Kronikë e zezë

Atentat në qendër të Shkodrës, një i vrarë dhe një i plagosur

Forca të shumta policore kanë ngritur postblloqe në hyrje daljet e qytetit dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Published

on

Shqipëria është tronditur nga një atentat me armë zjarri në Shkodër. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person, ndërsa është plagosur një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur pranë tregut në lagjen “Rus” dhe raportohet se viktima ka inicialet N. B., ndërkohë që nuk dihet identiteti i të plagosurit.

Ndërkohë një makinë e djegur është gjetur në zonën e by-pass që mendohet të jetë përdorur nga atentatorët.

Forca të shumta policore kanë ngritur postblloqe në hyrje daljet e qytetit dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Lajmet

Ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar në SHBA

Published

on

Një 44-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri jashtë restorantit ku ai punonte në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një i dyshuar është marrë në paraburgim për ngjarjen.

Zyrtarët që mbërritën në vendngjarje identifikuan viktimën të shtrirë në një verandë jashtë restorantit. Viktima është identifikuar si Françesk Shkambi, 44 vjeç.

Mjekët që arritën në vendngjarje filluan trajtimin dhe ai u transportua në një spital lokal, ku më vonë ndërroi jetë, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e sherifit.

I dyshuari është një banor 65-vjeçar i Farmington Hills, i cili u dorëzua vetë. Ai u mbajt në Burgun e Qarkut Oakland.

Hetuesit gjithashtu gjetën një armë që ata besojnë se është përdorur gjatë vrasjes, një pistoletë 9 mm e cila u raportua e vjedhur, sipas autoriteteve./S.K/E/Tch/

Continue Reading

Lajmet

​Hetimet për atentatin në Rinas, zbulohet arsenal armësh në Fushë-Krujë

Published

on

Një arsenal armësh dhe lëndësh plasëse u zbulua sot në një banesë në fshatin Zall, Fushë-Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tracking”.

Gjatë kontrolleve, policia njoftoi se u gjetën në këtë banesë: 3 kallëpe tritol; 12 granata dore sulmuese; sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë (mina); 3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë; 4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh; 6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm; 2 kg e 25 gramë kanabis”.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, sipas policisë është shpallur në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç.

Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotullimi i Rinasit.

Operacioni “Tracking”, është ende në vijim në Krujë dhe po kryhet në kuadër hetimeve për zbardhjen e atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit dy ditë më parë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./S.K/KP/ATSH/

Continue Reading

Lajmet

Policia heton dy raste të dyshimta: Një grua e vdekur në Prizren dhe një burrë i vdekur në Gjilan

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy raste të vdekjeve të dyshimta që kanë ndodhur në 24 orët e fundit.

Një rast ka ndodhur në Prizren ku e vdekur në një shtëpi është gjetur nja grua, rast ky duke u cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.

Ndërsa një rast tjetër që është cilësuar po ashtu si “vdekje e dyshimtë” ka ndodhur në Gjilan, ku në shtëpinë e tij është gjetur një burrë i vdekur.

Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në një shtëpi. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./S.K/PK/

 

 

Continue Reading

Lajmet

​Tragjedi në Bruklin, 41-vjeçari nga Kosova vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

Published

on

Një 41-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi u sulmua nga një person që po tentonte të vidhte pako në hollin e një ndërtese në Bruklin.

Bëhet e ditur se sipas Policisë, viktima e identifikuar nga familjarët si 41-vjeçari B.H, u gjet i plagosur rëndë në kokë.

Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings, ku ndodhej në gjendje kritike dhe më pas ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve.

B.H punonte si mbikëqyrës i një pallati apartamentesh në Bruklin. Familja u trondit që ai i cili ishte i respektuar në ndërtesë dhe në lagje, u vra ndërsa bënte punën e tij.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mëngjes, pak pas orës 08:00, në një ndërtesë në Ocean Avenue, zona e Flatbush.

Policia njoftoi se një person është marrë në pyetje, por deri tani nuk janë ngritur akuza. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë./S.K/KP/NBC News NY/

 

Continue Reading

Të kërkuara