Lifestyle

Ditë me rreze dielli, ja parashikimi i motit për sot

Published

on

Sot mbi vendin tonë po mban mot pjesërisht i vranët.

Por, nuk do të mungojnë as rrezet e diellit.

Temperatura minimale do të jetë 11°C kurse maksimalja e ditës arrin deri në 22°C.

Edhe nesër, e premtja e datës 23 maj do të jetë mot i ngjashëm me temperatura nga 12 deri në 23°C. /UBT News/

Lifestyle

STOP: Metoda që të rikthen balancën mes jetës dhe punës

Published

on

Shpesh, mendimet për punën nuk ndalen as kur e fik kompjuterin.

Mendja vazhdon të rrotullohet rreth detyrave, afateve apo bisedave të ditës, aq sa nuk arrin të shijosh plotësisht momentet që të përkasin ty: një darkë me miqtë, një mbrëmje relaksuese në shtëpi apo pushimet që i ke pritur gjithë vitin.

Nëse ndihesh sikur nuk arrin dot të shkëputesh nga puna, sado që përpiqesh, nuk je vetëm. Shumë njerëz e kanë të vështirë të ndajnë jetën profesionale nga ajo personale, si dhe të “mbyllin” vërtet ditën.

Këtu hyn në lojë një teknikë praktike dhe shumë e thjeshtë: Metoda STOP – një mënyrë që premton të të ndihmojë të kalosh nga “modaliteti i punës” në atë të jetës së përditshme në më pak se pesë minuta.

Çfarë është metoda STOP?

E rekomanduar nga eksperti i karrierës Dan Bruce, kjo metodë përbëhet nga katër hapa të lehtë, që kanë si qëllim të rivendosin ekuilibrin mes punës dhe jetës personale. Ajo të ndihmon të mbyllësh me vetëdije ditën dhe t’i japësh vetes hapësirën që meriton.

Ja çfarë përfaqëson fjala STOP:

S – Stop & Mbyll (Ritual mbylljeje)
T – Trego fitoret (Ndaj sukseset e ditës)
O – Organizohu mendërisht (Shkarko trurin)
P – Përqendrohu në të tashmen (Kalo në “tani”)

Si zbatohet kjo metodë në praktikë?

S – Mbyll me vetëdije (Stop & Mbyll)

Ashtu si trupi ka nevojë për një rutinë para gjumit, edhe mendja ka nevojë për një “sinjal” që puna ka mbaruar. Ky hap mund të duket simbolik, por është thelbësor.

Shembuj të ritualeve të mbylljes:

Mbyll të gjitha skedat në kompjuter dhe shëno detyrat për nesër.

Rregullo hapësirën e punës.

Çaktivizo njoftimet nga aplikacionet e punës (Slack, Teams, emaili).

Thuaj me zë të lartë: “Puna për sot mbaroi.”

Kjo ndihmon trurin të kuptojë se ka ardhur momenti për të kaluar në një gjendje më të qetë.

T – Trego fitoret (Ndaj sukseset)

Shumë njerëz e mbyllin ditën duke u përqendruar tek ajo që nuk arritën të bëjnë. Ky zakon ul vetëbesimin dhe shton ankthin. Ndaj, përpiqu të fokusohesh në ato që ke bërë mirë:

Shkruaj 2-3 gjëra që shkuan mirë sot.

Kujto një koment pozitiv që ke marrë.

Mbaj një listë apo dosje me reagime që të motivojnë.

Edhe fitoret e vogla kanë rëndësi. Kështu, dita mbyllet me një ndjenjë arritjeje, jo me faj apo presion.

O – Organizohu mendërisht (Shkarko trurin)

Vetëm se kompjuteri u fik, nuk do të thotë që edhe mendja ndaloi. Shpesh, vazhdon të mendosh për punën, çka krijon lodhje të padukshme.

Zgjidhja? Nxirr ato mendime jashtë kokës:

Shkruaj çdo gjë që të rrotullohet në mendje.

Regjistro një mesazh zanor për veten si “memo për nesër”.

Krijo një listë detyrash për të mos i mbajtur mend.

Ky veprim ndihmon për të liruar trurin nga tensioni dhe për t’i dhënë fund “rrjedhës së mendimeve”.

P – Përqendrohu në të tashmen (Kalo në ‘tani’)

Mos u fokusoni vetëm tek çfarë lini pas, por edhe tek ku po shkoni. Ky hap ju ndihmon të zhvendoseni në mënyrë të vetëdijshme nga puna tek jeta personale.

Disa mënyra për t’u kthyer në të tashmen:

Bëni një shëtitje pa telefon.

Bëni disa frymëmarrje të thella dhe të vetëdijshme.

Dëgjoni muzikë, lexoni një revistë ose gatuani diçka që ju pëlqen.

Kaloni kohë me të dashurit tuaj, pa shpërqendrim nga puna.

Sa më shumë të përfshiheni në aktivitetet jashtë punës, aq më lehtë do të shkëputeni mendërisht.

Continue Reading

Lifestyle

Ja gabimi që ju dëmton rëndë flokët

Published

on

Larja, tharja, krehja, stilimi, etj. Ka kaq shumë faza që flokët kalojnë çdo ditë, dhe mënyra si i trajtojmë mund të ketë ndikim të madh, për mirë apo për keq. Disa prej zakoneve që ndjekim pa u menduar shumë, mund të jenë duke i dëmtuar flokët më shumë sesa mendojmë.

Disa gabime janë tashmë të njohura (si përdorimi i piastrës çdo ditë), por ka edhe disa zakone të tjera më të fshehura, që shumë nga ne i praktikojmë pa e kuptuar dëmin që u shkaktojnë flokëve.

Më poshtë po rendisim 5 zakone që mund të jenë më të dëmshme seç duken dhe ja pse duhet t’i ndryshoni sa më parë.

Skalpi prodhon edhe më shumë yndyrë për të kompensuar humbjen dhe përfundoni me flokë që yndyrosen më shpejt. Nëse i lani flokët çdo ditë, përpiquni të kaloni në çdo dy ditë, duke i dhënë kohë natyrës të bëjë punën e saj.

Mënyra si aplikoni balsamin

Nëse flokët janë shumë të lagur, uji i tepërt e hollon produktin dhe pengon përthithjen e përbërësve aktivë. Pra, para se të vendosni balsam, sigurohuni që flokët të jenë të lagur, por jo duke pikuar.

I thani flokët me peshqir të zakonshëm

Flokët janë veçanërisht të brishtë kur janë të lagur, dhe fërkimi i tyre me peshqir pas larjes mund të çojë në këputje dhe maja të ndara. Zgjidhja? Përdorni një peshqir mikrofibër. Thjesht mbështillini flokët lehtësisht dhe lejoni që uji të thithet.

I krihni flokët menjëherë pasi i lani

Krehja e flokëve të lagur është një nga zakonet më të zakonshme, por gjithashtu më të dëmshme. Kur janë të lagur, flokët janë më elastikë dhe më të prirur për t’u këputur. Përdorni një krehër me dhëmbë të rrallë ose një krehër të posaçëm për flokë të lagur dhe filloni gjithmonë nga poshtë, duke u ngjitur gradualisht lart.

Përdorni tharësen në temperaturë të lartë

Tharja e shpejtë me nxehtësi të lartë është praktike kur jeni me nxitim, por dëmton strukturën, shkakton majat dyshe dhe i bën flokët më të thatë e më të elektrizuara. Stilistët përdorin shpejtësinë/temperaturën e mesme dhe e marrin kohën për këtë proces. /A.Z. UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Fenomeni më i ri në tregun e punës që po dëmton punëdhënësit dhe punonjësit

Published

on

Në vend që të kërkojnë mundësi të reja, shumë punonjës – sidomos të Gjeneratës Z – po qëndrojnë në të njëjtin vend pune, edhe pse pa rritje page apo avancim.

Kjo sjellje, e quajtur “job hugging”, nuk vjen nga përkushtimi, por nga frika dhe pasiguria në treg.

Çfarë e shkakton këtë prirje?

Ekonomia e paqëndrueshme, mungesa e vendeve të reja pune dhe kërcënimi nga inteligjenca artificiale.

Frika nga papunësia, që e bën sigurinë në punë të duket si luks.

Pasiguria që pengon marrjen e hapave të rinj në karrierë.

Shenjat e “job hugging”:

Rritje e stresit në ekip;

Fokus vetëm në detyra të sigurta, jo në sfida të reja;

Angazhim i shtirur për të mos humbur vendin;

Mungesë zhvillimi personal, por qëndrueshmëri nga frika.

Çka duhet të bëjnë punëdhënësit?

Të ofrojnë komunikim të hapur, trajnime, dhe mundësi rritjeje;

Të mbështesin punën hibride dhe të tregojnë empati;

Të lidhin rolet individuale me qëllimet e kompanisë;

Po vetë punonjësit?

Të planifikojnë karrierën afatgjatë;

Të zhvillojnë aftësi të reja;

Të kërkojnë mundësi brenda kompanisë aktuale;

Të krijojnë një plan për zhvillim profesional.

Konkluzioni:

“Job hugging” nuk është zgjidhje afatgjatë. Si punonjësit, ashtu edhe punëdhënësit, duhet ta shfrytëzojnë këtë kohë për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme, me më shumë mundësi dhe më pak frikë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

 

Continue Reading

Lifestyle

Mos veproni kështu me flokët më, po i shkatërroni ato

Published

on

Larja, tharja, krehja, stilimi, etj. Ka kaq shumë faza që flokët tanë kalojnë çdo ditë, dhe mënyra si i trajtojmë ka ndikim të madh, për mirë apo për keq. Disa prej zakoneve që ndjekim pa u menduar shumë, mund të jenë duke i dëmtuar flokët më shumë sesa mendojmë.

Sigurisht, disa gabime janë të njohura (si përdorimi i piastrës çdo ditë), por ka edhe disa zakone të tjera më të fshehura, që i praktikojmë pa e kuptuar dëmin që u shkaktojnë flokëve.

Më poshtë po rendisim 5 zakone të përditshme që mund të jenë më të dëmshme seç duken dhe ja pse duhet t’i ndryshoni sa më parë.

1. I lani flokët shumë shpesh

E keni dëgjuar më parë dhe me të drejtë: larja e shpeshtë e flokëve i heq vajrat natyralë që i mbajnë flokët të hidratuar dhe të shëndetshëm. Skalpi prodhon edhe më shumë yndyrë për të kompensuar humbjen e përfundoni me flokë që yndyrosen më shpejt. Nëse i lani flokët çdo ditë, përpiquni të kaloni në çdo dy ditë, duke i dhënë kohë natyrës të bëjë punën e saj.

2. Aplikoni balsam në flokë që pikojnë ende

Në sallone, stilistët i shtrydhin butësisht flokëtpara se të vendosin balsam ose maskë. Arsyeja? Nëse flokët janë të lagur, uji i tepërt e hollon produktin e pengon përthithjen e përbërësve aktivë. Para se të vendosni balsam, sigurohuni që flokët të jenë të lagur, por jo duke pikuar.

3. I thani flokët me peshqir të zakonshëm

Flokët janë të brishtë kur janë të lagur, fërkimi i tyre me peshqir pas larjes mund të çojë në këputje dhe maja të ndara. Zgjidhja? Përdorni një peshqir mikrofibër ose një bluzë pambuku të butë. Thjesht mbështillini flokët lehtësisht dhe lejoni që uji të thithet.

4. I krihni flokët menjëherë pasi i lani

Krehja e flokëve të lagur është një nga zakonet më të zakonshme, por më të dëmshme. Kur janë të lagur, flokët janë më elastikë dhe më të prirur për t’u këputur. Përdorni një krehër me dhëmbë të rrallë ose një krëhër të posaçëm për flokë të lagur dhe filloni nga poshtë, duke u ngjitur gradualisht lart.

5. Përdorni tharësen në temperaturë shumë të lartë

Tharja e shpejtë me nxehtësi të lartë mund të jetë praktike kur jeni me nxitim, por dëmton strukturën e flokut, shkakton majat dyshe dhe i bën flokët më të thatë e më të elektrizuara. Stilistët profesionistë zakonisht përdorin shpejtësinë/temperaturën e mesme dhe e marrin kohën e tyre për këtë proces. Veproni dhe ju njësoj!

Continue Reading

Të kërkuara