Lajmet

Kadetët e rinj të FSK-së: Të lumtur e të privilegjuar që do t’i shërbejmë shtetit

15 kadetë iu shtuan Forcës së Sigurisë së Kosovës sot.

Published

on

Sot diplomoi gjenerata 2023 e kadetëve të Qendrës për Studime Universitare, duke i shtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe 15 oficerë të rinj. Pas përfundimit të ceremonisë, kadetët e rinj të FSK-së thanë se janë krenarë dhe të lumtur që veshën uniformën e shtetit.

Ata për KosovaPress u shprehën të vendosur që do t’i shërbejnë shtetit në të gjitha format me nder dhe devotshmëri. Ndërkohë, familjarët e thanë se u ndien të emocionuar, por edhe krenarë që bijtë e tyre do t’i shërbejnë Kosovës.

I diplomuari Altin Begaj tha se vendimi që t’i bashkohet FSK-së ka qenë vendimi i tij më i mirë në jetë. Ai tha se diplomimi në akademinë ushtarake të Kosovës ka qenë gjithmonë qëllim parësor i tij dhe se sot është shumë i lumtur.

“Momentalisht ndihem shumë i emocionuar, diplomimi në akademinë ushtarake nuk është gjë e vogël për neve, por ka qenë gjithmonë qëllim parësor për neve. Ndihemi shumë të lumtur këto momente. Jeta në akademinë ushtarake është një sfidë në vete, por kur shoqëria dhe kadetët e tjerë janë krahë teje të ndihmojnë që me kaluar këtë sfidë shumë lehtë. Synimi i im është që të shërbejë si nëntoger në Forcën e Sigurisë së Kosovës kryesisht në regjiment. Është vendimi që e kam marrë me ju bashkëngjit Forcës së Sigurisë së Kosovës në akademinë ushtarake është vendimi më i mirë në jetën time, i bëjë thirrje çdo të riu të i shërbejnë vendit në mënyrën më të mirë të duhur”, tha Begaj.

Ndërsa, Çlirim Gërguri tha se ndihet krenar që do t’i shërbejë atdheut, derisa tha se ëndrra iu bë realitet.

“Krenari e madhe me ardhur mundësia me i shërbyer vendit tim edhe kjo ëndërr veçse është realizuar. Shpresoj që në pozita sa më shumë me i shërbyer atdheut, është forma më e mirë e edukimit sa i përket në Kosovë, edukimi më i lartë arsimor dhe personal më i mirë në vend. Ka qenë sfidë, por çdo gjë kalohet me përkushtim”, tha Gërguri.

Ndërkaq, e diplomuara Ermonda Mehaj u shpreh se ndihet e nderuar që vesh uniformën e FSK-së. Ajo tha se ka synim që vendit t’i shërbejë në formën më të mirë.

“Po ndihem shumë e lumtur e privilegjuar që jam duke e veshur këtë uniformë dhe është një ditë shumë e madhe, shumë mirë me përkrahjen e familjes gjithçka është e mundur. Prej meje ne bazë të frymë në të cilën jam rritur për shkak se dy axhë i kam dëshmorë dhe gjithmonë e kam ditur se do të vesh uniformën. Synimi im është që gjithmonë më i shërbyer vendit në formën më të mirë të mundshme”, u shpreh Mehaj.

Ndërkohë familjarët e kadetëve të rinj theksuan se të rinjtë i kanë përkrahur në zgjedhjen e profesionit të tyre dhe sot ndiehen shumë krenarë që ata kanë realizuar ëndrrat e tyre.

Njëra nga familjaret e kadetëve të rinj, Lumnije Kryeziu tha ndihet me krenare me djalin e saj, i cili e arriti qëllimin e tij.

“Sot ka diplomuar djali jem dhe jam shumë krenare me të, kemi pasë edhe familjarë që kanë luftuar gjatë luftës është babi i tij dhe axhallarët, që ka luftuar gjatë luftës. Ky gjithë e ka bërë plan me ardhur sot këtu dhe sot e ka arrit qëllimin dhe jemi shumë krenarë me të komplet si familje. E kemi përkrahë gjithmonë dhe vazhdojmë me përkrah . Edhe djali tjetër kam dëshirë me ardhur njëjtë si në vendin e vëllaut, kemi dëshirë me e përcjell si familje”, tha Kryeziu.

Edhe Rexhep Gërguri, gjyshi i njërit nga kadetët e FSK-së u shpreh krenar për nipin e tij që sot diplomoi.

“Une babgjyshi i shtëpisë, kjo e ka nip edhe unë e kam nip, boll valla jemi krenarë, po qaj prej gëzimit, edhe djali ka qenë veteran edhe dëshmor edhe vëllau i tij është veteran…boll jemi krenarë”, tha Gërguri.

Ndërkaq, Arbias Begaj tha se ndihet krenar me vëllain e tij. Ai u shpreh për KosovaPress se do ta mbështesin gjithmonë të vëllain.

“Ka diplomuar sot vëllau im, jam shumë krenarë për të, për njeriun që është bërë dhe ambiciet dhe vizionin si njeri që e ka. Pa dyshim ka qenë si iniciativë brenda familjes është një energji brenda familjes si tip më emocional, ka qenë vendimi i tij, mirëpo përkrahjen tonë e ka pasur që nga dita e parë gjithmonë dhe do ta ketë në vazhdim. Është një profesion që kërkon devotshmëri, përkushtim dhe sakrificë që një i ri në të ardhmen e ka prioritet. Kjo është prioritet për familjen e tonë dhe e vëllau i vogël do të ndjekë hapat e vëllaut tonë Altinit”, tha Begaj.

15 kadetë iu shtuan Forcës së Sigurisë së Kosovës sot. Ata diplomuan nga Qendra e Studimeve Universitare, kur për katër vite radhazi janë përgatitur për t’i shërbyer vendit.

Lajmet

QKUK përfundon verifikimin e pronësisë, paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborr

Published

on

By

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka përfunduar verifikimin e pronësisë së oborrit të saj dhe ka paralajmëruar se së shpejti do të nisë lirimin e hapësirave të uzurpuara prej shumë vitesh, duke rrënuar objektet e ndërtuara pa leje.

Ky hap vjen pas punës së një komisioni të posaçëm të formuar në mars të këtij viti, i cili në bashkëpunim me Drejtorinë e Kadastrit të Komunës së Prishtinës, përmes ortofotove dhe planeve kadastrale, ka vërtetuar gjendjen pronësore. “Sipas të dhënave kadastrale, brenda oborrit të QKUK-së nuk figuron asnjë pronë private”, thuhet në njoftimin zyrtar të këtij institucioni.

Para marrjes së vendimit për ndërhyrje, institucioni u ka dërguar dy njoftime zyrtare shfrytëzuesve të lokaleve afariste dhe kioskave që veprojnë brenda këtij perimetri, duke kërkuar dëshmi mbi bazën ligjore të shfrytëzimit të hapësirave.

Megjithatë, nga QKUK-ja bëhet e ditur se asnjëri prej shfrytëzuesve nuk ka paraqitur certifikatë pronësie apo dëshmi se objekti është në proces legalizimi, ndërsa dokumentet e dorëzuara kanë rezultuar të jenë kontrata të skaduara dhe aktvendime të paregjistruara në kadastër.

Procesi i lirimit të këtyre hapësirave ka marrë mbështetje edhe në terren nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), i cili gjatë inspektimeve të ditëve të fundit i ka vërtetuar të njëjtat gjetje.

“Me konfirmimet kadastrale dhe rekomandimet zyrtare si nga Inspektorati Komunal, ashtu edhe nga ai i MMPHI-së, menaxhmenti i QKUK-së tashmë ka në dorë të gjitha instrumentet ligjore dhe do t’i përdorë për t’ua kthyer pacientëve e qytetarëve pronën publike”, ka theksuar ky institucion. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KEDS: Rikthehet energjia elektrike për rreth 80 për qind të konsumatorëve të prekur nga erërat e forta

Published

on

By

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se, përkundër erërave të fuqishme që shkaktuan dëmtime në rrjetin shpërndarës, furnizimi me energji elektrike është normalizuar për rreth 80 për qind të konsumatorëve të prekur brenda tri orëve të para pas qetësimit të motit.

Ndër zonat më të prekura nga moti i ligë kanë qenë Prishtina, Gjakova, Dragashi, Prizreni, Suhareka, Kamenica, Gjilani, Kaçaniku, Lipjani, Shtimja, Drenasi, Obiliqi, Fushë Kosova, Podujeva dhe Ferizaj.

Sipas KEDS-it, paralelisht me rikthimin e energjisë për shumicën e konsumatorëve, janë lokalizuar defektet në shtylla dhe përçues në pothuajse të gjitha pikat e rrjetit ku janë evidentuar dëmtime.

Ekipet në terren po vazhdojnë punën intensive për sanimin e plotë të problemeve dhe rikthimin e rregullt të furnizimit për të gjithë konsumatorët./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nga 18 vjet burgim për Ilir dhe Rrahim Abdullahun për vrasjen e policit Triumf Riza

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të premten aktgjykimin dënues ndaj Ilir dhe Rrahim Abdullahut, duke i dënuar me nga 18 vjet burgim secilin për vrasjen e zyrtarit policor, Triumf Riza. Kryetari i trupit gjykues, Avni Syla, bëri të ditur se gjykata i shpalli të akuzuarit fajtorë për kryerjen në bashkëkryerje të veprës penale “Vrasje e rëndë”, bazuar në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Sipas vendimit të gjykatës, Ilir Abdullahut i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërsa e njëjta masë e paraburgimit i është caktuar edhe Rrahim Abdullahut. Gjatë seancës së shpalljes së vendimit, në sallë ishte i pranishëm vetëm i akuzuari Ilir Abdullahu i shoqëruar nga avokati i tij, Ramë Dreshaj, ndërsa Rrahim Abdullahu mungoi dhe u përfaqësua nga avokatja Agnesa Salihu. Në seancë mungoi po ashtu edhe prokurorja e rastit, Arbëresha Shala.

Zyrtari policor Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007 në lagjen “Dardania” në Prishtinë. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

AKB: Nga 7.16 miliardë euro remitanca në pesë vjet e gjysmë

Published

on

By

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si po shfrytëzohet kapitali i diasporës në vend, duke vlerësuar se dërgesat e mërgimtarëve po mbeten kryesisht të orientuara drejt shpenzimeve të përditshme dhe sektorit të ndërtimit, në vend se të kanalizohen në zhvillimin e industrisë dhe prodhimit vendor.

Sipas një vlerësimi të kësaj organizate, gjatë periudhës nga viti 2021 deri në qershor të vitit 2026, Kosova ka pranuar gjithsej rreth 7.16 miliardë euro remitanca, prej të cilave rreth 80 për qind ose afro 5.73 miliardë euro janë shpenzuar në konsum, patundshmëri dhe ndërtim. Ndërkohë, vetëm 2 për qind e këtij kapitali, që përkthehet në rreth 143 milionë euro, është investuar në biznes, industri dhe prodhim, kurse 18 për qind e mbetur ka shkuar në destinime të tjera.

Të dhënat e prezantuara nga AKB-ja tregojnë një trend të vazhdueshëm të rritjes së dërgesave të diasporës ndër vite, duke filluar nga 1.15 miliardë euro në vitin 2021, 1.22 miliardë euro në vitin 2022, 1.33 miliardë euro në vitin 2023 dhe 1.35 miliardë euro në vitin 2024.

Kjo rritje ka vazhduar edhe në vitin 2025, kur remitancat arritën në 1.4 miliardë euro, ndërsa vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 në vend kanë hyrë rreth 690.7 milionë euro. Pavarësisht këtij potenciali të lartë financiar, AKB-ja vlerëson se këto mjete nuk po arrijnë të shndërrohen në motor të zhvillimit ekonomik përmes hapjes së fabrikave të reja apo rritjes së eksporteve.

Për ta ndryshuar këtë gjendje, AKB-ja i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të hartojë një strategji të posaçme për orientimin e kapitalit të mërgatës drejt sektorëve prodhues, teknologjisë dhe eksportit.

Kryetari i kësaj organizate, Agim Shahini, ka kërkuar nga institucionet që të krijojnë një klimë më të favorshme investuese përmes garantimit të sigurisë juridike, ofrimit të lehtësirave fiskale dhe zbatimit të politikave konkrete mbështetëse, duke theksuar se vendi ka nevojë për investime që gjenerojnë fabrika dhe vende të reja pune, e jo vetëm mjete për konsum. /E.A/

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara