Lajmet
Asnjë i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Published
4 years agoon
By
Betim GashiGjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19. Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit u kryen 711 testime, 33 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19.
Zemaj njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit u shëruan edhe 46 qytetarë./UBTNews
Takimi me regjisorin e mirënjohur, mikun tim Saimir Kumbaron, është çdo herë i mirëseardhur. Vlerësimi për punën tonë…
Posted by Armend Zemaj on Thursday, October 8, 2020
Lajmet
Kurti ka një lutje për qytetarët për energjinë elektrike
Published
1 minute agoon
December 27, 2024By
UBTNewsKryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka lutur qytetarët e Kosovës që nga ora 18:00 e deri në mesnatës të racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike.
Sipas tij, gjatë ditëve të fundit kanë pranuar shqetësime të shumta nga qytetarët në lidhje me reduktimet e rrymës, për të cilat shqetësime tha se i kanë adresuar tek operatorët KOST dhe KEDS.
“Gjatë ditëve të fundit kemi pranuar shumë shqetësime në lidhje me furnizimin me energji elektronike në disa komunat të Kosovës. Këto shqetësime i kemi përcjell vazhdimisht tek operatorët e rrjetit transmetues dhe shpërndarës KOST dhe KEDS dhe kemi kërkuar nga ta angazhim maksimal në disa drejtime. Përkushtim intensiv në terren për zgjidhjen e problemeve teknike të rrjetit si të prishjeve edhe të menaxhimit të mbingarkesave, komunikim të qartë dhe të shpeshtë me qytetarët dhe finalizim me urgjencë të punimeve në nënstacionin e ri të Ferizajt, i cili do të zgjidh problemin e Ferizajt dhe do të ketë ndikim edhe në komunat tjera…Si çdo dimër paraprak qytetarët i lusim që të racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike, veçanërisht gjatë orëve 18:00 deri në mesnatë në të mirë të sigurisë të furnizimit për vete dhe për gjithë vendin tonë“, thotë ai.
Me ftohjen e motit është rritur nevoja edhe për konsum më të madh të energjisë elektrike, e cila në ditët e fundit ka sjell reduktime të energjisë elektrike në shumë pjesë të Kosovës.
Lajmet
Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve
Published
15 minutes agoon
December 27, 2024By
UBTNewsProkuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.F., K.B., dhe E.Sh., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas aktakuzës, nga data e pavërtetuar e në vazhdimësi deri më datë 28 mars 2024 pas mesnatës, në Prizren, Xërxe dhe Gjakovë, të akuzuarit duke vepruar në grup, pa autorizim kanë blerë, shpërndarë dhe shitur në sasi të mëdha substanca narkotike të llojit “kokainë” të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë të ndaluar.
“Në atë mënyrë që i akuzuari S.F., blenë substanca narkotike të llojit ‘kokainë’ nga persona të panjohur dhe në pajtim me të akuzuarin E.Sh., i lë në ruajtje në shtëpinë e E.Sh., në Gjakovë. Më pas i akuzuari S.F., me qëllim të barazimit të borxhit, me kërkesë të akuzuarit K.B., ofron ‘kokainë’ për shitje në sasi prej 50.35 gram, ku i akuzuari K.B., me datë 02.10.2023 pas mesnate pas pranimit të kokainës në fshatin Xërxe, me automjetin e tij, kthehet në lokalin i tij ‘S…’ rreth orës 01:14 min., dhe sasinë e pranuar të kokainës nga i akuzuari S.F., ia shet personit tjetër në shumë prej 2000€ (dy mijë euro) , i cili ia ka bërë pagesën K.B., 1900 € (një mijë e nëntëqind euro) derisa pagesa prej 100€ (njëqind euro) është dashtë të bëhet në takimin e radhës për porosinë për 1 kg ‘kokainë’”.
Lidhur me këtë rast, me datë 28 mars 2024, është kryer bastisje në shtëpinë e të akuzuarit E.Sh., në Gjakovë, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar:
Dy qese plastike me substancë të llojit kokainë me peshë 147.78 gram, dy qese plastike me substancë të llojit kokainë me peshë 52.01 gram, një qese plastike me substancë të llojit kokainë me peshë 5.71 gram, një qese plastike me substancë të llojit kokainë me peshë 2.82, një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit “mariuhanë” në peshë prej 0.95 gram, një peshore digjitale ngjyrë e bardhë, një peshore digjitale ngjyrë e zezë, tri foli plastike, një rrollne alumini, dy shirita ngjitës.
Në komunikatë thuhet se për pasuritë që nuk iu dihet prejardhja do të ndiqen rrugët ligjore të përcaktuara në LKZK.
“Paralel me hetimet penale prokurori i shtetit ka zhvilluar edhe hetime financiare sipas Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara të Konfiskimit të Pasurisë, ashtu që për pasuritë të cilave nuk u dihet prejardhja, që janë një shtëpi me sipërfaqe 250m2 dhe trualli në sipërfaqe 421m2 e cila gjendet në Prizren, dhe një automjet i markës ‘Mercedes’, pronë e të pandehurit K.B., në mungesë të procedurave të detajuara dhe të pamjaftueshme në Kodin e Procedurës Penale, për këto pasuri do të ndiqen rrugët ligjore të përcaktuara në LKZK”, thuhet tutje.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.
Lajmet
Murati tregon sa persona kanë hequr dorë nga shtesat prej 100 euro
Published
18 minutes agoon
December 27, 2024By
UBTNewsMinistri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati deklaroi se sot gjatë ditës do të bëhet ekzekutimi i shtesave prej 100 eurosh për fëmijët nga mosha 0 deri në 16 vjeç dhe të gjitha kategoritë e pensionistëve.
Murati njoftoi po ashtu se gjatë ditës së premte do të ekzekutohen edhe pagat për punëtorët e sektorit publik.
“Jemi duke bërë përgatitjet, listat janë përgatitur në mënyrë që të provojmë gjatë ditës sot të bëhet edhe ekzekutimi i këtyre shtesave. Pra, përveç se pagat të cilat gjithashtu sot priten të ekzekutohen për sektorin publik. Pritet që gjatë ditës të bëhet edhe ekzekutimi për fëmijët dhe pensionistë, pra shtesat e njëhershme”, thotë ai.
Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati njoftoi po ashtu se rreth 60 persona kanë hequr dorë nga shtesat e njëhershme në shumën prej 100 eurosh.
“Ka qenë si rrjedhojë dhe nevojë e kërkesave apo edhe ankesave që kemi pas që disa kanë thënë pse t’i marr unë nëse nuk kanë nevojë. Gjithsesi listat janë automatike të gjithë ata që kanë përfituar nga shtesat e fëmijëve apo që përfitojnë nga shtesat pensionale pa pasur nevojë të aplikojnë në mënyrë automatike gjenerohen listat…..Përgjatë kohës sa ka qenë formulari i hapur me sa kam informacion kanë qenë gjithsej 60 aplikime të pranuara, por jo të gjitha janë përfitues ka edhe të tilla që nuk gjenden fare në listat e aplikimeve”, u shpreh Murati.
Gjatë kësaj konference për medie, ministri Murati, tha se pas shumë raste që kanë rezultuar që nuk janë banorë rezident në Kosovë, por i kanë marr shtesat.
Sipas tij llogaritë e këtyre rasteve janë suspenduar.
“Nuk di që janë më tepër sesa që janë të regjistruar, gjithsesi ne çfarë kemi bërë kemi marrë disa hapa sa i përket verifikimit për verifikime shtesë për ato raste të cilat kemi pasur indikacione që mund të mos jeni duke jetuar si rezident në Kosovës dhe ka një numër sosh që iu shkua njoftua, disa mund të kenë qenë gabim që mund të jetojnë në Kosovë por indikaiconet kanë qenë të tilla… Ka edhe shumë raste të tjera që kanë rezultuar që kanë qenë duke jetuar dhe normalisht që ato llogari janë suspenduar”, thotë ai.
Ministri i Financave, Hekuran Murati beson se shpejti do të ketë vendimmarrje edhe për emërimin e drejtorit të ri të Administratës Tatimore të Kosovës.
Lajmet
Hovenier: Duam ta shohim Kosovën të ketë sukses dhe të përparojë
Published
2 hours agoon
December 27, 2024By
UBTNewsAmbasadori amerikan, Jeffrey Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit me Kosovën.
Pas takimit lamtumirës me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, tha se duan ta shohin Kosovën të përparojë.
Bashkë me Osmanin, ata kanë bërë homazhe të shtatorja e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.
“Dua të falënderoj popullin e Kosovës. Ka qenë detyra e ëndrrave të mia të shërbej si Ambasador i SHBA-së këtu për këto tre vite dhe të kem këtë mundësi të punoj së bashku me popullin e Kosovës për të ndihmuar avancimin e vendit. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit tonë. Duam ta shohim Kosovën të ketë sukses dhe të përparojë. Kur mendoj se si ishte ky vend kur fillova të punoja për të në fund të viteve ’90, kur mendoj se si ishte në kohën e pavarësisë dhe kur mendoj se si është tani, nuk ka asnjë dyshim për përparimin dhe për kapacitetin e njerëzve të Kosovës, për qëndrueshmërinë e tyre për të realizuar vizionin e tyre për një shtet sovran, të pavarur, demokratik, shumetnik, të begatë dhe të suksesshëm. Ka qenë kënaqësia dhe nderi im të luaj një rol të vogël në mbështetjen e këtij procesi. Së bashku me popullin amerikan, ju uroj të gjithëve çdo sukses. Do të largohem si një mik edhe më i fortë i Kosovës sesa isha kur mbërrita”, tha Hovenier.
Hovenier pas homazheve pranë shtatores së presidentit Ibrahim Rugova, vlerësoi këmbënguljen e tij për një shtet sovran, demokratik dhe shumë etnik.
“E bëj këtë në kujtim të Presidentit Rugova dhe asaj për çka ai qëndronte, këmbënguljes së tij për të drejtat e të gjithë njerëzve të Kosovës, këmbënguljes së tij për një shtet sovran, demokratik, shumetnik dhe të begatë, këmbënguljes së tij për të ndjekur këto qëllime në përputhje me vlerat më të larta të komunitetit ndërkombëtar”, u shpreh Hovenier.
Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani tha se angazhimi i Hovenierit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ka qenë i pandalshëm.
Osmani theksoi se miqësia me SHBA-të bënë që shteti i Kosovës të ecën përpara në mbrojtjen e plotë të integritetit territorial.
“Një diplomat karriera e të cilit është lidhur në jo vetëm një rast me Republikën e Kosovës. Angazhimi i tij për lirinë dhe pavarësinë tonë ka qenë i pa ndalshëm qysh para 25 vitesh si një diplomat që merrej me Kosovën dhe kontribuonte për lirinë tonë, për të vërtetën, në veçanti për mbrojtjen e së vërtetë. Pastaj si një diplomat i angazhuar në ekipen e presidentit Ahtisari kur edhe u propozua pavarësia për Republikën tonë dhe në gjithë procesin e shtetndërtimit deri tek misioni i tij këtu në Kosovë si ambasador. Ka qenë kënaqësi e veçantë që të bashkëpunojmë në këto tri vite. Që të punojmë shumë afër në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të SHBA-ve dhe mbi të gjitha në mbrojtjen e themeleve të kësaj aleance ekzistenciale për popullin tonë…Po e përfundojmë sot këtë takim lamtumirës me po të njëjtin veprim duke nderuar presidentin Rugova, atin themeltar të Republikës tonë. Dëshmoj se kur ke miq të fuqishëm pranë, kur ke miqësi që janë të bazuara në vlera, atëherë edhe populli i Kosovës edhe shteti i Kosovës, shteti sovran në mbrojtje të plotë të integritetit territorial ecën përpara”, tha Osmani.
Kurti ka një lutje për qytetarët për energjinë elektrike
Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve
Murati tregon sa persona kanë hequr dorë nga shtesat prej 100 euro
Hovenier: Duam ta shohim Kosovën të ketë sukses dhe të përparojë
Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë
Qeveria merr vendim për ndarjen nga 100 euro për fëmijët dhe pensionmarrësit
Sa para fiton Macaulay Culkin nga “Home Alone”çdo ditë?
Autoritetet energjetike: S’ka mungesë të rrymës, por mbingarkesë të rrjetit
Bastiset edhe Drejtoria paralele e Urbanizmit në veri të Mitrovicës
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman