Kronikë e zezë

Apeli lë në paraburgim Nagip Krasniqin, refuzohet kërkesa e mbrojtjes

Krasniqi është arrestuar më 19 prill.

Published

on

Prishtinë – Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Nagip Krasniqit, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), lidhur me ankesën e ushtruar kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ia kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar administratori i Gjykatës së Apelit, Nysret Arifi.

Ndryshe, Krasniqi është arrestuar më 19 prill, pas bastisjeve që janë kryer nga Njësia e Veçantë e Hetimeve, në zyrën e tij në KEK dhe dy banesat e tij, dhe i njëjti u dërgua në mbajtje.

Ndërsa, më 20 prill, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), paraqiti kërkesë në Themelore, lidhur me caktimin e masës së paraburgimit ndaj Krasniqit. Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata Themelore në Prishtinë, ia caktoi drejtorit të KEK-ut një muaj paraburgim.

Nagip Krasniqi dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Konflikt interesi”./BetimipërDrejtësi

Lajmet

Arrestohen tre persona në Gjilan, dyshohen për përfshirje në një rast rrëmbimi

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Gjilan, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Rrëmbimi”.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se personat e arrestuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, me 23.10.2025 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Gjakovë, i sekuestrohen pistoletë dhe mbi 100 fishekë

Published

on

Në fshatin Jahoc të Gjakovës është arrestuar një person, pasi që të njëjtit iu kapën armë e fishekë.

Sipas raportit të policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë, 92 fishekë dhe 10 fishekë me gaz. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia në raportin 24-orësh të saj./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Skema piramidale dhe bixhoz ilegal në Vushtrri, Policia bastis një lokal

Published

on

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në qytetin e Vushtrrisë, duke zbuluar një lokal ku zhvillohej veprimtari e jashtëligjshme e bixhozit dhe skemave piramidale.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSh), kanë realizuar bastisjen në rrugën “Blerim Zuqaku”, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar mjete të ndryshme që përdoreshin për lojëra fati dhe bixhoz.

“Nën dyshimin e bazuar për veprimtari të dyshimta, hetuesit e Sektorit Rajonal te Hetimeve në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh) në orët e mbrëmjes se datës 23 tetor 2025, në rrugën “Blerim Zuqaku“ në Vushtrri , kanë realizuar bastisje në një lokal ku zhvillohej veprimtari e kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar aparate dhe mjete të ndryshme që shërbejnë për lojëra fati e bixhozi. Gjësendet e sekuestruara do të shërbejnë si dëshmi materiale dhe janë proceduar në rastin në fjalë.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar pronari i lokalit i cili pas intervistimit është liruar ne procedurë te rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuari rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale ’’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet më tej./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton rreth 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2394 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 34 aksidente trafiku me dëme materiale, ku 16 nga këto aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 21 persona, 10 janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona janë në vuajtje të dënimit./S.K/PK/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara