Lajmet

Bill Clinton viziton Tiranën në Ditën e Pavarësisë së ShBA-së

Kjo vizitë e Clinton në Tiranë do të realizohet pikërisht në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së ShBA-së.

Published

on

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do të qëndrojë në Shqipëri më 4 korrik.

Kjo vizitë e Clinton në Tiranë do të realizohet pikërisht në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së ShBA-së, raportojnë mediat në Shqipëri.

Ai do të pritet në Tiranë nga kryeministri Edi Rama, i cili mysafirit të veçantë do t’ia shprehë falënderimin për kontributin e tij të dhënë për Shqipërinë dhe Kosovën.

Para disa ditësh ka qenë Rama që ka paralajmëruar se për 4 korrik do të ketë befasi, që është shkuarja e Clinton.

Lajmet

Zogaj: Çdo 48 orë i njëjti dështim, fajtor është partia që i fitoi zgjedhjet

Published

on

By

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, tha se vendi po përballet me të njëjtin rezultat çdo 48 orë dhe vlerësoi protestën e shoqërisë civile si një shenjë pozitive.

“Edhe sot në dështimin e radhës po vijmë çdo 48 orë dhe kemi të njëjtin rezultat. Shoqëria civile ka protestë dhe kjo është shenjë e mirë. Fajtori kryesor është partia që ka fituar zgjedhjet dhe nuk ka asnjë përpjekje për të dalë nga kjo situatë”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Çitaku: I bëj thirrje Kurtit që të reflektojë, Kosova është shumë më e vlefshme sesa egoja e tij

Published

on

By

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas dështimit të 37-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, e quajti situatën tërësisht të papranueshme.

Ajo akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin për kryeneçësi dhe papërgjegjësi.

“Kosova është shumë më e madhe dhe më e vlefshme se egoja e tij,” theksoi Çitaku, duke kërkuar reflektim urgjent nga partia fituese e zgjedhjeve.

“Sërish ishim dëshmitarë të shpërfaqjes politikë të subjektit të parë politik. Kjo gjendje është tërësisht e papranueshne. Në këtë pikë të bllokadës jemi si rezultat i kryeneçësisë dhe papërgjegjesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Madje, i dëgjova disa deklarata qesharake se gjoja i kanë numrat për qeveri, por nuk i paskan numrat për kryeparlamentar. Kjo nuk do koment është papërgjegjësi. I bëj thirrje që të reflektojë. Kosova është shumë më e madhe dhe më e vlefshme se egoja e tij”, shtoi Çitaku.

Continue Reading

Lajmet

Dështoi sërish vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Edhe vazhdimi i 37-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses. Lëvizja Vetëvendosje bëri sërish përpjekje për krijimin e një komisioni ad-hoc që do të mundësonte votimin e fshehtë, por pa arritur konsensus mes partive politike.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive opozitare – PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Listës Serbe – që të propozojnë kandidatët e tyre për përbërjen e komisionit. Megjithatë, këto subjekte nuk pranuan të marrin pjesë në këtë proces dhe refuzuan të votojnë.

Nga 92 deputetët e pranishëm në sallë, 52 votuan për formimin e komisionit, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Përballë mungesës së përkrahjes së gjerë parlamentare, Dehari vendosi që seanca të ndërpritet. Ai njoftoi se vazhdimi i saj do të mbahet më 22 korrik, në orën 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Situata në Kuvend, shqetësim real

Published

on

By

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, pohoi se situata e krijuar në Kuvend është shqetësim real.

Ai deklaratën e bëri para vazhdimit të seancës konstituive.

“Është shqetësim real edhe të gjithë i kanë të drejtat e veta, mundësitë e veta, përgjegjësitë e veta. Unë mirëpres shoqërinë civile që na kujton detyrën tonë”, tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara