Aktualitet

Avokati i Popullit: Ka pasur rritje të ankesave gjatë vitit 2021

Avokati Qelaj ka thënë se janë pranuar mbi 1000 ankesa e se janë nxjerrë 257 rekomandime gjatë vitit 2021.

Published

on

Në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, është shqyrtuar Raporti Vjetor Finaciar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021, ku ka raportuar Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Avokati Qelaj ka thënë se janë pranuar mbi 1000 ankesa e se janë nxjerrë 257 rekomandime gjatë vitit 2021.

Tutje, ai ka raportuar edhe për buxhetin e vitit 2021, i cili ka arritur në 1 milion euro.

Gjithsej janë pranuar mbi 1000 ankesa. Ka pasur rritje të ankesave, 692 janë trajtuar, 45 janë hapur. Rastet që janë mbyllur janë 806 raste. Kërkesa për masë të përkohshme janë 2. Avokati i Popullit i ka nxjerrë 257 rekomandime gjatë vitit 2021. Sa i përket aspektit financiar për vitin 2021, ka planifikuar mbi 1 milion euro. Krahasimet e vitit 2020 dhe 2021 ndryshojnë sepse janë anuluar shumë organizime për shkak të Covid në vitin 2020”, tha Qelaj.

Tutje, Qelaj ka folur për pavarësinë financiare të institucionit, duke thënë se është parim kushtetues.

Janë disa punëtori 3-ditore. Plus kësaj kemi pasur grupin punues që ka finalizuar raportin vjetor të punës. Në shtator e kemi punëtorinë tjetër të komisionit për legjislacion. Avokati i Popullit nuk pranon këshilla. Forma si reflektoni është e gabuar. Ne japim përgjegjësi për shpenzimet. Pavarësia financiare është parim kushtetues. Pajisjet në zyrën time nuk i kam ndërrua. Në momentin kur kam pranuar mandatin ka qenë puna në distancë. Staf i kemi 30 veta. Procedurën e tenderimin jemi detyruar të zbatojmë komfor rregullave nga Qeveria. Ne kemi një zyre me qera në Graçanicë. Zyrat tjera janë objekte publike por nuk i plotësojnë kushtet”, tha ai.

Gjithashtu, në këtë komision u diskutua edhe për pagën minimale, me ç’rast Qelaj tha se janë ende në fazën e analizimit.

Ne kemi bërë analizë për pagë minimale dhe jemi ende duke analizuar. Aspektet kanë të bëjnë me shkaqet drejt ngritjes minimale, pse janë evituar kategoritë sociale jo vetëm veteranët. Sepse ligji është në një fazë te avancuar të procesit. Ka pasur edhe shkelje te shërbimet shëndetësore në periudhën e pandemisë”, shtoi Qelaj.

Ndërsa, deputeti nga AAK, Pal Lekaj, tha se nuk është i kënaqur me raportin dhe se pret që në vitin 2023 të përmirësohet.

Sa i përket raportit që e kam përpara është i pamodifikuar. Ka disa çështje që duhet t’i përmirësoni gjatë vitit 2022. Këto të gjetura të mos përsëriten dhe në vitin 2023 të jenë të përmirësuara”, u shpreh ai.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se gjatë pandemisë ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut.

Qeveria ka ndryshuar diskursin dhe po shkelen të drejtat e njeriut dialogu social. Është çështja me pandeminë, ka pasur shkelje të drejtave të njeriut gjatë pandemisë”, tha ai.

Vendi

Profesorët e UBT-së publikojnë punim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology”

Published

on

By

Profesorët e UBT-së kanë shënuar një tjetër arritje të rëndësishme shkencore me publikimin e punimit të tyre më të ri me titull “Evaluation of Systemic Pharmacotherapy in Bacterial Skin Infections: Adherence to Clinical Guidelines and Factors Associated with Treatment Outcomes” në revistën prestigjioze ndërkombëtare Pharmacoepidemiology (MDPI).

Kjo revistë është me Impact Factor 1.6, e indeksuar në platformat shkencore Scopus dhe Web of Science (ESCI), si dhe e renditur në kuartilin Q2 sipas SCImago Journal Rank (SJR).

Studimi trajton farmakoterapinë sistemike të infeksioneve bakteriale të lëkurës, nivelin e zbatimit të udhëzimeve klinike dhe faktorët kyç që ndikojnë në rezultatet e trajtimit. Përmes të dhënave nga praktika reale klinike, ky punim jep një kontribut të rëndësishëm në promovimin e përdorimit racional të antibiotikëve dhe forcimin e parimeve të antimicrobial stewardship në mjekësi.

Ky botim është rezultat i bashkëpunimit shkencor të profesorëve të UBT-së me kolegë nga University of Maribor dhe Jacksonville University. Autorë të studimit janë Lirim Shefki Mustafa, Arieta Hasani Alidema, Mirlinda Havolli, Linda Connelly dhe Fitim Bexhet Alidema.

Punimi është publikuar në Pharmacoepidemiology (2026, Volume 5, Article 38).

Punimi i plotë mund të lexohet këtu.

 

Continue Reading

Lajmet

Të paktën 8 të plagosur nga të shtënat me armë afër një shkolle në Turqi

Published

on

By

Të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur, prej të cilëve njëri në gjendje të rëndë, pasi një person i armatosur hapi zjarr të martën në afërsi të një shkolle të mesme në Turgutlu të provincës Manisa, në perëndim të Turqisë.

Sipas zyrës së guvernatorit lokal, sulmi ndodhi rreth orës 07:59. I dyshuari shtëni pranë hapësirës së shkollës dhe u largua nga vendngjarja, por u kap dhe u arrestua me shpejtësi nga forcat e sigurisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet mjekësore dhe ato policore, ndërsa autoritetet kanë rritur masat e sigurisë përreth zonës.

Motivet e këtij sulmi mbeten ende të panjohura.

Ky incident pason një seri ngjarjeve të ngjashme tragjike në shkollat e Turqisë. Në prill, një 14-vjeçar vrau 9 nxënës dhe një arsimtar në provincën Kahramanmaraş, ndërsa në një tjetër rast në Şanlıurfa, një ish-nxënës plagosi 16 persona para se të kryente vetëvrasje. Ngjarjet kanë nxitur reagime të forta publike, duke shtyrë presidentit Recep Tayyip Erdoğan të paralajmërojë masa të reja ligjore për kufizimin e posedimit të armëve.

 

Continue Reading

Vendi

Kurti takohet me shefen e FMN-së ne New York, flasin për ekonominë dhe reformat

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në ShBA ka zhvilluar një takim në New York me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, ku u diskutua për partneritetin dypalësh, ecurinë ekonomike të vendit dhe sfidat globale.

Gjatë takimit, Kurti theksoi se agjenda reformuese e Qeverisë synon krijimin e vendeve cilësore të punës, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë, përmes rritjes së produktivitetit, investimeve dhe eksporteve. Si prioritete kryesore ai përmendi zgjerimin e programit “SuperPuna për Gratë” dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të arsimit dual.

Kryeministri prezantoi edhe treguesit ekonomikë të vendit gjatë këtij viti, duke veçuar rritjen ekonomike prej 5.4% në tremujorin e parë dhe 4.1% në të dytin.

Në fokus të bisedës ishin edhe sfidat me të cilat po përballet ekonomia globale, si rritja e çmimeve të naftës dhe kriza energjetike, si dhe masat e nevojshme për përballimin e tyre. Kurti e falënderoi znj. Georgieva për bashkëpunimin e vazhdueshëm me FMN-në, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të këtij partneriteti.

Continue Reading

Lajmet

“Liri ka Emër” mban konferencë për media

Published

on

By

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” do të mbajë sot një konferencë për media.

Në këtë konferencë pritet të prezantohen zhvillime dhe qëndrime lidhur me aktivitetin e saj.

Konferenca do të mbahet nga ora 14:00.

Continue Reading

Të kërkuara