Lajmet

Szunyog: Reforma në Administratën Publike është çelës për anëtarësim në BE, por Qeveria s’i përfilli komentet tona

U diskutua mbi atë se sa institucionet kosovare po arrijnë ta përballojnë barrën e proceseve të Integrimit në BE.

Published

on

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur konferencën vjetore “Par Progresi Kosovë 2023” në të cilën u diskutua rëndësia e reformës në Administratën Publike.

Diskutimi u fokusua në reformat e administratës publike dhe se sa institucionet kosovare po arrijnë ta përballojnë barrën e proceseve të Integrimit në BE.

Në këtë konferencë, nga Zyra e BE-së në Kosovë, u shprehën kundër miratimit të dy Ligjeve; atë të Ligjit për Paga dhe Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szynyog, kritikoi qeverinë e Kosovës se nuk ka marrë parasysh komentet e BE-së në lidhje me Ligjin për Paga dhe Ligjin për Zyrtarët Publikë. Ai tha se BE-ja nuk pajtohet me procedurën e shpejtë që janë bërë këto ligje dhe se nuk janë konsultuar me palët e interesit.

“Reforma në Administrata publike është një qelës kyç për t’u bashkuar në BE ku ofrohen shërbime cilësore për qytetarët dhe bizneset. Dy miratime që janë bërë vitin e kaluar për sa i takon ligjit për paga dhe ligjit për zyrtarë publikë, dua të shpreh qëndrim kundër. Ne nuk pajtohemi që këto ligje janë bërë në procedurë të shpejtë. Ato duhet të konsultohen më palët e interesit dhe kjo nuk është bërë. Këto konsultime me shoqërinë civile është dashur të bëhen. Ligji i ri për zyrtarët publikë lidhet me parimet e administratës publike”, deklaroi ai.

“Ne pranojmë që ka një boshllëk në këtë dhe BE nuk pajtohet më mënyrën se si qeveria ka zgjedhur t’i shqyrtojë këto ligje dhe komentet që ka bërë BE dhe SIGMA nuk janë marrë parasysh nga qeveria.  Zyrtarët publikë i vendos ata në një rrezik të korrupsionit dhe ndikimit politik. Ligji i ri nuk do të krijojë kushte për të rekrutuar njerëz në këto pozita të lira. Sa i përket ligjit të pagave është mirë që ekziston, megjithatë është dashtë të vendoset pas organizimit të administratës publike. Kjo reformë është për një kohë të gjatë, si BE do të vazhdojmë që të mbikëqyrim reformën në Administratën publike”, tha ai.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, për herë të parë në Kosovë është bërë unifikimi i pagës në sistemin publik.

Gjatë konferencës vjetore të Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) “Par Progresi Kosovë 2023” të martën, Kurti ka thënë se me Ligjin për Paga, që ka hyrë në fuqi në fillim të këtij muaji, dallimi mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët ka rënë në mënyrë drastike.

“Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga në sektorin publik, në Republikën e Kosovës për herë të parë kemi një sistem të unifikuar të pagës në sistemin publik dhe po mënjanohet pabarazia drastike në pagë çfarë ishte në të kaluarën. Dallimi mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët nga 20 sa ishte dikur tani është zbritur në vetëm 4,70 herë. Kemi rritje të buxhetit për paga prej 105 milionë euro”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se raportet vendore dhe të huaja kanë treguar në të kaluarën se ka politizim në proces të ndryshme, mungesë të profesionalizmit, të llogaridhënies dhe të matjes së përformancës.

“Në vitet e shkuara raportet vendore dhe ndërkombëtare i kanë gjetur këto katër konstatime të cilat ne duhet t’i adresojmë me urgjencë. Me këto dukuri dhe mungesa që kanë përcjellë administratën tonë ndër vite besimi i qytetarëve karshi institucioneve publike është zbehur. Kjo mandej në efektin zinxhir ka shkaktuar jo efikasitet. Kjo ka qenë shtysë qe qeveria të tregojë vullnetin e plotë politik për të adresuar sfidat për reformimin e administratës publike në Kosovë”, ka shtuar ai.

Arbëresha Loxha Stublla, drejtoreshë ekzekutive e GLPS-së, tha se reforma në administratën publike është proces fondamental për shtetet që kanë synim anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Është viti dytë që GPLS është duke organizuar këtë konferencë, e cila është për reformat e administratës publike. Këtë vit jemi munduar që të trajtojmë temat që janë sfiduese, reforma e administratës është njëra ndër proceset fondamentale të shteteve që kanë për qëllim integrimin në BE. Këto proces e definojnë atë që e bëjnë administratën që të jetë efikase për qytetarët dhe për buxhetin e shtetit”, tha ajo.

Lajmet

Dyshohej për varrezë masive në ish-shkollën teknike në Obiliq, Policia: U tentua të kultivohej drogë

Published

on

Gjatë pastrimit të ish-shkollës teknike në Obiliq, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Pastrimit “Kastrioti” në bodrumin e shkollës, kanë hasur pamje që kanë ngritur dyshime dhe shqetësim.

Fillimisht është dyshuar për varrezë masive, por sipas Policisë, më pas u kuptua se në këtë objekt është tentuar kultivimi i disa substancave narkotike.

Pastrimi i objektit pati filluar të bëhej pas vendimit të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçit që kjo shkollë të rikthehet dhe të fillojë mësimi përsëri.

Në bodrumin e objektit, shihen thasë të mbushur me materiale të panjohura, të varur në tavan, ndërsa në hapësirat e bodrumit është evidentuar edhe një gropë e madhe.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, i cili kishte thënë se rasti po hetohet nga Policia dhe Prokuroria.

“Sipas policëve dhe antidrogës shihet që është tentim i një kultivimi të disa substancave narkotike, por nuk dihet çfarë substanca, siç më tha eprori i policisë. Mirëpo, sido që të jetë, prokuroria edhe policia këtë punë e kanë në dorë dhe ato merren me rastin. Ndërsa sa i përket varrezës masive, unë nuk pashë, apo edhe policia qysh ma ka konfirmuar, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”, ka dekalruar ai, raportoi EO.

Kjo shkollë që nga viti 1990, kur nxënësit ishin dëbuar nga forcat serbe, nuk kishte funksionuar më. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

3 milionë euro për efiçiencë të energjisë, mbi 1,400 qytetarë do të përfitojnë

Published

on

Rreth 3 milionë euro do të investohen në masa të efiçiencës së energjisë, projekt nga i cili pritet të përfitojnë mbi 1,400 qytetarë në Kosovë.

Deri më tani, në kuadër të këtij projekti janë rinovuar 51 shtëpi të familjeve të cenueshme, me një investim prej rreth 610 mijë eurosh. Në mesin e përfituesve është edhe familja Dragidella në Prishtinë.

Para renovimit, kjo familje konsumonte mbi 85 MWh energji në vit, ndërsa pas përfundimit të punimeve pritet të kursejë rreth 74 për qind të energjisë.

Deri në fund të këtij viti, pritet të përkrahen 192 familje përmes renovimit të shtëpive të tyre, ndërsa deri në vitin 2028 numri i familjeve përfituese pritet të arrijë në 280, në të gjithë Kosovën.

Përfituese do të jenë familjet që marrin asistencë sociale, me përparësi të veçantë për familjet me pensionistë, personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit vetushqyes.

Projekti po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Danimarkës, UNDP-së, Ministrisë së Ekonomisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kryeprokurori i Speciales takon shefin e ri të EULEX-it

Published

on

Prishtinë, 8 shtator 2026 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur të martën në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.

Në këtë takim të parë njohës, Isufaj dhe Lopes kanë diskutuar për çështje me interes të përbashkët lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat me të cilat përballet Prokuroria Speciale.

Gjatë takimit është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

Shefi i ri i EULEX-it, Antero Lopes, ka theksuar se misioni evropian do të vazhdojë të mbështesë punën dhe përkushtimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti për varrimin e Mlladiqit: Serbia ka kaluar në glorifikim shtetëror të gjenocidit

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj ceremonisë së varrimit të ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, duke akuzuar Beogradin zyrtar për glorifikim shtetëror të një krimineli të dënuar për gjenocid.

Kurti ka krahasuar zhvillimet e fundit në Kosovë me ato në Serbi, duke përmendur 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës dhe Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut.

Në anën tjetër, ai ka thënë se Serbia fundjavën e ka kaluar duke u përgatitur për ceremoninë e Mlladiqit.

“Serbia fundjavën e kaloi në përgatitje të asaj që bëri dje: nderime të larta shtetërore për kriminelin e luftës, gjeneralin serb, Ratko Mlladiq, fajtorin e gjenocidit në Srebrenicë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se gjenocidi në Srebrenicë është fakt historik i dokumentuar përmes dëshmive, identifikimeve forenzike dhe dokumentimit të krimeve.

Kurti e ka krahasuar Mlladiqin me ish-presidentin jugosllav, Slobodan Millosheviq, duke e cilësuar atë si një prej figurave kryesore të aparatit ushtarak të tij.

Ai ka kritikuar gjithashtu ceremoninë e organizuar për Mlladiqin, duke thënë se Serbia ka kaluar nga mohimi i krimeve në glorifikimin e tyre.

“Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore”, ka shkruar Kurti.

Në fund, ai ka deklaruar: “Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara