Lajmet

Avdullah Hoti kërkon lidership të ri në LDK

Published

on

Avdullah Hoti ka kërkuar lidership të ri në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij me rezultatin zgjedhor.

Ish-kryeministri i Kosovës ka theksuar se disa aspekte të fushatës zgjedhore kanë kontribuar në dobësimin e kohezionit brenda partisë, duke përfshirë personalizimin e fushatës, përbërjen dhe renditjen e kandidatëve në listë, si dhe paraqitjen dhe favorizimin e një grupi të ngushtë të kandidatëve në mediat.

Personalizimi i fushatës zgjedhore, përbërja e listës, renditja e kandidatëve në listë, paraqitja dhe favorizimi medial i një liste të ngushtë të kandidatëve të LDK-së, si dhe çështje të tjera para dhe gjatë fushatës, kanë dëmtuar kohezionin e brendshëm partiak, me gjithë përpjekjet e të gjithë neve për t’i tejkaluar ato pakënaqësi. Votimi disproporcionale në diasporë e ka rënduar dhe cenuar më tutje atmosferën kolegiale dhe bashkëpunuese brenda LDK-së”, tha Hoti.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar e treta, me 171,357 vota apo 18.27% për qind të votave.

Lajmet

​Shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak

Published

on

Erion Veliaj i është përgjigjur me një shkresë zyrtare Këshillit Bashkiak lidhur me procedurën e iniciuar për shkarkimin e tij e që thekson se nuk është informuar zyrtarisht nga sekretari i Këshillit për zhvillimin e mbledhjes së parashikuar, duke u njohur vetëm nga burime mediatike.

Prej disa ditësh Kryeministri Edi Rama propozoi shkarkimin nga detyra të Veliajt, ndërsa propozoi si kandidate të PS në garë, Ogerta Manastirliun.

Përgjigja nga kërkesa e Veliut:

Në datën 22 shtator 2025, Sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka bërë publik një njoftim (nuk ka një njoftim zyrtarë) mbi thirrjen e një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak, të planifikuar për datën 23 shtator, ora 16:00. Ky njoftim nuk përmban asnjë vendimmarrje të vetë Këshillit Bashkiak lidhur me garantimin e të drejtës kushtetuese të Kryetarit të Bashkisë për t’u dëgjuar, mbrojtur dhe shprehur qëndrimin e tij, siç parashikohet në çdo proces serioz e të drejtë që mund të çojë në një vendim për ndërprerje mandati kushtetues. Sekretari i Këshillit Bashkiak nuk ka asnjë tagër ligjor për të marrë vendime në emër të Këshillit, dhe aq më pak për të interpretuar mënyrën se si Kryetari i Bashkisë duhet të ushtrojë të drejtën e tij për mbrojtje. Funksioni i Sekretarit është thjesht administrativ, jo politik dhe jo vendimmarrës. Edhe një ditë para mbledhjes; Kryetari i Bashkisë nuk është informuar zyrtarisht për qëllimin e mbledhjes; Nuk është dërguar rendi i ditës; Nuk janë bërë të ditura shkaqet apo materialet mbi të cilat pretendohet shkarkimi; Nuk është garantuar e drejta për t’u dëgjuar e mbrojtur“, u përgjigj ai.

Kujtojmë se Kryetari i Bashkisë ndodhet në kushtet e paraburgimit, përmes një mase sigurimi joproporcionale, gjë që kufizon ndjeshëm aftësinë e tij për të qenë prezent me vullneti apo për të ndjekur në mënyrë efektive një proces që mund të prekë statusin e tij si i zgjedhur me votë nga qytetarët e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, mbetet në pritje të një vendimmarrjeje të qartë dhe të dokumentuar nga Këshilli Bashkiak, që garanton në mënyrë të plotë të drejtën e tij për të ushtruar mbrojtjen dhe për të qenë i dëgjuar, siç i takon çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, aq më tepër një të zgjedhuri në mënyrë demokratike./S.K/KP/TCh/

Continue Reading

Botë

​Hamas i shkruan Trumpit: Na garanto një armëpushim në këmbim të lirimit të pengjeve

Published

on

Grupi militant islamik palestinez, Hamas i ka shkruar presidentit amerikan, Donald Trump duke i kërkuar atij të garantojë një armëpushim në Gaza në këmbim të lirimit të gjysmës së pengjeve.

Hamasi i kërkon presidentit Trump që të garantojë një armëpushim 60-ditor në Gaza në këmbim të lirimit të gjysmës së pengjeve të mbajtura atje”, sipas ”Fox News” duke cituar një zyrtar të lartë të administratës Trump dhe një burim të përfshirë në negociata.

Letra aktualisht mbahet nga Katari dhe do t’i dorëzohet Trumpit më vonë këtë javë.

Lajmi u konfirmua edhe nga ”Times of Israel”./S.K/KP/ATSh/

Continue Reading

Aktualitet

Zogaj: Kosova në krizë politike, marrëdhëniet me BE-në dhe ShBA-në të tensionuara

Published

on

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka deklaruar se Kosova ndodhet në një situatë të rëndë politike dhe institucionale, duke theksuar se marrëdhëniet me partnerët kryesorë ndërkombëtarë, përfshirë BE-në dhe ShBA-në, janë të tensionuara.

Në një intervistë ai e cilësoi këtë si cenim të shtetësisë dhe sigurisë së vendit.

Marrëdhëniet tona me partnerët ndërkombëtarë janë në nivelet më të larta që ka pasur ndonjëherë Kosova, jemi nën sanksione nga BE-ja po ashtu jemi nën sanksione edhe me partnerin kryesor ShBA dhe kjo e cenon gjithë shtetësinë e Kosovës lërë me sigurinë e të tjerat. Jemi në një situatë ku Kuvendi është pa institucione dhe është e rëndë kjo situatë në shumë rrafshe, edhe sociologjik, politik por edhe të sigurisë,” potencoi Zogaj.

Ai shtoi se distancimi nga aleatët e vendit është i papranueshëm dhe rrezikon të keqësohet gjendja në Kosovë.

Por prishja e marrëdhënieve me partnerët tanë kryesorë të cilët janë garantues kryesorë të shtetësisë sonë, prishja e marrëdhënieve na dërgon në nivelet më të këqija deri tash,” theksoi ai.

Sipas Zogajt, qeveria aktuale po mohon autoritetin e institucioneve shtetërore.

Kemi pasur një mohim të institucioneve shtetërore, prej Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës Supreme e deri tek Prokuroria Speciale. Kjo qeveri aktuale nuk po i përgjigjet institucioneve të veta. Marrëdhëniet vetëm sa janë të prishura. Deklarata e fundit e ShBA ka qenë një prej deklaratave më të rënda të shtetit tonë. Ajo ditë ka qenë më fatkeqja për vendin,” deklaroi deputeti./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Ish-këshilltari i NATO-s vazhdon dëshminë në Hagë

Published

on

E përditësuar:

07:50

Në Gjykatën Speciale në Hagë kjo javë nisi me ish-këshilltarin e NATO-s John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojta e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Dita e dytë vazhdon po ashtu me dëshminë e tij para trupit gjykues, e cila pritet të fillojë nga ora 09:45, sipas orës tonë lokale.

Siç kishte dëshmuar ish-diplomati amerikan, James Rubin, e më pas Paul Williams. Duncan, si dëshmitar i tretë, konfirmoi atë që kishin thënë edhe paraprakët e tij që ish-presidenti Hashim Thaçi kishte një rol politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së./S.K/EO/

 

Continue Reading

Të kërkuara