Lajmet
Azemi: Vitin e kaluar mbi 50 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës
Azemi tregon për propozimet e tyre lidhur me pagën minimale.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiPërfaqësues të Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat thonë se më shumë se 50 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës në vitin 2021, derisa nga Qeveria e Kosovës po kërkojnë që paga minimale të jetë së paku 400 euro.
Kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se të dhënat e ATK-së nuk janë të njëjta me të dhënat e tyre, sa i përket numrit të punëtorëve që kanë humbur punën gjatë vitit 2021.
“Të dhënat tona nuk përkojnë me të dhënat e ATK-së dhe të dhënat e tjera, pasi që ne i konsiderojmë punëtorë edhe ata të cilët nuk kanë pasur kontrata pune. Në vitin 2021, kemi diku rreth, duke përfshirë edhe pandeminë, ka arrit shifrën mbi 50 mijë me kontrata pune dhe pakontrata”, tha ai.
Azemi tregon për propozimet e tyre lidhur me pagën minimale.
“Kemi ardh në një situatë ku punëtori nuk pyet as qeverinë, por mund të mos pyet as sindikatën për pagën minimale. Qeveria e Kosovës nuk mund të ndërhyjë sepse vet punëdhënësi dhe punëmarrësi dhe kur është çështja te paga minimale, ne po luftojmë që kjo pagë të jetë 400 euro, pasi që në Kosovë diku rreth 3000 mijë punëtorë paguhen më këtë pagë … Sa i përket çështjes së pagës minimale ajo e ka rrugëtimin e vet, ne nuk mund ta sanksionojmë, ne do të kërkojmë që të jetë ajo çka ne po e kërkojmë, por në të kundërtën Qeveria e Kosovës më mirë ndoshta kishte me qenë mos me ndryshua fare sesa të del me një çmim 250 euro. Janë po të njëjtat kërkesa që kanë qenë edhe para qeverive të mëhershme. Ne nuk kemi një zbatim të ligjit të punës, një marrëveshje kolektive që nuk është fare e nënshkruar, një zbatim të ligjit mbi sigurinë dhe shëndetin punë dhe po kërkojmë që këto ligje që janë t’i kemi në fuqi sa i përket raportit punëdhënës-punëmarrës duhet të zbatohen”, theksoi Azemi.
Sipas tij, punëtorët nuk punojnë për një pagë 250 euro dhe se për këtë humbës do të jenë kompanitë.
“Humbësit më të mëdhenj do të jenë pronarët e kompanive sepse më punëtoret nuk punojnë për 250 euro, andaj ne kemi çmimin tonë dhe për çmimin tim, vendosi unë, jo qeveria dhe kushdo qoftë tjetër… në shumë kompani të ndërtimit dhe kompani të sigurimit fizik, kanë filluar me pranuar punëtorë të cilët janë veç në pension, të cilët janë në mungesë të fuqisë punëtore”, shprehet ai.
Më tej, ai tregon se në cilat raste duhet të jepet paga minimale.
“Paga minimale në kushte normale nuk guxon t’iu jepet punëtorëve, pasi që paga minimale në bazë të ligjeve të organizatës ndërkombëtare të punës që na obligon edhe neve, ajo guxon t’i jepet vetëm në kushtet të jashtëzakonshme të atij vendi, nëse ka ndonjë fatkeqësi natyrore që është e arsyeshme dhe nëse kompania shkon në falimentim, kompania ka të drejtë që ta jep pagën minimale, përndryshe në kushte normale nuk guxon me dhanë pagën minimale”, tha ai.
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka bërë një hulumtim, ku thonë se një familje prej katër anëtarësh nuk mund të mbijetojë nën pagën 460 euro.
Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të Kosovës në krye me Albin Kurtin. Pro qeverisë votuan 66 deputetë, 49 votuan kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.
Me këtë votim, Kuvendi zgjodhi zyrtarisht Qeverinë e re të Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Albin Kurti, ka bërë publike përbërjen e kabinetit qeveritar me të cilin synon të udhëheqë vendin gjatë katër viteve të ardhshme, duke theksuar prioritetet kryesore të programit qeverisës.
Në prezantimin e tij, Kurti ka propozuar këtë përbërje të Qeverisë:
Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të jetë Glauk Konjufca.
Zëvendëskryeministre e Dytë dhe Ministre e Drejtësisë është propozuar Donika Gërvalla, ndërsa Zëvendëskryeministër i Tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ekonomik Fikrim Damka.
Ministër i Financave është propozuar Hekuran Murati, ndërsa Ministër për Familje dhe Vlera të Luftës Andin Hoti.
Resori i Mbrojtjes do të udhëhiqet nga Ejup Maqedonci, ndërsa ai i Punëve të Brendshme nga Xhelal Sveçla. Për Ministrinë e Administratës Publike dhe Digjitalizimit është propozuar Lulëzon Jagxhiu.
Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia, ndërsa Ministër i Arsimit dhe Shkencës Hajrulla Çeku.
Ministre e Kulturës dhe Turizmit është propozuar Saranda Bogujevci.
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë Rasim Demiri.
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është propozuar Fitore Pacolli, ndërsa Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Armend Muja.
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit do të jetë Dimal Basha.
Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit është propozuar Mimoza Kusari, ndërsa Ministre e Energjisë Artane Rizvanolli.
Për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim është propozuar Nenad Rashiq, ndërsa për Zhvillim Rajonal Elbert Krasniqi.
Vendi
Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar
Published
3 hours agoon
February 11, 2026By
ubtnews
Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka bërë publike përbërjen e kabinetit qeveritar me të cilin synon të udhëheqë vendin gjatë katër viteve të ardhshme, duke theksuar prioritetet kryesore të programit qeverisës.
Në prezantimin e tij, Kurti ka propozuar këtë përbërje të Qeverisë:
Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të jetë Glauk Konjufca.
Zëvendëskryeministre e Dytë dhe Ministre e Drejtësisë është propozuar Donika Gërvalla, ndërsa Zëvendëskryeministër i Tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ekonomik Fikrim Damka.
Ministër i Financave është propozuar Hekuran Murati, ndërsa Ministër për Familje dhe Vlera të Luftës Andin Hoti.
Resori i Mbrojtjes do të udhëhiqet nga Ejup Maqedonci, ndërsa ai i Punëve të Brendshme nga Xhelal Sveçla.
Për Ministrinë e Administratës Publike dhe Digjitalizimit është propozuar Lulzon Jagxhiu.
Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia, ndërsa Ministër i Arsimit dhe Shkencës Hajrulla Çeku.
Ministre e Kulturës dhe Turizmit është propozuar Saranda Bogujevci.
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë Rasim Demiri.
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është propozuar Fitore Pacolli, ndërsa Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja.
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit do të jetë Dimal Basha. Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit është propozuar Mimoza Kusari, ndërsa Ministre e Energjisë Artane Rizvanolli.
Për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim është propozuar Nenad Rashiq, ndërsa për Zhvillim Rajonal Elbert Krasniqi.
Kabineti i propozuar pritet t’i nënshtrohet votimit në Kuvend.
Vendi
Osmani cakton Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re
Published
5 hours agoon
February 11, 2026By
ubtnews
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Përmes një njoftimi publik, Presidentja bëri të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke i dhënë kështu kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje mandatin për formimin e ekzekutivit të ri. Ky hap vjen pas përmbylljes së procedurave të nevojshme institucionale dhe hap rrugën për krijimin e kabinetit të ri qeveritar.
Presidentja Osmani i uroi suksese Kurtit në udhëheqjen e Qeverisë së re, duke theksuar rëndësinë e punës në shërbim të qytetarëve dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës. “Ju priftë e mbara!”, përfundoi ajo mesazhin e saj publik.
Lajmet
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Published
6 hours agoon
February 11, 2026By
ubtnews
Në seancën e mbajtur më 11 shkurt 2026, Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Haxhiu mori 66 vota për, 44 vota kundër dhe 8 abstenime, duke siguruar kështu mbështetjen e nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit legjislativ.
Seanca konstituive u kryesua nga deputeti më i moshuar i Kuvendit, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili u asistua nga deputetja më e re në moshë, Fatma Taçi nga KDTP.
Me zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, pritet të vazhdojnë procedurat e tjera për konstituimin e plotë të legjislaturës së re.
Në Kosovë u mbajtën më 28 dhjetor 2025 zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare pas një ngërçi politik që la vendin pa qeveri funksionale për mbi një vit.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi qartë me 51.10% të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend, një rekord që nga pavarësia e vendit.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) morën respektivisht 22 dhe 15 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe siguruan disa ulëse të tjera.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 47.5%, e ngjashme me zgjedhjet e mëparshme, duke reflektuar sfidën e mobilizimit të votuesve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet dhe seanca konstituive e Kuvendit u caktua për 11 shkurt 2026, duke hapur rrugën për krijimin e institucioneve funksionale dhe miratimin e buxhetit. Këto zgjedhje shënojnë një hap vendimtar për kapërcimin e ngërçit politik dhe stabilizimin e qeverisjes në Kosovë.
Votohet Qeveria Kurti me 66 vota pro
Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar
Osmani cakton Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
FSK forcon bashkëpunimin rajonal në takim trilateral me Shqipërinë dhe Kroacinë
Valon Berisha transferohet te FC Zürich
Brenda “Farmacisë së Shpirtit”: Biblioteka Mesjetare e Shën Galit
Aurora boreale 2026, një shans për të parë qiellin si kurrë më parë
Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll, luhen ndeshjet e kthimit
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet nga UBT2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNga klasa në praktikë! Studentët e drejtimit Media dhe Komunikim vizitojnë shtypshkronjën e UBT-së
-
Lajmet nga UBT2 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
