Bota

NATO zotohet të shpenzojë 5% të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2035

Published

on

Aleatët e NATO-s ranë dakord të rrisin shpenzimet e lidhura me mbrojtjen në 5% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035.

Aleatët miratuan një rritje të madhe të nxitur nga presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe që synonte të pengonte Rusinë.

Udhëheqësit zyrtarisht nënshkruan planet për të dyfishuar nivelet aktuale të shpenzimeve mes shqetësimeve në rritje se forcat e armatosura të Moskës mund të jenë gati të sulmojnë një vend të NATO-s brenda pak vitesh.

Deri më tani, aleatët e NATO-s janë detyruar të shpenzojnë të paktën 2% të prodhimit të tyre ekonomik për mbrojtje, një qëllim i rënë dakord në vitin 2014 dhe i parashikuar të arrihet nga të gjitha shtetet anëtare vetëm këtë vit.

Sipas premtimit të ri, të paktën 3,5% e PBB-së duhet të shkojë në shpenzimet kryesore ushtarake, me një 1,5% shtesë të caktuar për shpenzime të lidhura, duke përfshirë infrastrukturën që mund të përdoret për qëllime ushtarake.

Objektivi i ri i shpenzimeve përfaqëson një sfidë të madhe për shumë nga 32 shtetet e NATO-s – dhe nuk është miratuar pa kundërshtim.

Aleatja e NATO-s, Spanja, një nga shpenzueset më pakta kur bëhet fjalë për shpenzimet e mbrojtjes, i kishte kundërshtuar publikisht planet vetëm disa ditë para samitit./ atsh

Bota

Netanyahu: Palestinezët duhet të kenë mundësinë të qëndrojnë në Gaza apo të largohen

Published

on

By

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se palestinezët duhet të kenë mundësinë të zgjedhin nëse duan të qëndrojnë në Rripin e Gazës apo të largohen.

Nëse duan të qëndrojnë, mund të qëndrojnë, por nëse duan të largohen, duhet të jenë në gjendje të largohen. Ky nuk duhet të jetë burg. Njerëzve duhet t’u jepet e drejta e zgjedhjes së lirë,” tha Netanyahu gjatë një konference për media me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Netanyahu shtoi se palestinezët duhet të kenë të drejtën të vetëqeverisen, por disa kompetenca, përfshirë sigurinë, duhet të mbeten nën kontrollin izraelit. Ai gjithashtu vlerësoi rolin e presidentit Trump, duke theksuar se “paqa rajonale është e mundur nën udhëheqjen e tij” dhe se bashkëpunimi mund të çojë në një marrëveshje të gjerë që përfshin gjithë Lindjen e Mesme.

Presidenti amerikan Donald Trump, nga ana e tij, foli për bisedimet e planifikuara me Iranin, duke deklaruar se “Irani është i gatshëm të bisedojë” pas tensioneve të fundit.

Ne planifikuam bisedime dhe ata duan të flasin. Ata kanë marrë një goditje të madhe,” tha Trump. I pyetur për mundësinë e një sulmi tjetër ndaj Teheranit, ai theksoi: “Shpresoj të mos detyrohemi për këtë.

Presidenti amerikan shtoi se në kohën e duhur mund të shqyrtohet edhe heqja e sanksioneve ndaj Iranit.

Trump po ashtu njoftoi se SHBA ka hequr disa sanksione ndaj Sirisë me kërkesë të vendeve të rajonit dhe të kryeministrit Netanyahu, për t’i dhënë një mundësi administratës së Damaskut. Ai tha se ishte “i impresionuar” nga presidenti sirian Ahmed al-Sharaa, duke e vlerësuar për sfidat me të cilat është përballur.

Ndërkohë, lidhur me situatën në Ukrainë, Trump konfirmoi se SHBA do të dërgojë më shumë armë. “Ata duhet të jenë në gjendje të mbrojnë veten. Ukraina është nën sulme të ashpra dhe ne do t’i mbështesim,” deklaroi ai.

Në përfundim, Netanyahu bëri të ditur se e ka nominuar presidentin Trump për Çmimin Nobel për Paqe, duke ia dorëzuar personalisht letrën e nominimit.

Continue Reading

Bota

Zelensky zëvendëson ambasadoren e Ukrainës në SHBA, pas kërkesës së Trump

Published

on

By

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ra dakord të zëvendësojë ambasadoren e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova, gjatë një telefonate të kohëve të fundit me presidentin e SHBA-së Donald Trump, raportoi ”Financial Times”.

Të dyja palët tani janë në bisedime për pasardhësit e mundshëm, të cilët do të kenë nevojë për miratimin nga të dy vendet”, tha gazeta britanike, duke cituar dy persona të njohur me çështjen.

Markarova, e cila ka shërbyer si ambasadore në Uashington që nga viti 2021, është kritikuar nga disa republikanë për lidhje shumë të ngushta me Partinë Demokrate.

Zëvendësimi i saj mund të jetë një përpjekje e Zelensky për të qetësuar Trump gjatë një kohe të ndjeshme për Ukrainën.

Javën e kaluar, Uashingtoni me dërgesat e armëve të miratuara më parë, ndërsa Rusia vazhdoi sulmet e rënda me raketa dhe dronë më shumë se tre vjet pas pushtimit të saj të plotë në Ukrainë.

Zelensky thuhet se planifikon të njoftojë zëvendësimin e Markarova javën e ardhshme si pjesë e një riorganizimi më të gjerë të kabinetit, sipas gazetës, e cila citoi burime të brendshme.

Presidenti ukrainas e ka riorganizuar kabinetin e tij disa herë që nga fillimi i luftës./atsh

Continue Reading

Aktualitet

Netanyahu nominon Trumpin për Nobel

Published

on

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka thënë presidentit amerikan, Donald Trump, se do ta nominojë për çmimin Nobel për Paqe.

Dy liderët u takuan për herë të parë të hënën në mbrëmje, sipas kohës në SHBA, për herë të parë që kur u mbyll lufta me Iranin.

Trumpi pritej t’i bënte presion Netanyahut për një armëpushim në Gazë. Në fillim të takimit, Netanyahu ia dha një letër Trumpit, për të cilën ai ka thënë se ia ka dërguar komitetit për çmimin Nobel për Paqe, duke lavdëruar përpjekjet e Trumpit për t’iu dhënë fund luftimeve në Lindjen e Mesme.

“Dua të shpreh vlerësimin dhe admirimin jo vetëm të të gjithë izraelitëve, por të popullit hebre”, ka thënë Netanyahu para se ta prezantonte letrën. “Ju e meritoni këtë”, ka shtuar ai.

Vetë Trumpi në disa raste ka thënë se e ka merituar çmimin Nobel për paqe, pasi siç ka thënë, ka ndalur disa luftëra. Këtu në raste të ndryshme ka përmendur edhe çështjen Kosovë-Serbi.

Continue Reading

Bota

Netanyahu nominon presidentin Trump për çmimin Nobel për Paqen

Published

on

By

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ka nominuar presidentin e SHBA-së Donald Trump për çmimin Nobel për Paqen, duke e lavdëruar atë për promovimin e përpjekjeve për paqe në rajone të shumta.

Netanyahu e bëri njoftimin në fillim të një darke të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë, ku i dorëzoi Trumpit një kopje të letrës që ai i dërgoi Komitetit të Nobelit.

Po ju nominoj për Çmimin e Paqes, i cili është plotësisht i merituar, dhe duhet ta merrni atë,” tha Netanyahu para kamerave.

Ai e përshkroi Trumpin si një udhëheqës “që po farkëton paqen ndërsa flasim, në një vend dhe një rajon pas tjetrit”.

Trump u përgjigj ”faleminderit shumë. Duke ardhur nga ju në veçanti, kjo është shumë domethënëse”.

Shtetet e Bashkuara janë aleati më i rëndësishëm i Izraelit./atsh

Continue Reading

Të kërkuara