Lajmet

Bileta e trafikut publik në Gjermani do të jetë më e shtrenjtë

Publikuar

Kostoja e Deutschland-Ticket të Gjermanisë, një biletë e trafikut publik, do të rritet me rreth 18 për qind vitin e ardhshëm, tha një zyrtar i lartë të hënën. 

Kjo biletë e cila u prezantua vitin e kaluar, ua mundëson njerëzve të përdorin të gjithë trenat, autobusët dhe sistemet e metrosë lokale dhe rajonale në të gjithë vendin për një tarifë mujore të caktuar.

Ministrat e Transportit nga 16 shtetet e Gjermanisë ranë dakord që çmimi i biletës së Gjermanisë, e cila ka kushtuar 49 euro në muaj qëkur u bë e disponueshme në maj të vitit 2023, duhet të rritet në 58 euro në fillim të vitit 2025.

Bileta e Gjermanisë ka për qëllim të inkurajojë njerëzit të braktisin makinat e tyre për të qenë sa më miqësor me mjedisin./UBTNews/

Lajmet

Agjencia e OKB-së për refugjatët pret rritjen e numrit të të zhvendosurve në Liban

Publikuar

nga

Numri i personave të zhvendosur në Liban vetëm sa do të rritet, paralajmëroi të martën agjencia e OKB-së për refugjatët, pasi dhjetëra mijëra u larguan nga shtëpitë e tyre ditët e fundit.

Zëdhënësi i UNHCR-së, Matthew Saltmarsh e përshkroi situatën e zhvendosjes në Liban si “jashtëzakonisht alarmante” dhe “shumë kaotike”.  

Derisa një numër i madh civilësh dynden në Bejrut dhe zonat përreth nga Libani jugor, UNHCR po kërkon të sigurojë që ka ujë të mjaftueshëm dhe objekte sanitare në strehimore, tha Saltmarsh. OKB-ja është gjithashtu në gatishmëri për të zgjeruar ndihmën humanitare në zonat në Luginën Beqaa ku ushtria izraelite lëshoi ​​të hënën paralajmërime evakuimi./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Të paktën 558 njerëz u vranë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite të hënën

Publikuar

nga

Të paktën 558 njerëz u vranë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite të hënën, në mesin e tyre 50 fëmijë dhe 94 gra, tha Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Firass Abiad. 

1 mijë e 835 njerëz janë plagosur si pasojë e sulmeve brenda një dite.

Sulmet izraelite kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, veçanërisht në Libanin jugor./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Zelensky paralajmëron për “terror bërthamor” në Ukrainë nga sulmet ruse

Publikuar

nga

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me rrezikun e “terrorit bërthamor” si pasojë e kërcënimeve të intensifikuara nga Rusia ndaj objekteve bërthamore ukrainase. Në një intervistë për “Good Morning America”, Zelensky shpjegoi se Rusia ka përdorur satelitët kinezë për të fotografuar objekte bërthamore, gjë që nënkupton një kërcënim të mundshëm për goditje.

“Në përvojën tonë, nëse Rusia fotografon një objekt të caktuar, atëherë ekziston një kërcënim për goditje ndaj objekteve bërthamore. Ky është një terror bërthamor. Ne po i ndajmë këto informacione me liderët e tjerë ndërkombëtarë që kanë ndikim mbi Rusinë dhe që mund të ushtrojnë presion mbi Putinin,” tha Zelensky.

Ai nuk sqaroi nëse satelitët kinezë ishin të kontrolluar nga qeveria kineze ose në pronësi private, por theksoi se përdorimi i teknologjisë së tillë rrit rrezikun për sigurinë bërthamore.

Në një postim në X, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, theksoi se sipas inteligjencës ukrainase, Kremlini po përgatit sulme të drejtpërdrejta ndaj objekteve kritike të energjisë bërthamore përpara dimrit. “Sulmet do të përqendroheshin në nënstacionet e transmetimit dhe pajisjet e tjera të shpërndarjes në stacionet bërthamore,” shkroi ai.

Duke u përballur me këto kërcënime, Ukraina po bën thirrje për vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar dhe përmbajtje nga çdo veprim që mund të rrisë tensionet. Pekini ka deklaruar se qëndron në një pozicion neutral, duke theksuar se politika e saj është të “promovojë bisedimet e paqes dhe zgjidhjen politike”, duke e mohuar ndihmën ushtarake për Rusinë.

Këto ngjarje vijnë në një kohë kritike, kur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdojnë të rriten, dhe komuniteti ndërkombëtar po ndjek me kujdes zhvillimet për të evituar një krizë të re bërthamore.

 

Vazhdo të lexosh

Bota

Bideni mban sonte fjalimin e fundit si president në Asamblenë e OKB-së

Publikuar

nga

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të mbajë sonte fjalimin e tij të fundit si president në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, me fokus në forcimin e trashëgimisë së tij në politikën e jashtme. Fjalimi do të zhvillohet në orën 4 pasdite dhe pritet të përballë sfidat e rëndësishme globale, duke përfshirë luftën në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

Biden do të flasë për sfidat që kanë dominuar presidencën e tij, të cilat përfshijnë pushtimin rus të Ukrainës që filloi në vitin 2022, si dhe konflikte të tjera si sulmi i Hamasit në Izraelin jugor dhe ofensiva izraelite në Gaza. Ndërsa përpjekjet për një armëpushim në Gaza po dështojnë, tensionet vazhdojnë të rriten, veçanërisht me betejën ndërkufitare mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban.

Një zyrtar i lartë i administratës ka deklaruar se fjalimi do t’i japë mundësi Bidenit të përmendë arritjet kryesore të tij gjatë kohës në detyrë dhe të nxisë mbështetje ndërkombëtare për Ukrainën. Ai do të argumentojë se është e nevojshme një zgjidhje diplomatike për të stabilizuar situatën në Lindjen e Mesme.

Për më tepër, Biden pritet të takojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten në Washington, ku do t’i prezantohet një “plan i ri i fitores” për Ukrainën. Një zyrtar amerikan ka konfirmuar se ky plan do të jetë i ngjashëm me planet e mëparshme, duke kërkuar më shumë armatim dhe mbështetje për luftën e Ukrainës.

Fjalimi i Bidenit është një mundësi për të theksuar angazhimin e SHBA-së ndaj aleatëve të saj dhe për të përshkruar vizionin e tij për një rend të ri botëror, në një kohë kur sfidat globale po rriten./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara