

Aktualitet
Anulohen më shumë se 800 fluturime brenda një dite në SHBA
Published
4 years agoon
By
UBT newsMijëra pasagjerë amerikanë të Spirit Airlines dhe American Airlines u përballën me anulime dhe vonesa gjatë ditës së hënë.
Një zëdhënës i Spirit tha për ABC News se anulimet e mbi 800 fluturimeve janë rezultat i një “stuhie të përsosur”, duke fajësuar motin.
Pasagjerët e frustruar shkuan në rrjetet sociale duke shkruar se ishin bllokuar, të detyruar të prisnin në radhë të gjata, ose të ndryshonin rrugën.
“Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për t’u kthyer në rrugën e duhur pas disa ndërprerjeve të udhëtimit gjatë fundjavës për shkak të një sërë sfidash të motit dhe funksionimit,” tha Spirit në një deklaratë.
“Ne kishim nevojë të bënim anulime proaktive të disa fluturimeve në të gjithë rrjetin, por shumica e fluturimeve janë ende të planifikuara siç ishte planifikuar. ”
Ndërkaq American Airlindes anuloi 529 fluturime të hënën, pothuajse 20% e funksionimit të tij të përditshëm.
Shkaktar për anulim është moti i keq.

Elon Musk po largohet nga roli i tij qeveritar si këshilltar i lartë i presidentit Donald Trump, pasi udhëhoqi përpjekjet për të reduktuar dhe reformuar burokracinë federale, raporton AP.
Largimi i tij, i njoftuar të mërkurën në mbrëmje, shënon fundin e një kapitulli që përfshiu mijëra largime nga puna, shuarjen e agjencive qeveritare dhe një sërë padish.
Ai uli ndjeshëm objektivin për shkurtime në shpenzime — fillimisht nga 2 trilionë dollarë në 1 trilion, e më pas në 150 miliardë dollarë. Herë pas here, ai përplasej me zyrtarë të tjerë të administratës Trump, të cilët e konsideronin të padëshiruar përpjekjen e tij për të ndryshuar strukturat e departamenteve të tyre.
Roli i Muskut në administratë ishte që në fillim i përkohshëm, dhe ai së fundi kishte dhënë sinjale se do të rikthehej te drejtimi i bizneseve të tij, si prodhuesi i makinave elektrike Tesla dhe kompania hapësinore SpaceX.
Megjithatë, zyrtarët e administratës nuk kishin qenë të qartë për momentin e saktë kur Musk do të largohej nga drejtimi i Departamentit për Efikasitet Qeveritar, i njohur si DOGE. Ai e njoftoi papritur largimin me një postim në rrjetin e tij social, X.
“Me përfundimin e afatit tim të planifikuar si Punonjës i Posaçëm i Qeverisë, dua ta falënderoj presidentin [Trump] për mundësinë që më dha për të reduktuar shpenzimet e kota”, shkroi ai. “Misioni i [DOGE] do të forcohet gjithnjë e më shumë, duke u bërë pjesë e kulturës institucionale në të gjithë qeverinë”.
Njoftimi vjen një ditë pasi CBS publikoi pjesë të një interviste në të cilën Musk kritikonte ligjin kryesor të agjendës së Trumpit, duke thënë se ishte “i zhgënjyer” me atë që presidenti e quante “projektligji i madh e i bukur”.
Ligji përfshin një kombinim të uljes së taksave dhe forcimit të kontrollit të emigracionit. Musk e quajti atë “projektligj shpenzimesh masive”, që rrit deficitin federal dhe “minon punën” e Departamentit të tij për Efikasitet.
Trump, duke folur nga Zyra Ovale të mërkurën, e mbrojti agjendën e tij, duke theksuar politikën delikate të negociatave legjislative.
“Nuk jam i kënaqur me disa pjesë, por jam i entuziazmuar me të tjera”, tha ai, duke shtuar se “do të shohim si do të shkojë – ka ende rrugë përpara”.
Projektligji kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve dhe po shqyrtohet në Senat.
Mandati 130-ditor i Elon Muskut si punonjës i posaçëm i qeverisë në administratën Trump pritej të përfundonte rreth datës 30 maj.
Administrata ka deklaruar se përpjekjet e DOGE-s për të ristrukturuar dhe zvogëluar qeverinë federale do të vazhdojnë./REL/
Bota
Evakuime masive për shkak të zjarrit në Kanada: Më shumë se 17,000 njerëz largohen
Published
2 hours agoon
May 29, 2025By
UBTnews
Provinca perëndimore kanadeze e Manitobës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve të mëdha dhe më shumë se 17,000 njerëzve u është urdhëruar të evakuohen, thanë autoritetet.
Kryeministri i Manitobës, Wab Keenu, tha se ky ishte evakuimi më i madh në historinë moderne të provincës dhe se kërkoi ndihmën e autoriteteve federale dhe ushtrisë kanadeze për zhvendosjen e popullsisë dhe shuarjen e zjarrit, shkruan Guardian.
“Për herë të parë, kemi zjarre në të gjitha rajonet. Është një shenjë e ndryshimeve klimatike ndaj të cilave do të duhet të përshtatemi”, paralajmëroi kryeministri.
Situata më kritike është në qytetin e vogël të Flin Flon, ku 5,000 banorë janë thirrur për t’u përgatitur për evakuim emergjent për shkak të afrimit të një zjarri të madh.
Flakët arritën një lartësi prej më shumë se 35 metrash në disa pjesë të zonës, dhe për shkak të tymit të dendur dhe përhapjes së shpejtë të zjarrit, zjarrfikësve iu bë e vështirë ta shuanin atë.
Evakuimet përfshinë edhe komunitete indigjene të largëta, dhe numri më i madh i personave të zhvendosur do të strehohen në kryeqytetin provincial, Winnipeg.
Aktualisht ka 22 zjarre aktive në provincë, ndërsa 134 janë regjistruar në të gjithë Kanadanë, gjysma e të cilave janë jashtë kontrollit.

I nxehti ekstrem ka ardhur herët në gadishullin iberik. Jugu i Spanjës pritet të përballet me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë Celsius në fund të majit, teksa vera pritet të hetë edhe më e nxehtë.
Agjencia meteoroligjike e Spanjës, Aemet tha se kjo valë të nxehti është e zakonshme në muajt e mëvonshëm të verës.
Në disa pjesë jugore të gadishullit temperaturat maksimale shkojnë mbi 40 gradë Celsius dhe vlerat minimale nuk do të bien nën 20 gradë. Këto temperatura maksimale janë midis pesë dhe 10 gradë mbi kufirin normal për këtë kohë të vitit.
Temperaturat e larta janë për shkak të pranisë së zonave me presion të lartë mbi gadishull dhe mbërritjes së një mase ajri të thatë dhe të ngrohtë mbi gadishull nga Afrika e Veriut.
Dy ditët më të nxehta pritet të jenë e enjtja dhe e premtja dhe vala e të nxehtit parashikohet të zgjasë të paktën deri të shtunën kur paqëndrueshmëria atmosferike mund të sjellë re, re pluhuri dhe rënie të temperaturës.
Tre vjet më parë, disa pjesë të Spanjës përjetuan majin më të nxehtë ndonjëherë, me temperatura në aeroportin e Seviljes që arritën 41 gradë Celsius.
Spanja regjistroi temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në gusht 2021, në qytetin andaluzian të Montoro, në 47.4 gradë Celsius.
Aktualitet
Estonia nis revolucionin digjital në shkolla: Inteligjenca Artificiale, pjesë e çdo klase
Published
23 hours agoon
May 28, 2025
Përderisa shumë vende në Evropë e kanë ndaluar përdorimin e “smartphone”-ve në shkolla, Estonia e konsideruar fuqia e re arsimore e Evropës – është duke udhëzuar nxënësit të përdorin pajisjet në klasë, ndërsa që nga shtatori do marrin llogaritë personale të Inteligjencës Artificiale.
Estonia po nis iniciativë kombëtare AI Leap, që do t’i pajisë nxënësit dhe mësuesit me “mjete dhe aftësi botërore në fushën e inteligjencës artificiale”.
U bë e ditur se po negociohen licenca me OpenAI, që do shndërrojë Estoninë në laborator eksperimental për përdorimin e Inteligjencës Artificale në shkolla.
Qëllimi është të ofrohet qasje falas në mjetet më të avancuara të të mësuarit me IA për 58,000 nxënës e 5,000 mësues deri më 2027, duke filluar me 16- dhe 17-vjeçarët këtë shtator. Sipas zyrtarëve, mësuesit do trajnohen në teknologji, duke vënë prioritet barazinë arsimore dhe aftësitë për përdorimin e IA-së. Ata kanë thënë se kjo do ta bëjë Estoninë “një nga kombet më të mençura në përdorimin e IA-së.”
Ministrja estoneze e arsimit, Kristina Kallas, gjatë një vizite në Londër ëshë shprehur me fjalët: “E di se shumica e vendeve evropiane janë skeptike dhe të kujdesshme ndaj ekraneve, telefonave mobilë dhe teknologjisë. Por në rastin e Estonisë, shoqëria në përgjithësi është shumë më e hapur dhe e prirë për të përdorur mjete dhe shërbime dixhitale. Mësuesit nuk bëjnë përjashtim.”

Bizneset protestojnë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, teksa Kurti kritikon Odën Ekonomike

Lindsay Lohan flet për kirurgjinë: Ushqehem shëndetshëm dhe ndryshova kujdesin për lëkurën!

Peci: Nuk i marrë seriozisht ato çka raportohen në media

Një shegë në ditë kundër infeksioneve të veshkave

Elon Musk largohet nga administrata Trump

WhatsApp bëhet me aplikacion për iPad

Prokurorët britanikë: Autorizohen 21 akuza kundër vëllezërve Tate

Kamionë, qytetarë e policë të shumtë në hyrje të Prishtinës, nis protesta e bizneseve

Kurti për protestën e bizneseve: Duan të bëjnë barrikada në hyrje të Prishtinës, koha e barrikadave ka perënduar!
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Kulturë2 months ago
Shkëlqeu me rolin e tij në ‘Kontesha Arduini’, intervistë me Mirsad Ferati
-
Kulturë2 months ago
27 marsi/Dita Ndërkombëtare e Teatrit! Mitrovica sjell shfaqjen “Kontesha Arduini”, histori magjepëse që nuk duhet humbur