E vetmja fuqi imperialiste që shoh në Europë tani është Rusia”, tha ai, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një gazetar rus në mërgim në Francë.

Lajmet

Përmbytjet në Stamboll: 14-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike, mbi 2.500 raportime për motin e keq

Published

on

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Stamboll të Turqisë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë vërshimeve.

Sipas mediave turke, i mituri me inicialet M. I. shkeli në një pellg uji në parkun Çukurbostan, në lagjen Balat të distriktit Fatih. Ai u dërgua pa ndjenja në spital, por ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin me rreth 16 milionë banorë. Janë raportuar më shumë se 1.200 raste përmbytjesh, 15 rrëshqitje dheu dhe dhjetëra raste të personave të bllokuar nga uji i rrëmbyeshëm.

Shërbimet emergjente kanë pranuar gjithsej 2.518 raportime të lidhura me kushtet e këqija atmosferike.

Sipas të dhënave, reshjet kanë prekur 808 objekte banimi, 280 ambiente biznesi dhe 76 automjete. Shtëpi, dyqane, rrugë dhe nënkalime janë përmbytur, ndërsa shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në ujë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Policia turke bastis selinë e televizionit pro-opozitar Halk TV dhe ndërpret transmetimet

Published

on

By

Policia turke ka bastisur selinë e televizionit pro-opozitar Halk TV, duke ndërprerë transmetimet e drejtpërdrejta të kanalit.

Sipas raportimeve të BBC-së, punonjësit nuk janë lejuar të futen në objektin e televizionit në Stamboll gjatë mëngjesit të së mërkurës, ndërsa në krye të kanalit është caktuar një menaxher i ri.

Detajet e operacionit dhe arrestimet
Mediat turke bëjnë me dije se në operacion janë përfshirë efektivë të departamentit të krimeve financiare, të cilët kanë kontrolluar imtësisht ndërtesën. Gjatë këtij aksioni, autoritetet policore kanë lëshuar urdhër-arreste për 17 persona.

Halk TV njihet për linjën e saj editoriale të afërt me Partinë Republikane Popullore (CHP), e cila është forca kryesore opozitare dhe një kritike e ashpër e qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Ky zhvillim vjen në një periudhë tensionesh të larta politike. Në muajin maj, një gjykatë në Turqi vendosi t’i hiqte udhëheqjes aktuale të CHP-së të drejtën për të drejtuar partinë, duke shfuqizuar rezultatet e kongresit partiak dhe duke rikthyer në krye ish-kryetarin. Në atë kohë, opozita e quajti vendimin si një tentativë për të forcuar më tej kontrollin e pushtetit të Erdoganit mbi institucionet dhe opozitën.

Continue Reading

Lajmet

Sulm masiv mbi Kievin: Zelensky akuzon Rusinë për shkelje të armëpushimit

Published

on

By

Një objekt kyç i energjisë që furnizon Kievin me ngrohje dhe energji elektrike, si dhe një ndërtesë banimi, janë goditur gjatë një sulmi me raketa balistike ruse. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili theksoi se goditja ndodhi pa asnjë paralajmërim të hershëm nga partnerët ndërkombëtarë.

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se nga goditja e bllokut të banimit të martën vonë kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur 21 të tjerë. Ai konfirmoi se janë goditur disa objekte energjetike në kryeqytet, ndërsa në orët e para të së mërkurës bëri të ditur se sulmet masive kanë ndërprerë rrymën në disa pjesë të Kievit. Autoritetet vendore u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore pas shpalljes së alarmit të kuq.

Sulmet e reja vijnë vetëm dy ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se mes Rusisë dhe Ukrainës ishte rënë dakord për një armëpushim energjetik. Lidhur me këtë, Zelensky reagoi ashpër duke u shprehur: “Ukraina mbështeti një armëpushim energjetik. Rusia po synon edhe një central tjetër elektrik dhe jetët e njerëzve tanë. Kjo është plotësisht e padrejtë: kur ata po shkatërrojnë infrastrukturën tonë energjetike, dhe Ukraina nuk po merr as paralajmërime të hershme për lansimin e raketave balistike”.

Presidenti ukrainas shtoi se është me rëndësi që bota të mos heshtë dhe që Shtetet e Bashkuara të shohin qartë se çfarë po ndodh dhe kush është përgjegjës për vazhdimin e luftës. Kjo është nata e dytë rresht që Kievi përballet me sulme të tilla, ndërsa Zelensky po përgatitet të takohet në London me kryeministrin britanik Andy Burnham për të diskutuar përshpejtimin e furnizimit me sisteme të mbrojtjes ajrore.

Pas sulmeve të së hënës mbrëma, lindi spekulimi se SHBA-ja kishte ndërprerë qasjen e Ukrainës në inteligjencën kyçe për përgjimin e kërcënimeve. Megjithatë, Trump e mohoi këtë duke deklaruar: “Ne po i ndihmojmë ata dhe po ndajmë inteligjencë. Ne duam që lufta të përfundojë.” I pyetur për sulmet ruse mbi energjetikën, Trump përmendi se edhe Ukraina kishte goditur disa objekte një ditë më parë, ndërsa shmangu të konfirmonte nëse Rusia e kishte shkelur armëpushimin, duke shtuar se të dyja palët duan që lufta të përfundojë, por “nuk dinë se si të arrijnë atje”. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Sulmohen me dronë dy anije në Detin e Zi pranë Bullgarisë, Radev kërkon ndihmën e NATO-s dhe BE-së

Published

on

By

Dy anije tregtare janë goditur nga dronë të martën në Detin e Zi, rreth 29 kilometra larg bregdetit të Bullgarisë, duke shkaktuar fundosjen e njërës prej tyre dhe nisjen e operacioneve të shpëtimit. Kryeministri i Bullgarisë, Rumen Radev, njoftoi se nga anija “Chelsea 3”, e cila lundronte nën flamurin e Maltës, janë evakuuar të gjithë 15 anëtarët e ekuipazhit, ku pesë prej tyre morën trajtim mjekësor për lëndime të lehta. Ndërkaq, nga anija e dytë e fundosur është shpëtuar një person.

Gjatë një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Sigurisë, Radev i cilësoi sulmet si të papranueshme dhe bëri të ditur se Bullgaria po kërkon mbështetje nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian. Ndonëse autoritetet bullgare nuk kanë ende prova të drejtpërdrejta se kush qëndron prapa sulmit, Radev deklaroi se zhvillimet shkojnë në favor të Federatës Ruse.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e dënuan ashpër ngjarjen duke fajësuar Rusinë për cenimin e sigurisë detare dhe lundrimit të lirë në Detin e Zi. Ky incident vjen pas disa sulmeve të ngjashme të javës së kaluar ndaj anijeve tregtare në ujërat pranë Bullgarisë dhe Rumanisë.

 

Continue Reading

Të kërkuara