Lajmet

Avdiaj: Ligji i Pagave nuk e justifikon gjendjen e rëndë ekonomike, sektori privat s’po merret parasysh

Avdiaj ka thënë se paralajmërimet për rritje të koeficienteve për vitin e ardhshëm nuk mund të bëhet.

Published

on

Njohësi i çështjeve ekonomike, Besnik Avdiaj ka thënë se Ligji i Pagave nuk e reflekton situatën ekonomike në vend. Sipas tij, pak më të vështirë do ta kenë ato familje që kanë të punësuar në Administratën Publike.

Avdiaj ka thënë se paralajmërimet për rritje të koeficienteve për vitin e ardhshëm nuk mund të bëhet, për shkak të situatave që mund të ndryshojnë.

Njohësi i ekonomisë konsideron se gjendja e rëndë ekonomike dhe përballja me inflacionin, nuk e justifikon këtë koeficient.

“Prej momentit kur është miratuar projektligji për pagat në administratën publike në Kosovë janë diskutuar mundësitë e koeficienteve të ndryshëm pra nga bile më pak se 100, 130, 139 sipas propozimeve të palëve të ndryshme të interesit megjithatë ky koeficienti prej 105 eurove nuk e reflekton situatën ekonomike në vend, situatën me inflacionin përballjen e familjeve dhe ekonomive familjare me këtë situatë, veçanërisht tek ato familje që kanë të punësuar në administratën publike megjithatë nëse i shohim projeksionet buxhetore ky koeficient rrit në një far forme shpenzimet buxhetore për paga dhe mëditje sipas kategorive të përcaktuara”, ka thënë Avdiaj.

Avdiaj ka hedhur dyshime nëse vërtetë koeficienti mund të rritet nga viti i ardhshëm. Këtë sipas tij nuk mund ta parashikojë askush.

“Përcaktimi që është tani për vitin e ardhshëm për një koeficient me 5 euro më shumë nuk e di mbi çfarë baze mund të bëhet për shkak se ekzistojnë disa parametra që duhet të merren parasysh në analiza të tilla edhe në përcaktimin e koeficienteve jo thjesht qysh tani të planifikojmë një rritje prej 5 eurove ndoshta situata ekonomike mund të sjellë një avancim të tillë që ky koeficient të rritet madje edhe me 10 ose 15 euro por madje edhe mund të zvogëlohet kjo është ndoshta edhe mangësia kryesore e ligjit për paga që kanë lënë hapësirë që koeficienti të mbetët çështje diskutabile nga viti në vit edhe kjo normalisht që mban le të themi në një amulli të gjithë zyrtarët publik në vend”, deklaroi ai tutje.

Ai ka thënë se do të ishte i mirëseardhur një reformë në Administratën Publike. Ndërsa për sektorin privat, Avdiaj ka thënë se ka mbetur nën hije.

“Varësisht nga perspektiva se si i shohim të ardhurat në administratën publike në Kosovë  e dimë që një pjesë  e madhe e të punësuarve në administratën publike nuk reflektojnë punën të cilën duhet dhe pritet ta bëjnë prandaj edhe janë nisur disa herë forma të administratës publike një shkurtim i vendeve të punës në administratën publike  do ta justifikonte edhe një ngritje të pagave madje edhe më të madhe se sa diskutimet prej 120 euro për koeficient. Sidoqoftë pika të cilën ne nuk po e marrim parasysh shumë është sektori privat. Sektori privat nuk e ka mundësinë që me një koeficient të përcaktohen pagat e njëjta për të gjithë sektorin privat respektivisht kjo është një gjë pozitive aq sa është negative duke pasur parasysh se Kosova sektorin privat e ka në një gjendje të mos të them të mjerueshme po në shumë drejtime në shumë sfera ka hapësirë për t’u përmirësuar kushtet e punëtorëve”, u shpreh ai.

Lajmet

PDK i kërkon përseri Avni Deharit vazhdimin e seancës konstituive më 20 gusht

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i kanë dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për të thirrur vazhdimin e seancës ditën e enjte, më 20 gusht.

Përmes një letre, PDK-ja ka theksuar se caktimi i seancës është një obligim kushtetues dhe procedural i kryesuesit, duke paralajmëruar se vonesat e mëtejshme thellojnë shkeljet ligjore.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, ,thuhet në kërkesen e PDK-së.

Kjo kërkesë vjen në kuadër të aksioneve të vazhdueshme të PDK-së, deputetët e së cilës po protestojnë çdo mëngjes para Qeverisë dhe po mblidhen çdo dy ditë në sallën e Kuvendit.

Në anën tjetër, që nga vazhdimi i fundit më 8 gusht, kryesuesi Avni Dehari nuk ka thirrur seancë të re, duke mbështetur qëndrimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se pa një marrëveshje politike seancat mbeten “shterpe”. Kurti ka kërkuar më shumë kohë për negociata, me arsyetimin se pa një dakordim për postin e presidentit, vendi do të shkojë pashmangshëm në zgjedhje të reja.

Përderisa PDK-ja dhe AAK-ja kanë refuzuar takimet me Kurtin, ky i fundit ka zhvilluar negociata me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), përfshirë një takim me liderin e saj, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar rreth çështjes së presidentit. Ndërkohë, afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit pas certifikimit të rezultateve tashmë ka kaluar. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Murici dhe Vojvoda shkëlqejnë në Kupën e Italisë: Zënë vend në formacionin e javës

Published

on

By

Dyshja e kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric dhe Mërgim Vojvoda, kanë dhënë paraqitje të shkëlqyera në Kupën e Italisë, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës sipas platformës së specializuar të statistikave, SofaScore.

Portieri Arijanet Muric dhuroi një paraqitje të nivelit të lartë në fitoren 3-0 të Sassuolos ndaj Cesenas, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.7.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Mërgim Vojvoda po ashtu ishte vendimtar në triumfin e Udineses kundër Padovas me rezultat 1-0, ku për performancën e tij u shpërblye me notën 8.3.

Përfshirja e të dy futbollistëve kosovarë në 11-shen më të mirë konfirmon formën e tyre të mirë në fillim të këtij edicioni në futbollin italian. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Published

on

By

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mund t’i japë fund aventurës së tij te Besiktasi, përkundër faktit se ka edhe një vit kontratë aktive me gjigantin nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat turke, përfshirë gazetën Milliyet, e ardhmja e anësorit kosovar varet direkt nga lëvizjet e radhës së klubit në afatin kalimtar. Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti në krahun e djathtë të sulmit. Nëse ky transferim realizohet, skuadra do të ketë tre lojtarë të huaj për të njëjtën pozitë, çka do të shtynte drejtuesit të konsiderojnë shitjen e Rashicës.

Drejtuesit e klubit turk janë të kënaqur me paraqitjet e Vaclav Cerny-t, i cili ka përparësi në këtë repart. Prandaj, ardhja e një përforcimi të ri do të rriste ndjeshëm gjasat për ndarjen e rrugëve me kosovarin.

Gjatë periudhës së tij te Besiktasi, Milot Rashica ka lënë gjurmë të rëndësishme duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 25 asistime në 119 paraqitje zyrtare.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 320 raste brenda 24 orëve në QKUK: Të lënduar nga aksidentet, përleshjet dhe armët e ftohta

Published

on

By

Në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 321 raste gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të shërbimeve emergjente, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 90 raste janë

menaxhuar në Reanimim, 90 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike dhe 60 pacientë kanë marrë trajtime në Emergjencën Ortopedike. Ndërkaq, në sallën e vogël janë kryer 19 ndërhyrje, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar: 21 persona të lënduar në aksidente trafiku, 1 rast nga përdorimi i armëve të ftohta, 1 person i lënduar në përleshje fizike, 1 rast intoksikimi (helmim).

Përveç kësaj, gjatë këtij 24-orëshi janë realizuar 28 pranime për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa është regjistruar edhe një rast vdekjeje. /A.M/

Continue Reading

Të kërkuara