Lajmet
Avokati i Popullit adreson problemet e qytetarëve në Prishtinë, Rama: Kemi nisur zgjidhjen
Sipas Qelajt, disa probleme kërkojnë zgjidhje, në mënyrë që të përmirësohet jetesa e qytetareve.
Published
3 years agoon
By
UBT newsAvokati i Popullit, Naim Qelaj priti sot në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ndaj të cilit adresoi disa probleme, me të cilat po përballen qytetarët e Prishtinës, që sipas tij, po të zgjidheshin do të përmirësonin mirëqenien e qytetarëve. Ndërsa, i pari i Prishtinës, Përparim Rama iu përgjigj këtij adresimi, duke thënë se veçse kanë filluar zgjidhjet për problemet e cekura.
Qelaj u shpreh se mungesa e qasjes për persona me aftësi të kufizuar, gjendja e trotuareve, prania e qenve endacakë, ndryshimi i rregullores për taksa në pronë, situata me kontaminimin e ujit në fshatin Marec, rritja e stafit në qendrat për punë sociale, legalizimi i objekteve pa leje, janë disa nga problemet që ia vështirësojnë jetesën qytetarëve të kryeqytetit.
Sipas tij, problemet e cekura më lart kërkojnë zgjidhje, në mënyrë që të përmirësohet jetesa e qytetareve.
“Ne e kemi trajtuar çështjen e qasjes, pikërisht për atë më persona më aftësi të kufizuara, dhe të personave që kanë nevoja për me pas kushte të veçanta , për tu krijuar qasja. Kemi pa mungesë të zbatimit të legjislacionit, dhe kryesisht të rregulloreve, udhëzimit administrativ për kushtet teknike të objekteve ndërtimorë për qasje të personave me aftësi të kufizuar, një udhëzim administrativ i cili ka problemet e veta… Legalizimi i objekteve pa leje ka qenë njëra ndër shqetësimeve që është ngritur tek ne… Pastaj është problemi i qenve endacak, problem, për të cilin avokati i popullit në vitin 2020 ka dalë me rekomandim edhe kemi trajtuar duke dhënë rekomandime se kjo çështje duhet të menaxhohet nga autoritetet komunale sepse cenon, dhe rrezikon jetesën e qytetarëve”, u shpreh ai.
Tutje, Qelaj u shpreh se kanë pranuar shumë ankesa që lidhen me gjendjen e trotuareve, që sipas tij i përket qasjes te personat me aftësi të kufizuar, por edhe për qytetarët e tjerë, duke potencuar se nga hulumtimet kanë parë se ka probleme teknike dhe pengesa në qasje.
“Ka edhe shumë probleme dhje sfida të tjera, të cilat i kemi identifikuar dhe për të cilat kemi dalë me rekomandime, siç është raporti për qendrat për punë sociale, ku kemi kërkuar të rritet e numrit i stafit funksional por të shtohet edhe trajnimet e vazhdueshme për punëtorët social me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira, gjithashtu kemi dalë më rekomandim për ndryshimin e rregullore për taksa, dhe tatimet në transferet dhe transaksionet e paluajtshmërive, pronave”, tha Qelaj.
Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kanë filluar të bëjnë zgjidhje për problemet e cekura nga Qelaj, duke filluar nga mosdhënia e lejeve për ndërtim të kompanive, që nuk kanë plan qasjen e personave me aftësi të kufizuara.
Sipas tij, kanë filluar ndryshimet në ndërtesa institucionale për t’u krijuar qasje më të lehtë kësaj kategorie të personave.
“Sa i përket poashtu ligjit të drejtave të personave me aftësi të kufizuara e përmenda fillimisht me rregullore tek ne në Drejtorinë e Urbanizmit, asnjë leje nuk është lëshuar për asnjë ndërtues prej momentit kur ne kemi ardh në menaxhim të kryeqytetit pa e pas zgjidhur edhe qasjen për personat me aftësi të kufizuara. Paralelisht po them se jemi tash duke ndërmarrë që të gjitha institucionet ose ndërtesat institucionale me gjet zgjidhje, duke filluar prej ndërtesës tonë që kemi filluar të bëjmë ndryshime… po fillojmë të bëjmë transformimin e hapësirave publike, po ashtu të trotuareve dhe qasjes në trotuare që do t’ju mundësojnë një lëvizshmëri më të lehtë, mirë më të shpejtë më të sigurtë, jo vetëm personave me aftësi të kufizuara, por edhe nanave me fëmijë, prindërve me fëmijë, të moshuarve etj.”, u shpreh ai.
Tutje, Rama foli edhe për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë, ku theksoi se krahas subvencionimit me 50 euro për adoptuesit, ka ndarë mbi një milion e gjysmë investim, që sipas tij është 20 fishi i qeverive të kaluara.
“Sa i përket trajtimit të qenve endacakë, ne e kemi pas fokus, edhe kemi investuar më shumë se një milionë e gjysmë deri tani në trajtimin e qenve endacakë që është 20 fishi i qeverive të mëparshme, e po ashtu si në nivel lokal edhe në atë qendror, për trajtimin e qenve endacakë. Kemi përfunduar strehimoren e kryeqytetit, kemi ndarë 10 hektarë tokë për të krijuar parkun e kafshëve me fokus të qenve endacakë”, u shpreh Rama.
Ndërkaq, lidhur me problemin me kontaminimin e ujit në fshatin Marec, i pari i kryeqytetit tha se operatorët ekonomik po merren me këtë çështje dhe do të mundohen që sa më shpejtë t’i ofrojë zgjidhje këtij fshati.
I pyetur se çfarë planesh ka komuna pas ngjarjeve të fundit, që kanë të bëjnë me sigurinë publike, Rama u shpreh se ka zhvilluar takime me drejtorin e Policisë, kryeprokurorin dhe gjykatën, duke theksuar se si mundet një person me mbi 50 padi të endet i lirë. Tutje, Rama tha se ka marrë informacion nga drejtori i Policisë se pas orës 00:00 çdo i dyti ose i treti automobil që sillet është i armatosur ose me armë zjarri apo edhe me armë të ftohta.
Lajmet
Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
Published
8 hours agoon
February 27, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.
Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.
Lajmet
Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën
Published
9 hours agoon
February 27, 2026By
UBTNews
Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.
Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.
Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.
Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.
Lajmet
Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”
Published
11 hours agoon
February 27, 2026By
UBTNews
Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.
Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.
KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.
Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.
Lajmet
Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit
Published
13 hours agoon
February 27, 2026By
UBTNews
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.
Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.
Amerikanët dyshojnë në pretendimet e Trumpit për ekonomi “në lulëzim”
Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
Nga skandal në ikonë: Si u bë “My Bed” i Tracey Emin simbol i artit modern
REL: Beograd: Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim
Atmosferë e zjarrtë në Prizren, Kosova sfidon Sllovakinë
Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën
Real Madrid përballet me Manchester City, shorti i Champions premton spektakël
Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”
Nga Kosova në Pragë: Profesorët e UBT-së me publikim shkencor në revistë të indeksuar në Scopus
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
