Kulturë

Disa mësime të rëndësishme për jetën…

Leksionet e mëposhtme për jetën janë shkruar nga Brad Pitt.

Published

on

“Me moshën kam kuptuar se:

Paratë e humbura mund të rifitohen, koha e humbur është e humbur përgjithmonë. Nëse dëshiron tëshpenzosh për diçka, ose nëse të del një investim i papritur, nuk ke pse shqetësohesh. Paratë e humbura një ditë do t’i zëvendësosh. Duke punuar mund të rifitosh sërish çfarë ke humbur, ama nëse ke humbur kohë me gjëra të kota, duhet të kuptosh se ajo kohë nuk do të kthehet sërish mbrapsht.

Të mësosh të ndryshosh veten është një superfuqi. Nuk ka asgjë të keqe për të kërkuar ndihmë, apo këshillë në një situatë të vështirë. Nëse nuk ia del dot i vetëm, sigurisht që duhet të mbështetesh tek dikush që e beson. Në këtë mënyrë edhe mëson se si të vetëpërmirësohesh dhe kjo gjë është një superfuqi.

Ti nuk je puna jote. Ka shumë persona që bëjnë punë të rëndomta, punë që nuk i përkasin profesioneve për të cilat kanë studiuar. Kjo për shkak se u nevojiten të ardhura. Mirëpo kjo nuk do të thonë se janëdështakë që nuk kanë gjetur punë në profesionin e tyre, përkundrazi, janë shumë të aftë dhe të fortë qëbëjnë punë të tjera vetëm për t’ia dalë mbanë. Puna nuk e karakterizon njeriun, ama një punë fisnike, e fisnikëron çdo person.

Çelësi i suksesit është të japësh. Nuk ka rëndësi nëse nuk të kthehet ndihma mbrapsht. Të gjithë duhet tëjapim çfarë mundemi për t’u bërë mirë të tjerëve, pa llogaritur asnjëherë nëse ajo ndihmë do të na kthehet apo jo. Duke dhënë përfiton vetëkënaqësi dhe kjo është dhurata më e mirë që mund t’i bësh veten. T’i ndihmosh të tjerët të ngrihen, të mos i lësh të dështojnë, janë çelësat kryesorë të suksesit.

Mësuesi më i mirë për këdo është gabimi. Të gjithë gabojmë, jemi njerëz dhe gabimet janë tëpashmangshme. E rëndësishme është të arrijmë të mësojmë prej gabimeve dhe ato t’i shndërrojmë nëleksione në jetën tonë, pasi janë mësuesit tanë më të mirë. Askush nuk mëson prej suksesit, fiton kënaqësi. Ama mëson prej gabimeve, pasi prej tyre nxirren leksionet më të rëndësishme dhe më tëvlefshme për të ardhmen”.

Kulturë

Mbrëmje klasike në Prishtinë: Filharmonia e Kosovës ngjitet në skenë më 17 prill

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të rikthehet para publikut më 17 prill 2026 me një koncert të radhës, duke sjellë një program të larmishëm me vepra nga kompozitorë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në këtë mbrëmje muzikore do të interpretohen vepra nga Baki Jashari, Francis Poulenc dhe Ludwig van Beethoven, duke ofruar një përvojë artistike që ndërthur traditën dhe klasikën botërore me krijimtarinë vendore.

Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.

Continue Reading

Kulturë

Koncert solemn në Prishtinë për Shën Nënë Terezën dhe Kardinalin Ernest Simoni

Published

on

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë u mbajt një koncert solemn, i organizuar në nder të Shën Nënë Terezës, me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të saj, si dhe për të shënuar 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Kardinalit shqiptar Ernest Simoni.

Ky aktivitet u organizua nga Fondacioni “Kardinal Domenico Bartolucci”, në bashkëpunim me Ipeshkvinë Prizren-Prishtinë, nën patronatin e Ambasadës së Italisë në Prishtinë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Koncerti u hap nga Kori i Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, së bashku me sopranon Arta Jashari, të cilët interpretuan veprën “Rri me ne” të kompozitorit Marco Frisina, nën dirigjimin e motrës Lidvina Marku dhe me shoqërim në organo nga Emanuel Mates.

Në vijim, performoi Kori i Fondacionit “Bartolucci”, nën drejtimin e dirigjentit Adriano Caroletti dhe organistit Josep Solé Coll, duke sjellë një program të pasur me vepra me tematikë pashkore, që u prit me emocione të veçanta nga publiku.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, Kardinali Ernest Simoni, Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji, si dhe përfaqësues institucionalë, diplomatë, artistë dhe besimtarë të shumtë.

Continue Reading

Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Terminal” për herë të parë në Çeki

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar për herë të parë në Republikën e Çekisë shfaqjen “Terminal”, në qytetin e Trutnovit, duke zgjuar interes të veçantë te publiku vendas.

“Terminal”, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Roland Petite, solli një rrëfim bashkëkohor, i cili u komunikua fuqishëm me audiencën përmes lëvizjes dhe interpretimit artistik.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, Albesjana Iberhysaj Kapitaj, e shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë, Ilir Tepelena, së bashku me diplomatë dhe dashamirë të artit, të cilët e përjetuan nga afër këtë ngjarje kulturore.

Kjo paraqitje shënon një hap të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të artit kosovar dhe dëshmon rolin e fuqishëm të diplomacisë kulturore në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve.

Continue Reading

Kulturë

“Nderi” prezantohet në Prishtinë pas rrugëtimit në festivale ndërkombëtare

Published

on

Pas një rrugëtimi të suksesshëm në festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe një prezantimi të mëhershëm në Podgoricë, filmi artistik me metrazh të gjatë “Nderi” u shfaq edhe për publikun në Prishtinë në mbrëmjen e së enjtes. Kjo premierë përkoi simbolikisht me shënimin e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, vend nga i cili vjen edhe produksioni i filmit.

Me regji të Nikola Vukčević, “Nderi” është rezultat i një pune disavjeçare, që i ka marrë regjisorit rreth tetë vite për ta sjellë në ekran. Filmi ndërton boshtin e tij narrativ mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke trajtuar tema të thella si morali, nderi dhe sakrifica.

Ngjarja bazohet në një histori të vërtetë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Rrëfimi ndjek fatin e një fëmije ortodoks që, duke ikur nga një njësi fashiste, gjen strehim te një familje muslimane shqiptare. Pikërisht në këtë raport zhvillohet drama e filmit, duke vënë në pah besën shqiptare dhe vendosmërinë për të mbrojtur jetën e tjetrit, edhe përballë rrezikut ekstrem.

Në rolet kryesore paraqiten aktorët Edon Rizvanolli, Alban Ukaj, Xhejlane Tërbunja, Selman Jusufi, Nikola Ristanovski, Elez Adžović dhe emra të tjerë të njohur të skenës.

“Nderi” është propozuar nga Qendra e Filmit të Malit të Zi për çmimin Oscar, megjithatë nuk arriti të përfshihet në listën e ngushtë. Pavarësisht kësaj, filmi ka shënuar suksese të rëndësishme ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmime dhe duke u shfaqur në festivale prestigjioze, përfshirë edhe ato të kategorisë A, si në Kajro, Goa dhe Palm Springs.

 

Continue Reading

Të kërkuara