Sport

Fisnik Asllani, ylli i ri i Kosovës që po mahnit Gjermaninë dhe po kërkohet nga gjigantët evropianë

Published

on

Fisnik Asllani po jeton momentet më të mira të karrierës së tij dhe po shndërrohet në një nga emrat më të përfolur në futbollin gjerman. Sulmuesi 23-vjeçar i Hoffenheimit ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm në Bundesligë, duke konfirmuar talentin e tij dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha të Evropës.

I lindur në Berlin, por përfaqësues i Kosovës në arenën ndërkombëtare, Asllani ka treguar një rritje të jashtëzakonshme gjatë sezonit 2025/26. Ai ka realizuar 10 gola dhe ka dhuruar 6 asistime në Bundesligë, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Hoffenheimit në luftën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Paraqitjet e tij të shkëlqyera nuk kanë kaluar pa u vënë re. Borussia Dortmund vazhdon ta ketë në listën e objektivave për afatin kalimtar veror, ndërsa interesim për sulmuesin kosovar kanë shfaqur edhe Bayern Munich, RB Leipzig dhe Barcelona. Mediat gjermane raportojnë se drejtuesit e Dortmundit kanë zhvilluar kontakte me përfaqësuesit e lojtarit, ndërsa vetë Asllani shihet pozitivisht ndaj mundësisë për t’iu bashkuar një klubi me traditë të madhe si Dortmundi.

Edhe Barcelona po e ndjek me vëmendje zhvillimin e tij. Mediat spanjolle kanë raportuar se klubi katalunas e konsideron Asllanin si një sulmues modern, i aftë të kombinojë lojën, të krijojë hapësira dhe të kontribuojë jo vetëm me gola, por edhe me asistime. Profili i tij konsiderohet ideal për futbollin modern dhe për mënyrën se si luan Barcelona.

Një tjetër dëshmi e vlerësimit që po merr Asllani në Gjermani erdhi edhe nga Bundesliga, e cila publikoi videon speciale “The Best of Fisnik Asllani”, ku u përfshinë momentet më të mira të sezonit të tij. Golat, asistimet dhe paraqitjet bindëse e kanë bërë atë një nga futbollistët më të spikatur të kampionatit gjerman gjatë këtij edicioni.

Asllani po shkëlqen edhe me fanellën e Kosovës. Në ndeshjen miqësore ndaj Andorrës ai realizoi një gol spektakolar nga goditja e lirë, duke treguar edhe një herë cilësitë e tij teknike dhe aftësinë për të vendosur ndeshje të rëndësishme. Ai po bëhet gjithnjë e më shumë një nga liderët e rinj të Kombëtares së Kosovës dhe një figurë kyçe për të ardhmen e saj.

Ajo që e bën edhe më të veçantë suksesin e Asllanit është mosha e tij. Vetëm 23 vjeç, ai ka ende shumë hapësirë për t’u zhvilluar dhe për të ngritur nivelin e lojës së tij. Shpejtësia, lëvizjet inteligjente, instinkti për gol, fiziku i fortë dhe aftësia për të luajtur në role të ndryshme sulmuese e bëjnë atë një nga talentet më premtuese që ka nxjerrë futbolli kosovar në vitet e fundit.

Me interesimin që po rritet çdo ditë dhe me paraqitjet që vazhdojnë të impresionojnë në Gjermani, vera e vitit 2026 mund të jetë momenti kur Fisnik Asllani do të bëjë hapin më të madh të karrierës së tij. Pavarësisht se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm, një gjë është e sigurt: sulmuesi kosovar po ndërton emrin e tij në elitën e futbollit evropian dhe po krenohet jo vetëm Kosovën, por të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Continue Reading

Lajmet

Llapi përmbys Malishevën në udhëtim dhe merr fitoren e tretë radhazi në Superligë

Published

on

By

Llapi ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Malishevës me rezultat 3-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina arriti të përmbyste disavantazhin e pjesës së parë në stadiumin “Liman Gegaj”, duke regjistruar kështu fitoren e tretë radhazi në kampionat.

Pjesa e parë u dominua nga vendasit, të cilët kaluan të parët në epërsi në minutën e 23-të me golin e Xhemal Ibishit. Megjithatë, reagimi i mysafirëve ishte i menjëhershëm, pasi Fiton Ademi barazoi shifrat në 1-1 pas vetëm dy minutash lojë.

Malisheva arriti të rikthente epërsinë në minutën e 40-të përmes Kreshnik Ukës, duke shkuar në pushim me rezultatin 2-1.

Në pjesën e dytë, Llapi rriti ritmin e lojës dhe krijoi më shumë raste, duke arritur ta kthejë rezultatin në favorin e tij. Fillimisht, Fiton Ademi shënoi golin e tij të dytë personal në minutën e 61-të për 2-2, ndërsa goli i fitores erdhi në minutën e 82-të nga Pjero Skaric, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 3-2.

Pas kësaj fitoreje, Llapi ngjitet në pozitën e tetë në tabelë me 14 pikë të grumbulluara, ndërsa Malisheva mbetet në vendin e dytë me 30 pikë. Në xhiron e radhës, Llapi e pret në shtëpi Drenicën, kurse Malisheva luan në udhëtim ndaj Ballkanit. /E.A/

Continue Reading

Sport

Klubet e Ligës Premier kërkojnë shitjen e detyruar të Manchester Cityt pas shkeljeve financiare

Published

on

By

Pronarët e Manchester Cityt duhet të detyrohen ta shesin klubin si ndëshkim për shkeljen e rregullave financiare, vlerësojnë figurat kryesore të disa klubeve të Ligës Premier, raporton transmetuesi publik britanik BBC.

Drejtues të klubeve nga tri kategoritë e para të futbollit anglez kanë deklaruar se një masë e tillë do të ishte e duhura, pasi Manchester City u shpall fajtor për shkelje të rregulloreve financiare të Ligës Premier në periudhën 2009–2018, si dhe për mosbashkëpunim me hetimin.

Paneli i pavarur ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar për sanksionet, të cilat mund të përfshijnë gjoba financiare, zbritje pikësh, heqjen e titujve të fituar më parë, apo edhe përjashtimin nga liga. Nga ana tjetër, klubi anglez i ka mohuar akuzat dhe e ka apeluar vendimin.

Një nga drejtuesit, duke folur në kushte anonimiteti për BBC, u shpreh se bën pjesë në një grup klubesh që besojnë se çdo dënim tjetër do të ishte i pakuptimtë nëse pronarët aktualë nuk detyrohen të largohen. Sipas tij, një ndëshkim më i lehtë do të ngrinte pikëpyetje mbi arsyen se pse klubet financojnë Autoritetin e Pavarur Rregullator të Futbollit (IFR).

Një drejtues tjetër theksoi se këto shkelje kanë dëmtuar rëndë besueshmërinë e Ligës Premier dhe se klubet e tjera nuk do të mund ta kalojnë këtë skandal nëse pronarëve aktualë u lejohet të mbeten në krye të Cityt.

Manchester City u shpall fajtor për rritje artificiale të të ardhurave dhe fshehje të humbjeve në vlerë prej mbi një miliard eurosh përmes kontratave fiktive tregtare. Klubi është në pronësi të kompanisë private të investimeve Abu Dhabi United Group, e udhëhequr nga Sheikh Mansour, Zëvendëspresident dhe Zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Real Madridi vazhdon kontratën me Brahim Diaz deri në vitin 2031

Published

on

By

Klubi spanjoll Real Madrid ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me sulmuesin maroken Brahim Diaz, duke e mbajtur atë në “Santiago Bernabéu” deri në verën e vitit 2031.

Me kontratën e mëparshme që i skadonte verën e ardhshme, 27-vjeçari ka vendosur të vazhdojë të ardhmen e tij afatgjatë te klubi madrilen, pjesë e të cilit është që nga viti 2019.

“Real Madrid CF dhe Brahim Diaz kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit tonë, i cili tani është i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2031”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Me këtë hap, Diaz ndjek rrugën e bashkëlojtarëve të tij, Arda Güler dhe Aurélien Tchouaméni, të cilët po ashtu kanë nënshkruar marrëveshje të reja me klubin gjatë javëve të fundit.

Ndonëse e ardhmja e tij ishte e pasigurt gjatë verës së kaluar, trajneri José Mourinho bllokoi largimin e tij nga skuadra. Këtë sezon, sulmuesi maroken ka regjistruar katër asistime në 10 paraqitje, duke e nisur ndeshjen si titullar vetëm një herë.

Kujtojmë se Brahim Diaz shkëlqeu në Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON 2025), ku u shpall golashënuesi më i mirë i turneut me pesë gola të shënuar, duke e ndihmuar përfaqësuesen e Marokut të renditej në vendin e dytë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U19 në futboll përballet sot me Poloninë në kualifikimet e Evropianit

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave zhvillon sot ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, ku do të përballet me Poloninë.

Takimi do të luhet në stadiumin “MŠK Žilina” në qytetin Žilina të Sllovakisë, me fillim nga ora 13:00.

Vajzat e reja të Kosovës synojnë paraqitje sa më dinjitoze dhe rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme të fazës kualifikuese. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara